Mendime
Dibran Demaku: Gara rreth njohjeve
E marte, 23.08.2011, 08:00 PM
GARA RRETH NJOHJEVE
Nga Dibran Demaku
Kur lexuesi apo shikuesi i rëndomt i Kosovës,qoftë ai brenda vendit apo jashtë tij,i lexon apo i shikon lajmet që vijnë nga institicione të ndryshme të shtetit, doemos që nganjëherë nuk do të mund të qëndrojë krejt indiferent.
Dhe domosdo që do të shtrojë edhe pyetjen:Institucionet e zgjedhura të Kosovës janë të thirrura që të përfaqësojnë politikën e shtetit të tyre apo diç tjetër?!.Dhe me atë diç tjetër qytetari i Kosovës do të mendojë(se mos o zot) të zgjedhurit e tij veprojnë e punojnë për promovimin e vetë në stilin: (Vetëm unë jam më i miri,më i vendosuri,më punëtori,se vetëm falë meje shtetet e tjera të botës e njohin Republikën e Kosovës),pra bëjnë promovimin e vetës se vet e aspak të shtetit?!
Lind pyetja:Përse qytetari i Kosovës do të mendojë se të zgjedhurit e tij bëjnë shumë, tepër shumë për promvimin e vetëvetës e shumë pak,tepër pak për promovimin e shtetit të vet ?!
Dhe kjo praktikë e zyrtarëve të Kosovës,tek qytetari i Kosovës do të nxisë shije të keqe!E numri i zyrtarëve të zgjedhur në institucionet e Kosovës është shumë i madh,tmerrësisht i madh për buxhetin e varfër të Kosovës.Dhe meqë janë shumë,tepër shumë,nganjëherë sikur i ngatërrojnë kompetencat e tyre. Sepse edhe ata diçka duhet të punojnë?! Dhe kështu fare pa dashur e bejnë punën e tjetrit.Dhe kur tjetri bën punën e tjetrit,domosdo që ai tjetri do të hidhërohet dhe do të ngrejë zërin!
Meqë siç u tha më lartë në institucionet e Kosovës ka zyrtarë me tepricë, ata që qëndrojnë më mirë materialisht se të tjerët,bëjnë pushime dhe udhëtime të shumta nëpër botë.(Nuk dihet nëse ato udhëtime të tyre janë zyrtare,apo private), por nga larg nëpërmes mjeteve të ndryshme të komunikimit masiv rrahin xhoks e krekosen se vetëm puna dhe angazhimi i tyre ka bërë që Republika e Kosovës të njihet kudo nëpër botë dhe se vetëm fal punës dhe angazhimit të tyre Republiken e Kosovës e ka njohur ky apo ai shtet?! Dhe ky sllogan dëgjohet gati çdo ditë dhe si i tillë është bërë i nevritshëm për veshin e qytetarit të Kosovës!
Në anën tjetër edhe zyrtarët e zgjedhur në Ministrinë e jashtme të Kosovës bëjnë të njëjtën gjë.Edhe ata ,pas çdo njohjeje që do t`i vijë Kosovës do të rrahin gjoks: Se,falë punës së tyre të palodhshme ka ardhur ajo njohje?!
Lind pyetja:A duhet që zyrtarët e zgjedhur të Ministrisë së punëve të jashtme të rrahin gjoks dhe të lëvdërohen për punën që bëjnë?! A janë ata të zgjedhur që të bëjnë punët që u takojnë sipas ligjit,apo janë të zgjedhur që të rrahin gjoks?!Pastaj a e kuptojnë ata se për punën që bëjnë paguhen nga bixheti i shtetit,e paratë e buxhetit të shtetit,janë parat ë popullit.Andaj a u ka hije që të rrahin gjoks dhe të mburren para popullit për punën që bëjnë?!
Dhe Gara rreth njohjeve do të vazhdojë edhe më?! Do të vazhdojë të na kumbojë në veshët tanë si këmborë.Derisa të na shurdhojë të tërëve?!...Sepse një shurdhërim të tillë,mbase edhe e meritojmë,derisa i dëgjojmë të tjerët dhe se si qierren e nuk reagojmë?! Mosreagimi nuk është asgjë tjetër vetëm mjerim intelektual!... Zyrtarët e ndryshëm do të rrahin gjoks para ekraneve televizive dhe do të krekosen para qytetarit të varfër të Kosovës?!Thuase ata janë zgjedhur që të levdërohen për punët që bëjnë e jo se punën e kanë obligim?!