E diele, 28.04.2024, 02:23 PM (GMT+1)

Mendime

Reshat Badallaj: Turqisë duhet t'i thuhet shkurt e shqip: ''Yok canem''

E diele, 21.08.2011, 08:02 PM


TURQISE DUHET T´I THUHET SHKURT E SHQIP: "YOK CANEM"

 

* Si ka mundesi te kerkohen ndryshime historike me nje fjale goje, pa kerkuar falje

* Nderruan edhe logon e Lidhjes se Prizrenit dhe te stacioni i autobuzeve ne kete qytet kane ndertuar qe te ngjane se je ne Stamboll

* Zoteri Rame Buja,po qese nuk e ka kete guxim, T´i thote JO I DASHUR kewshtu nuk bene te pakten te MOS ZGERDHIHET

* Historia est magistra vite

* Turqine e ndersejn ca turkoshak te Prizrenit qe kane ardhur nga katundet

* Z. RAME BUJA TE JEP DORHEQJE

 

Shkruan: RESHAT BADALLAJ, Hanover

 

Turqia zullumin 523 vjeqar, qe nga koha e heroit tone legjendar Gjergj Kastriotit, qe ata e njohin si SKENDERBEG, kerkojne me gome ta fshijne me nje fjale goje. Ky zullum zinxhiror per me shume se pese shekuj kerkohet te ndryshohet dhe te shtrembrohet pa kerkuar falje.

Eshte e vertete se Turqia, Kosoves i´u gjete ne ditet me te veshtira, por ama cdo gje behet me karar. Ne cdo tre-kater muaj, vjen ndonje mysafir nga Turqia, por te ndersyer nga ca turkoshak te ardhur nga katundet e rrethit te Prizrenit. Pra, nuk vijne me "habere" te mira ne token e ARBËRIT, sic na quajne neve ARNAUTLLEK.

Ne Prizren, te stacioni, kane riparuar, te mos gabohem "Namazgjah", qe mendon dhe te ik fiqiri se je ne Stamboll. Kohe me pare, u be "hallakam", ne Prizren e ne qytetet tjera, bile edhe ne Kuvendin e Kosoves, qe te hiqet logoja e LIDHJES SHQIPTARE TE PRIZRENIT. Sic flitet e perflitet, ne radhe eshte nderhyrja dhe riparimi i "Hamamit", afer shtepise se kultures "Xhemali Berisha"...

Shih per kete, dite me pare, ne Kosove erdhi mysafiri, Ministri i Arsimit te Turqise, zoteri Ömer Dincer, i shoqeruar nga z. Mahir Yakcillar. Efendi Mahiri, z. Ömerin e takoi me homologen e Tij Z. Rame Bujen. Bile kerkoi te takohet edhe me Bashbakenen e Kosoves.

Me te ulur ne sofer, Ministri i Arsimit te Turqise, kerkoi qe te ndryshohen tekstet shkollore qe turqit TE MOS QUAN HASËM. Çuditerisht, homologu i tij Rame Buja, qe ishte ulur "karshi, karshi", jo vetem qe nuk e kundershtoi, jo vetem qe nuk i tha: "YOK CANEM-JO I DASHUR", por e dha pelqimin qe te ndryshohen ca paragrafe. Me siguri, z. Rame Buja, me vete do te thote se kjo eshte gjuhe politike! Por, kjo nuk pi uje me. Sepse ka ikur koha ku i´u eshte hedhur pluhur syve popullit ne pike te dites. Personalisht mendoje se Rame Buja, menjehere te dorehiqet. Kete e bejne burrat e forte te kombit. Por, nuk e bene, sepse fajet i ka fotelja e bute.

Nuk dua, t´iu mbaje derse per njemije e nje zullumet e Sulltaneve e Derguteve, qe i kane bere ne token e ARBËRIT, sepse cdo shqiptar qe ka gjak shqiptari e di se sa dhunime, asimilimi, vrasje, djegje, internime-syrgjin... Por, a nuk ishte qesharake kur Ministri turk thote:"SULLTANI KETU KA ARDHUR ME MBAJTE REND E LIGJ". Valle kete u nuk e di se cka bere Sulltan Murati e Maxhar Pasha, se sa e sa "asker" te tyre i kane lene mjekrat. Rama, prape zgerdhihej. HARAM!

Z. Rama, i tha tamam, po i nderrojme ca paragrafe ku turqit quhen HASEM. Po, domosdoshmerisht shtrohet nje pyetje logjike: Çka do te behet me tekstet shkollore ne SHQIPERI E MAQEDONI dhe ne viset tjera shqiptare ku flitet e shkruhet shqip...? Kete a keni marrur parasysh efendi Rama ? Kete pune e keni marrur HABDALLQE! MARRE! Rama, nuk dallon fare SEPSE PERANDORIA OSMANE NUK ESHTE TURQIA E SOTME. PERANDORIA OSMANE KA QENE PUSHTUESE EDHE PIKE. KETO JANE FAKTE TE PAMOHUSHME. PO TA PERKUJTOJ VETEM NJE THENJE TE MIKUT TE SHQIPTAREVE, BIL KLINTON KU THOTE:"FALNI PO MOS HARRONI..."

Efendi, Rama, a e dini Ju se kohe me pare, ne qender te Stambollit, u shtri per toke, nje gazetar qe shkroi per masakrat turke ne Armeni...? Nje thenje latine thote: "HISTORIA EST MAGISTRE VITE-HISTORIA ESHTE MESUESJA E JETES". Ajo, nuk ndryshohet, e as nuk zbutet,bile as nuk egersohet dhe as nuk ndersehet te shkruhet si i´a do qefi ndonje akrabaje. Ato jane fakte te pamohueshme. Historine tone mjafte e kane ndryshuar derrat e kuq-komunistat dhe qente e Titos. Tradhtaret dhe spiunet serbian ne Kosove, na shurdhonin me betejen e Sutjeskes, Neretves...

Dhe krejt ne fund fare, Z. Rame Buja, per kete do te mbani pergjegjsi, sepse jemi deshmitare te kohes. I KENI DHENE MYSAFIRIT NGA TURQIA "IZEM ME TAMAM". Ofenduese ishte zgerdhirja e Juaj. Zotin Avale!

 

P.S. Kerkoje ndjese nga lexuesit, sepse kame perdorur ca barbarizma, krejt me qellim se i pershtaten shkrimit. Falemnderit!



(Vota: 36 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora