E diele, 28.04.2024, 06:28 PM (GMT+1)

Mendime

Ismet Uka: Pensionistët e Kosovës pushteti si duket i shpalli tepricë njerëzore!

E diele, 21.08.2011, 07:58 PM


Pensionistët e Kosovës pushteti si duket i shpalli tepricë njerëzore!

 

Nga Ismet Uka- Vushtrri

 

Gjeneratat e vjetra ne çdo shoqëri të organizuar e kanë respektin e vet, bile edhe respekt të veçante sepse gjeneratave të reja ju kanë ndërtuar  rrugën e se ardhmes. Shoqëritë e organizuara e të mirëfillta demokratike për gjeneratat e vjetra interesohen që jetën e pakt e cila u ka mbet ta kalojnë sa më të lumtur duke ua lehtësuar me ndihma të natyrave të ndryshme.

Por, fatkeqësisht kjo nuk po ndodh edhe këtu, ndërsa në Kosovë aq fort është e diskriminuar gjenerata e pensionistëve të Kosovës sa qe njeriu me mendje të shendosh do të quante një shoqëri të egër ku torturohen njerëzit e pa fuqishëm për te vet ekzistuar. Kjo gjeneratë e cila po torturohet ne ketë mënyrë është e vetmja ajo qe Kosovën e ndërtoj dhe e zhvilloj, i shkolloj gjeneratat e tanishme dhe e vetmja gjeneratë qe tani po torturohet nga pushteti dikur punoj qe njeriu i Kosovës ta bëj një jetë normale dhe dinitoze. Torturat te cilat po i bahen kësaj gjenerate qe vite te tera punoj ne interes te njeriut te Kosovës,për çdo dit po bëhen të pa durueshme sepse le qe po torturohen ne mënyrë shumë të egër por edhe mjetet e tyre të ndara për shfrytëzim si pension po u plaçkiten nga pushtetarët e Kosovës. Arsyetimet qe s’ka ligj për pensione janë të pa qëndrueshme sepse  ligji i sistemit te kaluar ka qen ligj i Kosovës dhe jam i bindur qe s’ka pas ligj ma human as ne Evropë e as ne bot. Mirëpo, ky sistem i egër i cili u instalua në Kosovë nën pretekstin e një zhvillimi demokratik punëtorin e pensionistin janë duke e terrorizua ne një mënyrë shumë te egër. Veprimet kësi soj te pushtetit kosovar me ketë gjeneratë heronjsh te punës përputhen vetëm me kohen e gurit sepse ne kurrfarë shoqërie tjetër te organizuar nuk mund ti has. Kjo gjeneratë e pensionistëve tani pjesë e madhe e tyre kanë vdek ne heshtje me dhembje te mëdha nga sëmundjet e ndryshme pa pasur mundësi ta vizitoj mjekun apo ta vizitoj ndonjë qendër për pushim ose rehabilitim.

Gjenerata e tanishme e pensionistëve çdo gjë te keqe e ka përjetuar dhe prit nga sistemi i kaluar por për kit thikë masë shpine nga fëmijët e vet nuk e ka prit kurrën e kurres. Aq fort pensionisti i Kosovës është i diskriminuar ne kit sistem te instaluar ne Kosovë qe dikush po përpiqet te na e shet si sistem demokratik ,se ne çdo sistem tjetër ne rruzullin tokësor.

Ne secilën shoqëri te arsyeshme e humane ekzistojnë dy lloj heronjsh: ata te punës por edhe te luftës, kujdesi ndaj tyre ne çdo shoqëri është shumë i veçante kurse këtu ne Kosovë heronjtë e punës pushteti kosovar i ka shpall tepricë dhe mjetet te cilat ua jep si pension për ti mbuluar harxhimet mujore secili deputet i parlamentit te Kosovës aq mjete ne kohë pauze gjatë ditës i harxhon për kafe e për funksionarët tjerë mos të flasim. Ky trajtim i kësaj gjenerate heronjsh te punës duhet te pushoj sa ma par sepse shoqëritë humane njerëzore e demokratike trajtimin e tillë e dënojnë dhe si te tillë nuk do të na pranojnë ne gjirin e vet  sepse  me këtë trajtim diskriminuese ndaj njeriut ton shumë i çudisim edhe shoqëritë e vendeve tjera. Prandaj, gjenerata e tanishme e  pensionistëve nuk është duke kërkuar lëmosh nga askush po e kërkon pensionin e vet te deponuar ashtu siç kanë vepruar njerëzit e krejt shoqërive te organizuara e humane te botes. Me qellim qe vitet e mbetura te jetës ti kaloj pa brenga dhe mos ti bahet barrë askujt për përkujdesje materiale.

 

Ismet Uka- ish punëtor i kombinatit Trepça.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora