Mendime
Hilmi Saraçi: Terësia territoriale e vendit është e pacenueshme
E hene, 22.08.2011, 07:03 PM
Terësia territoriale e vendit është e pacenueshme
Nga Prof. Hilmi Saraçi
Për veriun e Kosovës tani që sa kohë flitet dhe komentohet në forma të ndryshme si individuale ashtu edhe institucionale. Që dhjetë vite ky problem ka mbetur i pazgjidhur. Përgjegjesinë më të madhe në këtë fushë e mbajnë institucionet tona shtëtërore, por edhe ndërkombëtarët (UNMK-u dhe EULEX-i), të cilët kanë qenë të shurdhet dhe tolerant ndaj krimit të organizuar ,kontrabandës , dukurive të tjera negative dhe terësisë teritoriale të Kosovës. Kjo pjesë e vendit tani në kohet e fundit ka hyrë në një pikë më të nxehtë dhe të ndërlikuar , me shtrirje të gjerë të krimit të organizuar, të prirë nga MUP-i i Serbisë . Kjo ka marrë përmasa , sidomos pas ndërhyrjes të Policisë Speciale të Kosovës në pikat kufitare 1 dhe 31. Kjo ndërhyrje edhe pse me vonesë tregoi qartë se jemi të aftë për të vepruar sipas kushtetutës dhe ligjeve të Republikës se Kosovës dhe për ta ruajtur kështu terësinë territoriale të vendit që është cenuar që dhjetë vjet.. Kjo ndërhyrje pati jehonë të madhe në mbarë popullatën shqiptare . Hashim Thaçi në këtë rast tregoi menquri dhe guxim prej burrshteti kur mori këtë vendim të pritur që dhjetë vite me radhë..Mirëpo marrëveshtja dhjetëpikëshe me KFOR-in pas ndërhyrjes, sa ishte me vend aq edhe e papërshtatshme për Policinë Speciale të Kosovës .Barikadat e serbve të rebeluar tregojnë se në këtë fushë ka vështirësira për qetësimin e situates së krijuar , mirëpo është dashur një ndërhyje profesionale dhe e guximshme , sepse serbët të udhëhequra nga strukturat paralele , të instaluara nga Beogradi nuk dinë të ndalen pa një ndërhyrje që do të tregonte se ata nuk mund të bëjnë çka t’u bie ndërmend : të pengojnë kështu jetën dhe sigurin e qytetarit tonë në këto pjesë të vendit...Ata vranë policin e njësisë speciale dhe sikur kjo vrasje makabre nuk po shkon drejt zbulimit të kriminelit. Këto tolerime nga Bashkësia Ndërkombëtare ( EULEX-i) dhe nga Qevria e Kosovës për të mos ndërmarrë masa të duhura në kohë të duhur kundër krimit të organizuar , kontrabandës dhe strukturave paralele ka nxitur në kohët e fundit të flitët për ndarjen e veriut, respektivisht për një statut special. Në këtë fushë Rusia si zakonisht është pengesa kryesore, sepse ajo po i përkrah këto iniciativa , prandaj Bashkësia Ndërkombëtare sikur është duke u rezervuar për një veprim të qartë dhe më të guximshëm për zgjidhjen e këtij problemi…
Ideja për një status të veçantë për veriun mund të mos jetë ide direkte ndërkombëtarëve , por një përpjekje e liderëve të Kosovës dhe Serbisë që të shpetojnë nga problemi i pazgjithshëm.Xhavit Haliti , njëri ndër politikanet që ka bërë emër në zhvillimet politike në Kosovë, kohë më parë ka folur për këtë ide. Mirëpo ata nga Bashkësia ndërkombëtare kanë shprehur habinë se kush janë ndërkombëtarët që po kërkojnë “statusin special” për veriun.Mirëpo megjithatë, ka disa sjellje dhe veprime kundërproduktive në raport me statusin e Kosovës dhe stabilizimin e gjendjes edhe nga e EULEX-i i cili në fakt është produkt i BE-së thonë ekspertë të çështjeve politike dhe evropiane Ata thonë se egziston një marrëveshtje “sekrete “ ndërkombëtare e cila synon t’ia inpunojë Prishtinës zgjidhjen për veriun. ..
Nuk duhet të ketë autonomi tjetër për veriun, pos asaj që është paraparë për komunat në kuadër të Pakos të Ahtisarit. Egziston vetëm një zgjidhje për situatën e fundit të krijuar në Kosovë : vendosja e veriut në kuadër të sistemit administrative të Kosovës . Në këtë rast do të zgjidheshin problemet egzistuese dhe do të fillojë jeta e lirë dhe e sigurtë për të gjithë qytetarët…”
Ne nuk duhet të dialogojmë për vendin tonë juridik e kushtetuese, për territorin , për statusin e vendit. Kjo duhet të jetë e qartë për Beogradin. Me Beogradin zyrëtar nuk duhet të diskutohet për punët e brendshme të Kosovës, në kuadër të së cilave duhet futur çështjen e dërgimit të oficerëve doganorë në pikat doganore të kufirit me Serbinë , Jarinjë dhe Brrnjak… Për vulat doganore mund të gjenden zgjidhje në raundin e ardhshëm të dialogut Kosovë – Serbi , por jo edhe për qëndrimin e oficerëve doganor në portat kufitare në Jarinjë dhe Brenjak. Qeveria e Serbisë nuk do kosovarë në këto pika doganore .Mirëpo Qeveria e Kosovës nuk duhet të lëshojë pe në këtë fushë. Gjithashtu Qeveria e Kosovës nuk duhet ta bëjë pjesë të dialogut temën e doganierëve , sepse kjo është çështje e brendshme e Kosovës ..
Angela Merkel një burrshtetase e madhe
Angela Merkel gjatë vizitës, në
Serbët në veri veç e kanë autonominë e veçantë , status special , më tepër se shtetet tjera për pakicat kombëtare , sepse me decentralizimin e tepruar serbet kanë fituar të drejta më tepër se pakicat tjera. Kjo është një padrejtësi e llojit të veçantë .Serbët kudo që janë , me vetë faktin se kanë vendet e rezervuara në parlamentin e Kosovës, prandaj ne këtë (statusin special) nuk duhet ta propagandojmë , sepse me fajin tonë ajo mund të ndodhë . Institucionet tona dhe mediat nuk duhet ta trajtonin këtë çështje seriozisht, sepse
Kompetencat nga KFOR-i, të policia e Kosovës
Ruajtja e kufijve të Kosovës deri me tash ishte në kompetencë të KFOR-it , por një gjë e tillë tash ka ndryshuar, ku pjesa kufitare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë dhe Meqedonisë tashma menagjohen nga Policia e Kosovës. KFOR-i i ka dorëzuar këtë përgjegjesi kufitare policisë, ndërsa pjesa tjetër me Malin e Zi dhe,Serbinë akoma mbetët në përgjegjesinë e KFOR-i. Kontrolli, mbikqyrja , parandalimi dhe luftimi i krimit ndërkufitar mbetet objektiv i policisë së Kosovës .Policia kanë marrë përgjegjesi të plota nga KFOR-i në vijën kufitare me Maqedoninë dhe po bëhet planifikimi dhe fillimi i përgatitjeve për marrjen e përgjegjesive gjatë vitit edhe me Malin e Zi. Është bërë funksionalizimi i sistemit elektronik të regjistrimit. Në këtë mënyrë do të pengohet krimi i organizuar , kontrabanda , korrupsioni e të tjera .Për këtë dihen me emër dhe mbiemer kriminelët të cilët duhet arrestuar.
Kriminelët në dokumentin kondeficional të NATO-s
Në dokumentin kondeficional të NATO-s Oliver Ivanoviqi, në fund të viteve ’90, përmendet si pjesë e një grupi paramilitar serb, në shërbim të plotë të krimeve të bëra me strategji në Kosovë , nga regjimi Millosheviqit. Para luftës , sipas dokumentit të NATO-s në palestrën e sporteve të Mitrovicës, ai u kishte shpërndarë armë serbëve , kurse kishte bërë plane për shfarosjen e shqiptarëve në lokalin “Kafana “, në Zveçan…
Mjeku Marko Jakshiq e ka ushqyer nacionalizmin serb në veri dhe ka qenë pjesë e rrjetit të krimit të organizuar në atë pjesë të Kosovës, duke synuar përherë bashkimin e veriut të Kosovës me Serbinë. Gjithashtu në dokumentin konfidencional të NATO-s thuhet se ai të gjitha këto veprime i ka bërë në koordinim të plotë me politikanët në Beograd dhe me strukturat tjera të bandave serbe në veri të Kosovës. Serbëve të veriut të Kosovës ai u kishte thënë në vazhdimësi se ka rrefuzuar poste të larta ministrore në Beograd, për të qenë aktiv në kauzën e serbëve të Kosovës…