Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Tagjikistani dhe tokat mbarëshqiptare
E diele, 21.08.2011, 08:04 PM
Tagjikistani dhe tokat mbarëshqiptare
Nese ne njerezit bëhemi te mirë vetëm nëse i frikësohemi ndëshkimit, atëherë jemi shumë të këqinj - A. Ajnshtajn
Nga Fahri Xharra
Kombi është një bashkësi e madhe solidare,që e lidhë ndjenja e vetëflijimit të kryer dhe vetëflijimeve për të cilat është i gatshshëm edhe në të ardhmen.Shpesh mendoj se ç`pasoja të mëdha rrjedhin nga gjëra të vogla dhe nga historia e jonë jamë bindur se nuk ka gjëra të vogla.
Tagjikistani është një shtet i vogël ,93% malorë,me një popullësi prej 6 milionësh ku rreth 63% janë Tagjik e 93% musliman. Ky shtet i Azisë Qendrore gjithmonë është i trazuar.Që nga pavarësia e 1991-shit prej BS-ik ,ky komb vazhdimisht është tronditur nga lufta frakcionale ndër krahinore dhe fetare të cilat kulmuan më Luftë Qytetare në Majin e vitit 1992 e tutje duke e shkatërruar ekonominë ashtu të varfur ,shpërnguljet masive dhe mbyetjen e mbi 60 mijë vetëve. Lufta qytetare ka zgjatur mbi katër vjet.
Populli i Tagjikistanit të sotit ka pak nga ata që e luftuan Aleksandrin e Madh,para 23 shekujsh. Vendasit u ballafaquan ndër shekuj nga shumë qytetërime të kohës dhe pësuan asimilime gjuhësore dhe kulturore nga Persët, Turkët dhe Mongolët. Në shekujt e 8-të dhe të 9-të u krye asimilimi gjuhësor nga Persët të cilë t e sollën edhe fenë islame.
Vajza tagjike ne arat e pambukut
Persishtje u bë gjuhë e drejtësisë ,e elitës së kulturuar dhe e fesë Islame ,duke u futur me kohë edhe në viset mëtë larta e të largëta malore të vendit.... Edhe pse populli nuk e donte pavarësinë nga Rusia ,ajo u bë , pavarësia u arrijt ,por me luftë qytetare ndërmjet opozitës Islamike fundamentaliste dhe të moderuarve që janë ende në pushtet.
Edhe para 100 vjetësh ,nga rivaliteti i njohur si “Loja e Madhe” ,Tagjikistani ishte qendër
e rëndimit dhe vorbullë e ndikimeve të përcjellura me trazira. Nga ana tjetër,përtej kufinjëve ky vend shihej nga qarqet muslimane ,si një vijë fronti në luftën kundër të
“pa feve”. Sidomos pas rënje së BS-ik ,bëhet edhe më shumë si qendër kronike e jostabilitetit politik. Pra ,më 1992 kushtet u stërkeqën dhe shpertheu vrazhdësisht lufta qytetare., Ishte lufta më e përgjakur dhe më e kushtueshme ndërqytetare e Azisë Qendrore. Lokalizmi ( ne gjuhën e tyre mahalgara`i ) është i ndërlidhur më tepër më
apetitet fetare se sa ato lokale dhe paraqet një përballje të veshtirë për qeverinë.
Si të ndërtohet një komb –shtet ,kur “lokalizmi” është vazhdimisht në rritje. Kjo e ka sjellë Tagjikistanin në një krizë të mpreht e më këte edhe identitetin tagjik.
Determinizmi lokal dhe rritja e vetëdijës etnike në vetvehte e rrisin farën e e shkatërrimit. Personi “social” shndërrohet në person “lokal”.
Me keqardhje e thënë ,lufta civile u ndërsye nga përkrahësit e jashtëm,si dhe nga bashkëfetaret nga shumë vende Muslimane duke i mbështetur luftarët tagjik
Veshje tagjike
(mugjahidinët) kundër të moderuarve .
Sipas O.Roy. (The Civil War in
( ndarja në ) Muslimnon dhe Tagjiknon duhet të hiqet nga politika tagjike. Fatbardhësisht pluralizmi kulturor ,gjatë shekujve e ka bë këtë ndarje në këtë vend malor e të varfur.
Dukshëm,megjithate ishte levizja që avokatonte një formë të ideologjisë politike islamike e orientuar në restaurimin “ e vlerave islamike” në shtet. Kjo lëvizje e kishte origjinen që nga vitet 1970 nga nëntoka e adhurimit Islamik , pas ndarjes se fesë nga shteti dhe qe kishte dëshirë rifutjen e saj në shtet. Edhe pse shumica e tagjikëve e shohin vehten si musliman ,por nuk e pranuan idenë e shtetit islamik ne Tagjikistanin e posa liruar nga Rusia .Ndihmat për partitë islamike ,dhe luftëtarët islamik ishin edhe nga Irani ,i cili nga nje revolucion shii,e ndihmonte një luftë sunii.-shë
Por çka mbreson këtu është se ende mbetet si konflikt ideologjik , gara në mes të sekularistëve dhe atyre të vizionit islamik. Sekularistet janë për pluralizëm politik ,kulturor,ekonomik ,kurse Vizioni Islamik vetëm për Autokraci.
Lufta qytetare i kishte edhe pasojat e saja jo vetem ekonomike por edhe ne ndërrimin e të menduarit të Tagjikut. Shkollimi i nderprerë për vite të tëra e sajoi të aftin për punë të pa aftë.Lufta e stimuloi dhunën në rritje ndaj femrës.Kjo shoqërohej me diskriminim ne shkollë dhe pas shkollimit në gjetje të punës.Por më keqja ,se lufta i la shumë gra ,kujdestare të vetme të familjes. Mungesa e punës e rriti prostitucionin,si i vetmi burim i egzistencës. Filloi me të madhe shkuarja e femrave te reja ne vendet e pasura arabe për
Veshje tagjike
të gjetur” punë”. Kthimi prapa i tyre nga” puna premtuese” ne vendin e tyre gjithnjë të varfur solli vetëm prishje të unit dhe të personalitetit. Një problem më tepër për shoqërinë.
Dr.Abdul Ruf, (Worldpress) shkruan:””Presidenti Tagjik Imomali Rahmonov,në qeveri që nga viti 1992, ,këto ditë e ndaloi që të rinjtë të luten e të falën nëpër xhamija dhe kisha,duke i nxitur Lideret Musliman te krahasojnë kete ndalesë si një “dhuratë të frikshme” për muslimanët, në muajin e shenjtë të Ramazanit. Imomali Ramonov e nënshkroi urdhëresën si masë kundër përhapjes së fundamentalizmit musliman.Të gjithë të rinjëve ndër moshën 18 vjeqare iu ndalohej adhurimi në xhamijat dhe kishat e këtij vendi ,si dhe ndalesën për të rinjtë nën moshen 20 vjeqare që te vizitojnë klubet e natës,dhe shikimin e filmave dhe leximin e literaturës që ndjellë dhunë,skajshmëri(ekstremizëm) dhe terror.””
Rahmonov ,e cili ka fuqinë e madhe si politikan dhe i cili e gëzon përkrahjen e madhe sidomos të popullates së varfër,vitin e kaluar i këtheu mbrapa një numër të madh studentësh nga shkollat fetare dhe iu nderpreu studimet jasht vendit ,dhe e goditi e ashpër mënyrën” islamike” të veshjes.
Deklarata e tij : “”frigoj që ndër frikën e dënimit e ndëshkimit të rinjtë s`do të
rrespektojnë Zotin gjatë faljes dhe lutjeve ”” hasi përkrahje ndër mjediset intelektuale dhe gati gjithëpopullore Tagjike.
Tagjikistanin ,si vend ,si popull ,si histori e njoh shumë mirë.Kam simpati të posaçme për këte vend Aziatik. E kam vizituar shpesh . e njoh edhe nga këndi i hundëzakëve të Aleksandtit të Madh. Vend i vuajtur dhe i përvuajtur,por me një klasë politike intelektuale
dhe të mprehtë, e cila perkundër dëshirave të “miqve” merr hapa ne rëndësishëm për ardhmerinë e vendit .
Varfëria ,shkollimi i cunguar, perspektiva e errësuar ,çasje të kufizuar në shëndetësi cilësore janë ato që i bashkëngjajmë njeri tjetrit , e dallojmë shumë në mendimin dhe vendosjen e parakushteve për të ardhmen e rinisë sonë.
Në trojet mbarëshqiptare ne duhet t`i referohem asaj çka thoshte
Aristoteli dikur në kohën e tij.“ T`i kushtojmë rëndësi të veçantë edukimit të rinisë . Një mospërfillje sado e vogël në këtë drejtim do të na kushton shumë shtrenjtë “
Veshje tradicionale dasmash tagjike