E shtune, 27.04.2024, 06:43 PM (GMT+1)

Mendime

Arben Llalla: Pse kaq shumë parti kanë themeluar shqiptarët?!

E hene, 22.08.2011, 08:04 PM


PSE KAQ SHUMË PARTI KANË THEMELUAR SHQIPTARËT ?!

(Një shembull tipik i politikanit Ballkanik)

 

Nga Arben LLALLA

 

Çështje e krijimit të partive politike shqiptare duket sa interesante dhe e çuditshme për faktin se shqiptarët janë rreth 7 milion në Ballkan. Një popullsi prej 7 milion shqiptarët kanë themelua rreth 150 parti politike. Vallë mos jemi kaq profesionist në politikë!? Nga u buron shqiptarëve dashuria për partitë politike?

Shqipëria me një popullsi afërsisht 4 milion ka të regjistruar në zgjedhjet për në Kuvend në vitin 2009 mbi 80 parti, ndërsa në zgjedhjet vendore të 2011 rreth 60 parti të tilla. Në Republikën e Kosovës me një popullsi 2 milion shqiptarët kanë krijuar mbi 50 parti, në Maqedoni rreth 10 parti shqiptare. Në Malin e Zi ku shqiptarët janë diku 50 mijë banorë me rreth 30 mijë votues kanë 6 parti dhe në Luginën e Preshevës 7 parti.

Por në të vërtetë pse kaq shumë parti politike kemi themeluar gjatë 20 viteve të fundit në Shqipëri, Kosovë , Maqedoni, Mal të Zi dhe Preshevë?!

Krijimi i partive politike shqiptare në të vërtetë janë ndikuar nga agjenturat e shumta që veprojnë në Ballkan. Shumë shqiptar për karrierë politike janë kthyer në vasal apo informator të vendeve të huaja. Në këtë mënyrë është bërë i mundur frenimi i zhvillimit ekonomik dhe kombëtar i shqiptarëve në Ballkan. Sot agjenturat e huaja të inteligjencës e shkatërrojnë Shqipërinë ashtu si më 1997. Që kur është njohur nga Lidhja e Kombeve si shtet Shqipëria më 1920 Mbretëria e Serbisë dhe e Grteqisë parashtruan kërkesë që do ta njihnin pavarësinë e saj por me një ekonomi dhe politikë të dobët.

Që në fillim të shek.XX në vendin tona kanë vepruar dhe veprojnë ende qendrat e inteligjencave të huaja. Këto qendra kanë qenë aktive edhe në kohën e diktaturës komuniste me dijeni të vetë Enver Hoxhës. Sistemi diktatorial i Enver Hoxhës bëri të mundur që klasa nacionaliste shqiptare të burgosej, izolohej ose të eliminohej. Ndërsa intelektualë me origjinë joshqiptare u avancuan deri në rang ministri në atë periudhë me qëllim që gjithnjë të jenë gati kur do tju duhej vendeve që i kontrollonin për destabilizimin ekonomik dhe politik të Shqipërisë.

            Sot krijimi i një partie politike me pikëpamje Kombëtare sabotohet që në nisje, koha ka treguar se një lider i partive politike shqiptare në Ballkan në qoftë se nuk i shërben direkt shërbimeve të huaj atëherë këto shërbime inteligjente e rrethojnë këtë lider me informatorët ose agjendë të tyre duke bërë që dështimi i partisë dhe i vetë liderit të jetë i sigurt kur i nevojitet atyre.

Për të qenë më i qartë ne do ofrojmë një shembull të tillë jo për liderët partiak shqiptar se ju mbet hatri dhe inatosen pse gjërat ua them hapët, por të një vendi fqinjë me ne, që është anëtarë i NATO-s dhe i BE. Bëhet fjalë për ish-kryetarin e partisë greke PASOK, Andrea Papandreun i cili është babai i kryeministrit të sotëm të Greqisë. Faktet që do paraqesin nuk janë me sekret shtetëror dhe ndërkombëtare sepse ato janë të bëra tashme publike, por ne po e japim këtë shembull me qëllim që klasa politike shqiptare të gjejë gjuhën e marrëveshjes për ecurinë përpara të Shqipërisë dhe shqiptarëve sepse Organizatat e fuqishme botërore po krijojnë rendin e ri të politikës botërore dhe ne duhet të jemi në stacion kur të kaloj treni për të mos të mbetur nënhije dhe në emër të shqiptarëve të flasin sllavët ose grekët ashtu si ka ndodhur deri më sot.

 

Andrea Papanderu, një lider i financuar nga SHBA...!?

 

Në vitin 1940 Andrea Papandreu shkojë në ShBA për të vazhduar Universitetin, dhe më 1951 ai u martua me një amerikane me origjinë ebreje, Margaret Chant , babai i saj Dougllas ishte Kryetari i sektit fetar Jakuva të Amerikës. Nga kjo martesë Andrea dhe Margaret bënë katër fëmijë, midis tyre dhe Jorgo Papandreun, kryeministrin e sotëm të Greqisë.

Në fillim të viteve 1970 Greqia sundohej nga diktatura ushtarake e kolonelëve dhe ,,Ndërmarrjet,, ekonomike-politike nuk dëshironin që anëtarësimi në BE i Greqisë të bëhej në kohën që drejtohej nga diktatura ushtarake. Prandaj ruajtësit e rendit politik botëror shfrytëzuan studentët për përmbysje e qeverisë së diktatorit Jorgo Papadhopulos. (Gjithnjë për përmbysjen e qeverive Ruajtësit e Rendit Botëror zgjedhin lëvizjet studentore).

Sapo ra diktatura në Greqi, SHBA dhe Rocekefeller Chase Manhattan Bank nënshkruajtën një marrëveshje me Andrea Papandreun në gusht të 1974 duke i dhënë 100 milion dollarë për themelin e Partisë dhe ardhjen e saj në pushtet shumë shpejtë. Por e veçanta është në dokument se gjithnjë përdoret fjala Qeveria Papandreu, kur dihet që Papandreu erdhi në pushtet në vitin 1981.

Në marrëveshje janë përfshirë disa pika ose detyra shtëpie si: Largimi nga pozicionet drejtuese do te bëhet nga amerikanët, për të kënaqur ekstremistët majtist qeveria gjithnjë do rishikojë marrëveshjet me SHBA, minimizimi i fuqisë së partisë komuniste greke deri në kufirin që është rënë dakort me KGB ruse, armët bërthamore të ruajtura në Greqi do të zëvendësohen ose do të shkëmbehen me armë të reja kur të thotë ,,grupi,, çështja e Qipros nuk do të diskutohet, tolerancë për terrorizmin... Në dokument janë fshirë disa fjalë të rëndësishme.

            Siç dihet Andrea Papandreu qëndroj në pushtet nga viti 1981-1989, kur plasi skandali me përmasa të mëdha ekonomike të 700 milion dollarëve, çështja KTIMATIKIS siç njihet në SHBA. Bëhet fjalë për pastrim të parave dhe përvetësim të tyre nga familjet me pushtet në Greqi.

Më 1990 erdhi në pushtet partia e djathtë Demokracia e Re e udhëhequr nga Kostandin Micotaqi i cili e mbajti pushtetin vetëm tre vite dhe përsëri Andrea Papandreu fitoj zgjedhjet dhe drejtoj Greqinë deri sa vdiq më 1996. Më tej drejtimin e qeverisë e mori Kosta Simitis i cili e pozicionoj Jorgo Andrea Papandreun ministër të jashtëm pas skandali diplomatik të arrestimit të udhëheqësi të kurdëve Abdullah Oçalan.

Gjatë mandat ministër Jorgo Papandreu punoj për tu bërë kryetar i PASOK duke dobësuar klanet e fuqishme të drejtuesve të tjerë të PASOK si Teodoros Pangallos, Akis Tsxaçopulos, Laliotis etj., të cilët ishin shokë dhe themelues të PASOK-ut bashkë me babanë e tij.

 

Andrea Papandreu, një politikan i rangut botëror

 

Edhe pse sipas dokumentit del që Andrea Papandreu ka nënshkruar një marrëveshje me disa pika me SHBA dhe Bankën Rocekefeller Chase Manhattan ai diti të bëj një politikë shumëngjyrëshe. Për shumë vite deri sa ishte në pushtet Andrea Papndreu pati shumë akte terroriste në Greqi deri në rrëmbimet e avionëve të pasagjerëve, vrasjen e diplomatëve dhe agjendëve të CIA, vrasje të politikanëve dhe biznesmenëve grek etj. Por ai diti si ti justifikonte këto akte përpara opinionit të brendshëm dhe të jashtëm. Për shumë vite asnjëherë nuk u zbuluan autorët e këtyre akteve terroriste. Edhe kur zbulimi amerikan dhe anglez zbuluan një arab me pasaportë jordaneze i quajtur Fuad Hysein Sharë i cili fuste lëndë eksplozive me avionët Olympic në Izrael ai nuk u arrestua. Agjendi amerikan i cili e zbuloj dhe merrej me hetimin e rastit u përzu nga Greqia si i padëshirueshëm, ndërsa Andrea Papapndreu deklaroj se ,,Aktet e çlirimit kombëtar nuk mund të konsideroheshin terrorizëm,,.

Kryeministri Andrea Papandreu diti të rregullojë marrëdhëniet të shkëlqyera me vendet e botës së tretë si Libinë, Palestinën, Jordaninë, Sirinë, Kubën e deri në marrëdhëniet e shkëlqyera me diktaturën e Enver Hoxhën.

Në dukje Papandreu shfaqte simpati për Afrikën dhe botën e tretë, por në të vërtetë ai e dinte mirë se grekët i urrenin zezakët dhe emigrantët e huaj.

 

Në përfundim

 

E morën si shembull krijimin e liderit të PASOK Andrea Papandreu për tju bërë të qartë liderëve politikanë shqiptar andej dhe këtej kufirit, se vjen një ditë dhe e vërteta del në shesh se ,,Dobiç,, të kujt janë dhe për kë punojnë. Historia nuk fal ajo është shkencë që bazohet në fakte të pamohueshme

Rendi i ri botëror po sjell ndryshime të mëdha dhe ne shqiptar duam të mos jemi të vonuar dhe prapa derës si dikur. Trazirat në disa vende si Egjipti, Siria, Jemeni etj., por edhe në Greqi, Angli nuk janë të rastësishme. Harta e gjeopolitikës po ndryshon prandaj kemi rastin të jemi në pozicione favoruese si Kombë.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora