E diele, 28.04.2024, 09:33 AM (GMT+1)

Mendime

Fatos Ashiku: ''Une jam mire kur asht mire Shqiperia''

E marte, 23.08.2011, 08:33 PM


...UNE JAM MIRE KUR ASHT MIRE SHQIPNIA...!'..Is Boletini..moti 1912..!

 

Postoi;Kordinatori i Besëlidhjes Shqiptare

 

Fatos Ashiku Autor;

 

Fjale te thana plot nje shekull ma pare...a nuk duket se jane thane pikerisht si me porosi per momentet e sotme..?..Sikur ta dinte ai burre vigan Isa Boletini se: pikerisht kur ai po nisej per ne Vlore dhe falangat e Serbo Malazeze po digjnin e shkaterronin Kosoven..ju kerkuan te thoshte ato fjale...fjale qe do skaliten thelle ne ndergjegjen e riformimit te kombit Shqiptar... te cilat ende kumbojne si sirena alermesh kur ndodhesh para dilemes sfiduese : duhet apo nuk duhet te bajm kombin Shqiptar!

 

E pra a thua ka patur te drejte ai burre ta thoshte ate qe e tha ? Mbase s'e tha ,.mbase gjithçka eshte pjelle e fantazise sone se, ashtu na e don puna ta besojme ,mbase jane shume hamendje...por! nje gjeje nuk mundesh nga ti shkosh pa dhene aresye...

 

Eshte nje pyetje fare e drejte perdrejte, qe vjen reale ,nese i referohesh ngjarjes historike te vitit te larget 1912...Po a mundet te mohohet: se Isa Boletini nuk u gjet ne Vlore kohen kur po ngjizesh pavaresimi i Shqiperise?

 

Jo padyshim qe jo kjo nuk mundet te mohohet se gjindet e dokumentuar nga celuloidi kohe.Dhe ajo qe duam te nenvizojme nga nje konteks teresore ngjarjesh qe kulmojne me aktin final te shpalljes se pavaresise , eshte nje moment te cilin na intereson ta veçojme...

 

Po digjej ..Kosova dhe kjo eshte e vertete e pa mohuesheme, e pra lind pyetja perse e la ai Kosoven vendin e tij dhe rendi drejt vlores ..sepse kishte frike Serbin

 

se ai kishte mjetet dhe numur te madh ushtrije?

 

Jo! vertet mbase edhe po te qendronte, nuk mundej te perballej aq sa ta bente te pa efekteshem ate furi barbare..por e verteta eshte ,se ai iku per ne Vlore dhe jo ne ndonje vend tjeter,ate e peshonin me are ngado ..pojo ai shkoji veç te merrrte pjese ne ate eveniment historik e pse ...per te tera por njera mbetet qe ka lene gjurme te pa shlyeshme..

 

Sepse ishte burre vizionare qe me ate akt vulosi njehere e mire nga do te anonte Kosova terva e lashte e Dardanise..dhe natyreshem nga trulli amatere i vendit Shqiperia...

 

Kishte edhe atehere unione, kishte perendim, kishte qejfe,por jo berja e SHQIPRIS E PAVARUR KISHTE PER TE PESHEN E PA NDARE TE NJE AMANETI QE SE MBARTETE DOT NE KURMIN E NJE PATRIOTI..AI KISHTE LINDUR ATDHETARE...

 

E ndersa e gjen kete akt te fokusuar ne analet e pavdekeshme te nje kombi nuk mundet te mos habitesh dhe vesh alarmin se pikerisht po bien sirenat e alarmit...per ate qe mbeti ende nje anmanet i pa tretur gjen burra 'zamani' qe tresin ditet neper kafenera, neper faqe te lojrave ne fezbuqe apo tek lengezohen e lepihen para fotos se nje nudoje apo te gjejne sado pak rast, te kullosin syte sapo diku zbulohet nje kreature femerore....

 

Por ka edhe me ..ka te shumte qe meqe i zu nata jashte ..per nje viç...!'pra mbeten ne udhet e Europes qe thone: komb.?!.e ç'na duhet kombi more e..qenki te 'marre' e dashki jo pak por trojet e Shqiprise ne kufijt etnike...

 

Epra a pati te drejte ai burre qe nuk pa interesat e familjes e femijve e nipave e mbesave e pasunis por shkoji ,drejt e ne vendin ku flamuri kombtare po ngrihej njererazi duke rrahur zemrat e çdo Shqiptari.ne nje puls te vetem.

 

Ja ku jemi pra ne kete distance kohore sa e mbartin prag shekulli e asaj ngjarje historike,,qe edhe nese nuk ja doli ta mbaje shqiperine etnike, ja doli te leje gjurme te nje komb formimi...pra a mundet dikush sot pas nje shekulli ta quaje kete si nje proçes arkaik e demode, i dale mode,'ZOT' na ruaj mendjen sikur te ishin, çitjanet e tirqet e nje kohe qe shkuan por qe vijne ne imazh nder stenda...

 

E veçojme kete akt , si veper qe mbet per tu ngjizur, si nje model qendrese dhe perqasje sikur te thonte sot gjithsecili ..Une jam mire kur asht mire Shqiperia...!'

 

Pra Beslidhja e re Shqipetare po rilind ne javen e saje te pare te saj me nje aksiome tjeter kombtare..e cila na ben te mendojme se kemi aq pune per tu bere bashke por si ti behet mire Shqiperise e jo gjithkuj ne hesap te vet....Ja pra se kemi nje rast qe na jep nisem , qe na frymezon, qe na ben te mendohet se njerez ishin edhe Ata me gjak dhe me tana kerkesat por nje gja e kishin ngulit, nese nuk ishte mire SHQIPERIA etnike edhe ata nuk ishin mire...Ja kete po sillja nderment kur pashe nje foto e cila mu ngjiz sa ta kemi edhe divize per vendimin qe kemi marre te bejme Shqiprin ne trojet etnike...!

 

Respekt

Fatos Ashiku



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora