E shtune, 27.04.2024, 07:26 PM (GMT+1)

Mendime

Halit Bogaj: Serbët inatçorë

E marte, 23.08.2011, 08:58 PM


Serbët inatçorë

 

Nga Halit Bogaj

 

Serbët inatçorë në asnjë mënyrë nuk mund të pajtohen me pavarësinë e Kosovës. Dhe çuditërisht, sa më tepër që kalon koha dhe afërsia e ditëve kur edhe ata duhet ta pranojnë pavarësinë e vendit tonë, ata sikletosen dhe nuk dinë fare se çka flasin. Madje bëhen edhe qesharakë, sa s’ta merr mendja fare. Nga inati me të gjitha ato që kanë ndodhur deri sot me Kosovën, serbët e mjerë akoma përpiqen të paraqiten si faktorë relevantë në këto hapësira. Budallenjtë mendojnë se pa vullnetin e tyre nuk mund të bëhet asgjë. Ata vazhdojnë të veprojnë në një mendje duke e quajtur Kosovën ‘’kuazishtet’’.’’I ashtuq.shtet’’,’’Krahina jugore e Serbisë’’,’’Kosova dhe Metohia’’,etj,kur vendi ynë ka arritur t’i realizojë 81 pranime ndërkombëtare,numri i të cilave,siç po shihet,do të rritet së shpejti.Dhe si për inat të tyre,këto ditë po na vijnë pranime edhe nga ato shtete në të cilat kishte shpresa të mëdha Serbia e cila mendonte se ato nuk do ta pranonin kurrë Pavarësinë e vendit tone!Dhe për të qenë ironia më e madhe,e si për inat të vocërrakut Jeremiq i cili krekosej se ato nuk do ta pranojnë kurrë Pavarësinë e Kosovës,këto ditë po vinë lajme shumë të mira se Kosova do të pranohet edhe nga 15 vende të tjera të Karaibeve.Jeremiq ka zaval të madh dhe ka mundësi që ta lëshojë zemra përkitazi me pranimet e reja të pavarësisë së Kosovës.Madje një komentues serb nga sikleti kishte shkruar se nuk do t’i shikonte më filmat’’Kusarët e Karaibeve’’.Mjeranët serbë shkruajnë dhe flasin gjithçka që u bie ndër mend,madje madje edhe budallaki të tilla të cilat nuk i ha kurrëfarë pazari,siç është edhe dëshira dhe shpresa e tyre se një ditë prej ditësh Amerika do ta humbë ndikimin e saj në botë,me ç’rast trimat serbë do ta kthenin sërish Kosovën,natyrisht duke shpresuar, si gjithnjë tek Nëna Rusi!!!Në këtë drejtim nuk është për t’

u çuditur me komentuesit e rastit,por parasëgjithash me zyrtarët serbë dhe opozitën e tyre se si nuk janë në gjendje ta shohin se n’ç’drejtim janë duke ecur gjërat dhe fati i mëtejmë i popullit të tyre të vujatur nën zgjedhën e rëndë të nacionalizmit të shfrenuar.Nga megalomania e tyre hegjemoniste dhe nospajtimi ,ata janë duke u fundosur thellë e më thellë në greminën e tyre të sigurtë në të cilën kanë rënë me fajin e vetë.Duke menduar se akoma ishin dikush dhe duke mos qarë kokën ndaj këshillave miqësore të faktorit ndërkombëtar,ata me vite të tëra vazhdonin të mendonin se do ta’’Kthenin Kosovën’’ose bile,sëpaku ta ndanin Veriun e saj.Me vite të tëra,e dëmtuan buxhetin e Kosovës përmes bandave kriminele të cilat kishin ngritur kokë në Veri dhe nuk dëgjonin as Zot as njeri.gjersa një ditë prej ditësh atje shkuan ata që i’’Bëjnë akull’’dhe ua nxjerrin veten prej hujit.Pra deri atë ditë kur nuk patën qare pa e lëshuar kufirin e mbajtur me dhunë,të cilin e patën djegur në shenjë revolti nda Shpalljes dhe pranimit të Pavarësisë së Kosovës nga disa nga shtetet më të fuqishme të botës.Dhe në këtë kontekst na çudit se si dikush prej nesh e kritikonte policinë e Euleksit që nuk ishte përzier rreth marrjeve të pikave kufitare,por sulmet e tilla nuk kanë bazë dhe as që do të duhej të ndodhnin ngase dihet fare mirë se kush në të vërtetë është në gjendje ‘’T’u vijë hakesh serbëve të rebeluar’’dhe ‘’T’ua masë atyre temeperaturën’’!.Pra kush tjetër përveç arushanëve të NATO-s,me ç’rast serbët nga sikëleti dhe frustrimi e vranë një polic shqiptar dhe e dogjën Pikën kufitare në Jarinje!.Natyrisht se këto krime do t’i paguajnë së shpejti para Bashkësisë ndërkombëtare,përkatësisht para Euleksit.Dhe gjithashtu për të qenë çudia e çudive dhe për t’u shënuar në Librin e Ginisit,serbët zyrtarë u munduan ta bindnin botën se shqiptarët ishin fajtorë për dhunën dhe vrasjen e policit!!!Dhe gjithashtu,për të qenë edhe çudia tjetër,me kësi ‘’margaritarësh’’do të shkojë në OKB çetniku Jeremiq,por atje sigurisht do t’ia nxjerrin rrenët në fushë.Nga marifetllëqet’’tjera të Serbisë do të jetë edhe përpjekja e saj ndaj bllokimit të Kosovës në organizmat ndërkombëtare,sidomos në OKB ,duke shpresuar se atje e kanë Kinën dhe Rusinë,por edhe duke mos iu shkuar mendja se ato mund të abstenojnë kur të pranohet Kosova në OKB.Përkitazi me këtë,i mërdhiu ambasadori amerikan në Kosovë i cili tha:Se Kosova do të pranohet në NATO,në Bashkimin evropian dhe në OKB,duke u profetizuar edhe ajo thënia e njohur e kolosit Riçard Hollbruk i cili e porosiste Serbinë se mund të mbetej edhe pa Kosovë edhe pa Evropë.Pa Kosovë kanë mbetur qe 12 vjet të tëra ngase për të hyrë këtu u duhet të marrin leje nga institucionet kosovare,apo jo?!

Krahas këtyre që u thanë më lart, në këtë shkrim po e theksojmë edhe një Cunam tjetër që i ndodhi javëve të fundit Serbisë.Dukeqenëse ajo nuk e përfillte shtetin e Kosovës dhe siç u tha,këshillat e ndërkombëtareve,për t’i njohur bile në mënyrë indirekte kufijtë e Kosovës dhe vulat e saj,Sebia me kryeneqësinë e vetë të njohur i ndalonte mallrat tona të kalonin nëpër tritorin e vetë.Kur i ndodhi reciprociteti që edhe ne t’ia ndalonim asaj,ajo desh u çmend nga sikleti dhe ndodhi,ashtu siç thonë’’Çka të mjellsh do të korrsh’’,por edhe për këtë,si gjithmonë,donin të na lenin neve fajin!Kur e pane se çka i gjeti, filluan ta rrahnin kokën me grushta,ngase bilansin tregëtar rreth 4oo million euro në vit filluan t’ia marrin ata që e kanë pranuar Pavarësin ë e Kosovës/Turqia,Bullgaria,Kroacia,Maqedonia etj./,Pra nga sikleti që u ndodhi kjo e papritur aq e madhe/si një termet /,nuk hezotonin ta sulmonin edhe Kroacinë,kinse ajo këtë e paska bërë për inat,pa u shkuar mendja fare se interesi ekonomik nuk njeh miq,dashamirë e qebesa as vllaznillak!Dhe në vend që sa më parë ta përmirësojnë gabimin e tyre dhe t’i riparojnë gjërat,ata vazhdojnë inatin e tyre tradicional dhe mbesin me gishtërinj në gojë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora