E diele, 28.04.2024, 05:35 PM (GMT+1)

Mendime

Lavdrim Lita: Rasti Haradinaj - Një çështje e gjykua

E marte, 23.08.2011, 08:59 PM


Rasti Haradinaj - Një çështje e gjykuar

 

Nga Lavdrim Lita

 

Gjykata Ndërkombëtare e Hagës po zhvillon këto ditë procesin e rigjykimit të pjesshëm për krime lufte (në fakt është një gjykim i dytë), kundër ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj dhe dy ish-luftëtarëve të tjerë të UÇK-së Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj. Në seancën e djeshme u mor gjoja në pyetje Shefqet Kabashi: dëshmitari kyç që kishin pasur si as në mëngë prokurori Roxhers (Paul Rogers), por u kuptua shpejt se dëshmitari kyç ishte një ish-luftëtar i UCK-së në zonën e Dukagjinit, i arrestuar në SHBA për shpërfillje ndaj Gjykatës dhe i marrë me forcë për të dëshmuar në Hagë. Kabashi iu përgjigj prokurorit të çështjes se “nuk ka patur asnjë burg në Jabllanicë, dhe se në kazermat e kësaj zone nuk ka patur të burgosur”. I revoltuar tej mase ndaj Gjykatës ai ka shprehur pakënaqësi të shumta ndaj veprimeve të prokurorëve të çështjes.

Megjithatë procesi ndaj ish-kryeministrit Haradinaj është jashtë çdo procedure të njohur deri më tani nga Ligji Ndërkombëtar. Z. Haradinaj po rigjykohet pjesërisht për kinse “krimet” që dyshohet se i ka kryer gjatë kohës kur ishte komandant i lartë i UÇK-së kundër forcave paramilitare Serbe.

Rigjykimi i pjesshëm i Haradinajt është sui generis sepse është i vetmi rast në historinë 20 vjeçare të Gjykatës që një vendim pafajësie hidhet poshtë nga Gjykata e Apelit të Hagës. Gjykata e Apelit jashtë çdo procedure të njohur më parë ka tentuar një proces të dytë ndaj z. Haradinaj, i cili është shpallur i pafajshëm nga të gjitha akuzat.

Gjykimi për së dyti i z. Haradinaj për akuza për të cilat ka dalë një herë i pafajshëm kundërshton parimin e njohur në perëndim ( E drejta Romake, ne bis in idem, jo dy herë për të njëjtën gjë) ose e njëjta gjë (double jeopardy, Common Law) në të Drejtën Anglo-Saksone, që shpreh qartë se asnjeri s’mund të ndiqet penalisht sërish për një çështje të gjykuar më parë. Është sipas thënies latine “Absurdum videbatur Pisonem id fecisse”, duke perifrazuar se është absurde që Gjykata favorizon prokurorinë kundrejt të akuzuarit, që derisa provat ta gozhdojnë me fakte është ende një njeri i lirë, me të gjitha të drejtat. Z. Haradinaj është gjykuar një herë për akuzat e ngritura nga hetuesit e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, që po kjo Gjykatë e ka shpallur të pafajshëm, në prill të vitit 2008.

Mirëpo dy vite më vonë Gjykata e Apelit ka pranuar rekursin e hetuesve me argumentimin se Gjykata nuk kish dëgjuar dëshmitarin kyç, që doli të ishte Shefqet Kabashi, i cili jo vetëm mohon të pranojë dhe mbështesë akuzat, por njëkohësisht akuzon hetuesit se kanë manipuluar dëshminë e tij të parë, dhe se gjithçka është një farsë. Nëse Kabashi është dëshmitari kryesor i prokurorit të Hagës Roxhers, besoj se rigjykimi është një flluskë sapuni e denjë për lojërat e fëmijëve më shumë se për Gjykatën serioze të Hagës.

Sidoqoftë Ramush Haradinaj është i vetmi kryeministër në botë që vullnetarisht shkoi në Hagë për t’u gjykuar ndaj akuzave. Prandaj ai ka pasur besim tek pastërtia e shpirtit të tij, dhe ka qenë i vendosur të pranojë çdo verdikt i dalë nga Gjykatësit e drejtë të Hagës. Një herë fitoi. Herën e dytë, i akuzuar për të njëjtën akuzë të mëparshme, i mbetet Gjykatësve të respektojnë parimet e tyre, që një çështje e gjykuar nuk mund të gjykohet një herë të dytë. Të presim.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora