E shtune, 27.04.2024, 07:06 PM (GMT+1)

Mendime

Palush Domgjoni: Maskarenjtë qeveritar

E marte, 23.08.2011, 09:04 PM


Maskarenjtë qeveritar

 

Nga Palush Domgjoni

 

Që me ardhjen e kësaj qeverie në pushtet , nuk u ndalen asnjëherë të këqijat dhe poshtërsitë deri tek ato antikombëtare. Qeveri e njohur nga gjitha raportet e gjitha organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare për korrupsion, nepotizëm,  mungesë të luftës kundër  krimit të organizuar, vjedhje të votës  së lirë, mashtrim të qytetarit  dhe së fundi edhe me sjellje antikombëtare, duke pranuar që edhe historia të ndryshohet, sipas kërkesës së qeverisë turke  është kulminacioni i kulminacioneve, ky është turp i turpit për atë që din c’është turpi. Historia nuk mund të shkruhet sipas dëshirave të njerëzve, por në bazë të fakteve historike. Historia e vërtet nuk mundë që kriminelin , diktatorin ta bëj hero as humanist, dhe se secili person që tenton të bëj një gjë të tillë është një maskara dhe injorant i sojit të tij. Nuk di deri ku do vazhdohet me këto poshtërsia djallëzore, çfarë do mësojnë nxënësit nëpër shkolla ?!!!, do mësojnë se sulltanët ishin paqësore ,do mësojnë se ata na kanë sjellë lirinë me shpatë përmes djegies dhe dhunimeve?!!!, një ministër i kësaj qeverie tha se ata që e kanë trupin në Kosovë dhe kokën në serbi nuk mundë të jenë pjesë e institucioneve të Kosovës, atëherë  e njëjta vlen edhe për ata që kanë kokën në Turqi  e trupin në Kosovë. Turqia sot  po dëshiron që edhe historinë të na shkatërroj,  këtë që asnjë shtet  demokratik në botë nuk e kërkon, për veç qeverisë turke e cila ende nuk njeh masakrat, gjenocidin kundër  armenëve, shkel për ditë liritë dhe të drejtat e kurdëve, ndërsa vjen për të na ndryshuar historinë ne, në mënyrë që librat tonë historik mos të mbajnë më paragrafë që  thonë se Shqipëria u pushtua dhe u shkatërrua në çdo aspekt nga perandoria osmane dhe sulltanët ishin „paqësore“ qe na sollën „lirinë“, edhe pse dihet shumë mirë se sulltanët e kësaj perandorie ishin gjakatar që vranë me qindra e mijëra qytetar shqiptare të pafajshëm, këta sulltan që për 500 vite nuk lejuan shkollimin ne gjuhën shqipe. Si mundet që të ndryshohet historia , çfarë historie është kjo pastaj??!!!!! Kjo dëshmon se sa  më vetëdije kombëtare e kemi qeverinë , dhe se sa i vetëdijshëm është populli ynë që nuk dinë të mbron atë që duhet mbrojtur, jo pse është tolerant ,sepse është në gjendje që të dal në rruge për të mbrojtur të keqën , ndërsa kur i rrezikohet identiteti kombëtare nuk është në  gjendje të reagoj dhe të ia bëj me dije qeverisë së nuk duhet te luaj me ndjenjat kombëtare.

 

Kërkohet të ndryshohet historia:

 

Plot 500 vite sundim, dhunim dhe shkatërrim të çdo gjëje që bënte me Shqipërinë dhe identitetin shqiptar! Shteti turk nuk di  të kërkojë falje për parardhësit  e tij, por bën të kundërtën sundimin 500 vjecar  tenton ta legjitimojë si luftë të drejte dhe sulltanët t’i shpall heronj. Shqipëria  dhe shqiptari mbeti prapa shteteve tjera për arsye të sundimit të egër osman , i cili për 500 vite e sundoi këtë vend, duke e shkatërruar në çdo aspekt. Për 500 vite nuk i lejoj të shkollohej në gjuhën shqipe , dhe se kjo ishte njëra ndër katastrofat më të mëdha, sepse kur bota perëndimore shkruante libra revista , kur qytetari evropian lexonte dhe informohej për ditë, qytetari shqiptar skllavërohej dhe dhunohej për ditë nga sulltanët „heronjë“ të qeverisë fanatike turke. Psh. Kur Johannes Gutenberg shpiku makinën shtypëse ,  perëndimi filloj  të shtyp e libra , revista , kështu që qytetarët  evropian filluan të lexojnë , të arsimohen dhe vetëdijesohen ,  në këtë kohë Shqipërinë e mbuloj errësira , sepse u pushtua nga perandoria osmane, pushtuesi më famëkeq i trojeve shqiptare, dhe se kur Gutenberg vdiq në vitin 1468, shqiptarëve po në këtë vit ju vdiq udhëheqësi luftarak dhe politik i Shqipërisë dhe mbrojtësi i identitetit evropian Gjergj Kastrioti  , simbolin e principatës së tijë sot Shqipëria e ka si flamur kombëtar, ky simbol ishte simboli i qëndresës anti-osmane për shekuj më radhë që e mbajti gjallë Shqipërinë dhe shqiptarët. Shpesh këtë simbol shqiptarë shumë zyrtarë  tanë e mbajnë nëpër zyra të tyre , ndërsa deklarohen për vëllazëri me turkun duke harruar se ky simbol nuk valoj i lirë 500 vite për shkak te sundimit nga perandoria osman,   e që Turqia zyrtare mburret me atë perandori dhe sulltanët pushtues i nderon duke i quajtur heronj , siç  ndodhi kohët e fundit me Sulltan Muratin I-re dhe me Sinan Pshën  i cili më 3 qërshor 1474  dogji Shkodrën duke vrarë gra , burra dhe fëmijë.

 

Pushtimi osman si dhe pasojat e këtij pushimi te cilat Kosova i vuajti dhe po i vuan:

 

Me vendosjen e sundimit osman në Shqipëri dhe në Kosovë  dhe gjitha trojet tjera shqiptare u shënuan ndryshime të mëdha përmes dhunës në të gjitha sferat e jetës. Nga ky sundim gradualisht, një pjesë e popullsisë shqiptare filloi me dhunë kalimin nga krishterimi në fenë islame, por gjithmone luftoi kunder kësaj perandorie. Sundimi osman ne Shqipëri edhe në Kosovën e sotme shpeshherë u trondit nga lëvizje të ndryshme të popullsisë vendëse dhe jo siq mendojnë disa turkofil shqipfolës të cilët thonë se ishim ne bashkëqeverisje me perandorinë osmane. Më 1689, ne kohën e luftës antiosmane, shqiptarët e Kosovës së bashku me ata të krahinave të veriut të Shqipërisë, shqiptarë të krishtere dhe myslimane, nën udhëheqjen e Pjeter Bogdanit (arqipeshkv i Shkupit) u organizuan dhe u bashkuan me forcat austriake të komanduara nga gjeneral Pikolomini, me qëllim që ta çlironin vendin nga sundimi i egër osman.

 

Traktati i Paqes ndërmjet Perandorisë Ruse dhe Perandorisë Osmane( Shen Stefanit 3 mars 1878):

 

Ky traktat  ua dha shteteve fqinjë gjysmën e territoreve shqiptare. Në këtë traktat Shqipëria nuk figuronte fare, por figuronin vilajetet turke. Ky traktat iu mundësoj ushtrive serbo-malazeze të ushtrojnë terror mbi shqiptarët. Nga ky traktat u krijuan rrethana të disfavorshme për Shqipërinë    Kongresit e Berlinit (1878), në këtë kohë u mbajt Lidhja e Shqiptare e Prizrenit, me qëllim mbrojtjen e trojeve etnike shqiptare, brenda një projekti politik. Në Kongresin i Berlinit  u vendos që ti jap një pjesë të territoreve shqiptare shteteve fqinje ballkanike,  sepse ne nuk  ishim të përfaqësuar zyrtarisht, ne u përfaqësuam zyrtarisht fatkeqësisht ne këtë kongres nga pushtuesi osman. Në këtë Kongres u diskutua Traktati i Shën Stefanit dhe se në këtë traktat nuk figuronte fare Shqipëria, por figuronin Vilajetet turke, të  cilat në bazë të këtij traktati iu ishin dhënë shtetëve për rreth. Në këtë kohë nga masat shtypëse ushtarake osmane  u shpërnda Lidhja Shqiptare e Prizrenit., sepse vendosi kundër politikave osmane që kishin për qëllim sundumin dhe copeteimin e trojeve shqiptare. Lidhja Shqiptare e Prizrenit falë delegacionit të Shkodrës  e cila e ndihmoje Mith´hat Frasherin mbetet ngjarje fundamentale për shtet formimin dhe historinë politike të Kosovës. Pas kësaj lidhjeje, në janar të vitit 1899, u themelua edhe Lidhja e Pejës, nën udhëheqjen e Haxhi Zekes, por edhe kjo përpjekje që kishte si qëllim çlirimin e vendit u shua me dhune nga pushtuesit  osman.

Na bëjnë këto vëllezër me turqit, duhet këtë histori ndryshuar dhe bërë artificiale????!!!!  Për shqiptarin është i papranushëm c´do ndryshim i historisë,  ndërsa a për shqipfolësin apo mbeturinat e kohës së sulltanëve edhe munde të ndodhe! Ju lutemi mos na ofendoni historinë dhe heronjtë kombëtar, flamurin kombëtar simbolin e heroit tonë kombëtar, dhe te Shqipërisë!

 

Sa do pak modern që e bëri Aataturku që kishte prejardhje shqiptare shtetin turk dhe u munda ta bëj Turqinë me evropiane, por ky modernizëm i vogël për dite po zhduket nga qeveritar fanatik neoosman. Modern është një vend që  pranon krimet dhe gjenocidin dhe kërkon falje publikisht për to. Ky vend nuk munë të quhet modern dhe demokratik për derisa nuk kërkon falje për krimet kundër shqiptarëve për 500 vite,  gjoncidin e viteve 1914-1918 kundër amreneve dhe shkel për çdo ditë te drejtat e Kurdëve. Ministri i arsimit i qeverisë së Kosovës ,  kundërshtoj dhe e nencmoj kulturën dhe identitetin shqiptar, duke pranuar një kërkesë anti kombëtare dhe antinjerëzore,  duke pranuar ndryshimin e historisë, duke mohuar të vërtetën  e historisë objektive . Nuk mundë të shkruhet ndryshe për  ata që  dikur vranë e prenë shqiptarë, siç bënë Karaxhiq dhe Mladiq që vranë civil te pafajshëm, nuk mundën këta të quhen heronjë, njeriu normal per këte ndjehet keq  dhe i quan kriminel ndërsa , qeveria turke i quan heronjë ndërsa hamza kastriotet, haxhiqamilet , juda iskariotat shqipfolës pajtohen me ketë veprim antinjerëzor dhe antikombëtar.

 

Zot ruaje Shqipërinë dhe trojet shqiptare nga shqipfolësit.



(Vota: 18 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora