E premte, 26.04.2024, 04:15 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Selatin Kaçaniku: Tërhiqet nga tregu konserva e peshkut ''Eva'' e prodhuesit kroat Podravka

E hene, 04.07.2011, 07:14 PM


TËRHIQET NGA TREGU KOSERVA E PESHKUT “ EVA “ E PRODHUESIT KROAT PODRAVKA.

 

Kompania e madhe Kroate për prodhimin e ushqimit PODRAVKA mori vendim për tërheqjen nga tregu të llojit të koservave të peshkut EVA. Në lajmin e dhënë për opinion nga vet PODRAVKA është dhënë arsyetimi se: Në konservat e filetave të peshkut mlysh ( skusa ) me “ brand name “ EVA prej 115 gr. në një nga nëntë ekzempëlarët e trajtuar laboratorikisht është konstatuar doze më e lartë e pranisë se histaminit nga ajo e lejuar. Në kumtesë shpjegohet se histaminat janë përbërës e shoqërues natyral të të gjitha produkteve. PODRAVKA-s poashtu njohton se prania e histamineve në ushqime mund të shkaktojë probleme alergjike, por ato nuk paraqesin rrezik të madh për shëndetin e konsumatorit.

 

Fjala është për serine EVA të konservave të filetave të peshkut mlysh ( skusa ) me “ brand name “ EVA prej 115 gr. të dates së prodhimit ( njëherit nr. serik ) 31012011, me afat skadence 31. janar, 2015, theksohet në kumtesën e PODRAVKA-s. Seria kontestuese e EVA filetave të peshkut mlysh ( skusa ) është distribuuar vetëm në tregun e Kroacisë që don të thotë se nuk është eksportuar për nevojat e tregut në Kosovë. Por, kumtesa e PODRAVKA-s është e mirëseardhur edhe për konsumatorët në Kosovë sa për informim e gatishmëri reagimi në rast nevoje. Me këtë komunikatë para konsumatorit në Kosovë akoma nuk kanë dale përfaqësuesit as distributorët e produkteve të PODRAVKA-s në Kosovë e as institucionet e inspektimit e të mbikqyrjes së tregut. Kompanija e prodhimit të ushqimeve, e erëzave, e mëlmesave… PODRAVKA me këtë kumtesë, si ceket në shpjegim, dëshiron që plotësisht t i mbrojë konsumatorët dhe ka ndërmarrë veprimin e tërheqjes nga tregu i Kroacisë të serisë së kontestuar të konservës së peshkut EVA.

 

Selatin Kaçaniku, dhe

KONSUMATORI, Prishtinë, Kosovë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora