E shtune, 18.01.2025, 09:48 AM (GMT)

Mendime

Lavdrim Lita: Tamburet e luftës mesjetare

E marte, 22.03.2011, 07:58 PM


Tamburet e luftës mesjetare

 

Nga Lavdrim Lita

 

Tamburet e luftës kanë filluar të gjëmojnë të incizuara dhe shkruara nëpër media. Kasnecët dhe tellallët lajmërojnë më zë të lartë dhe figurë “high-definicion” në qendër a në rrugët kryesore të qytetit për urdhrat në kod të shtabeve të ndryshme elektorale. Kësisoj po përvijohet dita ditës beteja për fronin e Tiranës. Edhe pse ka ende shumë paqartësi. Një prej tyre është kandidimi apo jo i Edi Ramës për një mandat të radhës, të katërtin. Ndonëse organizimi i fushatës ka nisur me parapërgatitje të armatimit, të baltës së padive, të flamujve, posterave e billboardorave. Shtabet e luftës kanë rekrutuar qindra njerëz për të propaganduar shpifje, shpikje dhe projekte të reja për qytetin. Atmosfera është krejt e veçantë. Thikat dhe helmi po përgatiten.

Beteja për bashkinë e Tiranës ngjason më së shumti me betejat mesjetare, ku ushtritë në fushëbetejë përzgjidhnin trimin më të mirë për duel kokë për kokë dhe fitimtari i ndeshjes përcaktonte formacionin fitues. Vetiu në mesjetë ishte gjetja më e mirë që nuk sillte një humbje kolektive të jetëve ndër ushtarë prandaj jepte një farë zgjidhje, ndonëse nuk shuante krejt etjen ushtarëve për luftë.

Në këtë betejë i pari kalorës është patjetër Lulëzim Basha, kandidat i Partisë Demokratike, për të cilin ne tifojmë, jo si fanatikë të ngjyrës blu, por si alternativë ndryshe për një qytet që meriton më shumë. Meriton më shumë respekt sepse brenda këtij qyteti banojnë ajka e shoqërisë shqiptare, me të gjitha defektet e saj. Çdo katër vite, ne, si qytetarë zgjedhim administratorin e punëve të këtij qytetit, atij i japin çelësin që shtëpinë ku banojmë ta kurojë sa më mirë, në sa më shumë detaje. Për fat të keq, ne, sot jemi të zhgënjyer nga administratori aktual i Bashkisë Tiranë, Edi Rama. Ky i fundit me shumë gjasa do të kandidojë sërish për një mandat tjetër, të 4-tin, edhe pse s’i skuqet faqja e parruar për lënien në mëshirë të fatit të një qyteti. Përkundër Lulëzim Basha, i ka të gjitha aftësitë e nevojshme profesionale, t’ia dhurojë një shans të tillë që Tirana nuk e ka patur për plot dy-tre mandate.

Sakaq kalorësi i dytë do të jetë sidozot nga Partia Socialiste, që drejtohet nga Edi Rama, i cili do të përzgjedhë origjinalin ose një sozinë e tij, qoftë mashkull a femër, për të zbritur në fushëbetejën e zgjedhjeve lokale. Me një background deficitar, nëse Edi Rama kandidon ai rrezikon të mundet jo nga forca e padiskutueshme e kundërshtarit Basha, por nga paaftësia dhe pamundësia faktike për të krijuar një atmosferë pranuese të kandidaturës së tij. Magjia është shuar, sikurse është ezauruar forca shtytëse e fasadave dhe heqja e kioskave të dhjetëve viteve më parë.

Sot është ndryshe. Realiteti faktik i qytetit është i pamohueshëm. Plot vraga, me një cilësi jetese jashtë çdo parametri evropian, me një jetë kulturore që thirret për ndihmë. Për plot dy vjet, Edi Rama ka sjellë në kryeqytet problemet personale që ai ka me demokracinë dhe qytetarinë. Me protesta, bllokime rrugësh a bulevardesh, greva urie, demonstrata të dhunshme ai ka përdorur kryeqytetin si një arenë në të cilin shkelin hordhitë barbare të demonstratave, si ajo e 21 janarit. Në këtë datë të zezë demokracisë së brishtë shqiptare qytetarët e Tiranës nuk ishin në bulevard, sepse kishin kuptuar çka gatuhej në shtabin e luftës së opozitës, që ishte e gatshme të martirizonte edhe 13 mijë opozitarë. Edhe vetë simpatizantët e tij, jo më qytetarët e Tiranës, s’arrijnë ta kuptojnë këtë politikë. Koha për ndryshim ka trokitur edhe në kryeqytet. Një frymë e re nevojitet për të shëruar plagët e një qyteti që meriton më shumë.



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora