Mendime
Agron Shabani: Më mirë Sokrat i vuajtur se derr i koritur
E shtune, 19.03.2011, 07:58 PM
ME MIRË SOKRAT I VUAJTUR SE DERR I KORITUR...
Duke menduar në vetëbesimin biblik dhe psikologjinë tradicionale dhe pozitiviste të popullit( kombit) shqiptarë
Nga Agron Shabani, Gjermani
Burgosjet dhe arrestimet arbitrare dhe infantile të ish pjesëtarëve të ndryshëm të UCK-së,statusi dhe pozita dramatike e shqiptarëve në Luginën e Preshevës(Kosova Lindore), destruktiviteti dhe dekonstruktiviteti i pushtetit(regjimit) sllavo-maqedon ndaj faktorit shqiptarë në Maqedoni, dinakëria e njohur(ortodokse-bizantine) ndaj shqiptarëve e qeverisë dhe pushtetit qëndrorë në Mal të Zi së bashku me problemët e njohura politike,sociale,ekonomike, administrative, juridike dhe të tjera. në Republikën e Kosovës etj.I bëjnë sot shqiptarët të sodisin dhe mendojnë( edhe njëherë) në forcën, vetëbesimin dhe vitalitetin e tyre tradicional (etno-biologjik, etno-psikologjik, etno-gjeografik, etno-historik, etno-sociologjik etj.) që nga lashtësitë e ndryshme të shekujve dhe historisë.Kjo pavarësisht vuajtjëve, pësimëve, sakrificave, travajeve dhe krajatave të ndryshme individuale dhe kolektive që i shoqëruan shqiptarët në çdo kohë dhe hapësirë:Shih për këtë:shqiptarët në këtë sfond thuhet se janë një ndër popujt me optimist dhe me intelegjent në mbarë rruzullin tokësor.Shkaqet dhe faktorët e njohur për një konkludim(konstatim) të këtillë janë të shumtë e të shumëfishtë.Ndryshe nga kjo, me tepër se pesë shekuj nën sundimin romak, afro gjashtë shekuj nën sundimin bizantin, po kaq nën sundimin turko-otoman dhe me tepër se një shekull nën thundrën dhe tutelën e egër serbo-pansllaviste! Iliro-shqiptarët megjithatë, me vet forcën, vitalitetin,qëndrueshmërinë, fisnikërinë, guximin dhe vetëbesimin e tyre biblik dhe titanik(Tipare dhe virtyte këto të rralla ose të pashoqe të një populli ose kombi si feniksi!) ia dolën dhe i mbijetuan sfidat dhe udhëkryqet e ndryshme të shekujve dhe historisë. U ngritën mbi vetëvetën dhe rrethanat e ndryshme objektive dhe subjektive. Fituan shtet(e),liri dhe pavarësi ! A nuk ishte kryetrimi ynë legjendar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu: Ai që e nisi dhe e fitoi luftën çlirimtare dhe heroike kundër sulltanit dhe ushtrisë së fuqishme turko-otomane me një grup të vogël ushtarësh dhe patriotësh të atëhershëm shqiptar-për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë Mëmë! Dhe..kamandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari ! Ai që e filloi dhe e fitoi luftën e njohur çlirimtare dhe titanike të UÇK-së dhe popullit shqiptarë- kundër soldateskës dhe falangave serbe së bashku me familjarët dhe bashkëluftëtarët e Tij të Besës dhe të idealit. Mbase, kunder një soldateske(ushtrie) të fuqishme dhe të armatosur gjer në dhëmbë çfarë ishte soldateska serbe! A nuk janë shqiptarët Ata që nga një "shtet londinez" si dikur :Sot i kanë Dy shtete të pavarura dhe sovrane.Republikën e Shqipërisë dhe Motren e Sa me të vogëlj-Republikën e Kosovës! Si Dy Kokat krenare dhe kryengritëse të Shqiponjes(...). Po..nesër ?!...Kërkohet punë, durim, maturi, përkushtim dhe mirëkuptim serioz ndaj trendëve dhe standardëve të reja (temporale, universale dhe pozitiviste) për popullin dhe kombin tonë.Peshku jeton dhe lundron në ujëra të njelmëta ose të tharta, por megjithatë e ruan mishin të embël dhe të shijëshëm.Apo...?! Duhet llogaritur në intelegjencën e njohur emocionale dhe në faktorët tjerë temporal dhe universal në kuadrin e mentalitetit ,kulturës, filosofisë dhe psikologjisë së njohur refleksive, pozitive ose pozitiviste të popullit dhe kombit tonë.Të mendojmë një trohë ku ishim dje, ku jemi sot dhe ku do jemi nesër ose pasnesër?...Ti përkrahim dhe afirmojmë me shumë vlerat e luftës së njohur çlirimtare dhe heroike të UÇK-së! Të mos bëjmë sehirë dhe mos të hezitojmë para aktëve dhe situatave të ndryshme fataliste dhe mazohiste! Ti mbështesim dhe përkrahim me shumë protagonistët dhe heronjët(heroijt) e kohës dhe ditëve tona :Në menyrë qe t´i nderojmë Ata që Ranë për të mos vdekur kurrë në themelët e shtetit,lirisë dhe pavarësisë së atdheut dhe të të gjitha trevave e trojeve tona etnike dhe historike. Aty njëherë e përgjithmonë u vunë themelët me të fuqishme dhe dialektike të bashkimit tonë fizik dhe organik.Të ecim dhe të levizim me rrjedhen e lumenjëve dhe me kahun e dritës. Mos të harrojmë! "Me mirë Sokrat i vuajtur se sa derr i pangopur dhe i koritur!"Do thoshin dikur grekët e lashtë.
Se këndejmi, përveç faktorëve, virtytëve dhe karakteristikave të lartëpërmendura antologjike dhe enciklopedike të popullit dhe kombit tonë shqiptarë: Një faktor tjetër me rëndësi në këtë drejtim është edhe shpirti i pavdekshëm(titanik) dhe psikologjia e njohur optimiste dhe pozitiviste e njerëzve dhe popullit tonë.Pa i harruar këtu edhe kodin e njohur etik dhe patriotik së bashku me vigjilencën, maturinë dhe intelegjencën e njohur emocionale, temporale dhe universale të popullit dhe kombit tonë në çdo kohë dhe hapësirë.Nuk vdesin dhe nuk zhbëhën kurrë shqiptarët.Janë si feniksi.Në farën,gjakun dhe në gjenët e pavdekshme të iliro-shqiptarët ndodhën të ngjizura dhe të ngulmuara dikund thellë vetëbesimi, vetëmohimi, guximi, shpresa , filosofia dhe psikologjia pozitive mbi jetën dhe kuptimin e saj universal.
Psikologjia Pozitive siç dihet: i studion dhe analizon kushtët, rrethanat dhe procesët e ndryshme evolutive dhe organike që iu paraprijnë vetëbesimit, kauzalitetit dhe një funksionaliteti të mirëfillët dhe optimal të individit, grupit , institucionëve të ndryshme dhe bashkësisë( kolektivitetit )shoqëror ose qytetar në përgjithësi.Ndërkohë që studimet dhe analizat e mëtutjeshme në fushën e njohur të psikologjisë pozitive ose pozitiviste mund të ndahën ose klasifikohen ne tre(3) kategori të ndryshme: 1.Në përvojen e subjektivizmit pozitivë; 2.Në vetitë dhe karakteristikat individuale dhe piozitive të njeriut ose individit dhe 3.Në mekanizmat dhe institucionët humane dhe pozitiviste të shtetit dhe shoqërisë njerëzore ose qytetare.Ndërkaq, parimet ose kapitujtë kryesorë dhe supstancial të psikologjisë pozitive janë:mirëqenja ose stabiliteti social dhe psikologjik i njeriut ose individit, angazhimi dhe funksionimi optimal, vetëbesimi i tij dhe psikologjia e preferuar pozitive ose pozitiviste në raport me kohën dhe ambientin e përgjithshëm jetësorë ose shoqërorë.Ndonëse, në këtë spektër çështjësh dhe aspektësh të mësipërme sociopsikologjike: mirëqenja,kënaqësia ose vetëkënaqësia individuale ose subjektive, fati,puna, profesioni,kariera , niveli , standardi dhe kualiteti i jetës shoqërore dhe familjare, ambienti jetësor dhe shoqërore,koha dhe hapësira e lirë, integriteti dhe liria individuale dhe kolektive etj.etj.Do të mund të konceptohëshin dhe akceptohëshin si supstrate dhe konstrukte të reja(bashkohore) të Psikologjisë Pozitive.Përderisa, kënaqësia e përgjithshme(universale) me vet jetën, profesionin, me veprat e ndryshme jetësore;shoqërore ose personale, madje,me familjen, me rrethin e gjërë shoqërorë ose familjar, me kultin individual dhe personalitetiin njerëzorë (si "ego" apo si individ ) si dhe me parimët dhe modelët e ndryshme pesëfaktoriale, multifaktoriale etj.Sikur paraqesin urat e gërshëtimëve dhe konvërgjencave të njohura( dialektike, evolutive dhe empiriko-organike) në mes supstancës dhe një "variabiliteti pozitivë" të vetëkënaqësisë dhe një vetërespekti(ose, vetëbesimmi) të përgjithshëm dhe temporal.Ndonëse, pa i harruar këtu indikatorët dhe predikatorët e ndryshëm nga grupi i raportëve ose marëdhënjëve të njohura (socio-ekonomike, socio-demografike,socio-politike, socio-historike etj.) që kanë të bëjnë me "kënaqësinë e përkohshme(temporale)" dhe me "kënaqësinë e përhershme" ose "gjenerale (universale)" me jetën dhe ambientin e gjithëmbarshëm jetësorë dhe shoqërorë në njerën anë.Gjegjësisht, me ambiciet, qëllimët dhe kërkesat e njohura( objektive dhe subjektive) në anën tjetër.Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe faktorët e ndryshëm(esencial dhe fundamental) të mirëqenjës ose lumturisë subjektive, madje, të përmbushjes së kërkesave ose nevoja të ndryshme sociale,organike dhe psikologjike, të ambicieve ose qllimëve të ndryshme jetësore ose karieriste etj.Që janë një ndër çështjët ose segmentët relevante dhe determinante për arritjen dhe realizimin (intrinznik dhe ekstrinznik) të qëllimëve të larta individuale ose kolektive.Ndërkaq, kënaqësia me jetën në menyrë individuale dhe universale( në fazën e adoleshencës dhe të pjekurisë)paraqet si të thuash çelësin dhe formulën kryesore -drejt realizimit të qyëllimëve të sipëpërmendura individuale dhe kolektive.
Intelegjenca Emocionale :Intelegjenca emocionale, se këndejmi është nocion dhe një parim i njohur psikologjik i cili gjatë këtyre tre-katër dekadave të fundit është përdorur dhe aplikuar shpesh në fushën e njohur të psikologjisë, gjegjësisht, të psikoanalizës moderne ose bashkohore.Kuptimi,koncepti dhe definicioni i përgjithshëm i intelegjencës emocionale parasegjithash ndodhët i lidhur ngushtë me dy emra të njohur të psikologjisë(psikoanalizës) moderne ose bashkohore siç janë John Mayer dhe Peter Salovey .Të cilët në bazë të analizave dhe hulumtimëve të ndryshme shkencore ose psikologjike:Më punën dhe metodologjinë e njohur shkencore dhe kërkimore kanë arritur që ti zhvillojnë dhe aplikojn edhe modelët ose instrumentët e ndryshme për matjen(ose testimin) e dallimëve dhe ndryshimëve individuale dhe kolektive në fushën e lartpërmendur të intelegjencës emocionale.Kështu, gjithnjë sipas shkencëtarëve ose psikologëve të sipërpërmendur(Mayer dhe Solovey):Procesi i matjes(tatimit ose testimit) të Intelegjencës Emocionale zhvillohet në dy fusha ose drejtime të ndryshme:A : Në vetëvleresimin dhe analizën e brëndshme(individuale) mbi aftësitë dhe mundësitë personale ose individuale të një njeriu ose individi të caktuar dhe B :Në hulumtimët dhe analizat e ndryshme të Intelegjencës Emocionale me anë të testimëve dhe metodave të sofistikuara skalare,skanimore dhe multifaktorale(EI),si dhe në bazë të metodave dhe testimëve të ndryshme gjenetike, gjenealogjike,etnopsikologjike etj. Ku vet trungu familjar ose "pema etnike" dhe gjenealogjike e grupit ose e individit paraqesin njërin prej faktorëve me më rëndësi në këtë drejtim.Kjo duke filluar që nga parimet dhe principët themelore ose supstanciale të funksionit( funksionalitetit) kolektiv ose universal të dukurive ose fenomenëve të ndryshme njerëzore ose shoqërore në çdo kohë dhe hapësirë.Sepse, sipas vlerësimëve dhe analizave të shumëta psikologjike dhe sociopsikologjike:pothuajse të të gjitha elementët ose instrumentët e mundshme të supstancës dhe strukturës së përgjithshme shoqërore ose qytetare e kanë karakterin dhe funksionin e tyre standard dhe pozitivë në kuadrin e njohur të integritetit dhe një sovraniteti individual dhe kolektivë.Ndërkohë që strukturat ose nomenklaturat e ndryshme sociale dhe konjukturale:pos tjerash janë në funksion të ndryshimëve dhe determinimëve të ndryshme shoqërore, nacionale, kulturore, historike etj.Pa e harruar këtu determinizmi biologjik ose etnogjenetik dhe kështu me radhë.Dhe..të gjitha këto në funksion të një "radiografie" ose "analize temporale" dhe universale-pozitiviste të fenomenve,virtytëve, tiparëve, dukurive dhe karakteristikave të çmuara tradicionale dhe etnopsikologjike të popullit(kombit) të lashtë shqiptarë.Mos të harrojmës së atje dikund largë në Trojen e lashtë-Antike:Me tepër se tre mijë(3OOO) vjet i ka mbushur ajo "dashuri e përgjakshme" në mes Helenës dhe Akilit! Ndërkaq, "Akilit mitik" duke e shiluar "kalin trojan" ende i pikon gjak nga thembra.Ndërkohë që "miti" dhe "legjenda trojane" vazhdojnë edhe sot e kësaj dite(...).