Mendime
Ramiz Dërmaku: Pa bashkim kombëtar s'ka integrim në rrafshin kombëtar
E shtune, 19.03.2011, 07:57 PM
PA BASHKIM KOMBETAR S'KA INTEGRIM NE RRAFSHIN KOMBETAR
Shkroi Ramiz DERMAKU
Kalimi nga diktatura si formë qeverisjeje, në demokraci pluraliste dhe organizimi i jetës shoqërore krijoi para popullit shqiptar një gjendje të re dhe më të mirë psikologjike, sidomos në lirinë e njeriut. Nuk mund ta mohojmë se populli shqiptar doli nga sistemi i mëparshëm me një liri të pakët ose themi të gjymtë, dhe të shumtën e herave e imponuar me dhunë. Vite te tëra populli i Kosovës jetoi në rrethana jo normale, i shtypur, i rrahur, i përbuzur, i dënuar , i vrarë dhe i masakruar, pra thënë shkurt "si në luftë". Popullit të Kosovës gjatë atyre viteve deshi apo nuk deshi kaloi nepër sakrifica te mëdha u privua nga liria e tij personale. Kosova dhe populli i saj përjetuan nëse guxojmë ta quajmë një luftë të ftohët. Orvatjet e pa ndërprera të regjimit serbë për ta asimiluar, shpërngulur dhe zhdukur popullin shqipëtar nuk u ndërpren kurrë. Politikanët tanë e qeveritarët e Kosovës, sot janë bërë demokratë dhe gojën plot demokraci. Pjesa dërmuese e liderëve të Kosovës kurrë s'kanë qenë politikan dhe kurrë s'janë marrë me politikë. Ata kur hyjnë në "gara" deklarojnë se do të angazhohen më shumë për Kosovën, kombin e Atdheun. Mirëpo vetëm dëshira nuk mjafton. Aty kërkohet punë sistematike, profesionalizëm, aftësi, tolerancë, përkushtim dhe më shumë demokraci. Të gjithë e diejm se Partit politike në Kosovë, kredibilitetin e tyre e politik e muarën nga Europa dhe Amerika. Të huajt në Kosovë i vlerësuan (apo i notuan) politikanët naivë dhe të pa përvojë, pra të huajt ua rritën kredibilitetin në Kosovë dhe jashtë saj. Të huajt akoma po i mësojnë se si të flasin.., dhe çka të flasin ! Të huajt : Eulexi, Kfor-i, po luajn rolin vendimtarë në zgjidhjen e problemeve më të vogla e deri tek ato me rëndësi kombëtare. Të huajt po luajnë akoma rolin e këshilltarëve të fuqishëm nga gjëja "përvoja që kanë", por të fuqishëm edhe nga potenciali i shtetit që përfaqësojnë.
Pasi në Kosovë u krijuan shumë parti politike, natyrishtë se edhe këshilltarët janë të shumtë dhe nga shumë shtete të botës: Amerika,
Weingarten Gjermani , 18.03.2011