E enjte, 14.11.2024, 01:35 PM (GMT)

Mendime

Dibran Demaku: Regjistrimi i popullsisë

E marte, 15.03.2011, 07:58 PM


REGJISTRIMI I POPULLSISË

 

Nga Dibran Demaku

 

Në fillim të muajit prill të këtij viti është paraparë që të bëhet regjistrimi i popullsisë në tri vendet ballkanike: Në Shqipëri,në Kosovë dhe në Maqedoni. Është kjo një koinçidencë apo ndonjë moment i menduar mirë i ndonjë faktori të jashtëm që nuk ia do të mirën kombit shqiptar,mbetet të shihet.

Në këto tri shtetet ballkanike jeton me shekuj kombi shqiptar.Në Shqipëri dhe në Kosovë në shumicë absolute,ndërkaq në Maqedoni në një përqindje shumë të madhe.

Derisa në Shqipëri dhe Maqedoni janë bërë rexhistrime të popullsisë në afatet  e caktuara me ligjet dhe kushtetutat e atyre vendeve,në Kosovë për shkaqe që dihen nuk ka pasur rexhistrim të popullsisë tash e tridhjetë vite.

Rexhistrimi i popullsisë në këto tri vende në muajin prill të këtij viti mund të sjell numra skandaloz sa i përket numrit të përgjithshëm të shqiptarëve!

Dihet se në të trija këto vende në njëzetë vitet e fundit ka pasur probleme politike dhe ekonomike.Dihet se për shkak të atyre provlemeve nga të trija këto vende ka pasur shpërngulje të mëdha të popullatës në vende të ndryshme të botës.Dihet gjithashtu se përqindja e të shpërngulurve në bazë kombëtare deri në përmasa tragjike i takojnë kombit shqiptar.

Nga Republika e Shqipërisë sipas mediave të ndryshme vizive dhe të shkruara(sepse statistika zyrtare nuk ka,ose së paku nuk janë thënë asnjëherë)thuhet se në njëzetë vitet e fundit është shpërngulur nëpër botë një e treta e popullsisë së përgjithshme!Nga Republika e Kosovës gjithashtu sipas mediave vizive dhe të shkruara(sepse edhe në Kosovë statistikat zyrtare mungojnë) thuhet se gjatë njëzetë viteve të fundit është shpërngulur një e katërta e popullsisë.Ndërkaq nga Republika e Maqedonisë thuhet se është shpërngulur një numër i madh i popullsisë shqiptare.Sepse nga ai vend ka vazhduar në vijimësi shpërngulja e popullsisë shqiptare që nga mbarimi i luftës së dytë botërore.Sa është numri i të shpërngulurve nga ai vend nuk dihet.

Po sipas atyre mediave numri i përgjithshëm i të shpërngulurve nga Republika e Shqipërisë e kap  numrin e një milionëshit,nga Republika e Kosovës numrin e peëqindmijëshit e po aq edhe nga Republika e Maqedonisë.

Të ikurit apo të shpërngulurit shqiptar nga të trija këto vende i kanë shkaqet dhe fatet e ndryshme.

Se ku ndodhen në këtë moment ata të shpërngulur apo siç dikush i quan emigrantë tashmë dihet botërisht.Shqiptarët e shpërngulur nga Shqipëria në numër të madh sot jetojnë e punojnë në Greqi dhe Itali.Shqiptarët e shpërngulur të Kosovës në numër më të madh sot jetojnë në Gjermani dhe Zvicër,por edhe në vende të tjera të Bashkimit Europian.Ndërkaq shqiptarët e hspërngulur nga Republika e Maqedonisë në numër më të madh sot jetojnë dhe punojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,por edhe në vende të ndryshme të Bashkimit Europian.

E cekëm më lartë se të shpërngulurit nga këto tri vende kanë pasur edhe shkaqet dhe fatet e tyre.

Të shpërngulurit nga Republika e Shqipërisë të vendosur në Greqi mbase e kanë pasur fatin e tyre më të keq! Themi kështu kur e kemi parasyshë që ata për të siguruar një leje qëndrimi apo pune ishin të detyruar nga organet greke që të ndërronin emra e mbiemrat e vet shqiptar dhe të merrnin emra grek.Pastaj ishin të detyruar që të ndërronin edhe religjionin! Në këtë mënyrë ata sot e gjithë ditën numrohen si pjestarë të minoritetit grek nga Shqipëria?!Fati i tyre është tragjik sa ishte fati i të shpërngulurve nga Kosova për në Turqi që pas luftës së parë botërore.Edhe shqiptarët e Kosovës që shpërnguleshin atëherë për në Turqi ishin të detyruar që të linin emrat e mbiamrat shqiptar dhe të merrnin emra e mbiemra turq.Kështuqë emigrantët shqiptar në Greqi sot thuajse janë të humbur si shqiptar,sepse ata atje sot njihen me emra dhe mbiemra grek.Greqia si Turqia dikur i ka detyruar shqiptarët që të ndërrojnë identitet.Dhe ata shqiptar emigrant me emra e mbiemra grek edhe nëse rexhistrohen në rexhistrimin e pritshëm do të rexhistrohen si grek?!

Vonë shumë vonë u kujtua shteti dhe shoqëria shqiptare për këtë fenomen të rrezikshëm që do ta gërryejë me dekada kombin shqiptar.Në kohë të fundit bëhet zhurmë e madhe nëpër media të ndryshme,se emigrantët shqiptar me emra grek në Greqi janë shqiptar!Përse ky shtet dhe kjo shoqëri nuk reaguan në fillim të atij fenomeni të dëmshëm kombëtar.Përse nuk i dilnin atëherë në pritë.Apo atëherë nuk kishin kohë?! (Na kujtohen nga ajo kohë vetëm ca skeqe humoristike që merreshin me këtë fenomen tragjik dhe asgjë më shumë?!).Kjo neglizhencë apo pakujdesi e atëhershme do të hakmerret tash kur të bëhet rexhistrimi i popullsisë!

Në vende të tjera të Bashkimit Europian ata nuk kanë qenë të detyruar që të ndërrojnë emrat e tyre dhe as identitetin kombëtar.

Shqiptarët e shpërngulur nga Kosova,apo emigrantët kosovarë në fillim patën qëndrim dhe mendim krejt tjetër.Ata në fillim do të deklaronin se po iknin nga Kosova vetëm përkohësisht.Se do të ktheheshin në vatrat e tyre sapo të largohej pushtuesi serbë!Edhe sot na ushtojnë në vesh ato thirrjet e tyre.“Mirupafshim në Kosovën e lirë!“ Por…nga e thëna deri tek e bëra na qenka një rrugë e pakrye!

Pas luftës heroike të UÇK-së dhe aleatëve Kosova u çlirua nga pushtuesi serb.Po bëhen tash dymbëdhjet vjet nga arritja e lirisë së Kosovës dhe emigrantët e saj nuk po kthehen?!I kanë harruar ato thirrjet:“Mirupafshim në Kosovën e lirë!“ Por në anën tjetër edhe shteti e shoqëria kosovare gjatë këtyre viteve në liri thuajse nuk bëri asgjë për qytetarët e vet të shpërndarë nëpër botë. Qeveritë e ndryshme të Kosovës që nga pas lufta bënë shumë(edhe me mjete materiale )që të rikthenin në Kosovë serbët e shpërngulur e asgjë pë për shqiptarët?!

Ndërkaq emigrantët e Kosovës mbase edhe të frustruar nga mosinteresimi i vendit të vetë vijuan të integrohen në shoqëritë e vendeve ku jetojnë! Filluan të blejnë shtëpi e katandi dhe të nguliten nëpër ato vende!Ndërkaq fëmijët e tyre kanë filluar edhe ta harrojnë gjuhën e nënës?!

Dhe kur shtetet shqiptare Shqipëria dhe Kosova nuk interesohen fare për emigrantët e vet,përse do të interesohej shteti dhe shoqëria maqedone për emigrantët shqiptar të Maqedonisë?!

Por të kthehemi edhe njëherë tek rexhistrimi i popullsisë që do të bëhet në fillim të muajit prill.Kanë mbetur thuajse vetëm dy javë deri tek ai rexhistrim dhe qytetarët e këtyre vendeve emigrantë në vende të ndryshme të botës ende nuk e dinë se ai rexhistrim do të vlejë edhe për ta apo jo?! Apo ata do të mbesin qytetarë të askujt?!...Dhe pastaj të habitur do të klithim:Sa pak shqiptar paskemi mbetur!!!... Vetëm atëherë do të jetë vonë për gjithçka…



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora