E merkure, 11.12.2024, 07:35 PM (GMT)

Mendime

Ramiz Dërmaku: Ideja për Bashkim Kombëtar si barometër duhet të ketë vullnetin e popullit

E hene, 14.03.2011, 07:58 PM


IDEJA  PER  BASHKIMIN  KOMBETARE  SI  BAROMETER

  KRYESOR DUHET  TA KETE  VULLNETIN  E POPULLIT

    

Kombit shqipëtarë i duhen politikaj vizionarë.

 

Shkruan: Ramiz Dërmaku

 

          Të gjithë politikajtë tanë po kërkojnë nga populli që të hyjmë sa më parë në BE, por asnjëri prej tyre ( shtet arëve - liderëve), nuk e dinë se si do të shkojmë .., dhe pse do të shkojmë atje ? !. Dëshira e popullit tonë është bashkimi kombëtar me një shtet të vetëm, mirpo këtë nuk do ta pranojnë të tjerët..,  por edhe ndërkombëtarët. Për tu realizuar kjo dëshirë e popullit- ose për tu realizu me sukses bashkimi kombëtar, së pari duhet të bashkohet populli, emocionalishtë dhe shpirtërishtë. Kur të kryhet ky procesë i rëndësishem kombëtar pra kur të bashkohet populli, ai do të ngrit zërin e tij përmes protestave të cilat, i deshën apo nuk i deshën liderët tanë ky proces pra do të kryhet. Bashkimi kombëtar dëshirë e kahmotshme e shumë shqiptarëve nuk është proces i lehtë, mirëpo me një pjekuri politike dhe me një tolerancë e vigjilencë do të jetësohet në prakatikë. Në politikën shqipëtare të vetëquajturit "realistë", ithtarët dhe liderët politikë të bashkimit kombëtar, zakonishtë konsiderohen si "idealistë". Sipas dioptrisë së tyre politike, ideali i bashkimit të kombit shqipëtar në një shtet - nuk është asgjë më shumë se sa dëshirë e idealistëve, madje disa shkojnë edhe më tej, duke e klasifikuar si kërkesë maksimaliste dhe si dëshirë e një mentaliteti nacionalistë të dy shekujve të fundit. Ata, po thonë...,

Kosova tani është shtet dhe të huajt nuk na lejojnë bashkimin kombëtarë ?  ! .

 Po të ndalemi pak dhe ti kthehemi historisë prapa; do të pyesim të gjithë ata që janë kundra bashkimit kombëtarë.., Po pse u lejua bashkimi i dy Gjermanive, pa mëdyshje del konstatimi se edhe ne - pra kombit shqipëtarë, na takon ajo e drejtë, pra vetë të vendosim për bashkimin kombëtar, dhe ta realizojmë këtë ëndërr shekullore.Ndoshta asë ne gjenerata jonë nuk mund ta realizojmë këtë ëndërr shekullore, mirëpo asesi nuk guxojmë të heqim dorë nga kjo. Të gjithë ata që mendojnë se bashkimi kombëtar është një utopi, gabojnë rëndë, sepse për të ardhmen e sotmja tregon më pak se e nesërmja. Mundësitë tona nuk mund të jenë me ato të pasëardhësve tanë  nesër . Prandaj, kombit shqipëtar më shumë se kurrë i duhen politikaj vizionarë, të aftë,  njerëz që  e shofin të ardhmën. Prandaj, ne kombit tonë i duhen politikaj, të cilët udhëheqin politika vizionare.

Ideja e bashkimit kombëtar të shqipëtarëve si barometër kryesor duhet ta ketë vullnetin e popullit. Vullneti i popullit nuk mund të bëhet me logaritje matematikore por me punë sistematike dhe çdo herë duke i vu në përdorim metodat demokratike. Nëse ekziston vullneti i popullit për bashkim kombëtar , nuk duhet pytur se a është largë bashkimi kombëtar, por duhet punuar me vullnet e përkushtim, pa frikë e me guxim, por çdo herë në drejtim të bashkimit kombëtarë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora