E marte, 03.12.2024, 02:06 AM (GMT)

Mendime

Albin Kurti: Leutrimi

E diele, 13.03.2011, 07:56 PM


Leutrimi

 

Shkruan: Albin Kurti

albinkurti@gmail.com

 

Të shtunën që shkoi nga pusia u vra djaloshi Leutrim Musliu prej fshatit Uglar të Gjilanit. Bashkë me të atin e tij ai kishte shkuar të marrë dru në mal, të cilat pastaj i shisnin në pazar. Nuk kishin pasur traktor ose ndonjë automjet me vete, drutë i ngarkonin në një qerre me dy kuaj. Aq e varfër ishte kjo familje, saqë Leutrimi ishte detyruar ta ndërpriste shkollimin për t’i ndihmuar babait në këtë punë të rëndë fizike, përmes së cilës siguronin bukën e gojës.

Pikërisht më 5 mars, kur gjithë shqiptarët dhe Kosova po përkujtonin me krenari rënien e Komandantit legjendar Adem Jashari dhe 55 anëtarëve të tjerë të familjes së tij, pra në ditën kur po shënonim 13-vjetorin e Epopesë së lavdishme të UÇK-së, u vra Leutrimi 13-vjeçar. Pylli ku atij dhe prindit të tij i ishte ngritur prita ndodhej midis fshatrave Uglar dhe Pasjan të komunës së Gjilanit. Në fakt, pas decentralizimit mbi baza etnike sipas Planit të Ahtisaarit, Pasjani, duke qenë i banuar me serbë, nuk i përket më komunës së Gjilanit. Ky fshat tash bën pjesë në komunën e re të Parteshit, një fshat tjetër ky po ashtu me popullsi serbe.

Mbi njerëz të paarmatosur kanë shtënë me armë automatike njëherë nga ana e majtë e pastaj edhe nga ana e djathtë, persona tash për tash të panjohur. Përveç gëzhojave të plumbave të automatikut, në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe aso të pushkëve të tjera e madje edhe siguresa bombash. Dëshmitarët thonë të kenë dëgjuar së paku një eksplodim bombe. Leutrimi është qëlluar në bel, plumbi në dalje i kishte shkaktuar një plagë të madhe dhe ai ka ndërruar jetë pas më pak se gjysmë ore.

Për këtë rast është arrestuar një serb me inicialet Zh. S., por ai është liruar të nesërmen. Policia e Kosovës thotë se hetimet vazhdojnë dhe se njëri nga të dyshuarit kryesorë që ndodhet në arrati është pjesëtar i kundërzbulimit ushtarak të Serbisë, KOS-it famëkeq. Nëpër të gjitha shtëpitë që i ka bastisur policia në Pasjan janë gjetur armë e municion i shumtë dhe i llojllojshëm.

Në fillim u tha që kjo vrasje është bërë me motive etnike. Por, tash po del që është më shumë se kaq. Persona të strukturave elite të shtetit të Serbisë dyshohet se qenkan të involvuar në këtë krim të tmerrshëm. Zaten, kështu ka qenë gjithnjë. Serbët nuk i kanë vrarë shqiptarët sepse thjesht ata janë serbë e ne jemi shqiptarë. Luftërat nuk janë shkaktuar prej dallimit etnik a kombëtar si të tillë. Krimet ndaj shqiptarëve janë bërë prej serbëve të organizuar nga shteti dhe të udhëhequr nga shteti. Nuk na kanë vrarë serbët pse ishim të ndryshëm prej tyre, por pse kështu shkruante se duhej bërë nëpër elaborate e projekte në Beograd. Serbia ka vrarë fëmijë shqiptarë në Kosovë para luftës, gjatë luftës por edhe pas saj. E vetmja risi është që ajo vazhdon ta bëjë këtë edhe tre vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Paramendojeni situatën e kundërt. Po të vritej ndonjë fëmijë serb në Kosovë, sigurisht që edhe KS i OKB-së do të mbante mbledhje të jashtëzakonshme; dhe, jo vetëm që do të kishte shumë shqiptarë të arrestuar, por asnjëri prej tyre, ama bash asnjëri, s’do të mund të lirohej të nesërmen.

Është indikative se si në çdo shtëpi serbe që është bastisur është gjetur shumë armatim. Kjo nuk do të thotë që policia e Kosovës kishte fat, por më parë që çdo shtëpi serbe është përplot armatim. Ama për dallim nga shtëpitë e shqiptarëve, shtëpitë e serbëve bastisen eventualisht vetëm pasi të jetë kryer ndonjë krim.

S’ka dyshim që policia e Kosovës po mundohet ta mbajë këtë rast në një profil sa më të ulët. Të gjithë e dimë se si kur gjendet armatim në shtëpitë e shqiptarëve ai ekspozohet para kamerave dhe bëhet spektakël me atë punë. Jo edhe me këtë rast, pasi që në pyetje janë serbët. Dikush madje ishte kujdesur që t’i heqë edhe lajmërimet për varrimin e Leutrimit nëpër qytetin e Gjilanit para se të varrosej ai të hënën.

Gjithsesi shumë çuditshëm po sillet kjo pavarësia e shtetit tonë.

 

KOMENTET:

 

peja (Kosovë): 11-03-2011 15:20

Mirë po na bajnë na vran para lufte gjat lufte dhe mas lufte e ne vetem po mirrem me konstatime dhe me vajtime.Një organizim nga ana jon i mir dhe per një nat me i njek prej ati katundi ata maxhup të karpateve dhe me viktima sa me shum nëse ësht e mundur.

Ermali (Kosove): 11-03-2011 14:19

Eshte per tu dhimbsur shume leutrimi, dhe familjaret ne ti pranojn ngushllimet e perzemerta! Por nuk pajtohem plotesisht me z. Kurti, kur e qan Leutrimin, e vet nuk ndihet pergjegjes per vrasjen ne Banje te Malisheves.Lej prrallat z. Albin , por banu vertet kombetar, jo vetem me fjale e fjalime te kota.

Petrit Toska (Peje): 11-03-2011 11:23

Per ivendosuri(malisheve)dhe Pejoni(france).Une nuk kam votuar per asnje parti,dhe ju qe keni votuar per vetevendosje e Albinit,shkoni dhe qlironi Pejen nga Mali i zi.Ku e keni Florin krasniqin e VETEVENDOSJES qe nuk po i ndegjehet Zeri se eshte i Gjalle.a e dini ju se Florini ka MARRDHENIE te mira me Behxhet Pacollin.Pejoni, Qifutet apo hebrenjet jane populli me nacionalist ne Bote,ndersa Shqiptaret populli me FRIGACAK ne Bote.Qifutet 99% te rroges se tyre ja japin Shtetit Izrealit,ndersa 1% e ndalin per Vete.Shqipatet blejne qdo dite ushqime Serbe,greke,maqedone,ndersa Qifutet e kane LIGJE,se po te bleje nje Qifut mallra nga nje shtet ARMIKE i tije,Denohet me VDEKJE nga shteti Qifute.Ndersa ti Pejoni na flet per MOSSAD-in,pa e ditur se nga qfare populli eshte i rritur dhe zhvilluar deri me sot Mossad-i.Hitleri ka lene nje fjale te mire-Gjithe boten pagova SPIUN me pare,ndersa Shqiptaret ishin Spiun pa Pare.Pra Pejoni, Vetevndosja ka dal nga ky popull,dhe jo nga Marsi.Flm zeri.info

Ardian Dajkoci (Te murrizat): 11-03-2011 09:07

O Albin jan mesuar ti rrahesh e ti vrasesh kot flet.Qeveria i ka pruar popullin ne gjendje mjerimi aq sa edhe nuk kan fuqi te mbrohen VET se per shtet harrroje.Thuaj se te gjithe jan te zene me biznes keshtu qe nuk kan kohe te mirren me pune te (KOTA) shpejt do te harrohet LEOTRIMI kjo moto perdoret ne ditet e sotme ne Kosove.Ambient i ftoft o Albin.

ivendosuri (malisheve): 10-03-2011 22:53

o petrit cka po han ne mengjes qe qenke kaq i mencur? me luge te cajit mos po pin men! shko mbroje kufinin qe mali zi te ka ardhe mbi peje. mos shit koballa se populli e din kush eshte albini. s`ka nevoj me ju 'sqaru' ti

pejoni (France): 10-03-2011 22:34

Ngushllime te sinqerta familjes se Leotrimit,Zoti jau forcoft durimin. Albin Kurti shum me vend ky shkrim je shum i zoti te gjith e dim,por ne populli kemi nevoj per pune dhe fakte jo veq deklarata dhe protesta.Bota ka ndryshuar,bota nuk fonksionon ne ket menyr qe edhe ti vet e din,nese ja don te miren kti populli shiko shtetformimin e Izraelit se si u formu mosadi e pastaj shteti,Kosova ka nevoj per nje mosad shqipetar patriot. Levizjet,fjalimet,debatet te gjitha jan te kota...!Shqiperia Etnike!

Duka (hollande): 10-03-2011 19:08

Po te ushin serbe ne mal do mund te shkonin me traktorin e dhuruar nga thaqi...

Petrit Toska (Peje): 10-03-2011 18:22

Per Dona(Prishtine).Pasi qe ju Dona,qenkeni me e INFORMUAR per aktivitetin e Vetevendosjes,na trego tani te gjitheve ketu,se Qfare ore kane qene ne familjen e Leutrimit per Ngushllime diten e marte,dhe kush ka qene tjeter Perveq Albinit aty.Pasi qe Vrasja e Leutrimit eshte nje Vrasje Politike,dhe Vetevndosje do ta kishe bere PUBLIKE,te pakten ne Facebook,kete Vizit ne familje e Leutrimit.Tani po presim pergjigjejen tende z.Dona.

Dona (Prishtine ): 10-03-2011 16:42

@ Petrit Toska Albini bashke me aktiviste te tjere ka qene ne familejn e te ndjerit Leutrim, te Marten, po per dallim prej tjereve nuk thrrasin kamera me u pa qe ishin.Vv nuk bon sene veq me u pa, dhe jam e bindur qe ngushllimet qe ua ka dhen Vv familjes se Leutrimit, jane shum te sinqerta e jo ato te qeveritareve qe i kan dhene NEPER MEDIA. kshtuqe mos fol pa dite o djal se nuk te koke kerkah ;)

hello (Prishtine): 10-03-2011 12:03

double standards!

shqiperimi_2010 (skandinavi): 10-03-2011 11:34

Gjaku i shqiptareve po rrjedh enda si pasoje e klases sunduese e patriotave tane.Qe kane rrokur udheheqjen e vendit vetem e vetem se si te pasurohen me shume, sepse keta harruan amanetin e shokeve te tyre.Dua ta pyese kryetarin e Kosoves(te zgjedhur nga keta vrasesit dhe te vetequajturit kosovaca) B. Pacollin se ku eshte ky trim qe po e viziton uren e Mitrovices(natyrisht me percjellje dhe sigurimin e policis) e kinse po i vizitoje kufijet,e qe populli po i vritet para syve te te mijerave ushtare te KFORIT si dhe policis se Kosoves.Po ku je more trim tani tregoje vehten dhe ngrite zerin deri ne qiell sa qe edhe Kombet e bashkuara te dridhen e te shohin me sy qel se ende ne Kosove po ndodhe e po vepron dora e gjaktareve serb.Por jo se ju jeni i shitur se bashku me keta te PDK-se.Ju jeni mik i armikut te popullit tim kurse keta te PDK-se jane shiture te EULEKSI.Prandaj more te mjer sa ma par te jepni doreheqje se populli do tiu tregoje se ku e keni vendin.Liri popullit e vdekje tradhtare

Duka (hollande): 10-03-2011 11:33

Po te ushin serbe ne mal do mund te shkonin me traktorin e dhuruar nga thaqi...

Petrit Toska (Peje): 10-03-2011 10:48

Per komentueset,-Jetmiri dhe Kushtrimi.Per te bere nje kritike,nuk duhet patjeter te jesh perkrahes i hashimit,ramushit,pacollit apo ises.Kritika ime eshte me vend,duke e ditur se fjalimi i Albinit ne Kuvend,nuk eshte para Protestuesve,por para Kuvendareve,qe gjysma e tyre jane UDB-she,e gjysma jane serbe,goran turq,magjupe.Albini nuk ishte ne gjendeje te pakten te NDIZNIN QIRINJE,para teatrit kombetare,per te nderuar Leutrimin,ashtu sikur e kan ZAKON !?!Albini,apo ndonje aktivist tjetar as,qe ishin ne Varrimin e Leutrimit,apo nuk e ngushlluan familjen e leutrimit,as ne Media,dhe as ne faqen e tyre ne Facebook.Albini kupton mire nga politikat GLOBALE,qe qellimi,i Serbeve permes Vrasjes se Leutrimit, ishte qe vemendja te Fukusohen ne Trekendeshin KUFITARE,-Kosove-Serbie dhe Maqedoni,dhe keshtu Albini qendroje ne REZERVE,duke e shkruar vetem kete Artikull,sa per sy e faqe,gjoja se une interesohem,per Popullin.Intrigat e Albinit,i po i Kupton populli dal nga dal.Flm zeri.info

Enver (Suharek): 10-03-2011 10:47

Kushtrim pse po ja fut kot kur nuk din.Edhe albin kurti poja fut kot.Edhe ky patriot mr bsteria esht sen me shum.Lete gjindet vrasesi kush eshte.E lete dihet arsya e vrasjes.Edita duhet me bisedu me hec para kosova.e mos folni pa asni lidje oooo patriota.ku ishit kur kaqen koha. Naper evrop,neper muzika.tash po flitni.Pse nuk ikeni largu ata serb nga aty sikur ne nuk kemi asnje 1.

Agroni (Prishtinë): 10-03-2011 08:32

Per ti rene trup ksaj pune, Ti sikurse babi i leutrimit te gjore, jeni te njejte. Ai mori djalin e tij, ne nje mes ku edhe ai e ka ditur rrezikun dhe humbi jeten e tij, ndersa Ti, more djem te ri te pafajshem per ta rrezuar qeverin dhe djegur ate, duke e ditur rrezikun, dhe ne fund humben dy jete. Keto dy jete humben per shkak te kauzes tende personale per tu faktorizuar ne institucione dhe tash veq je aty. Pra ti perfitove sikurse babai i leotrimit te gjor icili perfitoj ca te holla legale nga thaqi dhe ca jolegale nga Pacolli. Tash nga ti do te kerkojn llogari ata te ciet i fute ne flak per kauzen tende, njejte sikur babit te leotrimit te gjor, te nesermen, vellezerit e Leotrimit do ta pyesin baban: perse e More leotrimin e vogel te jete me ty kur ti shkoje ne vendin ku ke ditur se ka rrezik?

kushtrim (Prishtine): 10-03-2011 03:06

Pulat e Petritit- TI shoke pom doket as nuk e paska lexu ket shrime deri ne fund e as seancen ne parlament kur ka fol Albini nuk e paske pa.Ti edhe logjika te kokshit larg ,ky po mundohet me ndryshu qat pjes ku nuk ka nevoj me ndodh hiqq vrasja e me shku shkejt ne male me vra shqiptar si me dal ne gjyeti. Pse ti nuk pe merr shembullin tjeter, ku diten qe te ndjerit u ka hap e pamja ne shpi, Edita Tahiri me delegacionin e vete ja kan dhone doren shkaut(vllaut te vrasesit) e kan kesh para kamerav. Me pas ndodh ni dit ma heret me u vra ni femi shka ish anulu takimi... keshtu qe hajt shko qitju pulav(Petritit) e mos shkruj kishe po thom diqka .

Burhani (London): 10-03-2011 00:20

O mençuraka që pretendoni që dini, kah jeni strukë ?! Që nga strofullat e juaja të ngrohta lehtë e keni tani të lëshoni nganjë klithmë kur ndodhë diçka e tillë sikur që i ndodhi kësaj here (Leutrimi). Por shumë nga ju s'po jeni të gatëshëm të jepni një metelik për shoqërinë ma të gjërë që të parandalohen këto, se iu kan marrë mend kerret luksoze, shtëpiat shumë katëshe...e me i përvil duart për të mirren e përgjithshme po i leni barinjtë që e kanë marrë drejtimin e Kosovës (me ose pa dije) drejtë Serbisë. Albini, të paktën po ban aq sa po mundet, po e zgjon pak a shumë ndergjegjen e juaj të fjetur. Këëtë po e ban për ne, derisa ju zhurmaxhi klithni nganjëherë kështu të habitur nga një 'pasuri' e vogësl që keni kriju e tani lëshoni lotë krokodili për Leutrimin (dhe Kosovën). Çkeni ju me Albinin që iu ka dal përpara injorantëve (e ndoshta edhe shpirtshiturëve) në Kuvend !?

Jetmiri (Prishtine): 09-03-2011 23:48

Petrit Toska, duhesh te dallosh Opoziten me Poziten, Cdo fjal qe ka ka qite goja e Albinit qashtut eshte bere, pse po duhet me humb kohen une me te kthy ty , kur po dihet shum mire kush po shkrun neper portalet e internetit, ju qe nuk shihni me larg se hunda e juve, e qe besa nuk shifni hiq. Nese ke deshire te dergoj personalisht te Hashim Thaci edhe kape per qafe , nese qaq shum po e don.

kastriot (gjermani): 09-03-2011 21:55

Te lumte Albin..ju dhe Vetevendosja jeni shpresa e vetme e ketij kombi vetem PERPARA!!!

Petrit Toska (Peje): 09-03-2011 21:22

Albin,edhe ju ishit ne Gjume,diten e hene,sepse ishit te perkushtuar me deklarata boshe ne Kuvendin Kukulle te Atihsarit,dhe nuk reaguat fare ne Media ne Rastin e Leutrimit,siq thuani ju,ne do bejme Protesta !!!Ju jeni bere si Veton surroi,i cili Kundershton Dialogun Serbie-Kosove,ndersa vete ka Marre miliona ouro si negociatore ne takime e Vjenes nga Shtetet e Kunnit.Tani jeni ulur ne karrigen e Deputetit,dhe se Protestat ishin te shkuara e te harruara siq thot Populli.Mire qe e kemi edhe kete Internet,dhe ca media te shitura,se do te ju kishim para vetem ne ditet e bajramit,dhe kur te kishte vdekur dikush,si tani Leutrimi.Ku jane premtimet se do te ndani 600 euro,nga rroga e Deputetit,per familjet e varefra !!!-Albin koha juaj Mbaroi,ne sallen e Kuvendit te Atihsrit,i cili ju liroi nga Burgu.Nje dore e lane,doren tjeter.

A. F. (Sharr): 09-03-2011 19:56

Albin, bashke me VETEVENDOSJE!-n jeni krenaria e kombit shqiptar. Dhashte Zoti qe keto raste me te mos perseriten, por sido qe te jete, kur e kemi parasysh faktin qe "hashimat" po bejne koncesione te reja me Serbine, do te na gjeje edhe me e keçja ndoshta. Duhet njehere e pergjithmone te zgjohemi nga ky gjum i rende e turbullt!

Hasi (Austri): 09-03-2011 19:55

Prej kur u vra Leutrimi doja shpesh te behesha edhe une pjese e komenteve te shumta per kete teme dhe te shprehja dhimbjen e madhe qe ndjeva nga humbja e ketij femiu te pafajshem qe per idaren e shtepise se vet u detyrua te dilte ne mal dhe t'i ndihmonte te atit ne berjen e druve, por nuk mundja sepse ndjeja nje ngerc te madh ne fyt sa here qe doja te shkruaja dhe me humbnin gjithe ato fjale qe doja t'i shtypja. I shprehe ngushllimet e mia te perzemerta familjes se Leutrimit. Leutrimi eshte edhe nje viktime tjeter e kesaj politike te keqe qe po udhehiqet ne Kosove, ku serbet guxojne ti bejne te gjitha: Te perfaqesohen ne parlament pa votuar kush per ta; te hyjne e te dalin ne Kosove sa her qe t'ju doje qejfi dhe me cfare do dokumente e tabela qe te dojne pa u kontrolluar nga askush; T'i shesin pronat per t'i marre pastaj shtepite e reja te ndertuara nga qeveria jone; te rrahin femije e te rritur; te djegin pronat e Kosoves; te vrasin e te pijne gjak shqiptari;ta ndjane ate sipas deshir

Petiriti (Prishtine): 09-03-2011 19:23

O Albin mos hin llugave ajo cka Hashimi thote eshte se e denon ashpeeer edhe se ky quni ka pas faj qe eshte Shqiptare e qe ka qene ne kohen e gabuar ne vendin e gabuar tash Traktoristi ju gon do pare e e blen edhe kete lajme e shafit me nje fjale ...........si ta ka keq e qel kuleten e qe pare e qe besa ka bo pare kogja na blen kejtve tash

Kodra e Hutit (Lion): 09-03-2011 18:55

Na rrnofshin Drenicakt se na Enklavizun Kosoven.Posht Drenica

grande (Prishtine): 09-03-2011 18:08

Je Fenomenal o Albin , i vetmi qe ne cdo shkrim prek temat aktuale te ktij vendit, prek temat per te cilet qeveria "nuk ka kohe" te mirret me to se duhet te shkoj ne bisedime , te humb edhe me letra veriun, gjithsesi VV-ja po bene diferencen ne politike.

Gjini (ner dardhë): 09-03-2011 18:02

O BIN shikojë reagimet e qeverisë per pengesat e serrbëve që kthehen në Kosovë (ne vendin e krimit) e reagimi i qeverisë dhe shtetit per vrasjen e Leutrimit askund. Zonjëza Edita kur e shtriu doren qeverisë serrbe (unë i pashë duartë e të vrarve, unë i pashë duartë e plagosurve, unë i pashë duatë e nënave , vajzave, bijave të perdhunëuarve nga policia, ushtria serrbe) që luteshin mos, mos, mos, ua falni bile pa kerkuar falje se ne qetësi në dhe nuk mund të gjejmë.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora