E merkure, 11.12.2024, 07:49 PM (GMT)

Mendime

Shemsi Bunjaku: Mediet ndërkombëtare gabuan në rastin Marty

E shtune, 12.03.2011, 07:48 PM


Skandal medial

Mediet ndërkombëtare gabuan në rastin Marty

 

Nga Shemsi Bunjaku

Gazetar në televizionin publik norvegjez (NRK)

 

Raporti i Dick Martyt ishte i bazuar në dyshime. Duke i pasur për bazë pikërisht dyshimet, u krijua një imazh i keq për Kosovën te faktori ndërkombëtar. Dhe kjo bindje e keqe për Kosovën faktikisht u përhap nga mediet e ndryshme, të cilat ndihmuan që dyshimet e krijuara në raportin e Dick Martyt të paraqiten si dëshmi.

Medie të shumta ndërkombëtare bën atë që nuk është e zakonshme për idealin gazetaresk. Gazetarët e ndryshëm nëpër mediet ndërkombëtare i përzien rolet. Se pse ndodhi kjo, dhe a ndodhi me ose pa qëllim, është vështirë të konkludohet. Në disa mediume mund të supozohet se ndodhi me qëllim, e te shumë medie të tjera fatkeqësisht ishte lëshim i pashpjegueshëm, për mua i pakuptueshëm. Gazetarët i përzien rolet duke konkluduar nga pozicioni që nuk garanton gazetari të qëndrueshme. Shumica e medieve konkluduan duke qenë në rolin e referenteve, rol në të cilin informimi duhet tëjetë neutral, ku në shumicën e rasteve gazetarët janë vetëm përshkrues dhe observues të ndodhive.Rol në të cilin puna kryesore e gazetarit qëndron në mbledhjen e materialit në mënyrë të thjeshtë duke marrë nga një burim dhe duke e përcjell te lexuesi, pa qenë kritik. Raste të tilla janë, për shembull,paraqitjet nga mbledhje tëllojeve të ndryshme, duke qenë mikrofonpërcjellës të pjesëmarrësvenë mbledhje, apo të qenit të pranishëm në ndodhitë e rastit, si në rastin e fatkeqësive të komunikacionit

etj. Ky rol i gazetarisë është një metodë e punës që është larg idealit gazetaresk, por është i pranishëm pikërisht se ndikon në kuantitet, është mënyrë e shpejtë e punës dhe krijon mundësinë e mbushjes së boshllëkut që përditshmëria sjell me vete në mediume të ndryshme. Ky roli i referentit nuk është pozicion i qëndrueshëm ku gazetari mund të bëjë konkludime sepse metoda e mbledhjes dhe e gjykimit të materialit është sipërfaqësor. Për çudi,pikërisht nga ky pozicion nëpër mediume ndërkombëtare u konkludua se UÇK-ja nën drejtimin e Hashim Thaçit kishte kryer vepra

jashtë çdo etike humane.

Ky rol ndryshon nga roli i reporterit dhe roli i pedagogut gazetaresk,që së bashku janë ideal i shumicës së gazetarëve. Roli i reporterit është i bazuar në pozicionim aktiv,ku syri hulumtues dhe kritik i gazetarit është edhe qëllimi final.Një kombinim i dy roleve, atij të reporterit që luan rolin e gazetarit kritik dhe rolit të gazetarit pedagog,

atij që në vetvete përmban analizë thelbësore duke i pasur për bazë faktet dhe origjinën e fakteve,e që prapë gjykon metodën e punës së reporterit kritik. Ky kombinimi roleve gazetareske favorizon pozicionim për të konkluduar.Në role të tilla gazetarët krijojnë besim te publiku, njëkohësisht pozicionim të qëndrueshëm.

Pra, të referuarit është ndryshe nga të konkluduarit. Mediet kanë pasur mundësi t’ireferohen raportit të Dick Martyt

në mënyrë neutrale. Ka ekzistuarhapësirë e mjaftueshme për të informuar pa konkluduar, por mediet nuk mund t’i arsyetojnëtitujt dhe nëntitujt që patën vetëm një tregues, që është konkludimi se një gjë e tillë ka ndodhur.

Lexuesit skandinavë presin që ajo që shkruhet apo thuhet nëpër mediumet skandinave të jetë mirë e hulumtuar dhe e vërtetë. Njerëzit besojnë gjithë atë që e lexojnë nëpër medie. Kuptohet, ka nga ata që gjykojnë ndryshe duke logjikuar lajmin në bazë të përgatitjeve profesionale dhe shkencore,por shumica nuk kanë kohë

dhe de fakto kanë besim të plotë te publikimet mediale. Dhe kjo i bënë përgjegjëse mediet të sillen si e kërkon profesioni, ku publiku pret atë që lexon të jetë e vërtetë.E vërteta në kuptimin gazetaresk nuk është matematikë ku mund ta hedhësh provën e ta vërtetosh saktësinë e rezultatit, po nuk ështëas e vërtetë që ndërtohet në besime

fetare apo klanore. E vërteta gazetareske ndërtohet mbi logjikën e afrimit të fakteve, argumenteve,ekspertizave, burimeve të besueshme mirë të përgatitura,përjetimeve, logjikës së thjeshtësimit, gjithsesi të qenit kritik në maksimum.

Në rastin e publikimit të raportit të Dick Martyt nëpër mediet ndërkombëtare ka munguar totalisht kjo e vërtetë gazetareske. Unë lirisht mund të them se një pjesë e madhe, mos të them 99% e medieve botërore kanë bërë publik raportin e Dick Martyt duke iu referuar raportit sikur të ishte marrë direkt nga instancat e larta të paprekshme gjyqësore dhe pa të drejtë ankese. Dhe, e dyta, duke iu referuar mediet njëra-tjetrës.Kur bëhet fjalë për jetë a vdekje,

kur bëhet fjalë për luftërat e popujve për liri, kur bëhet fjalë për ikonat e kulturës të një populli siç është UÇK-ja për popullin shqiptar, atëherë nuk mund të arsyetohen konkludimet se kështu ka ndodhur, pa qenë kritik ndaj raportuesit, ndaj motiveve, ndaj qëndrimeve politike të tij gjatë historisë,ndaj realitetit logjistik të ngjarjeve, ndaj korrektësisë mjekësore, ndaj korrektësisë ligjore, ndaj mënyrës se si është botuar dhe llogarisë që i është bërë këtij raporti mes forcës që ky raport ka dhe dëmit që mund të shkaktojë. Nëse dikush ka menduar se mund të raportojë duke iu referuar vetëm raportit të Dick Martyt dhe duke iu referuar njëri medium tjetrit e ta quajë veten gazetar që e ka kryer detyrën, gabohet.Gazetaria nuk është më vetëm informative, ajo është shumë më shumë se kaq. Roli i gazetarisë është edhe infiltrues. Duke identifikuar ngjarjet me njerëz dhe organizata të caktuara gazetari me publikimet e tij mund që te njerëzit t’i krijojë opinionet lidhur me problematikat e caktuara që e rrethojnë shoqërinë. E më pas këto opinione kanë fuqinë e jashtëzakonshme në zhvillimet e përgjithshme të shoqërive duke i futur ato në debat.

A mund kush t’i llogarisë dëmet kur njerëzit futën në debat në premisa të gabuara?Të raportuarit në tituj dhe në nëntituj që konkludohet, duhet doemos të kihet një pozicion i qëndrueshëm, ku qëndrimi kritik është shumë më i thekshëm sesa që ishte në raport me raportin e Dick Martyt.

Të gjithë e dimë se kriteri që është marrë parasysh, kur mediet kanë publikuar lajmet, ka qenë jehonë e jashtëzakonshme e lajmit. Për mendimin tim, jehonë edhe më e madhe do të duhej t’u ishte dhënë përmbajtjes dhe formës së publikimeve që kanë qenë në kundërshtim me të gjitha etiket e mirëfillta gazetareske.

Element kyç që unë do ta kisha ndryshuar në logjikën e të menduarit gazetaresk në lidhje me raportin është që mediet të raportonin ndryshe nga komentatorët e ndeshjeve të futbollit.

Intelektual, politikan, luftëtarë të luftës çlirimtare, dhe njerëz të tjerë nga të dyja anët e kufirit shqiptar,kanë reaguar fort duke ngritur zërin kundër dyshimeve të ngritura në raportin e Dick Martyt. Këto dyshime pa ndonjë shpjegim logjik deri më sot u kanë shërbyer gazetarëve si burim për të konkluduar mbi lajmin. Ajo që dua të them është se lufta sot bëhet nga mediet. Dhe pikërisht mediet jan ato që kanë krijuar dyshime te masat e gjëra publike. Mediet e ndryshme në shumicën e vendeve që shkruan për raportin e Dick Martyt kanë shkelur mbi kauzën elementare të idealit gazetaresk duke mos qenë kritik me qëllim publikimi të së vërtetës.

Këto fakte krijojnë mjaft hapësirë që shoqatat e gazetarëve shqiptarë në Kosovë dhe Shqipëri ta ngritin zërin deri në maksimum kundrejt organizatave simotra nëpër botë. Nëpër të gjitha vendet evropiane ekzistojnë organizata gazetarësh që në llogaritë e tyre çdoherë në çdo kohë mbajnë qëndrime kritike ndaj mënyrës së përgatitjes dhe paraqitjes nga ana e gazetarëve të vet. Po sigurisht se kritikat duhet adresuar në mënyrë që informimi, infiltrimi dhe krijimi i opinioneve ta bëjë të mundshme edhe futjen e njerëzve në debate duke pasur për bazë premisat e drejta.

Mendoj se një kundërsulm shumë më i thekshëm ndaj medieve dhe mënyrës se si ato u përballuan me

raportin e Dick Martyt gjithnjë duke konkluduar pa qenë kritik,do ta kishte krijuar mundësinë e krijimit të një dyshimi mbi dyshimet e krijuara nga raporti i Dick Martyt. Gjithashtu ishte krijuar një mundësi debati tjetër,parë nga një perspektivë ndryshe nga ajo që ishte dhe që mbeti në mendjet e publikut ndërkombëtar.



(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora