E merkure, 04.12.2024, 11:00 PM (GMT)

Mendime

Hasan & Lajde Blakaj: Dardani ti Loke madhe

E shtune, 12.03.2011, 07:26 PM


Dardani ti  Loke madhe

 

Nga Hasan dhe Lajde Blakaj

 

Qajë Dardani se t´u  bë gjama. Qajë Dardani qajë. Qajë se tu vranë  miqt në derë të shtëpisë, qajë ti nënëloke, ti hallemadhe më këmbë të këputura e me shpresë të thyer. Bëhu e fortë sepse duan të varrosin per se gjalli. Mbaje koken lart si gjithmonë sepse edhe këto fortuna do i kalojmë. Ti djep i kombit  ti tokë e djegur-nënë dardane. Ti asnjëherë nuk u perkule para hordhive sllave, por tani duan të perkulin, të shkundin  të dridhin nga brënda.

 

Ah sa vështirë është kur ti i bën varrin vehtes e ske ku gjak as hak për t´marr. Ti ishe krenari e kombit, po më thuaj tani çfar të ka mbetë? Kur djemt tu vrasin miqt në mes të Europes , kur djemt tu tentojnë të vrasin miqt në tokën - shtëpinë e mikut .Kur djemt tu më pamje fëminore bartin mjekrra të mesjetes , vetem për hirë të dikujt që ska as ndjenjë as gjak e as gjen shqiptari.

 

Dhe prap  po duron,  edhe atëherë kur në parlamentin tënd ngrihen tre gishtrinjë, sepse ashtu deshem ne. Sepse kerkuam multietnecitet t´pa etni. Sepse kerkuam bashkëqeverisje t´pa qeveri. Athua si i vie era kësajë ? A mos i vie era neveri që smundesh as per të vjellë e as për ta kaperdi.

 

  Po ku jeni ore zogjë sokolash, po ku jeni ore zana malesh, racë krenare e kombit tonë ?…Po ku jeni o ju njerëz të zotit që flisni gjuhen e ëmbel shqipe! Pse lejoni këso poshtrimesh mu në mes të Yllirisë. Po ku jeni ju  Gegët e kombit, racë fisnike që ju këndojë Homeri? Jeni ra per dhe, keni vdekur per së gjalli. Mjegulla ua ka mbuluar sytë pasuria ua ka marr mendët, ju -korba të zi.

 

Gozhdohuni fortë per ato karrige dhë mos lëvizni nga to, mbështilluni fortë  më ato qilimat e

shkallëve të parlamentit dhe humbeni krenarinë, dinjitetin ashtu si e keni humbur ju zvarranik të kohës  moderne. ” Mos qani koken fare për Yllirin e ndarë as fare mos mendoni për nënat, motrat, nuset tona që janë të veshura më të zeza për mot të motëve”. Shikoni gishtrinjët e pistë të Rades, provokimet neveritse të një shkine plakë, sepse vetë e sollet aty. Nuk paten faj djemt qe heshtnin dhe e injoronin sepse kishin dy rrugë o ta injoronin ashtu si e injoruan ose ta hiqnin zvarr atë bushter shkinë, e që do ishte gjëja më e shemtuar per një shqiptar.

 

Pra urime , u zgjodhët më tre gishtri, ”President e Qeveri” Mbajeni fort atë flamur që e zhgarravitet vetë , futeni thell në gji edhe hymnin pa text e pa kuptim  këndojani permbi. Sepse, ishit të pa denjë të qendroni, sepse ishit të pa denjë ta mbroni flamurin e Zotit KUQ E ZI.

Nuk do jetë larg  kur një ditë do ju shtrydhin si limonin e të ju hudhin si këpucët e vjetra sepse nuk ju duheni më, ju butak – zvarranik të kohës moderne. ”Hiqni figurat e kombit nga muret hollet e minnistrive  dhë vendosni ato të Hoxhë Krasniqit ose mjekrroshat e Tora Borës” Faluni në tyrben e sulltan Muratit pushtuesit tënd, armikut të perbetuar të kobit tënd.

Pra nuk më ka mbetë gjë tjeter vetem tju themë : ”I lehtë ju qoftë dheu i tokës nënë” juve që e sollet në këtë gjendje kombin dhe shpresen e ardhmërisë shqiptare.

 

2011-03-09 Stockholm



(Vota: 36 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora