E hene, 29.04.2024, 05:40 AM (GMT+1)

Mendime

Lebit Murtishi: Kuvendi i „Salep Sulltanit“

E enjte, 10.03.2011, 08:18 PM


Kuvendi i „Salep Sulltanit“

 

Maratona e zhurmëve „pa mbulesë“ e Kuvendit të Kosovës mund të motivojë krijues të artit të riprodhojnë satirat tragjikomike të Penës së Nolit, por me personazhe pak më të shëmtuar…

Noli nuk rron më, fatkeqësisht, as Mbreti Zog, ndjesë pastë… Ikën të dy; ikën duke u sharë „si vëllezër siamez“, që i rëndojnë njëri-tjetrit, dhe s`bëjnë dot pa njëri-tjetrin…

Seanca e datës 07.03.2011, që pati për temë debati bisedimet (siç pati prirje të thuhet) teknike Kosovë-Serbi, na i kujtoi kohët e hershme të figurave të lartëpërmendura (Nolit dhe Zogut), kur të dy grupimet politike: „Noliste“ dhe „Zogiste“, për të mposhtur „kundërshtarin“, përveç armëve të zjarrit, thirrnin në ndihmë edhe „miqtë“ e jashtëm…

Falë Zotit, „sulltanët“ e sotëm duken „të zbutur“; nuk shkrehin armë në Parlament, madje dijnë edhe të buzëqeshin! Ju kujtohet, lexues të dashur, buzëqeshja e thartë e Jakupit nga „maja“ e Parlamentit; ju kujtohet stafi i disponuar i Hashimit; i patë si u qeshte „fytyra“ nga porositë që kishin marrë prej „miqve” të jashtëm! Ndërsa „opozita“, sidomos „Vetëvendosja“, mund të marrë „notë kaluese“ për „provën“ e parë në skenën teatrale të turpit. Është më shumë se demagogji, të shesësh patriotizëm brenda kornizave të hekurta të „Pakos së Ahtisarit“. Vallë, nuk e dinte „Vetëvendosja“ ku është futur?, nuk e dinte që rrugët e „vetëvendosjes“ mbyllen përjetshëm në ato salla!..

Pse të mos buzëqeshë Hashimi!.. „Kur tufa qanë brenda vathës, bariu pushon i qetë“!

Populli s`është aq naiv sa e pandehni ju zotërinjë të „politikës“! Me ligjet e Ahtisarit dolët në zgjedhje, me ligjet e tij i pranuat vjedhjet, i pranuat rrogat! Dhe me çfarë „kapaciteti“ do ta ndryshojë Kosovën Albini! Hyrja në lojën e Kuvendit do të thotë fund i pandershëm i një Lëvizjeje Shpresëdhënese, dhe fundi i një loje vetmashtruese, gjithsesi.

Nga gjithë debati teatral, del një përfundim i vetëm: „Bora nuk biet ë vdesë natyrën, por të zbulojë gjurmët e bishave“!..

 

08.03.2011

Lebit Murtishi

Bern

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora