E shtune, 27.04.2024, 07:40 PM (GMT+1)

Mendime

Lavdrim Lita: Ja si funksionon strategjia e akumulimit të mllefit

E diele, 06.03.2011, 08:58 PM


Ja si funksionon strategjia e akumulimit të mllefit

 

Nga Lavdrim Lita

 

Është në vazhdim e sipër një tentativë tragjik-komike e intelektualëve radical-chic të së majtës për të cilësuar Sali Berishën si një tiran që duhet përmbysur me çdo kusht, qoftë edhe më dhunë. Një prej këtyre intelektualëve në shërbim gatishmëri të së majtës është Rexhep Qosja, i cili me shkrimet e porositura nga Tirana, injekton testosteron dhe eksitus të tjerë turmës të përhumbur dhe lexuesve ideologjikë në një ecejake që tejkalon ose konkurron bë banalitet me ca talk-show. “Me çdo mënyrë” është fjalëkalimi. Këta personazhe me në krye Rexhep Qosen dhe shokë të tjerë dua të shndërrojnë një shumicë legjitime elektorale dhe parlamentare në një regjim i cili duhet përmbysur më dhunë, sic po ndodh në sheshet arabe. Megjithatë për t'u përgjigjur sulmeve krahasimore të intelektualëve të lodhur nga leximi i tepërt i literaturës marksiste mund të thuhet se Gedafi në Libi, Ben Ali në Tunizi dhe Mubarak në Egjipt për herë të parë provuan forcën e opozitës së heshtur qytetare, cka të kujton revoltën ndaj regjimit të Hoxhës njëzet vjet më parë. Prandaj krahasimi i Berishës me Gedafin jo vetëm i Qoses, por edhe i shumë intelektualëve radical chic të së majtës stonon si një violinë në duart e një minatori. Po ashtu krahasimi me Libinë, Tunizinë dhe Egjiptin dhe krahasimi i shtysës së protestuesve përse janë në shesh me demonstruesit e paguar dhe të paketuar si sardele pa vaj në autobusët e Ramës të cilët flakërohen sa herë çirret gurmazi i Edvinit. Pacipësinë e këtij krahasimi PS-ja e kuptoi vetëm pas dushit të ftohtë të fjalëve të Zv. Sekretari i Shtetit Steimberg për një pamundësi krahasimore të situatës shqiptare me atë arabe, prandaj dhe vetë opozita që ishte nismëtarja e kësaj propagande përngjasuese, herë direkt vetë dhe shumë herë indirekt me analistët dhe komentatorët e saj, e cila opozitë më në fund e ktheu pllakën e retorikës boshe nga krahu tjetër; "ne s’jemi si Libi prandaj Berisha duhet të largohet". Sakaq Sali Berisha është ndoshta politikani për të cilin është harxhuar më shumë bojë, letër dhe bashkëtingëllore në të gjithë planetin me qëllimin e vetëm të demonizimit të tij, që më pas ta përdornin demonin për të nxitur turmën barbare. Në politikën shqiptare krahasimet në thelb pa përmbajtje bëhen për efekt të propagandë për shtypi si pjesë përbërëse të zhvlerësimit të kundërshtarit për hir të marrjes ose mbajtjes së pozicioneve të Pushtetit. Ngjarjet e dhunshme në bulevard të 21 janarit ishin të përgatitura me një ftohtësi të frikshme nga ana e lidershipit të opozitës, e cila sipas tellallit të saj ishte gati të flijonte 13 mijë martirë socialistë për të korrur pushtetin, pasi asgjë një nuk janë. Praktikisht kemi partinë më të madhe të opozitës, e përfaqësuar në parlament me 63 deputetë, që është shndërruar në një parti piromane dhe të dhunës , siç janë grupet e ekstremeve politike që nuk kanë vend në parlament apo në sistem. Sido që të jetë, është e lehtë të konstatosh se karteli i opozitës sot përfaqësohet nga njerëz që nuk kanë mandat popullor, pasi nuk janë deputet. Po t’i krehësh në statusin e tyre konstaton se Edi Rama nuk është deputet, ashtu si Skënder Gjinushi që nuk është deputet, gjithashtu Paskal Milo nuk është deputet, as Nard Ndoka nuk është deputet, po kështu Spartak Ngjela nuk është deputet, sikurse Veliaj nuk është deputet, kurse Dule është deputet në minoritet. Janë të gjithë kinse politikë me prirje anti-sistem parlamentar pasi s’përfaqësojnë asnjë elektorat në Odën e demokracisë shqiptare, të krijuar 98 vjet më parë. Është krejt normale që njerëz që sovrani i ka lënë jashtë parlamentit të kenë një “agjendë tjetër” jashtë sallës së reformuar të Kuvendin e demokracisë. Në përfundim krahasimi i rrezikshëm i korporatës së shpifjes të demokracisë së brishtë shqiptare me juntat arabike në të vërtetë vlen pesë groshë, ndonëse është investimi i një gjendje mendore në fazë akute për të zbatuar strategjinë e re të mllefit, ku injektimi i një doze bëhet për hir të një utopie të rremë socialiste.



(Vota: 10 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora