E diele, 28.04.2024, 05:32 AM (GMT+1)

Mendime

Kimete Berisha: Profeti anti-kombëtar dhe Presidenti Ostap Bender

E diele, 06.03.2011, 08:58 PM


Profeti anti-kombëtar

 

Dhe, Presidenti Ostap Bender

 

Nga Kimete Berisha

 

Për opinionin fshatar të Kosovës, ditën e parë të punës si president, Pacolli e nisi me vizitat familjeve atdhetare Jashari dhe Haradinaj. Në të njëjtën ditë, posa u kthye në Prishtinë, për opinionin botëror deklaroi: “Unë jam kozmopolit”. Kozmopolit d.t.th. eufemizëm për anti-patriot. Patriotëve Jashari dhe Haradinaj ua shkeli derën kozmopoliti Pacolli, i cili më 1999 u deklarua kundër Luftës Çlirimtare. Rifati dhe Hilmiu burra në moshë, a e dinë se të jeshë kozmopolit, do të thotë të jeshë anacional, jo njeri që përcakton kombin, por njeri që përcaktohet për të gjitha kombet. Të jesh qytetar kozmopolit apriori refuzon çdo lëvizje kombëtare, ndaj edhe luftën për çlirim kombëtar. Kozmopoliti mohon çdo vlerë trashëgimore tradicionale. Kozmoplit është eufemizëm, variant i fj alës anti-patriot ose anti-kombëtar.

 

Sot, 11 vjet pas luftës, Kosova (unë jo) e ka për president tyxharin, që haptas bën tregti me kombin, duke premtuar se do ta ndërrojë kombin me një komb tjetër (multietnik), komb të quajtur “Kosovë”. Pacolli kozmopoliti, qytetari i botës, u bë President i Kosovës, jo i botës, pasi 12 mijë djem të rinj dhanë jetën për atdheun e tyre, Kosovën, për atdheun “e krejt botës” së Pacollit.

 

Mbreti i tullave, Pacolli, edhe emrin e vetë (me qëllim) e shkruan gabimisht, Behgjet, me GJ të butë. Behxhet, kështu tingëllon më i butë. Behxhet, emër arab, në shqip përkthehet “i bukur”. Është një përshtypje mediale dhe gjithkombëtare, se Pacolli është naiv, është mendjelehtë, nuk është i ditur, nuk është intelektual. Po, jo! Pacolli aktron “njeriun naiv” për ta fshehur aftësinë për kombinatorikë, të mësuar nga taktikat e tyxharit, që para partnerit me të cilin lidh biznes, paraqitet shumë naiv, sa që partneri kujton se ka punë me një budalla që mund ta mashtrosh lehtë gjatë tregtimit. Por Pacolli i mashtron të gjithë duke përdorur instrumentin e “naivitetin” të tij të aktruar me mjeshtri. Naivët janë të varfër, e Pacolli është i pasur, nuk është naiv, por i zoti, i shkathët, tipik si antiheroi rus me prejardhje turke, manipulatori Ostap Bender.

 

Kur Pacolli të bëhet Tito, (qe ish-idol i Gaddafit)

 

A janë skandaloze veç në sferën politike prononcimet e Pacollit, apo janë edhe shprehje e një mentaliteti vullgar apolitik? Të derdhura si sheqerpare humoristike nëpër mediat evropiane dhe të regjionit serbo-kroat, prononcimet e tij do të mund të konsideroheshin vodëvile (komike), që tipizojnë një karakter të debalancuar ekscentrik, një tip që ngjan me personazhet homodulpexe, që besojnë sinqerisht se janë dytshorë për shembull të Aleksandrit të Madh, Krishtit, Napoleonit, etj. Në botën e civilizuar, tipat e tillë janë medium i mjekësisë, njerëz që konvertojnë personalitetin e tyre me personalitetin e njerëzve të njohur për vepra të mëdha. Pacolli është i fortë, fictionin e shndërron në faction. Këtij fenomeni i thonë depersonalzimit i un-it (ego-s), si në rastin kur Pacolli pohon se “do të jetë (ndaj ai mendon se do të arrijë të bëhet) Tito i Kosovës”. Të bëhesh Tito për shqiptarët e Kosovës do të thotë që shqiptarët edhe njëherë do të bëhen qytetarë të rendit të dytë, siç ishin gjatë sundimit 36 vjet e 157 ditë të Titos. Pacolli kur të bëhet Tito, do të propozojë rikrijimin e Federatës Ballkanike (Shqipëri, Serbi, Kosovë), ndërkohë që do të arrestojë si Titoja 800 mijë shqiptarë që do të kërkojnë Kosovën Republikë, ende pa u zbardhur masakra e parë e Tivarit, do të reprizojnë një tjetër masakër të Drenicës, do t’i shpërngulë nga Kosova si Titoja 500 mijë shqiptarë, do ta shkretërojë Drenicën, Anamoravën, Llapin... Gjithë këtë gjenocid mbi shqiptarët e ka bërë Tito, idoli dhe idhulli i Pacollit.

 

Duke cituar Librin e Shenjtë se “profetin nuk e pranon vendi i vet”, ngjajshëm siç nuk e pranon Kosova Pacollin, ai identifi kon veten edhe me profetin. Nëse Profet nuk mund të bëhesh në vendin tënd, Pacolli do të jetë Profeti i parë nga lëmia e tregtisë që “duke mos e pranuar vendi i vet”, ai arrin të bëhet i pari i vendit të vet, i cili “nuk e pranon”. Derisa Pacolli ishte veç një pretendent ambicioz politik dhe nuk përfaqësonte politikën zyrtare të Kosovës, non senset e tij mediale, (sa herë që flet gabon qëllimisht) gazetarët e konsiderojnë si gjah për senzacione, gazetarët gjurmojnë karaktere ekscesive letrare arketipe fi gurash kontraverse, të cilat me veprimet e tyre, përpiqen ta banalizojnë nivelin e një kursi politik të një shteti, pikërisht në kohët kur armiqve të shtetit u konvenojnë pesonazhe të debalancuara për të udhehequr shtetin, nëpërmjet të cilëve duhet të arrihet shkatërrimi i prestigjit të shtetit, siç edhe po ndodh sot konkretisht në mediat evropiane që s’po pushojnë ta satanizojnë Kosovën nëpërmjet fi gurës kontraverse të Pacollit. Pacolli është personazhi më adekuat për t’u arritur ky satanizim politik i Kosovës.

 

Ky gjahtar i lirisë së Kosovës, menjëherë tri ditë posa “u zgjodh” në postin më të lartë të shtetit, menjëherë e shploi manirin e tij të vjetër prej megalomani, i cili manir e verbon aq tepër, sa që kur ai fl et publikisht, nuk sheh fare audiencë para vetes, dhe kujton se nuk e dëgjojnë atdhetarët varfanjakë, por vetëm “qytetarët e botës”, të cilëve u drejtohet për t’i magjepsur me kosmopolizmin e tij, dhe për t’i bindur ndërkombëtarët se ai “është i përdorshëm” për ta çkombëtarizuar Kosovën, ashtu si pretendon Këshilli i Sigurimit. Qytetari i botës Pacolli, i lindur në katundin Marevc, që nga froni i Presidentit, përsëri paraqitet në Portalin informativ “Swissinfo”, ku konstaton se ai do ta bëjë Kosovën komb(!) Pra, “kombi Kosovë” do të bëhet që nesër, posa Pacolli si President ta marrë në dorë këtë punë. “Kosova” do të jetë një “komb” e jo shqiptarët e saj. Është shumë e komplikuar. Aty ku e la Ahtisari, Kushtetuta e të cilit sipas opinionin analitik ndërkombëtar tashmë ka dështuar, e vazhdon Pacolli. Por, Pacolli e ka një plan, që sipas tij nuk do të dështojë sikur që dështoi idoli i tij Tito, pas vdekjes së të cilit u zhduk kombi multietnik jugosllav, i shpikur nga ai.

 

Krimet e Serbisë ndaj shqiptarëve “krim brenda familjes”, ose: nëna e vret fëmijën e vet! Mik i miqve të Titos, i diktatorëve lindorë, është afektuar në frustrim, dhe kujton se pozita e tij e të Parit të Shtetit, ka fuqi që me një urdhër-dekret ta shlyejë mbamendjën e krejt kombit shqiptar në Kosovë, dhe me preferencën e tij, “kombi Kosovë” ta harrojë të kaluarën, historinë. Ku ka komb pa histori? këtë mund ta dijë veç Pacolli. Dhe e kaluara u dashka të harrohet, që të harrohen krimet e shqiptarëve ndaj serbëve, edhe krimet e serbëve ndaj shqiptarëve. Kështu, në mënyrën më plastike të të shprehurit vullgar-apolitik, Pacolli barazon viktimën shqiptare me vrasësin serb, ose: e përkufi zon krejt dramën si krim familjar, “nëna serbe e ka vrarë fëmijen e vet shqiptarë, dhe anasjelltas”. Edhe Dik Martin e njeh, prandaj pati nevojë që pikërisht Zvicrën, të parën, ta sigurojë se ky do t’i bindë bashkëvendasit e tij fshatarë të Drenicës dhe Dukagjinit, dhe qytetarët e botës, që shqiptarët të mos i urrejnë serbët, le të harrojnë! Harroni tri lufërat ballanike, harroni miliona shqiptarë të shpërngulur, harroni qindra mijra të vrarë dhe të humbur, harroni sa herë “nëna” Serbi e ka shndërruar Kosovën në tokë të djegur. Harroni, se Pacolli i ka harruar, pasi që jetë pa Serbinë nuk ka! Kohës kur fl iste veç në rolin e pretendentit për pushtet dhe shtet, gazetarët e huaj, sidomos ata serbo-kroatë, e kishin gjetur Pacollin si medium Atraktiv Medial, njeriu që do t’u jepte gazetarëve shllagvordin për ta paraqitur Kosovën si një skenë aborigjene parapolitike, ku personalitetet politike nuk janë as në perfi eri të koherencës historike shqiptare të rezistencës dhe luftës shekullore kundër Serbisë okupatore, dhe se pikërisht në kohën kur Kosova është njohur dhe po njihet ndërkombëtarisht si shtet i pavarur, në Kosovë ende paska individë “suprem” si çifti i Pacollit (që pretendojnë ta udheheqin shtetin) dhe që mendojnë se Serbia okupatore është e ëma e Kosovës.

 

Heronj lakuriqë të Presidentit Pasi “u zgjodh” President, kjo ishte edhe një shkas që mediat evropiane t’ia reprizonin Pacollit fj alët dhe të bërat, padyshim për ta paraqitur Kosovën n’ç’derexhe ka rënë presitigji i saj ndërkombëtar, sipas projektit të David Filipsit, Dik Martit dhe Këshillit (rus) të Evropës, gjithë këta mercenarë të Jeremiqit dhe Llavrovit. Ende nuk dihet në e kanë parë liderët botëror Pacollin cullak, por tashmë po dihet se Pacolli e ka pasur fatin t’i shohë të zhveshur shumë prej tyre, sidmos diktatorët. Cullak nën fustan-pelerinën e tij ka pasur fatin ta shohë edhe Gadaffi n, sikurse që e ka parë Titon (!!!). Derisa Titos ja ka bartur valigjet, para Gaddaffi t u detyrua të vallëzojë. Është “burrërore” t’u bartësh valixhet të tjerëve, është femërore të vallëzosh. Gjithçka ishte në gjendje të bëjë Pacolli që Libia ta njohë Kosovën, madje edhe hopa të vallëzojë. Ani çka! Dikush e jep jetën për Kosovën, dikush vallëzon për të mirën e saj.

 

Media evropiane (The Ekonomist) këto ditë po ia rikujtojnë Pacollit mikun e tij Muamerin: ahengun në tendën beduine të El Gadafi t, ku para kasapit serbofil, një grumbull kosovarësh llaskuçë, krye me Pacollin, provonin ta ekzaltonin diktatorin gjakëpirës duke kënduar dhe duke kërcyer para mërrolave të tij primitive. Midis grumbullit në ekstazë deliriumi, ishte edhe Mimoza. Pa qenë vallëzuese lojtare, s’mund të jesh as politikane e kompletuar. Shumëkush kërcen kur Tina Turner këndon: I’m your private dancer; A dancer for money; I’ll do what you want me to do.. ”. Shumë bukur: Mimoza amerikane vallëzon për Muamer El Gadafi . Po, se politika pa financa, është veç diletantizëm. Nuk e dinte Mimoza Amerikane se Gadaf Baba e ka një gradë (truproje) të tij prej katërdhjetë femrash të bukura, të gjata, të holla, të trajnuara nga akademia ushtarake, me shtiklla, me frizura, me grim, me pamje perendimore, të cilat kur konkurrojnë për anëtare të gardës, kusht i parë kërkohet të jenë virgjeresha. Atyre u lejohet të vishen si evropiane, natë e ditë në shërbim pasionantit seksual prej sheiku feudal Muamer El Gadaf. Gaddaffi i zgjedh vetë virgjëreshat e gardës së tij, një harem feudal i 1001 netëve, i konceptuar sipas neorealizmit të modernës evropiane. Pacolli merr modelet e Gaddaffi t, dhe gjatë fushatës zgjedhore 2010 në Kosovë, nëpër mitingje parazgjed-hore u pa me disa femra të bukura, që vallëzonin për të dhe për votuesit. Kusht i Pacollit nuk ishte që femrat e fushatës së tij të jenë medoemos virgjëresha. Virgjëreshë është vetë Pacolli, por vetëm në hartën e yjeve, në horoskop. Dhe – pati sukses, nuk fi toi vota, por e fi toi postin e Presidentit.

 

Është ky model rus i Putinit, me vajza të reja e të bukura, gjysma e Dumës Ruse janë valltare bukuroshe. Pacolli thoshte se objektiva që kishte “vizita grumbull” në Libi, ishte mundësia e njohjes së Kosovës nga Muamer-i, por në atë gjurulldi, do të ngritet në këmbë një arab, e do t’u thotë: “Mos pritni ta njohim Kosovën, derisa klasa politike e Kosovës janë këlyshë të Amerikës”! Kosova nuk u njoh nga Libia, por Pacolli gjatë vizitës realizoi qëllimin e vërtetë për çka kishte vajtur atje. Këtë e mori vesh edhe grumbulli i vizitorëve, Pacolli lidhi kontratë afariste ndërmjet Libisë dhe Mabetex-it, e jo ndërmjet Libisë dhe Kosovës. Përveç Mabetex-tit, të gjitha ndërmarrjet biznesore të tij janë informale dhe gjysmëilegale Po, vetëm një herë, në Spartë, shtetin e mori në dorë klasa pasanike në politikë, timokracia. Kështu dëshmon Platoni në ‘Republika’ po edhe Aristoteli në ‘Nicomachean Ethics’ Vetëm edhe në Indi sot, Parlamenti është mbushur spicë me biznesmenë. Ne mandatin e saj, Indira Gandi i shfrytëzonte në kohë krizash. Ata nuk na i ushqejnë idealet, por barkun, ata japin vetëm ndihma humanitare, “mjerimi nuk do mëshirë” (Migjeni) bëjnë mëshirë publike. Po të mund të jepnin, ata nuk do të kishin aq shumë. Pasaniku pulan i Indira Gandit, Rathan Tata, me gjithë atë ambicie për t’u inkuadruar në politikë, arriti të dukej vetëm si kuzhinier, njeri që me lugë e ushqen popullin fukara.

 

Kosova për Pacollin është një trampolinë, Pacolli është një instrument që Kosova nëpërmjet tij t’u bëjë shërbime politike armiqve të saj historik. Në vitin 1999, 24 Mars, pikërisht kur nisën bombardimet e NATO-s, Pacolli e kishte mbështet për muri Jelcinin (edhe Jelcinin e pati fatin ta shohë cullak) Pacolli lidh kontrata biznesi me të gjithë të ngjajshmit kazakistanezë, në kohën kur Jelcini kishte shkalluar fare dhe po dilte lakuriq të kërkonte taxi për të “porisitur pica” (gjatë vizitës së tij në SHBA), lakuriq, edhe pse ende ishte President i Rusisë. Nga biografi a e shkruar e tij dihet se Jelcini vuante nga çrregullime neurologjike, kishte depresione të njëpasnjëshme, pinte shumë alkool. I dehur shumë herë kishte folë para gazetarëve. Biografi i tij, tregon se në një rast Jelcini ishte nisur ta vizitojë një mik nëpër borë e acar. E ndal veturën, niset këmbë, futet në lum, zhveshet lakuriq, dhe kur në gjysmë të rrugës e takojnë policia lokale, të mërdhier, dhe e pyesin ku je nisur zoti president, ai u thotë atyre se nuk e di ku është nisur. Po ato ditë Pacolli ua kishte dhuruar euro-kartat me nga 1 milionë dollarë Jelenës dhe Tatjanës (bijave të Jelcinit), këtë e kishte bërë nga mëshira, kuptohet, pasiqë babait të tyre Jelcinit pikërisht ky Pacolli ia shkatërroi karrrierën duke e zhytur në korrupcion amator.

 

Pacolli nuk i korrupton të çmendurit dhe diktatorët vetëm me “pica”, po edhe me prononcime mediale proserbe, dhe privilegjet biznesore që gëzon ai në botën Lindore, atij i jepeshin si një njeriut që e konsideronin se përfaqëson qëndrimin politik serb mbi Kosovën. Krejt kjo “politikë” e tij proserbe dhe antikombëtare është vetëm në funksion të biznesit të tij. Kapitali politik që krijon Pacolli duke u proncuar vazhdimisht në favor të “marrëdhënieve” të Kosovës me Serbinë, s’është tjetër pos investim për fi rmat e tij nëpër nëpër botë, përveç Mabetex-it, të gjitha ndërmarrje biznesore informale dhe gjysmilegale. Disa intelektualë skamnorë të Kosovës dhe ish-presidentët e Shqipërisë, këto ditë po i bëjnë apologji familjes pasanike Pacolli. Intelektualët skamnorë haptas po bëhen skribo argat të sponzorit të tyre, Pacollit. E predikojnë popullin e varfër shqiptar që ta pranojë për lider Pacollin e pasur. Por kot. Nga pasanikët populli nuk kërkon urtësi dhe trimëri prej lideri, por kërkon vetëm para. Pacolli e di këtë punë, prandaj rrogën e tij e ndan për 10 familje skamnorësh. Dhe kështu populli fillon të pasurohet!

 

P.S:

Lideri del nga lufta e gjatë që ka bërë për popullin e vetë (ushtari), del nga dyert e burgjeve (disidenti), del nga bibliotekat kombëtare (i urti), e jo nga shalterët e bankave ku i deponon milonat private!

 



(Vota: 156 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora