Mendime
Lekë Preçi: Orë pas ore, ditë pas dite, nderim për mësuesit
E diele, 06.03.2011, 07:59 PM
Me rastin e 7 Marsit- Ditës së Mësuesit
Orë pas ore, ditë pas dite, nderim për mësuesit
Atyre u thanë: Pranoni plan-programet e Serbisë,...nuk i pranuan, u thanë: do t`ju burgosim,...nuk u frikuan, u thanë: Do t`ju vrasim,...nuk u përkulën. Vuajtën shumë, por qëndruan.
Shkruan: Lekë Preçi
Sa herë që vjen muaj mars në vetëdijën tonë, na përshkon një ndjenjë e posaçme. Ky muaj i pranverës, na përkujton ditët e shpresës për shumë ngjarje të historisë së vonshme të Kosovës. Na përkujton edhe nje datë, apo një festë atë të 7 marsit – Ditës se Mësuesit. Shkolla shqipe ka një rrugë të gjatë dhe të mundimshme të zhvillimit të saj. Ajo rrugë është bërë me shumë skrifica por gjithnjë e lavdishme. Në përgjithësi mëseuesit nuk kanë qenë dhe nuk jan thjesht vetëm mësues. Ata janë misionarë të së ardhmes sonë, janë percjellës të dijës nga gjenarata tjera.
Çdo gjë në jetë është shkollë, mësues. Në shqiptarët patëm fat të madh, bile shumë të madh, që mësues të parë patëm kryetrimin Gjergj Kastriotin – Skënderbeun. Ai na mësoi se si duhët të luftohet dhe si mbrohet atdheu. Ai popull që ka një mësues të tillë është me fat, sepse Gjergji ynë është se dielli dhe drita që e largojnë terrin nga mendjet e kalimtarëve të vonshëm. Vepra e madhe e Gjergjit e bëri mësuesin tonë sa të jetë jeta – jetë.
Na erdhi prej hyjnores një mësuese e madhe e quajtur
Nëna Tereze. Hyri, kjo vajzë e vogël me emrin e bukur Gonxhe, në ylberin e dashurisë njerëzore. Iu përkushtua të gjithë të viajturve, të gjithë atyre që kishin nevojë për dorën e butë e të ngrohtë. Thënia e saj profetike është kjo: ‘Nuk mund të bëjmë gjëra të mëdha në këtë botë. Mund të bëjmë vetëm gjera të vogla me dashuri të madhe’. Pra, rruga jetësore dhe veprat e Nënës Tereze, e bëri atë mësuesen tonë sa të jetë jeta – jetë. Mësuesi ynë, mendimtari modern i cili me filozofinë politike dhe kombëtare na mësoj se baza e shoqërisë moderne është toleranca, dialogu dhe marrveshja. E ky mësues është Ibrahim Rugova. Mësuesi ynë i ri që hyri në dimensionet e pavdekësisë është Adem Jashari, më shumë bashkëmendimtarë dhe bashkëveprimtarë, që me vetëdje u sakrifikua në altarin e lirisë. Vendimi i tij burrëror, se një vdekje kemi dhe atë ta bëjme për atdheun e bëri mësuesin tonë të ri sa të jetë jeta – jetë.
Janë këta tre mësuesit tanë që puna dhe veprat e tyre do të na prijnë deri në amshim për të gjitha breznitë.
Pra, për të gjithë mësuesit e shkollës dhe të jetës, orë pas ore, ditë pas dite nderim!