E merkure, 04.12.2024, 06:10 PM (GMT)

Mendime

Lebit Murtishi: Pranvera e Lirisë 1981

E diele, 13.03.2011, 07:37 PM


Pranvera e Lirisë 1981

 

Nga Lebit Murtishi

 

Çuditërisht, posa lakojmë emrin Pranverë, lakojmë dhe emrin Luftë, lakojmë dhe emrim Gjak! Kjo na nderon sigurisht, na i mbushë sytë me lavde, po dhe me vdekje, fatkeqësisht!

Megjithatë, zgjedhjen nuk e bëjmë ne! –janë historitë e pamoralta determinues tragjedishë, që nga protestat paqësore gjer tek konfliktet e armatosur.

Teoritë tjera janë pa themel, janë spekulime propagandash, për të mbuluar krimet mbi popuj dhe për të zgjatur shtypjen mbi ta.

Kur lakojmë emrin Pranverë, kthehemi prapë nëpër kohë, dhe gjejmë fillet e këputur të rrugëtimeve të lirisë. Atje diku gjejmë sentencën, kur shpirti i thoshte robit: „o të ulë kokën e të kullosë, o të ngrejë kokën e të vdesë“… dhe robi përzgjidhte vdekjet, se veç me vdekje përunjen vdekjet.

Ky është kuptimi simbolik i PRANVERËS SË LIRISË, siç e emëruan kohët.

Çdo simbolizëm duket i mangët përballë një emri epokal, përballë PRANVERËS STUDENTORE, që mbolli Fidanë Lirie në Trungun e madh Kombëtar, përballë Pranverës që sfidoi çdo gërvishtje e plagë kohësh.

11 Marsi dhe Prishtina mund të ishin rastësi, koha dhe vendi mund të ndryshonte, po s`kishte fuqi tokësore të ndalë marshin e karvanëve, që shkelën shekull më shekull me tabanë të përgjakur.

Ora dhe vendi s`kanë rëndësi! Ngaqë Atdheu flinte mbi Zjarre, kudo të shkrepte ndonjë shkëndijë, Flakë e Lirisë do mirrte udhë.

Koncepti dialektik, i shprehur si “SHKAK-PASOJË” është i përpiktë për çdo hapësirë dhe i pathyeshëm për çdo kohë.

I pari shkak i kryengritjes ishte pesha e robërisë, si shkak i dytë dhe vendimtar, u përzgjodh koha; koha që “S`KISHTE KOHË”.

Çdo pritje e pakuptimtë na qaste më afër vdekjes.

Ndaj, koha nuk priste më. Kundërthëniet politike mes qarqesh nacionaliste dhe lufta për hegjemoni në “ERËN” pos-titoiste, kishte marrë udhën e pakthimtë. Shqiptarët në këtë mes, kishin harruar fjalën mirëqenie, kishin harruar fjalën standard! Diskriminimi kundrejt shqiptarëve kish marrë përmasa gjenocidiale. E ndodhur përballë një sfide, me elemente fashizoide, Kosova s`kishte ç`të presë!

Ndonëse “KRONISTË” oborrtarë, të atëhershëm dhe të sotëm, për t`i bërë vetes “VEND” në ato kohë të lavdishme, bëjnë “ANALIZA” të pakohëta për të mbjellë tym në dritë të diellit…

Për njerëz të “PAKOHË” nuk vjen kurrë “KOHA E DUHUR”!

Megjithë përçarjet konceptuale rreth vazhdimit të “BASHKËJETESËS” pas “ERËS” pos-titoiste, në arenën ndërkombëtare, Jugosllavia e përkëdhelur vazhdon të ketë ato favore, vazhdon të mbajë privilegjet, që i dhuruan superfuqitë pas LUFTËS SË DYTË BOTËRORE.

E shpallur si “TAMPON-ZONË” nga blloqet antagoniste të LINDJES DHE PËRËNDIMIT, kreatura neofashiste i kishte duart e lira, të “LAJË HESAPET” me shqiptarët, pa zhbërjen e të cilëve s`qëndronin dot “BARASPESHAT”, as politike, as ushtarake!

Shqiptarët, ndonëse paguan “TAGËR” të lartë, edhe pas LUFTËS SË DYTË BOTËRORE, mbetën “PENGJE” të historisë.

Ndërkaq, “USHQEHEJ” pamoralshëm shovinizmi sllavomadh, edhe nga LORDËT E PËRËNDIMIT, edhe nga CARËT E KUQ TË MOSKËS.

Mbi kurriz të Shqipërisë qëndronte “GURI I BARAZPESHËS”, qëndronte krimi i historive, qëndronte krimi i interesit, që nuk u zhbë as dje, as sot.

Shqiptarët ishin me shpinë për muri!

Kosova e shfrytëzuar mbi e nën Dhé, Kosova e shpronësuar nga kolonë e bijë kolonësh, s`kishte udhë për të zgjedhur: O TË PËRULEJ E TURPËRUAR, O TË PËRGJAKEJ SI NJËHERË MOTI!

Jo veç Dheu i Kosovës, në shpirtin e saj të madh lidhej fati i gjithë Atdheut. Si gjithnjë gjatë historive, stuhitë e para i ranë Kosovës! Ndaj me respekt përherë i themi: KOSOVË-GJERDAN I SHQIPËRISË…

 

* * * * *

 

Kupa ishte mbushur moti! Kosova doli në shesh për të thënë të vërtetën; doli në shesh duarthatë përballë gjaksorëve të Karpateve!.. kosova kërkoi LIRI, kërkoi PAQE, BARAZI, dhe u prit me rafalë plumbash!.. bastardi i shkrehu armët!

Prishtina, si kryevatër, ndjeu erën e fashizmit!.. ranë martirët e parë: VAJZA, DJEM, FËMIJË!.. DHUNË, GJAK, INKUIZICION, si në kohë POGROMESH…

Ky ishte “LETËRNJOFTIMI” i “GJATË” dhe i “SHKURTËR” i baladës së mijëra plagëve, i “PARAJSËS” së BASHIBOZUKËVE të shitur pas një kolltuku, paçka se binte erë turpi, paçka se bite erë gjaku. Kosova u plagos keqas, Kosova mori plagë sërishmi.

Përballë një shteti NEOFASHIST, të armatosur gjer në dhëmbë, Kosova kishte për krahu ZOTIN dhe dorën e NËNËS SHQIPËRI.

Kosova digjet, Kosova shkilet me tanke e plumba, Evropa hesht përsëri; hesht dhe mallkon ndonjëherë… Evropa na do të heshtur, të heshtur e të “KASTRUAR”; të harojmë “SHËN STEFANË”, BERLIN, LONDËR E VERSAJË; të harojmë “KRYQËZATËN” e JALTËS e të HELSINKIT!

Ironi ose jo, me pak “LËVIZJE” konjukturale, këto qëndrime DESTRUKTIVE vijnë të sforcuar edhe sot!

Shpërthimi i demonstratave, ua prishi gjumin e zgjatur qarqeve antishqiptare; atyre që shkelën çdo moral, që të ruajnë STATU-KUONË, dhe rendin e “RI” KOLONIALIST, të vendosur me forcë armësh, pas LUFTËS SË DYTË BOTËRORE.

Kosova e përgjumur rrezikonte gjithë Atdheun, Kosova e këndellur, Kosova e rezistencës, nderonte veten dhe mbarë Kombin.

Pa hezitim mund të themi: se në sheshet e Kosvës mbrohej nderi i Shqipërisë.

Një dokument i botuar vitet e fundit, thotë: gjatë, dhe pas LUFTËS SË DYTË BOTËRORE Kosova me viset e saj i fali Atdheut 113 mijë DËSHMORË DHE MARTIRË.

Ky është përvjetor, është vit historik, ndaj s`guxojmë të heshtim se mallkojmë vetveten.

Askush s`i ndjeu rënkimet tona! Rënkoi Kosova sa e sa herë, por zëri i saj vajti larg, veç kur i lau udhët me gjak.

Prandaj, faleminderit vetëm ZOTIT dhe BIJVE TË TOKËS SONË! Faleminderit brez pas brezi atyre që falën jetën, atyre që tundën burgjet, atyre që mbyllën KULLAT dhe u bënë Dhé i Atdheut, atyre që derdhën gjakun në THEMELET e LIRISË.

 

 

* * * * *

 

Siç u tha diku më lartë, shkaktarët e kryengritjes janë OBJEKTIV DHE HISTORIK. Qëkur u nda Shqipëria, shtigjet e luftës mbetën të hapur.

Çdo lëvizje kryengritëse, çdo frymë revolucionare, mbi këtë themel u ngrit dhe mbi këtë themel qëndroi. Është i dëmshëm dhe i pasaktë ngjyrimi ideologjik i çdo kapitulli historik!..

 

Ndikimi i lëvizjes në zhvillimet politike të kohës…

 

Ndikimi i demonstratave studentore në zhvillimet politike, i kalon kufijtë Kombëtar. Brenda FAKTORIT-KOMB, duhet shënuar me shkronja T`ARTA emri dhe rroli i saj, për ndikimin absolut, që pati në rrjedhën e mëvonshme, gjer tek LUFTA E ARMATOSUR.

Ndërkaq, duhet theksuar se goditja e saj qe vendimtare edhe për fatet e federatës. Këtu qëndron konstatimi, se ndikimi i kësaj lëvizjeje kapërceu kufijtë Kombëtar. Aty varroset sundimi Serb, Kosova kurrë më prap s`u kthye, Kosova kurrë më nuk u ndal!

Është ngjarja, ndër ngjarjet më të mëdha, që ndodhën në tokën tonë pas LUFTËS SË DYTË BOTËRORE. Aty merrë fund SHTETI FASHIST, që me të drejtë quhej varr për popujt që kishte brenda. Por, pa të drejtë, kurrë s`u tha, se kur ishin në “SHENJË” Shqiptarët, të gjithë të tjerët bëheshin “NJË”, që nga VAZALËT E MJERË TË SHKUPIT GJER TEK LJUBLJANA E KUÇANIT. Vetëm kur ranë edhe vetë në “?ARG” bënë sikur na kuptuan.

Kur jemi te ky “KAPITULL”, s`mundet të anashkalohen veprimet antikombëtare të KLANIT TITIST SHQIPFOLËS, të prirë nga FADIL HOXHA.

Në fillim, pati një prirje banalizimi i të gjithë asajë që ndodhte.

Pjatën që përbysi ABDULLA TAHIRI, tashmë DËSHMOR, u përpoqën ta shndërojnë në LAJTMOTIV TË PROTESTAVE STUNDENTORE. Ishte përpjekje ALLA-TITISTE, për të përfituar kohë. Ata që u shitën për një lugë çorbë, me ato “SYZE” e shihnin botën.

Më vonë e pamë, se ky ishte vetëm prelud, që do tërheqë gjuhën e helmët të ANTIPODËVE TË KOMBIT.

Zvarranikët e shkëputur organikisht dhe ndjeshmërisht nga realiteti i prekshëm, “LËVIZËN”, madje shumë mbrapsht!.. dhe, që të mos harrohet kurrë, i pari i “TAJFËS” TRAGJI-KOMIKE, FADIL HOXHA, i cili mbante në treg Kosovën, lëshoi dhe “DOZËN” e helmit: “KY ËSHTË PLEHU I KOSOVËS”, –tha! Dhe nuk u mjaftua me kaq, vazhdoi të derdhë helmin me fjalët që po citojmë: “BIRË E MIUT TREQIND GROSH”! Për plehrat e vërtetë, Kosova Martire nuk kishte “?MIM TJETËR”: herë sa një lugë ?ORBË, herë TREQIND GROSH!

Hesapi i Kosovës, ishte hesap gjaku! Deshti edhe ZOTI që e panë më vonë “ÇMIMIN E SAJ TË VËRTETË”.

Ndërsa AZEM VLLASI, sugari i TIOTS, që na mban akoma “DERSE”, “SHPIKU SI PAHIRI” “KUNDËRREVOLUCIONIN” –term ky, i gatuar në zyrat e UDB-ës, dhe që nënkuptonte shembjen e pushtetit me të gjitha mjetet! Kjo “GJETJE” E AZEMIT i penalizoi mijëra shqiptarë të të gjitha moshave. Pasojat i dijmë, por vetëm s`e dijmë, se kush i lejon këta rrenegatë të na shajnë edhe sot. Fundja, kjo është një dëshmi se fati i Kosovës do të buzëqeshë vetëm brenda gjirit të nën`Shqipërisë.

 

* * * * *

 

Nuk desha të rendit emra në këtë vit-jubilar, por gjatë shpalimit të kujtesës m`u kujtua një fjalë e vjetër, një fjalë e mbetur nëpër pragje, nga brezat që i mësoi shkolla e pagabimtë e jetës! Dhe fjala thotë: shkurt e prerë: “PO I BËRE QEJFIN DJALLIT, PATJETËR DO LËNDOSH ENGJUJT”!

 

* * * * *

 

Janë 30 vjet që na ndajnë, janë tri dekada në mes kohësh, dhe PRANVERA STUDENTORE, me gjithë përmasën heroike, vjen e gjëmon përherë mes nesh si MONUMENT I GJALLË BASHKIMI.

Në këto kohë të pandershme, kur interesat partiake po shkallmojnë me rrënjë Atdheun, kur mendësitë bajraktareske rrezikojnë të rrëshqasin në përçarje krahinore, kemi nevojë për ato zëra, kemi nevojë për ato këngë.

Ndonëse largë me matje kohësh, ajo epokë e lavdishme, bëhet përherë më prezente, bëhet përherë më e afërt, qoftë nëpër këngë e nëpër vjersha, qoftë në kujtesë e në ndërgjegje.

Mirëpo, hesht ajo që s`duhet të hesht, ajo që duhet të buçasë, hesht si e nëmur historia! Ajo që duhet të dëshmojë, nuk po e thotë fjalën e fundit. Mbase për shkaqe konjukturale ajo hesht, e do të hesht edhe më tej. Edhepse pret në “ANËN TJETËR” një trajtim akademik, historia e tridhjetvjetëve akoma s`ka gjetur vend në librat e historisë. Të përjashtojmë shkresurinat, sa për të thënë: “U BË DI?KA”!

Sot, veç privilegjit shpirtëror që po nderojmë një kohë të ndritur, ndjejmë dhe peshë përgjegjësie, ndjejmë dhe peshë amaneti që duhet të çojmë në vend.

Ata që ranë për një Flamur, ata që ranë për një Atdhe; ata që s`ranë për “PRINCIPATA” dhe as për “PRINCËR” MESJETARË, presin prej nesh një përgjigje.

Është amorale të keqpërdoret njohja me ta në ndonjë kohë, kur dihet që udhët ndahen, kur dihet që historitë s`i “MARRIN” të gjithë me vete... Është amorale n`emër të tyre të ricopëtohet Shqipëria!.. Së paku, nën Dhé kurseni dhe mos ua pështyni varret!

Të “URITURIT” për pushtet, që mbajnë peng informimin, që mbajnë peng fjalën e lirë, përpiqen të ligjësojnë devijimet vetanake, përpiqen t`i mbyllin udhët RIBASHKIMIT KOMBËTAR. Me këtë veprim anadollak, deshën a s`deshën, do bëhen shkak përshpejtues i krizave që po trokasin.

Edhe lumenjtë më të “HESHTUR”, kur mbyllen të gjitha digat, krijohen përmbytje të mëdha. “TEOREMAVE TË PËRULJES” u dhanë përgjigje historitë. Gjersa të bëhet Shqipëria, ashtu siç e fali ZOTI, ëndrra paqeje s`do të ketë!

Epoka që po nderojmë është trgues UNIKUM për rrugët që duhet ndjekur.

Po të hamendej populli ynë përballë tufanëve të rrëmetshëm, Adriatiku s`do fliste shqip, Sharri s`do kishte Plis të bardhë, dhe Drini do mirrte tjetër “KAH”!..

 

Aspekti politik:

 

Kërkesa politike për një republikë me të gjitha viset shqiptare brenda saj, ishte e vetmja mundësi e realizueshme brenda konjukturave ndërkombëtare të kohës. Kërkesa reale për bashkim kombëtar, binte ndesh me vendimet e FUQIVE TË MËDHA, dhe e implikonte detyrimisht edhe shtetin amë, Shqipërinë, që mund të kishte pasoja të paparashikueshme.

Prandaj u zgjodh udha më e gjatë; udhë, që fatkeqësisht mbeti e hapur edhe sot e kësaj dite.

Pas shuarjes së përgjakshme të protestave, statusi juridik i Kosovës, dalë-ngadalë, degradoi gjer në shkallën e një apartheidi jugafrikan.

Edhe në republikat tjera, ku jetojnë me shumicë shqiptarët, shtypja, brutaliteti, vrasjet, burgosjet, përndjekjet, u bënë përditshmëri e padurueshme.

Shqiptarët vuanin kohët më të errëta të historisë së tyre. Të gjitha institucionet shoqërore u vunë nën kontrollë të rreptë policor. “Autonomia” e Titos u derdh si fluskë sapuni, dhe me këtë, edhe ëndrrat e “ËNDËRRTARËVE” u shuan përfundimisht.

 

* ** * *

 

Fatkeqësisht, edhe pas kaq vjetësh, kur ndodhën shembje të pritshme në gjithë bllokun “SOCIALIST”, kur u ndryshuan hartat e vjetra, figura të “NJOHURA” të shoqërisë shqiptare, flasin hapur e gjysmëhapur, se po të mos ndodhnin demonstratat, KUSHTETUTA E 74-shës, i paska pasur aftësitë ligjore për ta bërë subjekt Kosovën, për ta bërë të barabartë me njësitë tjera federale.

Ide të tilla do qarkullojnë gjer heshtin “LIGJET” E HISTORISË.

 

Dhe mund të ndodhte po të ndodhte!

 

Dhe mund të ndodhte, kur Serbët s`do të kishin kapacitete të mjaftueshme për ta mbajtur “LIDHUR” Kosovën. Në këtë rast, shpëtim për Serbët, jo për Shqiptarët sigurisht, do të ishte një “SHERR I FALUR”, që do të quhej REPUBLIKË, në krye të së cilës do mbiste klika Titiste, përmes së cilës, Serbia me aleatë do mësynte Shqipërinë. Këtë “PLAN” TË “AUTONOMISTËVE”, me “NOTA” tepër perfide, e shtjellon antishqiptari, Branko Horvat, në librin e tij “KOSOVSKO PITANJE” (?ËSHTJA E KOSOVËS)...

Pra, duhej të vihej në gjumë Kosova, të nanurisej në duar Fadilësh, Kolësh e Azemësh, që të goditet Shqipëria.

Vetëm skenarë të tillë mund të “PRODHONTE” klika Titiste.

Por Kosova s`binte në gjumë, Kosova ishte më këmbë, Kosova s`deshte mëshirë, Kosova deshte liri!

Dhe kur kupa u derdh e tëra, Kosova rrëmbeu armët dhe shporri sunduesit Sllavë ashtu siç e deshte koha.

Ndërkaq, PRANVERA STUDENTORE, mbeti si SHENJIM LIRIE, kur njëri brez përcjell tek tjetri Flamurin e Rezistencës.

 

Digresion:

 

Në këtë relacion ngjarjesh, është në dobi të historisë, t`u kthehemi për një çast moteve pak më të largët; t`u kthehemi ngjarjeve që i dhanë impuls dhe i dhanë dinamizëm LËVIZJEVE KOMBËTARE.

Është historik vendimi i shtetit-amë, Shqipërisë, që nuk e nënshkruajti DOKUMENTIN E HELSINKIT për mosndryshimin e kufijve të Evropës më 1975-së, dhe nuk aderoi në KSBE (konferenca për siguri dhe bashkpunim evropian), organizatë kjo, që në vitin 1995 e mori emrin OSBE (organizata për siguri e bashkpunim evropian)...

Me këtë akt patriotik, Shqipëria, edhe zyrtarisht, edhe botërisht i mori në mbrojtje LËVIZJET E MËVONSHME PËR ?LIRIM DHE BASHKIM KOMBËTAR, dhe u bë busull orientuese për hapat që do pasojnë.

Ky ishte edhe shkaku, që ajo të penalizohet vite me radhë, të izolohet nga të dy blloqet politiko-ushtarake të kohës dhe do paguajë çmim shumë të lartë.

Akoma na tingëllon në vesh fjalimi i zjarrtë i Radio Tiranës: “NUK KANË LINDUR ATA BURRA, AS DJE AS SOT, QË DO T`I FRIKSOJNË SHQIPTARËT, SE TOKAT DHE KUFIJTË SHQIPTARE I MBRON NJË POPULL TRIM, QË I DERDH PLUMB NË GOJË ÇDO ARMIKU QË DO TË GUXOJË T`I PREKË”!

 

Historia nuk krijon ngjarje, ajo gjurmon, ajo shënon, atë që ndodhi, ashtu si ndodhi, pa anësime, pa denigrime, pa preferenca dhe pa lavdërime! Këtë presim ta bëj edhe historiografia Shqiptare.

Pa këtë digresion, pa këtë aneks faktesh, do t`ishte e paplotë e tërë epoka e lavdishme e 1981-shit.

Pa numëruar akte të tjerë, që e nderuam edhe botën, pa kujtuar 61-shin, kur Shqipëria hodhi në det PAKTIN USHTARAK TË VARSHAVËS; pa “PREKUR” ato shërbime që Shqipëria i bëri NATO-s me “DLIRJEN” e PASHA LIMANIT nga Forcat vrastare Ruse, historia jonë mund të përmblidhet me këto fjalë: që nga koha e Skënderbeut, gjer te epoka e Jasharëve, i kemi pasur të shtrejnta “ORËT”!..

Fatkeqsisht, “MIQËSITË POLITIKE” nuk lidhen mbi vlera konkrete, dhe këtë s`ia kërkojmë askujt, por respekt të ndërsjellë do kërkojmë prej gjithkujt!..

 

Uroj që përvjetorët e ardhshën të na gjejnë të shëndetshëm, të kthjellët, nën një STREHË dhe nën një FLAMUR!..

 

18.02.2011

Lebit Murtishi

Bern-Zvicër

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora