Mendime
Flet Nismëtari i Lidhjes Intelektuale Rinore të Gjirokastrës Albi Koçi
E diele, 13.03.2011, 02:06 PM
Meritat e Elmaz Boces i ka marrë xhaxhai i Enver Hohës, Hysen Hoxha
Më 13 Mars ditën e vrasjes së Bimbashit, tubim për vrasjen e harresës ndaj Memorialit të pesë rilindasve
Obelisku i 5 rilindasve në Gjirokastër po shkatrrohet për 8 milion lekë të vjetra
Ftojmë me këtë rast Timo Fllokon, Reshat Arbanën, Shoqatën Labëria, Pëllumb Xhufin, Sabri Godon dhe gjithë intelektualët shqiptarë që i respektojnë këto figura
Nga Albert ZHOLI
Kushdo që ka shkuar në Gjirkokastër dhe ka vizituar Obeliskun e Rilindasve patjetër që në qendër të tij ka lexuar: “Lavdi kujtimit të rilindasve, që me penën dhe pushkën e tyre, ngritën popullin në luftën për liri”. Këto janë fjalë të shkruara dikur aq bukur në obeliskun kushtuar pesë prej figurave më të shquara të kombit tonë, në atë që është emërtuar si “Kodra e rilindasve” në qytetin e Gjirokastrës, sot mes dhimbjes dhe ankthit do të shohë se gjysma e gërmave nuk kanë shenjë jete. Askush nuk të jep përgjigje të saktë përse ka arritur në këtë gjendje të vajtushme Obelisku por vetëm çdo i pyetur gjirokstrit mbledh supet i dëshpëruar.
Pesë Rilndasit tek “Kodra e Rilindasve”
Tek Kodra më e bukur e qytetit të gurtë e qytetit kala të Gjirokatstrës ndodhen eshtrat e pesë rilindasve të shquar. Konkretisht aty ndohen eshtrat e (vëllezërve) Çerçiz Topullit, Bajo Topullit, Andon Z. Çajupi, Pandeli Sotiri e Koto Hoxhi. Pesë Rilindas që kanë bërë aq shumë për Shqipërinë ku nderimi për ta nga viti në vit duhej të rritej ndërsa në fakt ndodh e kundërta. Një harresë totale. Një harresë e pajustifikueshme. Për të mos thënë një harresë e qëllimshme. Oblelisku ndoshta do të tërheqë shumë turistë, për vetë arqitekturën e ndërtimit, pozicionin gjeografik, rrolim e madh të pesë rilindasve në historinë e Shqipërisë
Vendndodhja
“Kodra e rilindasve” ndodhet në lagjen “Punëtore”, të qytetit të Gjirokastrës në një pjesë të ngritur, fare pranë shkollës tetëvjeçare, që mban emrin e njërit prej tyre, Andon Zako Çajupi. Pas çlirimit të vendit, u mendua, që pesë rilindasit e shquar të preheshin në këtë vend dhe për këtë arsye e në kujtim të tyre u ngrit obelisku dhe vendi mori emrin “Kodra e rilindasve”.
Për shumë vjet me radhë, ky vend mirëmbahej ashtu sikurse të gjithë vendet e tjerë me histori dhe në mjaft raste vizitohej jo vetëm nga qytetarët, por edhe nga të huaj. Pas viteve ‘90, çmenduria me emrin shkatërrim nuk i kurseu as rilindasit, pasi varret dhe obelisku pësuan mjaft dëmtime të konsiderueshme, të cilat vazhdojnë të jenë prezente edhe sot.
Pamja sot
E në fakt, duket se këtij vendi, Obeliskut, vetëm emri i ka mbetur i tillë. Aty s’duket asgjë me rregull. Një person i rastësishëm, apo një vizitor në qytetin e gurtë nuk mund ta marrë kurrë me mend se pikërisht në këtë vend, pranë obeliskut, prehen eshtrat e pesë patriotëve të mëdhenj gjirokastritë, që me veprimtarinë e tyre shkruan emrin në historinë shqiptare. Pamja që të ofron kjo kodër sot, është e trishtë, e pabesueshme. Për më tepër simboli i kombit shqiptar, shqiponja e vendosur në majën e obeliskut, rreth tre metër e lartë, është plotësisht e shkatërruar, nga thyerjet e dëmtimet, ku ajo tashme shikohet e lënë pa kokë e pa krahë, ndërsa shkronjat e dedikimit lexohen me zor, pasi janë zaptuar tërësisht nga një kryq i thyer, shenjë e regjimit nazist, pikturuar kushedi prej kujt. Në asnjërin prej pesë varreve, që gjenden aty, nuk ekziston qoftë edhe një shkronjë për të treguar emrin e personit, eshtrat e të cilit ndodhen aty. Përpos sa malërt , të gjitha pllakat ndodhen në gjendje mjaft të degraduar, të rrethuara nga mbeturinat, barërat e ferrat. Një kureshtar mund të mësojë vetëm se në ato pesë varre ndodhen eshtrat e pesë rilindasve, por askush nuk mund të përcaktojë me saktësi se ku prehet njëri apo tjetri.
Banorët që pyesim, na tregojnë se u bënë shumë vite, që kjo gjendje vazhdon të jetë prezente dhe askush nuk kujtohet për të ndërhyrë. Ndërkohë që, po sipas tyre, më parë “Kodra e rilindasve” mirëmbahej dhe në shumë raste mjaft vizitorë që vinin në Gjirokastër, nuk largoheshin pa parë edhe vendin ku ndodhen rilindasit e shquar. Aktualisht po harrohet edhe si vend. Një person i rastësishëm apo një vizitor në qytetin e gurtë nuk mund ta marrë kurrë me mend se pikërisht në këtë vend, pranë obeliskut prehen eshtrat e pesë patriotëve të mëdhenj gjirokastritë, që me veprimtarinë e tyre shkruan emrin në historinë shqiptare. Ajo që është vërejtur në këto 21 vjet tranzicion, është se shqetësimi mbetet vetëm qytetar. As qeveritë, as politikanët, as pushteti vendor nuk është interesuar për Obeliskun dhe varret e rilindasve. Mungesa e investimeve për shumë vite me radhë, ka bërë punën e vet, pasi ditë pas dite kjo pjesë e historisë po shkon drejt degradimit total të saj.
Për shkak të gjendjes
Banorët e fshatit Sheper kohë më parë i kërkuan Bashkisë së Gjirokatrës eshtrat e rilindasit Andon Zako Çajupi që ndodhen pikërisht në “Kodrën e Rilindasve”. Ata e morën këtë nismë për ta nderuar atë siç e meriton, duke qenë se në Gjirokastër është thuajse harruar varri i tij, i cili nuk ka asnjë mbishkrim dhe pllakat e mermerta janë thyer. Mesa duket, fshati i vogël i emrave të mëdhenj, ndihet i fyer për harresën dhe respektin që i bëhet varrit të këtij Rilindasi të shquar. Nisma e banorëve të fshatit Sheper në krahinën e Zagorisë, vendlindja e rilindasit të shquar, Andon Zako Çajupi për tërheqjen e eshtrave nga Gjirokastra dhe rivarrimin e tyre në vendin ku poeti u lind është prezantuar kohë më parë gjatë një takimi që “Forumi për mbrojtjen e Gjirokastrës” ka zhvilluar me studentë të degës së historisë në universitetin “Eqrem Çabej” nga Agim Mero, Kryetari i Forumit.
INTERVISTA
Si është gjendja aktuale e pesë varreve të rilindasve në Gjirokastër?
Siç e patë edhe veteë në filmimet në celularë është një gjendje katastrofike, e mjreushme, për të qarë. Gjëra të tilla, për figura kaq të shquara kombëtare mund të ndohin vetëm në Shqipëri. Eshtë e turpshme gjendja në të cilën janë lënë varret e pesë rilindasve kombëtarë, ku prej vitesh nuk është bërë asnjë ndërhyrje. Ne edhe pse nuk i kemi ndalur përjekjet tona, duke marrë takime me kryetarin e bashkisë Flamur Bime, duke bërë peticione, duke I dërguar një letër kryeministrit Berisha, Ministrisë së Arsimit, shohim me keqardhje se asgjë nuk ka ndryshuar, dhe tashmë jemi në këtë gjendje, ku monumenti është gjysmë i thyer, varret nuk dihet se të kujt janë. Eshtë çudi se shumë vite më parë, u sollën eshtrat e Çajupit nga Kajro (Egjipt), ku aty varri I tij ishte shumë I bukur (sipas atyre që I sollën), ndërsa sot në atdhe ai ndihet më keq se I huaj në atdheun e tij. Jo më kot banorët e Sheperit para disa kohësh I kërkuan Bashkisë eshtrat e Çajupit për t’i rivarrosur atje, ku do të kenë edhe përkujdesje.
Gjithë Obelisku është në gjndje te mjerë?
Sigurisht. Gjendja është shumë alarmante. Aktualisht po harrohet edhe si vend. E them me bidnje se asnjë person i rastësishëm shqiptar apo një vizitor i huaj në qytetin e gurtë nuk mund ta marrë kurrë me mend se pikërisht në këtë vend, pranë obeliskut prehen eshtrat e pesë patriotëve të mëdhenj gjirokastritë, që me veprimtarinë e tyre shkruan emrin në historinë shqiptare. Dy vëllezërit luftëtarë, Çerçiz e Bajo Topulli, shkrimtari i madh zagorit Andon Zako Çajupi, mësuesi i shquar Koto Hoxhi e patrioti Pandeli Sotiri gjenden aty pranë njëri-tjetrit, si në luftën e përbashkët për liri, por fatkeqësisht, tashmë të harruar e të lënë pas dore. Pamja që kjo kodër të ofron momentalisht është mjaft e trishtuar. Në asnjërin prej pesë varreve që gjenden aty nuk ekziston qoftë edhe një shkronjë për të treguar emrin e personit, eshtrat e të cilit ndodhen dhe si të mos mjaftonte kjo të gjitha pllakat ndodhen në gjendje mjaft të degraduar, të rrethuara nga mbeturinat, barërat e ferrat.
Dëmi më i madh ku është shkaktuar?
Pikërisht aty ku vritet ndërgjegja e çdo shqiptari. Eshtë në gjendjen më të mjerushme simboli i kombit shqiptar, shqiponja e vendosur në majën e obeliskut. Gjithë shtrirja e saj rreth tre metër e lartë tashmë është plotësisht e shkatëruar, ku nuk mund të përcaktohet se përse bëhet fjalë. Ajo duket si një send i gjymtuar nga thyerjet e dëmtimet, që e kanë lënë pa kokë e pa krahë, ndërsa shkronjat e dedikimit thuajse nuk leohen fare, fare.
Përse e keni marrë këtë nismë pikërisht jy një nga të rinjtë intelektualë gjirokastrit?
Për shumë arsye, ku unë do të veçoj se rrjedh nga një familje patriotësh ku prindërit më kanë edukuar me ndjenjën e atdhedashurisë. Xhahai im Hysen Koçi ishte një nga partizanët më aktivë të Luftës N-Çl, gjyshi im Sadik Koçi kaq enë në çetat patriotike, por nuk do të harroj dhe mësimet e mësuesit të historisë në shkollën e meseme z. Mustafa Sinani I cili na thoshte vazhdimisht “mësojeni historinë tonë dhe duajini figurat tona historike”. Dhe e fundit dua të përmend se unë jam nga lagja Dunavat e Gjirokastrës, një lagje që ka jerrë patriot të shquar, dhe intelektualë po aq të shquar.
Mund të na përmndnin disa nga figurat patriotike të lagjes Dunavat?
Po. I pari Hasan Xhiku, i cili ngriti flamurin Kombëtar në Gjirokastër më 4 dhjetor 1912. Ai udhëhoqi 40 burra nga kjo lagje në luftën e Vlorës në vitin 1920. Për të sot nuk shkruhet apo s’dihet ku është varri. Ai është një Ismail Qemal i vogël për Gjirokastrën.
Bajram Ligu Prongjia
Eshtë atentatori i vrasjes së Bimbashit në Gjirokastër. Ai mbetet në histori për qetësinë, burrërinë, patriotizmin, ai sot nuk dihet ku e ka varrin. E pabesueshme. Atentati i tij i kaloi kufijtë e Europës.
Elmaz Boce
Ishte firmëtari i pestë i Aktit të Firmosjes së Pavarësisë së Shqipërisë. Një burrë i zgjuar, simpatik, atrdhetar, fisnik. Ai ka hapur shkollën e parë shqipe në Dunavat. Të gjitha meritat e Elmaz Boces i ka marrë xhaxhai i Enver Hohës, Hysen Hoxha. Ai ka qenë një ndër miqtë e afërm të Abdyl Frashërit.
Lëvizja intelektuale rinore e Gjirokastrës a ka marrë takime kohët e fundit me Bashkinë dhe me qeverinë?
Kemi marrë në mënyrë të vazhdueshme. Bashkia thotë skemi fonde drejtohuni qeverisë. I drejtohemi Minitrisë së Turizmit Rinisë dhe Spooerteve dhe ajo thotë që Obelisku nuk është Monumnet Kulture nuk është nën Juridiuksionin tonë. Hedhja e topit vazhdon sa nga një institucion në tjetrin ndërsa Obelisku po shkatërohet për 8 milion lekë të vjetra.
Çdo të jetë për ju Tubimi i 13 Marsit?
Ditë apeli. Ditë bashkimi. Ne tashmë i kemi marrë masat dhe kemi gjetur disa fonde duke kërkuar gjithandej që në këtë ditë të bëhet riparimi i ambienteve të Obeliskut. Do rregullohen varret si dhe flamuri. Pastaj do të mbjellim 5 qiparisa, pranë secilit varr. Në këtë ditë do grumbullohemi tek Obelisku dhe pastaj do të lëvizim tek vendi ku është vrarë Bimbashi. Me këtë rast ne do tu bëjmë thirrje të gjithë partive politike, qeverisjes vendore, partive politike që të ruajnë monumentet e historisë, vendet, pllakatet, bustet, varret e figurave historike. Ato janë pjesë e historisë shqiptare. Ato janë të paprekshme dhe kujdesi duhet të jetë maksimal.
Kush do jenë mbështetësit kryesor të Apelit (Tubuimit) tuaj?
Gjithë rinia intelektuale gjirokastrite, rinaia e labërisë, por dhe intelaktualët e gjithë Shqipërisë që i nderojnë këto figura dhe duan ta ruajnë historinë shqiptare. Porn e ftojmë aktorët Timo Flloko që ka luajtur rolin e Çerçiz Topullit, Artistine Popullit Reshat Arbana që jep tonin në aktivitetet me karakter patriotik me recitimet e tij, kemi ftuar shoqatën Labëria si promotorr i aktiviteteve me karakter kombëtar. Historianin Pëllumb Xhufi, Kreshnik Spahiun etj…