E marte, 03.12.2024, 03:09 AM (GMT)

Mendime

Zejdush Kastrati: Servilizëm, dyfëtyrësi, oportunizëm!

E shtune, 12.03.2011, 07:58 PM


Servilizëm, dyfëtyrësi, oportunizëm!

 

Nga Zejdush Kastrati

zejdush@hotmail.com  

 

Nëse sot dëshironi të keni pozitë të lartë, bëni lajka.

(B.Metge)

 

Gjatë kohës kur kryetar i Kosovës ishte Fatmir Sejdiu, më kujtohet shpeshëherë kur bisedoja me  disa deputetë të  Kuvendit të Kosovës  nga radhët e LDK-së, rreth  raporteve mes Thaçit e Sejdiut, kishte mjaft prej tyre që “në besë” thoshin se Sejdiu është fajtor kryesor që LDK-ja nuk po mund të forcohet, reformohet dhe  fuqizohet. Sipas tyre  këta dy liderë  i lidhte  interesi  përsonal, marrëveshjet mes tyre që rezultojnë  me poste ministrore, emërime ambasadorësh,  tendera por edhe  marrëveshje  tjera që sjellin përfitime materile për të dy palët. Në shikim të parë, e në veçanti  me mllefin që shprehnin derisa pinin ndonje kafe apo pije tjetër në byfenë e Kuvendit, por edhe gjestikulimit e mimikës  që shfaqnin, fitohej përshtypja se vërtët këtyre deputetëve u kishte ardhur “në maje të hundës” gjendja në Ldk-ë, dhe se  kjo do të shpërthente shumë shpejtë, e që kuptohet  për ne gazetarët që përcillnim punën e Kuvendit dhe rrjedhat politike, ishte me interes por edhe lajm atraktiv  për opinionin e gjerë. Më kujtohet se njëri prej ish deputetëve  për të treguar se sa është “militant” i LDK-së, në prezencë    Kryetarit të Forumit të të rinjëve të LDK-së,  pos që  e kërcënoi atë duke i thënë  se ai   është pengesë për reforma  dhe se po e shantazhon edhe atë në degën e LDK-së në vendlindjen e tij, me një agresivitet të shtuar tha se do të  ballafaqohen së shpejti gjithë  krerët e LDK-së me rebelizëm  por edhe  me veprime konkrete për të shpëtuar këtë subjekt politik.

Meqë kisha raporte te mira me njërin nga  njerëzit e afërt të Fatmir Sejdiut, gjatë një takimi me të (shoqërisht) ia shpreha  këtë shqetësim të disa deputetëve  me qëllim të vetëm që të dij opinionin dhe reagimin e tij për fenomenet me të cilat po ballafaqohej LDK-ja. Përgjegjia e tij edhe me këtë rast por edhe  në biseda të mëvonshme ishte se  vërtet ka dobësi dhe mangësi, ka defekte sa i përket funksionimit dhe reformave por nuk është  Fatmir Sejdiu që po i pengon ato procese por shumë rrallë ndodhë që të hapen tema  që preokupojnë deputetët për gjendjën në LDK..

Posa hynte Fatmir Sejdiu në takime, më besoni- thekson edhe tani ish deputeti- të gjithë heshtnin, dëgjonin se çka u thoshte dhe u sugjeronte ai dhe pothuaj të gjithë pos që  nuk kundërshtonin, tumirnin diskutimet dhe  propozimet, jo vetëm me ngritje gishtash por edhe duke lëvizur kokën, e disa edhe duke iu përkulur. Kur përfundonin takimet me Sejdiun- tregon ish deputeti- bëhej ”garë” cili po i tregon diçka personale Kryetarit e që lidhej kryesishtë me komplimente dhe lëvdata për të.

Për disa deputetë ”të zhurmshëm” edhe atë kohë më pati thënë se janë afër Thaçit   dhe është skenar i tij, (çka u dëshmua) për disa, se më shumë  e furnizojnë me informata   për qëndrimin e tij  gjatë ndonjë përcaktimi apo deklarate për media,  kurse për ish- deputetin që pati paralajmëruar “termet reformash” në LDK, tha se ai të vetmin angazhim dhe shqetësim e ka pasur si të bëhet pjesë e stafit të Universitetit dhe atë duke lavdëruar Kryetarin.

Megjithatë, nga LDK-ja  gjatë qeverisjes Sejdiu ka pasur lëvizje dhe largime pos kuadrosh të LDK-së edhe deputetë, të cilët nuk janë pajtuar dhe i janë bashkuar kryesaisht AAK-së, por gjithashtu edhe të tillë që janë kthyer në këtë subjekt, çka mund të themi se ka pasur një durim dhe demokraci të brendshme.

 

Gjarpëri dhe bretkoca!

 

Lideri i PDK-së dhe Kryeministri aktual Hashim Thaçi, sa i përket mbajtes së gjendjes “nën kontroll” të subjektit që drejton, deri më zgjedhjet e fundit, mund të mburret dhe krenohet, përkundër zërave se “diçka e madhe  po zihet” në këtë subjekt politik, i cili në opinion njihet edhe si “krahu i stupcave”.

Një  njohës i mirë i gjendjes në këtë subjekt politik, para disa ditësh, tregoi diçka shumë interasante dhe provokuese. Ai tha se Hashim Thaçi rastësisht nuk e ka marrë emrin konspirativ “Gjarpëri”. Sipas tij është vërtetuar shkenctarisht se bretkoca është ushqim shumë i parapëlqyer i gjarpërit dhe se 50...metra kur afrohet gjarpëri afër kësaj gjallese, bretkoca gjenetikisht bllokohet dhe nuk levizë fare dhe pa kurfarë rezistence pret  gjarpërin, pa pasur mundësi të largohet nga vendi.

Është e vërtetë kjo që tha ky përson apo jo, vetëm ata që kanë studiuar këto dukuri janë komepetentë të flasin, por bazuar në gjendjen në të cilën gjendet PDK-ja  e në veçanti veprimi i pjesës dërrmuese të deputetëve, por edhe anëtarëve të Kryesisë e të Këshillit Drejtues të PDK-së, e që u dëshmua edhe me ngjarjet e fundit, flet se “gjarpëri” i Pdk-së, apo Hashim Thaçi, akoma pa hyrë në takime e tubime po del fitues, po realizon atë çka po dëshiron dhe po e luan lojën që po e planifikon vetë apo po ia përgatisin të tjerët.

E deshëm apo jo, e pranuam apo jo, mirë apo keq, me apo pa  pasoja, pse po ndodhë kjo dhe deri kur do të vazhdojë kështu, është vështirë të jipet përgjegjie, por Kryeminstri Thaçi dhe njëherit i pari i Pdk-së, pos pjesës dërrmuese të anëtarëve,  deputetëve, Ministrave  dhe zyrtareve tjerë, e që janë pjesë e PDK-së,  edhe të gjithë ministrat, zyrtarët e lartë,  por edhe përfaqsues të subjekteve tjera politike, i ka spostuar në pozitën e “bretkocave”.

Hajredin Kuqi, i cili gjithnjë është afër “gjarpërit”, që nga “Qeveria” e Zanzi Barit disa herë më ka treguar se  ka probleme  me kërkesat që ka nga shumë deputetë, zyrtarë të lartë të të gjitha subjekteve politike, por edhe gazetarë e pronarë mediash, analistë e struktura tjera gjinore e moshash,  për të qenë pjesë e struktuarve të Qeverisë Thaçi.

Është edhe një rast që dua ta ceki në këtë shkrim. Deputetja e AKR/së, Myzeine Selmani, në legjislacionin e kaluar kur ish deputetët, Naim Rrustemi dhe Driton Tali, patën iniciuar kërkesën drejtuar Kushtetuses, për shkarkimin e Fatmir Sejdiut, ajo fillimishtë pati nënshkruar kërkesën dhe nuk ngurronte të rrahte gjoks se është “burrneshë”, por shumë shpejtë i hangri fjalët dhe terhoqi nënshkrimin, dhe po kjo deputete, në Senacën e udhehequr nga Dell e Push  Kar,  pas “votimit më demokratik” jo vetëm që “flutoroi” nga gëzimi për “fitoren” e Pacollit, por edhe derdhi lot e nuk përmbahej para kamerave dhe opinionit.

Nuk është rastësi kur në koluare, por edhe në ndeja publike, shitore e kafiteri, thuhet se “punët i kemi ashtu si jemi”.



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora