E merkure, 04.12.2024, 06:00 PM (GMT)

Mendime

Drilon F. Komonaci: Zhvillime politike me nervozë

E diele, 13.03.2011, 07:57 PM


ZHVILLIME POLITIKE ME NERVOZË

 

Nga Drilon F. Komonaci

 

Kur njeriu dëshiron të bëj diç që i ka hije si qytetar i këtij vendi, po del se nuk është drejt e se nuk është mirë pa e ditur pse-në. Kjo është shumë interesant. Ndoshta, ende nuk ka mësuar, dikush prej nesh se çka do të thotë aparat shtetërorë. Si duhet të hesht apo të lavdëroj. Mund të gaboj ndoshta dikush dhe futet në kritika si kritizer e i pamatur në shkrimet e veta. Por, asgjë më pak nuk bën mëkat ai i cili ndalon fjalën e dikujt tjetër.

 

Mediat tona pak po punojnë për qytetarin

 

Për gabimet e ndonjë qytetari, gabime të përsëritshme, nuk u publikohet emrin, kur organet e zënë në flagrancë për çështje të ndryshme tregtare me mallra pa doganim, për mallra të skaduar afati, për ilaqe të prishura e pa afat gjithashtu, për tregti me armë, me narkotikë, etj. por jo vetëm kaq, kur dikush prej qytetarëve reagon se gjendja politike, ekonomike e sociale nuk është e mirë, përsëri letrat e reagimet nuk botohen nëpër mediat tona. Bëhet pyetja pse kështu? Tani përgjigjën gradualisht po e mësojmë si të pavetëdijshëm që jemi. Janë këto të gjitha nga një dorë e fortë që vë mbi çdo gjë që mund të kritikohet Qeveria e vendit. Ndërsa çdo shkrim i “mirëpritur” është kur shkruhet për institucionet, qoftë lokale qoftë ato qendrore, se po punohet, se është arritur shumë, bile edhe aq sa gjejnë vetëkënaqësi në vetveten e tyre. Herë pas here këto media tona na bëjnë të njohur se si duhet të bëhemi të gjithë të dëgjueshëm. Se si duhet të jemi sa më servilë. Sepse servilizmi është përpunuar tërësisht nga institucionet tona.

 

Bisedat, dialogu si do të quhet me Serbinë i domosdoshëm

 

Gjithsesi duhet të bisedohet me Serbinë sot apo nesër. Është debatuar dhe janë thënë gati të gjitha për këtë bisedë që po bëhet e që e “ka marrë vizën” nga Parlamenti i Kosovës. Por, mënyra se si është vendosur të bëhet ky dialog ka qenë pak për t’u irrituar dhe me shumë nervoz. Krejt këtë e ka sjellë një papërgjegjësi e institucioneve të vendit. Biseda është dashur të bëhet shumë më herët brenda për brenda dhe që të gjithë e edhe qytetarët  ta dinin qëllimin e kësaj bisede. Pajtimi i opozitës dhe një pjese të mirë të qytetarëve nuk do të thotë se po i merret mandati dhe “fama” ndonjë institucioni apo individi që përfaqëson vendin. Kjo vetëm sa do t’ia shtonte mençurinë dhe aftësinë politike të cilitdo prej këtyre personaliteteve dhe konkretisht, Qeverisë së Kosovës. Nuk do të shihej mirë në sytë e opinionit, kur një njeri përpiqet t’ua mbyllë gojën të gjithëve, veç grupit të rrethit të tij. Nuk do të dilet me kryeneçësi para botës si shtet i ri dhe të thuhet se vetëm një grup njerëzish ndërton këtë vend, kur dihet se kjo nuk është e mundur. Uzurpimi dhe ndalimi për të diskutuar publikisht çështjen e përgjithshme dhe vënia “në dry” e mjeteve të informimit, duke i dirigjuar për çdo aferë dhe këto afera vetë i krijon grupi në fjalë i qeverisë, atëherë çka mbetet ndër qytetarët tanë. Nuk ka asnjë shoqatë as nga OJQt ta ngritin zërin, sepse dihet edhe atyre u është mbyllur rruga: me para apo me kërcënime, krejt njësoj. Kryesorja, të gjitha këto biseda e bisedat tjera mbesin enigmë për opinionin publik.

 

Nuk bashkëpunojnë institucionet me partitë 

 

Sa shihet e mund të përcillet i tërë spektri politik, ani se krejt opozita nuk është e  pastër, nuk bashkëpunojnë bashkërisht. E për çështjen e përgjithshme të vendit kjo do të duhej të ndodhte gjithnjë dhe pa hezitim. Është thënë edhe prej publicistëve të tjerë kaherë se duhet të veprohet në mënyrë unanime me të gjithë si një, sepse ne ende ndodhemi në një fazë shumë kritike, që konsensusi është më se i nevojshëm. Me inate e me kërcënime nuk do të dilet prej gjendjes që e kemi, e gjendjen nuk e kemi aq mirë sikur po pretendohet e flitet nga përgjegjësit politik para qytetarëve.

Qeveria nuk duhet të neglizhoj edhe zërat e Shoqërisë civile. Gjithnjë duhet pasur një maturi dhe jo të nervozohen të gjitha palët. Po mendoj se këta krerë të Qeverisë tonë janë duke bashkëpunuar vetëm me institucionet e jashtme. Këtë veprim nuk e ka përjashtuar askush, por, më parë bashkëpunimi do të duhej të bëhej nga brenda dhe pa luhatje. Krejt transparente dhe krejt e qartë ngase institucionet dhe qeveria është për këta qytetarë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora