Mendime
Abdullah Prapashtica: Emri i Maqedonisë nuk mund të ndryshohet pa pëlqimin e shqiptarëve
E hene, 14.03.2011, 07:58 PM
EMRI I MAQEDONISË
NUK MUNDET TË NDRYSHOEHT PA PËLQIMIN E SHQIPTARËVE
Nga Abdullah Prapashtica
Nocioni gjeografik MAQEDONI është njësoj si nocioni gjeografik i BALLAKANIT apo i Evropës!
As një populli i Evropës, i Ballkanit apo i Maqedonisë nuk munden të e identifikohet me këto nocione gjeografike, si komb, duke u thirrur në këto hapësira ku jetojnë edhe popujt tjerë dhe as nuk mund të e ndryshojnë emrin e tyre pa marr pëlqimin e dhe të popujve tjerë që i kanë territoret e veta etnike në këto hapësira gjeografike.
Maqedonia shtrihet në hapësirën ku sot jetojnë tre popuj. Një pjesë e Popullit Shqiptar, një pjesë e Popullit Grek dhe një pjesë e Populli Bullgar, të cilit Titoja ua ndryshoi artificialisht identitetin nacional në bazë të nocionit gjeografik, duke i emërua këta bullgar si “Maqedon”! Njësoj si po përpiqet sot Brukseli për krijimin e kombit artificiale “kosovar” nga Populli Shqiptar, që jetonte kundër dëshirës së vet nën sundimin e ish Jugosllavisë.
Titoja gjatë sundimit të diktatorial e shpiku “kombin maqedon” me motive të dyfishta:
1) Për ta nxjerr Serbin nga Maqedonia dhe
2) Për mos ta lejua hyrjen e Bullgarisë në Maqedoni!
Historia na tregon se kufijtë real të Serbisë ishin në hapësirën e Pashallëkut të Beogradit që fillonte me kufijtë verior në lumin Danub dhe përfundonin me kufijtë jugor te Molla e Kuqe te Nishi.
Kongresi i Berlinit i Fuqive të vjetra të Evropës në vitin 1878, si shpërblim ndaj Serbisë Malit të zi dhe Rusisë, për aleancën anti osmane i dhuroi tokat veriore të Shqipërisë.
Pas shpërbërjes të Perandorisë Austro-hungareze dhe Perandorisë Turke, Fuqitë e vjetra të Evropës e krijuan Greqinë të cilës ia dhuruan Çamërinë dhe krijuan artificialisht “mbretërinë Serbe-Kroate-Sllovene” duke i dhuruar Serbisë: Bosnjën, Malin e Zi, Kosovën dhe Maqedoninë.
Kështu Serbia nga Pashallëku i Beogradit u zgjeruan në gjysmën e Ballkanit. Me që apetitet Serbe u shtuan, Mbretëria Serbe vendosi ta ndryshon emrin nga “mbretërinë Serbe-Kroate-Sllovene” në “Mbretëri Serbe Jugosllave”, duke i shndërrua edhe Sllovenin edhe Kroacinë në “banovina serbe” dhe vet Jugosllavinë në një SERBI TË MADHE! Kështu “Mbretëria Serbe e Jugosllavisë”, trojet shqiptare i ndau dhe i futi nën sundimin e Banovinës së Vardarit, të Banovinës së Moravës dhe të Banovinës së Zetës.
Në kohën e Titos Banovinat u shndërruan në Republika dhe populli Shqiptar vazhdoi të qëndron nën sundimin diktatorial të këtyre republikave sllave! Banovina e Moravës u shndërrua në Republikën në Serbisë, Banovina Zetës u shndërrua në Republikën e Malit të Zi ndërsa Banovina e Vardarit u shndërrua në Republikën e Maqedonisë.
Pos tyre Titoja e nda u edhe Bosnjën e Hercegovinën nga Serbia dhe atë shndërroi në “REPUBLIKË MYSLIMANE” duke shpikur “kombin mysliman”! Ai donte ta dobësonte Serbinë por nuk dëshironte ta forcon Bullgarinë dhe Shqipërinë. PËR TA DOBËSUAR Serbin në favor të Kroacisë e shpiku edhe kombin artificial “mysliman” ashtu si shpiku “kombin maqedon” dhe si po bënte përpjekje që të shpikte edhe “kombin kosovar”, për ta demoluar kombin shqiptar nga brenda!
Edhe pas shkatërrimit të ish RSF të Jugosllavisë, Fuqive të vjetra të Evropës vendosën që Popullin shqiptar në ish RSFJ, të mos e lejojnë të bashkohet dhe kështu Kosova pos që mbeti e ndarë nga shteti Amë - Republika e Shqipërisë, ajo mbeti e ndarë dhe nën sundimin e ish Republikave jugosllave si edhe ju nënshtrua edhe një copëtimi të ri me koloni serbe, nën maskën e “decentralizimit” . Pos kësaj Kosova me identiteti të çart nacional shqiptar, me 95% shqiptar autokton nga numri i tërësishëm i popullsisë u shpall “ vend multietik”, nga Porta e Lart e Perandorisë Globalisdte të BE.
Fuqive të vjetra të Evropës do të binden edhe vet se nuk ka zgjedhje tjetër pos bashkimit të Popullit Bullgar brenda një shteti, me kufij në Vardar me Shtetin e Bashkuar të Popullin Shqiptar. Ata duhet ditur se EMRI I MAQEDONISË NUK MUNDET TË NDRYSHOEHT PA PËLQIMIN E SHQIPTARËVE.
Aktualisht ekziston MAQEDONIA SHQIPTAR, MAQEDONIA GREKE DHE MAQEDONIA BULLGARE me kufij në Vardar. Prandaj, ose do të mbete kështu ose Grekët, Bullgarët dhe Shqiptarët duhet të bisedojnë bashkërisht për një ose tre emra të ri për Maqedoninë!
Integrimet e brendshme nacionale do ta sigurojnë paqen dhe qetësin në Ballkan dhe do të mundësojnë edhe një integrim më të shëndosh evropian.