E premte, 21.03.2025, 04:45 PM (GMT)

Mendime

Vladimir Shyti: Hekurudha në frymën e fundit

E premte, 18.03.2011, 07:58 PM


Hekurudha në frymën e fundit

 

Nga Vladimir Shyti, Durrës

 

Vetëm harmonia natyrore ka mbetur e pa shkatërruar rreth linjës hekurudhore,njëkohsisht dhe shpirti i pamposhtur i puntorëve të saj. Në krifën thinjoshe të linjave të hekurt vihet re një vuajtje therëse prej shumë vitesh,që trondit shikuesin edhe udhëtarin.Trenat si fantazma shekspiriane shkojnë e vijnë ndër stacione,duke u zvarritur si gjarpërinjë të plagosur dhe të cunguar.Ata pasagjer të pakt në numër udhëtojnë bashkarisht me pasigurinë dhe orarin e zgjatur të mundimit.

 

  Makinistët hekurudhor po përballen me lloje të ndryshme problemesh.Ata nuk bëjnë kopromise dhe përzierje me gjëra të ulta dhe shpirti i tyre ruhet i papërlyer në elementin e pandotur.Zbatojnë me përpikmëri  rregullat e hekurudhës shqiptare dhe udhëzimet e stafit drejtues,që mundohet me shumë përpjekje të mbajë gjallë këtë ndërmarje gjigande hekurudhore.Makinistët sulmohen me mjete të forta në mes të ditës,ku në  shumë raste ka pasur edhe plagosje.Adoleshent të papërgjegjshëm të paguar më parë nga drejtues kompanish të udhës automobilistike bëhen pratogonist të këtyre ngjarjeve të shëmtuar,duke sjellë panik në udhëtarë dhe në drejtuesit e trenave.Por këta të fundit ruajnë më fanatizëm të patundur madhështinë e paepshme ndaj këtij realiteti jetsor.Forca e tyre shpirtërore,sekreti për të ruajtur veten,dëshira për punën janë gjithcka në jetën e tyre të përditshme.

 

Linjat sa vine e prishen,duke ulur ndjeshëm shpejtësinë e lëvizjes së trenave,travesat e kalbura,sado janë ndërruar vende,vende nga travesa betoni nuk po munden të mbajnë shinat e hekurt mbi to,shto këtu edhe vjedhjet e pllakave lidhëse.Qeveria që kryeson shtetin shqiptarë sikur ka harruar që ekziston një hekurudhë.Tashmë mund të krenohemi me udhët automobilistike,por mos  harrojmë se lëvizja udhëtarëve dhe transporti i mallarve me hekurudhë është një lëvizje masive,që u shërben vecanti masave të gjera popullore,pasi edhe tarifat hekurudhore janë më të ulta se goma.

 

 Gjithsesi  hekurudha qëndron ashtu,me vendosmëri,nën qiellin e fatit të saj.Puntorët dhe drejtuesit kanë vendosur për të ruajtur ato mjete,linja e cdo gjë që kanë deri tani në dorë.Ata tashmë janë mësuar me tragjizmin dhe varfërinë e thellë të jetës.Luftojnë cdo ditë,orë e minut me pabesitë që u dalin në udhën e tyre,që është vetëm e tyrja.

 

  Por u del detyrë dhe ministrisë shtetërore,që t’ua lehtsojnë sado pak punën e vështirë që ata punonjës kan mare përsipër si;në ripërtritjen e linjave,në gritjen e pagave dhe sidomos në uljen e pensionëve sidomos për makinistët,të cilët drejtojnë një mjet prej njëqind tonësh,qëndrojnë prej dymbëdhjet orësh në një amperazh teje të lartë energjitik,ku edhe janë kthyer edhe në xhenerik,motorist ,elektricist dhe shumë punë të tjera që nuk u takon.Kjo gjë do t’i ngushëllonte dhe do t’i mbushte me mirënjohje per shtetin e tyre.Në këtë luftë të padukshme nga të tjerët ka heroizëm të papërshkruar,heshtje dhe përdëllim,sepse ata e dëshirojnë me force të madhe profesionin e tyre të nderuar.

 

  Tani ligjërata ime është e orientuar sigurisht nga ide.Ka ardhur koha që në hekurudhë të bëhet një studim i vecantë nga specialist të vecantë, që hekurudhës nuk i mugojnë,pra duhet vetëm kurajo,dëshira për të vërtetën dhe me cdo kusht pasioni për punën.Ndoshta është e hidhur të them se midis atyre ndërtesave luksoze e rrugëve të asfaltuara shtrihet trishtueshëm si padenjë,e braktisur udha e hekurt,që merr frymë në grahmat e fundit.

 

  Thon,po nuk qau fëmija,s’i jep nëna të pij.Ata punonjës  kan qarë,janë ankuar edhe nëpërmjet sindikatës së tyre,të cilët me shumë mundime kan përfituar ndonjë kockë.Janë përballur me shumë qeveri,por në shumë raste është futur në mes politika,dhe uji është ndërprerë në vaun e hekurudhës shqiptare.Dhe nuk mbeti gjë vec ekzaltimit,në të cilin shpirti tyre jetoi si salamadra në zjarr.Fati  tërheq zvarrë më të dobtit,dhe tani është në dijeni të plotë shteti dhe njerzit për brishtësinë e kësaj ndërmarje hekurudhore që po merr frymë me zor në këtë mejdis që na rrethon anë e mbanë vendit.

 

  Le ti japim pakëz  gjak kësaj artier të vendit tonë, dhe dallgët e zemrës të shkumëojnë fort e të ngrihen kundër shkëmbit të shurdhët!T’ua kthejmë punën,gëzimin dhe lumturinë punonjëseve heroik të hekurudhës sonë shqiptare. Realizojuani ëndërrën e tyre për t’a parë  hekurudhën shqiptare si gjithë hekurudhat e europës! Le të fitojë në gjithcka gjykimi i drejtë, dhe ata do t’u jenë gjithmonë mirënjohës.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx