E shtune, 15.02.2025, 03:39 AM (GMT)

Mendime

Asllan Dibrani: RTK-ja dhe katastrofa në Japoni!

E shtune, 19.03.2011, 07:56 PM


RTK-ja dhe katastrofa në Japoni!

 

>Alarmohet i keqësimit te gjendjes  edhe në përmasa ma te mëdha të Oqeanit Paqësor

 

>Sinjale  shpërthimi në objekte bërthamore qe rrezikon të gjithë rruzullin botëror!

 

>RTK-ja  dhe mjetet   e buletinit botëror  për katastrofën në Japoni

 

>Historia dhe gjeografia  e Japonisë

 

>Japonia e njohu pavarësinë e Kosovës ndër të parat shtete

 

Nga Asllan Dibrani

 

Katastrofa e fundit qe ndodhi në Japoni  ,tronditi gjithë opinionin  botëror ,,tronditi shume shtete , për rreth qe i ndien pasojat e  tërmetit të fundit ku me shumë njerëz humben jetën si te vdekur apo të zhdukë pa shenjë  nga  përplasja   qe përjetoj  Japonia pas tërmetit me intensitet prej 8,9 ballë sipas Rihterit që goditi bregdetin veri-lindor të ishullit Honshu, duke shkaktuar valë të cunamit të larta deri dhjetë metra që merrnin me vete shtëpi, makina, anije dhe objekte lagje ,pallate   etj, që digjeshin dhe u rrëmbenin nga fuqia e valëve të detit llava  dhe era.

 

Ky është termin më i fuqishme gjatë 140 viteve të kaluara në këtë vend dhe i gjashti më i fuqishëm në botë i regjistruar deri më tash.  Flitet qe  ne këtë termet luajti edhe boshti taksor  ku  e tërë ujdhesa  ku graviton Japonia lëvizi për dy metra  nga qe krijoj ndryshime edhe në sipërfaqen e tokës  me ujë të detit,  por është akoma  gjendje alarmi  të goditjeve të reja .

 

http://www.youtube.com/watch?v=QH_LYzxczAA&feature=fvwkrel

 

Numri i viktimave është i madh, ndërsa vlerësohet se pasojat do të jenë katastrofale ndërsa alarme nga cunami ishin dhënë anekënd Paqësorit… Më i goditur nga vala dhjetë metra e cunamit më të madh në Japoni , është qyteti –port Sendaj dhe pesë komuna të ishullit Honshu.

 

Alarmohet keqësim i gjendjes  edhe në përmasa ma te mëdha të Oqeanit Paqësor

 

Sipas raportit  sizmologjik të agjencive , dallgët ishin më të larta se disa ishuj të Paqësorit. thuhej në buletinin e Qendrës Paralajmëruese për cunami të Paqësorit. Ndërkohë, alarmet për cunami u dëgjuan edhe në ishujt amerikan Hawaii, por edhe në brigjet e shteteve federale amerikane Oregon, Washington, në disa pjesë të Alaskës dhe në Amerikën Jugore. "Cunami i krijuar mund të shkaktojë dëme përgjatë gjithë vijës bregdetare të  gjithë ishujve të shtetit të Hawaii’t”dhe ma gjerë.

 

Sinjale  shpërthimi në objekte bërthamore qe rrezikon të gjithë rruzullin botëror!

 

Japonia, e cila ndodhej më pranë epiqendrës së tërmetit, po përpiqet të përllogarisë tani dëmet në njerëz e materiale ku llogaritet  me miliarda e miliarda dëme materiale. Ekipet e specializuara po përpiqen të shuajnë zjarret që shpërthyen nga tronditjet sizmike, ndërkohë që ka pasur masa emergjente në Objekte bërthamore të vendit për të parandaluar rrjedhjen radioaktive qe do të jenë  rrezik për gjithë rruzullin botëror. Gjendja e jashtëzakonshme ishte shpallur në dy centrale bërthamore… Infrastruktura dhe rrugët thuajse janë të shkatërruara në shumë zona. Popullata vendore është e tronditur nga dridhjet dhe pasojat shkatërruese të tërmetit.

 

RTK-ja  dhe mjetet   e buletinit botëror  për katastrofën në Japoni

 

Kjo katastrofë    e këtyre ditëve  u përcoll  me informata ma të freskëta nga minuta në minutë,  radiot,shtypi dhe stacionet televizive   të shteteve ma të mëdhasiç eshte Gjermani.Britani,Italia  ,franca etj!...  Pati raste që gjithë buletinin  informativ ta  fillonte dhe ta përfundonte  me    rastin e katastrofës në  Japonisë si katastrofë   nder ma te mëdhatë në historinë e njerëzimit .kishte raste që edhe programet seriale t'i ndërpritnin  për informim  sa ma te shpeshtë  por një gjë e tille sikur nuk i brengosi  redaksinë e RTK-së në Kosovë qe dje me datën  16.03.2011 fare pak e publikoj në fund të  ditarit të orë 19.30 minuta  ,  ndërsa sot me datën 17.03.2011  fare nuk e përmendi  si rast qe  mediet botërore   janë të shqetësuara dhe raportojnë çdo  çast ?  A thua vallë ku është ndërgjegjja e atyre njerëzve qe e  kanë  sjellë atë Televizion në buzë gremine   të çoroditur ,me korrupsion,me emisione të pa vlera, me programe injoruese për një qytetar edhe të thjesht e mos të flasim për  njerëz intelektual apo  te ngritur në shkallën e vetëdijes! Politika redaktuese e RTK-së është mjaft  e dobët  sa qe edhe nen sundimin  serb  nga një censurë e rreptë nga Serbia mund te themi  se ishte ma në nivel me këmbëngulësinë   nacionale qe kishin punëtoret  e atëhershëm  për çështjen kombëtare!

 

Historia dhe gjeografia  e Japonisë

 

Japonia ndodhet në Oqeanin paqësor, shtrihet në lindje të Deti të Japonisë, Republikës popullore   të Kinës , Koresë veriore,Kores jugore dhe Rusisë nga Deti Okhotsk në veri të Kinës Lindore dhe "shteti i origjinës së diellit", që është arsyeja pse Japonisë shpesh identifikohet si"Toka  e Lindjes së Diellit" ". Japonia përbëhet prej më se 3,000 ishujve  . Ishujt më të mëdhenj janë Honshu,Hokaido,Hyushu dhe Shikoku që së bashku përbëjnë 97% të sipërfaqes tokësore të Japonisë. Shumica e ishujve janë malorë dhe vullkanik; për shembull, pika më e lartë e Japonisë,Mali Fuxhi,  është vullkan  .Japonia renditet e 10-ta në botë sipas numrit të popullsisë, me rreth 128 milion banorë. Zona e kryeqytetit të Japonisë   përfshinë dhe disa komuna  përreth, dhe është zona ma  e madhe  si qytet  i metropoleve   botërore , me mbi 30 milion banorë.

 

Japonia e njohu pavarësinë e Kosovës ndër të parat shtete

 

Japonia Kosovën e ka njohur si shtet të pavarur ndër te parat  shtete,ku lidhi marrëdhënie diplomatike  me Kosovën me rastin e vendosjes se ambasadës së vet në  Prishtine .Konsiderohet se të kesh marrëdhënie të mira me një shtet  me një teknologji ma te zhvilluar në bote është një privilegj dhe interes  bilateral ,e sidomos  për Kosovën qe  kishte me përfituar  shumë nga pozicioni   i ngritjes së ekonomisë së dobët qe posedon . Prandaj mos të harrojmë se RTK-ja e Prishtinës me  një politikë redaktuese të tillë dhe jo mirënjohëse ndaj ngjarjeve me rendësi botërore po e len shikuesin shqiptare te mangët me informim!... Fjalët popullore janë me domethënie gjithmonë dhe është mendim i popullit ,prandaj ta kujtojmë  fjalën e  urte popullore "Qeni i keq ta sjell   ujkun  në oborr" andaj është mirë qe oborri i Kosovës të pastrohet nga te këtillët sa nuk është vonë!?...



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora