E hene, 10.02.2025, 01:31 AM (GMT)

Mendime

Dibran Demaku: A ka krenari shqiptari?!

E shtune, 19.03.2011, 07:59 PM


A KA KRENARI SHQIPTARI ?!

 

Nga Dibran Demaku

 

Para ca vitesh derisa po zhvillohej kampionati botëror i futbollit me një mik gjerman po i analizonim rezultatet e e para të atij kampionati.Dhe kalkulonim se cila skuadër kombëtare kishte shansin më të mirë për në finalen e madhe.Në atë fillim kampionati përfaqësuesja gjermane e futbollit nuk qëndronte dhe aq mirë.Kishin mbetur të zhvilloheshin ndeshjet e fundit të fazës në grupe.Ekipit gjerman i duhej që në takimin e fundit të luante së paku baras për t`u kualifikuar për garat e radhës.Edhepse ekipi gjerman takohej me të fundin e grupit,miku im gjerman shfaqte njëlloj skepticizmi.Apo thënë më mirë frikësohej se mos ekipi gjerman do të pësonte dhe fundoseshin shpresat për finalen e madhe!-Sepse siç thuhet shpeshherë në jetë „ i fundosuri të fundosë!“-po fliste ai.

-Po sikur trajneri i skuadrës gjermane të takohet me trajnerin e skuadrës kundërshtare!-ia ktheva une dhe pa e lënë që të ndërhynte vazhdova:-Ekipit kundërshtar edhe ashtu nuk i duhet fitorja! Të mirren vesh dhe takimin ta fitojë skuadra gjermane?!

Ai për disa momente heshti dhe po më shikonte si me habi dhe me dyshim.Pastaj me një buzëqeshje të lehtë,me të cilën tregonte mirësjellje,na ktheu:-Një gjë e tillë as nuk mund të ndodhë dhe as nuk guxon të ndodhë!

-E përse jo?-ia ktheva unë.Ata mund të takohen fshehurazi dhe të mirren vesh.Askush nuk do ta dinte se është kurdisur rezultati përveq atyre të dyve! Dhe meqë janë vetëm dy mund ta ruajnë fshehtësinë!

-Eh,more miku im!-ma ktheu ai.Duhet ta dish se çfardo marrveshje e kurdisur sado sekrete që të jetë ajo një ditë mund të zbulohet.Të dalë në dritë të diellit!Andaj kombëtarja gjermane nuk duhet dhe nuk guxon ta bëjë një gjë të tillë!Pastaj duhet ta dish se ekipi gjerman ka krenari! Dhe atë krenari nuk duhet dhe nuk guxon ta humbë me një ndeshje të kurdisur siç thua ti! Sepse shumë më e mirë dhe më dinjitoze është çfardo humbje se sa ndonjë kurdisje rezultati që do ta ulte krenarinë gjermane!Këmbëngultësia e tij në ruajtjen e krenarisë kombëtare më mahniti.E miku im gjerman ishte vetëm një punëtor i thjeshtë gjerman i cili bënte punët më të zakonshme.

Që nga ai rast i bisedës me mikun tim gjerman shpeshëherë e kam pyetur vetën:-A kemi ne shqiptarët krenari?!Dhe nëse po, a dimë që atë krenari ta ruajmë si sytë e ballit dhe ta kultivojmë edhe tek gjeneratat e reja!Sepse të jetosh pa krenari është si të mos jetosh fare! Apo ne shqiptarët krenarinë e shfaqim vetëm me deklarata boshe si në atë slloganin:“O sa mirë me qenë shqiptar o hej…!E këtej nuk bëjmë asgjë që ato deklarata t`i mbrojmë me krenari dhe me vepra! A mos jemi komb deklarativ,që deklaratat i lëshojmë vetëm për konsum të brendshëm e në anën tjetër i bëjmë nëntëdhjetenëntë të zeza për arritjen e synimeve vetiake?!

A mund të ketë krenari biznesmeni kosovar që bën biznes me serbët e Serbisë,me ata që deri dje na përgjakën e na vranë?!

A mund të ketë krenari politikani i Kosovës,që kur e fiton pushtetin nga vota e popullit e harron popullin dhe punon vetëm për interesa vetiake?!

A mund të ketë krenari i riu kosovar që lëshon mjekërr dhe e mbështjell kokën me shami në emër të njëfarë feje që në të vërtetë bie ndesh me interesat e kombit të tij?! Apo ai apo ajo e bën atë veprim për pak para?!

A mund të ketë  krenari ai prind i Shqipërisë jugore kur për të fituar pak para njërin fëmijë e regjistron në emër të kombësisë greke?!

A mund të ketë krenari ai i ri shqiptar që për të fituar një leje qëndrimi greke ndërron emër e mbiemër,ndërron emrin e mbiemrin e nënës dhe të babait si dhe kombin?!

A mund të ketë krenari i riu shqiptar,qoftë i Shqipërisë apo i Kosovës,apo i viseve të tjera etnike shqiptare,që kur del në shtetet tjera dhe kërkon azil duke sharë e fyer atdheun e vet?!

A mund të ketë krenari ajo vajzë shqiptare e Shqipërisë kur e lidhë fatin e vet të jetës me të rinj serb,mbase pikërisht me ndonjërin nga ata që në luftën e fundit i ka dhunuar vashat e nuset kosovare?!

A mund të ketë krenari prindi shqiptar në diasporë kur fëmijën e vet nuk e dërgon në shkollën shqipe me mësim plotësues?! Dhe veq asaj a mund të ketë ai krenari kur deklaron:“Se gjuha shqipe po e pengon fëmijën e tij në mësimin e gjuhës së vendit ku jeton?!A mund të ketë krenari ai prind kur deklaron se fëmija i tij duhet të integrohet në shoqërinë e vendit ku jeton dhe duhet t`i harrojë traditat dhe zakonet e kombit të vet?!A mund të ketë krenari një prind i tillë kur me veprimet e tij kontribuon që fëmija i tij një ditë të asimilohet krejtësisht?!

A mund të ketë krenari sportisti shqiptar i cili është në gjendje që të luaj kudo dhe për këdo,por jo edhe për përfaqësuesen e vet kombëtare?!

A mund të ketë krenari studenti shqiptar që studion në universitetet e huaja,me paratë që ia paguan shteti i vet,por që nuk kthehet të punojë për atë shtet?!

A mund të ketë krenari ministri i kulturës i Kosovës kur pa fije turpi i largon nga zyra e tij fotot e dy figurave emblematike të kombit: Foton e humanistes shqiptare me përmasa botërore-Nënës Tereze dhe foton e kryetarit historik të Kosovës-dr. Ibrahim Rugovës?!

A mund të ketë krenari?!...A mund të ketë krenari?!...A ka shqiptari krenari?!...Nuk e di!... Nuk e di!...Nuk e di!...

(Në fund u kërkoj falje të gjithë atyre lexuesve nëse sado pak me këto radhë ua kam lënduar krenarinë e tyre!...)



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora