Mendime
Indrit Vokshi: Fillimi i se Mires dhe Prita e Rradhes
E shtune, 19.03.2011, 07:58 PM
"Fillimi i se Mires dhe Prita e Rradhes"
Nga Indrit Vokshi
Pas clirimit te Kosoves me 1999,u cel shtegu qe lumenjte shqiptare te vershonin drejt njeri-tjetrit,per te krijuar nje liqen.Njohja qe po perjetojne shqiptaret e Shqiperise dhe shqiptaret e Kosoves me njeri-tjetrin,pavaresisht zhgenjimeve, qe do i perjetonim edhe po te takonim pas shume kohesh nje kusheri apo nje fqinj tonin,eshte pasuar edhe me lindjen e dashurive midis shqiptareve te Shqiperise dhe atyre te Kosoves.Pra pavaresisht gjithckaje tjeter,e rendesishme eshte se sot kemi shume me shume njohje dhe lidhje se me pare.Dhe ky eshte fillimi i se mires.Tashme c'do minute,c'do ore e c'dite shtohet numri i shqiptareve te Kosoves qe punojne,jetojne, e ndertojne veprimtari ekonomike ne Shqiperi , dhe e njejta gje mund te thuhet edhte per shqiptaret e Shqiperise.Keshtu shtohen miqesite.Sot kemi nje televizion te madh,qe na ve ne dijeni ore pas ore per zhvilimet ne te dy anet e nje kufiri administrativ.Keto gjera nuk ndodhnin para 10 vitesh,dhe prandaj ky 10 vjecar eshte vetem fillimi i afrimit te shqiptareve.Nuk mund t'ia lejojme vetes te jemi aq femijnore sa te mendojme se ky afrim i joni nuk i'a prish gjumin askujt,e tash nuk kemi me armiq.Veprimet prej armiku te bashkimit te shqiptareve jane te dukshme,vetem duhet te perdorim me kujdes menyren,per te ndare ne shenje veprimet e mira nga veprimet qe fshihen pas perdes te se mires.Sepse c'do here veprimet prej armiku rreken te fshihen pas perdes te se mires.Vershimi i lumenjve shqiptare drejt njeri-tjetrit po mer me vete shume gjera e po demton shume te mbjella ne shume toka,a thua se keta lumenj po shfryjne dufin shekullor.Bujqit te cileve po u demtohen te mbjellat kane bere nje dert,duke menduar te vendosin do prita per te ndaluar sado pak apo per te vonuar bashkimin e ketyre lumenjve.Taman veprime te deshperuara prej bujqish ne kushtet e vershimit te lumenjve ne te mbjella.Dhe lindi "Kombi Kosovar" lindi 'Identiteti Kosovar".C'do kush qe e ve mendjen ne pune per te zbuluar qellimet e nismave te caktuara shkon tek Orakulli i tij dhe i kerkon mendim. I shtron atij disa pyetje te tilla si :"Orakulli im,ne po mbarojme, ata po afrohen me njeri-tjetrin,e une nuk dua qe keta lumenj te bashkohen sepse me prishen te mbjellat dhe nuk kam me toke per te punuar,si mund te bej qe ta pengoj kete bashkim?" Dhe Orakulli pergjigjet:"Binde njerin nga lumenjte se rruga e tij nuk eshte e duhura dhe kur njeri lum te ndryshoje rrugen,drita e bashkimit do te shkimet". Njeriu perseri flet :"I nalti Orakull,pergjigjja juaj eshte e vyeshme por eshte thjeshte ne vija te trasha,prandaj te lutem me thuaj c'fare te bej me hollesisht"? Orakulli duke tundur kryet ne shenje zhgenjimi qe ushtari i tij nuk i kishte pervetesuar si duhet djallezite dhe gatishmerine antishqiptare,pergjigjet:"Permend identitetin kosovar,thuaju njerezve qe ne shqiptaret e Kosoves nuk kemi asgje te perbashket me shqiptaret e Shqiperise,madje neve nuk jemi me as shqiptare.Thuaju njerezve qe shqiptaret e Shqiperise nuk i duan shqiptaret e Kosoves,dhe nese ata te kundershtojne duke thene se ne sondazhet e Gallup-it mbi 60 % e te pyeturve vetem ne Tirane e duan Bashkimin Kosove-Shqiperi,ti thuaju se Gallupi,ngaqe eshte kohe krize,ka marre rryshfet nga grupet e prapambetura nacionaliste,te cilet jane aq te pafytyre sa mbajne akoma flamurin me Shqipnojen Dykrenore. Njeriu perseri i flet:"Ah,po me pelqekan keto keshilla o fort i nderuar Orakull,me teper te lutem me teper,me thuaj dicka me shume, me jep fuqi". Orakulli duke shfryre nga mjerimi qe percjellin syte e ushtarit te tij,vazhdon ta keshilloje:"Shprehuni se Shqiperia per Kosoven eshte njelloj si c'do shtet tjeter i Ballkanit dhe i Europes dhe asgje me shume.Shqiptaret e Shqiperise duke qene te vetedijshem per ndihmen modeste qe kane dhene per Kosoven,do te preken thelle dhe do ju cilesojne mosmirenjohes.Ska rendesi qe ju jeni vetem nje grup i vogel,e rendesishme eshte qe te krijohet nje paragjykim per Kosoven.Dhe keshtu do linde percarja.Shprehu se ata qe kerkojne nje bashkim e afrim jane te prapambetur dhe bien ne kundershtim me interesat e Europes,sepse vetem pak vete e kuptojne se duhet punuar per interesa te shqiptareve dhe jo te Europes,por shumica e populli,e shikojne Europen,si Shen Mëri,si virgjereshe dhe nuk munden as te mendojne kunder saj sepse mekatojne".
E keshtu njeriu duke e falenderuar me shpirt,iken prej Malit te Orakullit,e niset teposhte per Prishtine.Ai duket i gjalle,kur eshte vetem,dhe i kenaqur me veten e me keshilat e Orakullit.Por vetem kaq,sepse kur perballet,identiteti e kombi kosovar,bien ne gjendjen e njerezve qe nuk qendrojne dot ne kembet e veta.Njerezit i ngrene per krahesh,kur ata rrezohen here pas here,e i ndihmojne te bejne disa hapa,me shpresen qe nje dite do te mund te ecin vete.Por jo,Beni nuk ecen dot vete,jo se eshte i vogel,po ngase nuk ka toke nen kembe.Orakulli,pas asaj bezdie te domosdoshme qe perjetoi,u shtri per te pushuar,por disa zera u degjuan.Kishte ardhur nje tjeter ushtar po aq i bezdisshem,por pak me i pranueshem sepse ky kishte sjelle edhe dhurata,sic e kishin zakon grupimi i tij shoqeror qe ne mungesen e fisnikerise mundohen ta plotesojne me dhurata.Si duket do kete hall te madh,mendoi Orakulli.Njeriu foli:"Fort i nderuar Orakull,kam ardhur te kerkoj disa keshilla jetesore, qe do me jepnin frymemarrje mua".Po degjoj,u pergjigj Orakulli.Me primitiv ushtari i dyte,pa shpirte poetik pershkrimi,flet:"Shqiptaret duan te bashkohen.Po ndodhi kjo gje,mua dhe grupit tim do na dobesohet pushteti dhe nuk do na degjoje ma askush.Na jep nje keshille nga te tuat".Orakulli e kishte te lehte i jepte keshilla ushtarit te dyte,sepse ushtari i dyte,nuk i arsyeton dhe nuk i argumenton gjerat qe u thote njerezve sepse,shprehet qe ato nuk i thote ai,por feja i permban,dhe per kete shkak,ato qe thuhen skane nevoje per argument sepse jane te padiskutueshme.Dhe Orakulli i thote:"Shfrytezo c'do fanatik,nuk mendoj se Kosova vuan per fanatike e koketrashe.C'do fanatik e koketrashe ne keto kushte eshte i floronjte per qellimin ne fjale".Po si ti shfrytezoj? pyeti ushtari.Orakulli:"Thuaju qe feja,eshte mbi c'do gje dhe se kombi nuk vlen para fese.Ne cdo rast kur kombi bie ne kundershtim me fene,feja prevalon.Ata jane jerez qe nuk dine te mendojne dhe do e besojne lehtesisht.Thuaju qe shqiptaret e Shqiperise jane te pafe,te krishtere dhe pro-krishtere,dhe me pas thuaju se ne muslimanet e kemi te ndaluar te bejme miqesi me jehudite e te krishteret.Thuaju,se ne me pare kemi vellezer muslimanet ne vendet arabe se sa shqiptaret e krishtere dhe ata do ju marin inate.Goditini ata aty ku u dhemb me shume.Perbaltini Skenderbegun dhe Nene Terezen haptas,sepse ata do te zemerohen dhe do ju cilesojne turq.Ska rendesi qe juve jeni grup i vogel,e rendesishme eshte qe te krijohet nje percarje,te cilen me pas do ta ndihmojme te zmadhohet".Ushtari,pasi i puth kryqin e madh Orakullit e pasi i uron bekimet,largohet i lumtur.
Keto biseda midis ushtareve dhe Orakullit u zhviluan fill pas vitit 1999,si masa per te ndaluar afrimin e shqipareve te Shqiperise dhe shqiptareve te Kosoves.Keto nisma nuk do te ishin nderrmare nese Bashkimi i shqiptareve nuk do te merrte udhe.Pritat e deshperuara qe ngrihen per te ndaluar kete vershim,jane lehtesisht te kapercyeshme,duke pare pritat e tjera me te medha qe ka kapercyer kombi shqiptar.Por eshte detyre e gjithekujt qe te punoje per te zvogeluar cmimin dhe per te shkurtuar kohen e kapercimit te tyre.Duke pare levizjet kombetere te Kohes se Re,ne Kosove, mendoj se edhe ne shqiptaret e Shqiperise duhet te krijojme nje organizate qe ti pergjigjet deshirave dhe kerkesave te Kosoves.Asgje nuk eshte e pamundur.Nje shprehje e mencur thote se "Dallga fiton kunder shkembit jo se eshte me e forte por sepse eshte me kembengulese dhe nuk rresht kurre se provuari".Pa dashur te behem emocional,me duhet te them se nje nder gjerat qe dua me shume ne jete eshte qe, kenget qe kemi degjuar e kenduar,poezite qe kemi recituar,e historite qe na jane treguar per Kosoven,te mos mbeten vetem tregime te bukura per dicka te pa arritshme.Por Kosova dhe Shiperia,t'ia shkundin pluhurat vetes dhe te perqafohen.