E hene, 10.02.2025, 12:53 AM (GMT)

Mendime

Agron Shabani: Politika e jashtme, diplomacia dhe etika e njohur profesionale dhe metaestetike...

E diele, 20.03.2011, 07:59 PM


Edhe njëherë mbi politikën e jashtme dhe diplomacinë e shtetit dhe qeverisë kosovare:

 

Politika e jashtme,  diplomacia dhe etika e njohur profesionale dhe metaestetike...

 

Nga Agron Shabani

 

-Duke menduar në figurën dhe pesronalitetin e përgjithshëm të Ambasdadorit të Republikës së Kosovës në Gjermani, dr.Vilson Mirdita:

 

Me Ambasadorin e nderuar të Republikës së Kosovës në Republikën Federale të Gjermanisë,  Dr.Vilson Mirdita nuk jemi në kurrfarë raportësh ose marëdhënjësh të ndryshme familjare, farefisnore dhe të tjera.Pra nuk jemi vellëzër,  kishërinjë, tezak  ose dicka tjetër.Por në radhë të parë jemi vëllezër të një gjuhe, të një trungu dhe të një gjaku.Jemi pra shqiptarë.Ndërkohë që Dr.Mirdita është Ambasdador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikëës së Kosovës në Republikën Federale të Gjermanisë që paraqet edhe një obligim me shumë në vargun e obligimëve të njohura morale, shtetërore, kombëtare, patriotike, skeletore, gjenetike, metaestetike dhe të tjera ndaj njerëzve dhe popullit tonë në përgjithësi.Respektivisht,  ndaj zyrtarëve të ndryshëm shtetëror dhe politik të vendit ose shtetit tonë në vecanti.Shih për këtë: i udhëhequr dhe udhërrefyer nga Maksima dhe Formula  e mesipërme etike dhe metaestetike në njerën anë.Përkatësisht,  nga kredoja , kodi dhe higjiena e brëndshme shpirtërore, intelektuale, profesionale dhe publicistike në anën tjetër.Në vazhdim do bëj përpjekje ose orvatje të ndryshme komparative dhe analogjike-harmonike me qëllim të portretizimit dhe një profilizimi të gjithëmbarshëm(objektiv dhe subjektiv) të figurës dhe personalitetit të lartëpërmendur të Ambasadorit Mirdita në Dritën dhe retrospektivën e ngjarjeve dhe zhvillimëve të njohura shtetërore, politike dhe diplomatike të vendit tonë.Dhe,  kjo gjithmonë duke i rajtur dhe kultivuar në këtë sfond distancën dhe pavarësinë e preferuar intelektuale, shpirtërore, emocionale dhe publicistike pavarësisht simpative ose antiptative të ndryshme objektive ose subjektive.

Sic dihet:Menjëherë pas Shpalljes dhe Miratimit të Deklaratës së famshme kushtetuese dhe juridike të kuvendit(parlamentit) kosovar mbi Republikën e Kosovës shtet të pavarur,  sovran dhe demokratik me 17 shkurt të vitit 2OO8.Respektivisht,  të njohjes dhe pranimit ndërkombëtar të vendit tonë(Republikës së Kosovës) nga vendët me të fuqishme dhe më përparimtare të globit.Nga ana e shtetit(qeverisë) dhe Ministrisë së Jashtme të Republikës së Kosovës  atëbotë si të thuash në menyrë empirike, evolutike, dialektike dhe politiko-organike u fillua me hapjen(ngritjen) e përfaqësive të ndryshme politike dhe diplomatike të vendit tonë nepër qëndra dhe metropola të ndryshme(me të rëndësishme) të politikës dhe diplomacisë botërore.Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe të ngarkuarit me punë të cilët dikur me vonë(lëxo: në bazë të "konkursëve" ose "ankandëve" të ndryshme zyrtare ose publike që të duken paksa regresive, oportuniste, reaksionare dhe deridiku edhe ikompatibile dhe tepër anakronike) do të zgjedhën dhe emërohen në Ambasador të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës së Kosovës nepër qëndrat dhe metropolat e ndryshme përkatëse ose respektive.Në këtë menyrë në postin(funksionin) e respektuar të Ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës së Kosovës në Republikën Federale të Gjermanisë(lëxo:Lokomotivës kryesore të Unionit Europian dhe njërit prej vendëve me të fuqishme të botës cfarë është pikërisht Gjermania..) u zgjodhë ose u emërua dr.Vilson Mirdita.I cili i vetëdijshëm dhe sensibilizuar me faktin e kushtëve dhe rreethanave të reja(bashkohore, gjegjësisht, intenzive, eklektike dhe tepër dinamike) të raportëve ose marëdhënjëve të ndryshme ndërshtëtërore ose qeveritare në njerën anë.Pëkatësisht,  të zhvillimëve dhe raportëve të gjithëmbarshme të politikës dhe diplomacisë botërorë ose ndërkombëtare në anën tjetër.Në vend të ligjëve,  principëve, metodave dhe standardëve të njohura( të tejkaluara mbase) të një politike dhe diplomacie tradicionale dhe klasike që nënkutojnë "polika" dhe "diplomaci" të ndryshme të ligjëve, standardëve, principëve dhe paragrafëve të ndryshme(neutrale, indifeente, de facto dhe të tjera).Dhe,  që iu përkasin kryesisht etapave ose periudhave të tejkaluara ose anakronike.Që në krye të herës iu qasë si të thuash kushtëve dhe reethanave të reja të marëdhënjëve, zhvillimëve dhe raportëve të sotme(moderne ose bashkohore) të një politike dhe diplomacie të gjithënashme(multilaterale),  të sinqertë, të ngrohëtë, intenzive , vëllazërore, miqësore dhe dinamike të shtetit dhe qeverisë sonë me shtetin dhe qeverinë gjermane.Kjo për shkak të rolit dhe ndikimit të fuqishëm ( në kuptimin e gjithëmbarshëm ose multidimenzional) të Republikës Federale të Gjermanisë në rrjedhat, zhvillimët dhe procesët e gjithëmbarshme botërore ose planetare në njerën anë.Gjegjësisht,  për shkak të natyrës dhe karakterit të njohur (tradicional dhe tepër specifik) të raportëve dhe marëdhënjëve të njohura natyrore dhe historike të popullit ose kombit tonë shqiptar me shtetin dhe kombin e madh gjerman në anën tjetër .Se këndejmi, gjermanët dhe Gjermania  ne shqiptarëve pa dallim gjithmonë na janë gjendur pranë kur e kishim mëse vështiri dhe kur kishim nevojë.Gjatë dhe pas përfundimit të luftës clirimtare dhe patriotike të UCK-së dhe popullit shqiptar në Kosovë dhe në hapësira të tjera sidomos..Ndonëse, pa i harruak këtu ndihmat dhe kontributin e njohur(kolosal dhe titanik) të popullit dhe shtetit të fuqishëm gjerman për rindërtimin dhe rimëkëmbjen e gjithëmbarshme politike, shtetërore, industriale dhe ekonomike në vendin tonë.Në këtë kontekst,  Ambasadori i Republikës së Kosovës në Republikën Federale të Gjermanisë, dr.Vilson Mirdita bëri si të thuash reforma dhe transformime të rëndësishme(konceptuale , metodologjike dhe paradigmatike) në kuptimin e raportëve dhe marëdhënjëve të përgjithshme të shtetit dhe qeverisë sonë me shtetin dhe qeverinë e nderuar të Republikës Federale të Gjermanisë.Duke iu dhënë kështu përparësi dhe një ambiguitet të plotë ´anës  burimore, materiale, kulturore, historike, industriale dhe ekonnomike´të raportëve dhe marëdhënjëvë të lartëpërmendura politike dhe diplomatike të vendit dhe popullit(kombit) tonë me popullin(kombin) dhe shtetin e fuqishëm gjerman.Si dhe duke i njohur dhe respektuar në këtë sfond parimet,  standardet  dhe principet e njohura morale ose etike(lëxo veprën e njohur "Principia Eticha" të D.Murit) në domenin e njohur të politikës, diplomacisë dhe filozofisë së njohur analitike dhe linguistike të Perëndimit në raport me marëdhënjët e sipërpërmendura politike dhe diplomatike të shtetit dhe qeverisë sonë me shtetin dhe qeverinë gjermane.Përkatësisht,  duke i njohur, koduar dhe deshifruar në këtë fymë periodizimet,  dallimet(diferencat) dhe konvergjencat esenciale ose substanciale në mes politikës dhe diplomacisë postmoderne ose klasike me politkën dhe diplomacinë e sotme moderne ose bashkohore në kontekste ,  suspekte  dhe relacione të ndryshme empirike, politike, organike, dialektike dhe të tjera në kuadrin e një "epistemologjie" të përgjithshme revolucionare, evolutive dhe historike të raportëve dhe marëdhënjëve të ndryshme ndërshtetërore ose ndërkombëtare.Në të cilat janë të njohura dhe definuara qartë limitët,  kornizat  dhe dallimet e ndryshme shkencore dhe metodologjike në mes zhvillimëve dhe revolucionëve të ndryshme industriale dhe teknologjike dhe zhvillimëve ose revolucionëve të njohura politike, ushtarake, nacionale dhe historike.Për me tepër ndërkaq, marëdhënjët ose raportët e sotme ndërshtetërore(ndërqeveitae) ose ndërkombëtare janë të shquara dhe karakterizuara për nga ritmi dhe natyra e tyre eklektike, furioze dhe tepër dinamike në të gjitha fushat dhe segmentët e ndryshme.Kjo në radhë të parë për shkak të nayrës dhe karakterin të njohur(revolucionar dhe evolutivë) të "tregut global" dhe integrimëve të njohura kontinentale dhe interkontinentale në të gjitha segmentët dhe drejtimet e mundshme të politikës dhe "diplomacisë globale" ose uiversale në dritën e arrritjeve, zhvillimëve dhe përparmëve të gjithëmbashme industriale dhe teknologjike që kërojnë nuhatje dhe reflektime të thella intelektale, profesionale, politike dhe diplomatike në kuptimin e përgjithshëm ose multidimenzional.Ndonëse, pa i harruar këtu karierën dhe përgatitjet(aftësitë) e njohura profesionale dhe metastetike mbi bazën e punës dhe angazhimit të njohur praktik dhe teorik të një zyrtari ose personaliteti të caktuar shtetëror,  politik ose diplomatik së bashku me etikën autonome dhe heteronome, madje, etikën individuale, etikën kolektive, etikën sociale, etikën ekzistenciale ose ekzstencialiste, etikën ontologjike dhe deontologjike, etikën formale dhe funksionaliste, etikën materiale, etikën normative, etikën deskpriptive ose empirike, meta-eikën dhe etikën e njohur të politikës dhe filozofisë praktike dhe analitike dhe kështu me radhë që ndodhën të ngritura, projektuaa dhe konstruktuara mbi materien(supstancën), konstruktin, konceptin, suspektin , enkodimin dhe antinomin e njohur etik dhe metaestetik të strukturave dhe superstrukturave të ndryshme shoqërore, qytetare ose politike.Nda, pa dashur të zgjatemi me shumë në trajtimet dhe elaborimet tjera multidisiplinare dhe analitike mbi figurën dhe personalitetin e lartëpërmendur të Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Republikën Federale të Gjermaisë(Dr.Vilson Mirditës):të shtojmë në fund se Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani së bashku me shumicën e simotrave të  saj(Ambasadave kosovare) nepër vende dhe metropola të ndryshme të botës kanë neoja dhe kërkesa të ndyshme imediate, aditive dhe tepër imanente për freskime dhe kompletime të ndryshme profesionale dhe kadrovike në fusha dhe segmente të caktuara politike, ushtarake dhe diplomatike.Kjo pavarësisht,  aftësive dhe kualitetëve të lartëcekura intelektuale ose akademike të akëcilit diplomat ose ambasador.



(Vota: 3 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora