E diele, 16.02.2025, 08:29 AM (GMT)

Mendime

Selatin Kaçaniku: Roli dhe rendesia e Programit per mbrojtjen e konsumatorëve 2010

E diele, 20.03.2011, 07:55 PM


Roli dhe rendesia e Programit per mbrojtjen e konsumatorëve 2010

 

Nga Selatin Kaçaniku, themelues dhe kryetar i OJQ KONSUMATORI ( per momentin nen moratorium ).

 

“ Roli dhe rendesia e Programit per mbrojtjen e konsumatorëve 2010-2014 ” ishte tema e Tryezes se organizuar nga MTI ne kuadrin e shenimit te MUAJIT DHE 15. MARSIT – DITES BOTERORE TE KONSUMATORIT .

 

Kontributi im modest ne kete kuader ishte ky:

 

Ne emer te shenimit te MUAJIT DHE DITES BOTERORE TE KONSUMATORIT ia kemi dhene vetes per detyre te  kembejme vleresime e mendime lidhur me RENDESINE E PROGRAMIT PER MBROJTJEN E KONSUMATOREVE  2010 – 2014.

 

Jame krenar qe edhe une si kontribues modest ne hartimin e PROGRAMIT te deklarohem per nje pune te madhe te bere Brenda  nje afati rekord, me shpenzime minimale dhe me vlera te deshmuara ne krahasim me shume programe te ketij niveli ne shtetet e Rajonit, ne shtetet e fqinjesise.

Ky PROGRAM meton te jete nje udherrefyes per institucionet tona, per mekanizmat e mbikqyrjes, per bizneset…per te gjithe ne qe bejme pjese ne TREGUN E PRODUKTEVE, MALLRAVE E SHERBIMEVE por edhe te gjitheve qe bejne pjese ne superstrukturen, njeherit eshte edhe dokument shoqerues i LIGJIT PER MBROJTJEN E KONSUMATORIT.

 

Por, sinqerisht, une nuk kame asnje informate nga asnje institucion, organ ja organizate te jene thirrur, bazuar ja mbeshtetur ne PROGRAM; Ta kene zbatuar ja aplikuar qofte me te voglin paragraf; Te kene prodhuar me te voglin benefit nga kauza e konsumatorit, te jene angazhuar e arritur qofte me te vocklen te drejte ja interes te konsumatorit – taksapagues dhe gjenerues kryesor te Buxhetit te Kosoves – Buxhet ky i cili finanson te gjitha keto institucione dhe zyrtare e nepunes ?!

Ky konstatim  qendron edhe ne Raportin e Progresit.

 

Edhe kjo Tryeze, organizim e angazhim i MTI-se e I Keshillit per mbrojtjen e konsumatorit qe eshte emruar nga Kryeministri e themeluar nga MTI, mund te merret me simpati, por nese e marrim si organizim ja angazhim te MTI-se do ta merrja me rezerve. Diku ne Program, por edhe ne Ligjin mbi mbrojtjen e konsumatorit behet fjale per obligimin e Qeverise, rrjedhimisht edhe te ministrive, qe te perkrahin shoqerine civile e cila merret me kauzen e konsumatorit. MUAJI DHE DITA BOTERORE E KONSUMATORIT ishte edhe nje shanse dhe obligim per te zbatuar ne veper obligimin ligjor. Keshtu, kame frike se kemi te bejme me konflikt interesi: MTI qe regjistron bizneset, me te cilat eshte marre rralle  perkunder pakenaqesive te shumta te konsumatorit, qe percjelle ceshtjet e tregtise e industrise ku bejne pjese bizneset e ketyre lemenjeve dhe te lemenjeve tjere komplementare, sot shfaqet para konsumatorit ?!

A nuk eshte kjo nje shfaqje, nje shprehje e monopolizimit te nje Muaji ja te Dites te konsumatorit, nje prezantim i fuqise.

Ne anen tjeter, tentativa e KONSUMATORIT  qe po keto biznese, atehere kur konsumojne produkte, mallra e sherbime per nevoja personale, jo per shitje ose rishitije, pra jane konsumature, nuk eshte   pranuar si e tille po nga kjo MTI, dhe si e tille nuk figuron as ne Ligj as ne PROGRAM ?!

Kerkoj perkrahjen Tuaj zonja z/v Kryeministre dhe Ministre Kusari Lila ne permiresimin e ketij statusi.

 

E per dallim nga shtetet tjera konsumatori ne Kosove ka nevoje per me shume emocione, per me shume denjim, per me shume perkrahje, per me shume mbrojtje ligjore. Sepse mungesa e mbrojtjes ligjore krijon mundesi qe ndokush ta favorizoje ndokend, e kjo mund te ndodhe vetem duke ia mohuar te drejtat ndokujt te trete, qe eshte konsumatori, dhe ky mohim arrine deri te diskriminimi ?!.

Ky diskriminim dallon konsumatoret per nga rajoni ja pjesa e Kosoves ku jetojne; Per nga perkatesia kombetare e fetare; Per nga mosha…

 

Motivimi i pamjaftuar i mbikqyrjes se tregut te produkteve, mallrave e sherbimeve, e ben kete treg te pasigurte e jo rralle edhe te rrezikshem- si per shendetin ashtu edhe per jeten e konsumatorit?!

Motivimi adekuat i mungon edhe sistemit te drejtesise i cili “ rrezikon “ tregun me tejngarkesen me lende dhe me mundesine e shkalles se larte qe ato te parashkruhen.

 

Paragjykimi se sfera ose kauza e konsumatorit shtrihet vetem ne tregtine me pakice dhe kryesisht te produktet ushqimore ose sherbimet publike nuk eshte i drejte. Sfera e konsumit eshte shume me e gjere dhe ka te bej me rreth 3 MLRD veprime qe konsumatori i ben Brenda nje muaji ne tregun e produkteve, mallrave e sherbimeve ne Kosove.

 

Po i kethehem diskriminimit. Ckyqjet kolektive nga rrjeti i energjise elektrike, i ujit dhe i ngrohjes qendrore eshte shkelje e rende e te drejtave te konsumatorit, eshte keqtrajtim “ institucional “ sepse te gjitha institucionet e Shtetit dhe ato te drejtesise heshtin ?!

 

Helmimet masive nga 4-5 ndotesit industrial te medhenje te mjedisit qe veprojne Brenda vetem 11.000km2, jane shkelje e rende e te drejtes themelore te garantuar nga Shteti i Kosoves siq eshte: E DREJTA E GARANTUAR NE MJEDIS TE PASTER, TE SHENDOSHE E TE SIGURTE ?!

Degradimi i fushave pjellore, lenie djerre e tyre ja shnderrimi  ne “ monumente betoni per banim “ zhvillohet pa pengese ne Shtetin i cili memzi siguron 50% te grurit dhe importon grure te cilesise se dobet, miell me aditive te tepruar dhe ushqime te cilesise se dyshimte – deri te ato kancerogjene ?!

 

Ketu te ne lejohet qe Shteti ta tatimoje artikullin themelor te ushqimit te afro 60 % te  konsumatoreve te varfer por edhe lejon tatimimin shtese, te zi, nga furrtaret te cilet shesin buke johygjenike, te tejngopur me aditive te rrezikshme dhe me peshe me te ulet deri ne 30 % ?!

Shteti i Kosoves e garanton ( deklarativisht ) edhe shendetesine, edhe arsimin, edhe ofron sherbime te administrates Qendrore dhe Komunale…por konsumuesi i sherbimeve shendetsoore, spitalore e farmaceutike nuk eshte i kenaqur njesoj siq nuk eshte i kenaqur as nxenesi e studenti, as…

 

Askund ne Rajon nuk ka kamata me te larta dhe numer me te madh te bizneseve te falimentuara edhe per shkak te politikave kredituese te bankave. Ne Kosove, me sa di une, mungon edhe Ligji per klientet e bankave, e per to interesohet edhe Komisioni i konkurrences per shkak te dyshimeve per marreveshejen e kamatave dhe thyerjen e konkurences se lire ?!

 

Mbi te gjitha keto segmente qendron nje Ministri dhe asnjera nuk merret me faktin se a eshte dhe sa eshte i kenaqur me keto sherbime konsumatoriri – taksapagues dhe gjenerues kryesor i Buxhetit te Kosoves ?!

 

Keto ishin arsyet pse disa here eshte kerkuar themelimi i Ministrise per mbrojtjen e konsumatorit, qofte edhe si department ne kuadrin e ndonje ministrie ekzistuese. Keto jane arsyet pse sot nga zv/Kryeministrja dhe Ministrja e MTI-se, zonja Kusari Lila do te kerkojme qe edhe te na perkrahe ne kete kerkese por edhe ta kete parasyshe konsumatorin edhe ne trupin e ri te cilin do ta formoje nga perfaqesuesit e odave e shoqatave ekonomike e afariste te Kosoves dhe te atyre qe veprojne ne Kosove !

 

Ne gjithemone kemi qene dhe jemi te interesuar qe NE PARTNERITET T I IDENTIFIKOJME E ZGJEDHIM PROBLEMET. Jemi shume te interesuar dhe te gatshem te bashkpunojme drejte permiresimit te pozites se konsumatorit ne Kosove.

Jemi shume te gatshem qe aktivitetet dhe perkushtimin tone ta shtrijme gjate gjithe vitit e jo vetem per MUAJIN JA PER DITEN BOTERORE TE KONSUMATORIT.

 

Pranimi i dores sone te shtrire do te ishte konfirmim i premtimeve nga fushatat zgjedhore dhe nga percaktimet programore, anise gjate ketyre fushatave dhe ne keto programe kemi pritur me shume angazhim per kauzen e konsumatorit.

 

Edhe gatishmeria e zv/kryeministres, ministres se MTI-se qe t i degjoje hallet e konsumatreve eshte per t u lavderuar dhe shpresoj te prodhoje efektet e bonitetet e pritura.

 

Selatin Kaçaniku,

 

Date 15.03.2011



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora