E diele, 09.02.2025, 11:39 PM (GMT)

Mendime

Bekim Rexhepi: Distancimi i nevojshëm

E diele, 20.03.2011, 07:58 PM


Distancimi i nevojshëm

 

Drejtësia ka vonesa në kohë, ndërsa padrejtësia shpejton në kohë, ne nuk mund të përcaktohemi për një kohë të shpejtë në mbështetje të padrejtësisë, po çka se “krimi” ka prekur disa figura të lakuara si patriotike.

 

Nga Bekim Rexhepi

 

Duke i marrë pak ma ndryshe, pak ma distancuar akuzat për krime në Kosovë, dhe duke e parë se si reagoj një pjesë e konvergjuar si patriotike, e cila mbase goxha e vogël dhe mbase me ambicie nacionale, nuk japin premisa të një qartësimi politik. Nuk janë rrugët tona ato rrugë që sërish duhet të mbushen me turma për shkaqe të atyre proceseve të montuara politike që dikur i organizonte Serbia. EULEX-i nuk është Serbi, sepse diferencat janë të mëdha edhe pse në një pamje të shkurtër, të ndryshme nuk ndryshon lakimi për emërtim të një modeli të ri regjim në Kosovë, por assesi antishqiptar.

Të mos harrojmë se procesi politik i shtetit të Kosovës nuk ka finalizuar suksesin e vet të pritshëm, ka ngel në njohje solide, por që akoma duhet vëmendje dhe rrugëtim për të bërë. Kanë ndodhur shumë gjëra më të ndjeshme, më të dhimbshme se sa dalja e disa akuzave, e edhe sa mund të ishte arrestimi i dhunshëm i këtyre të akuzuarve (në këtë rast i disa pjesëtarëve “kyç” të UÇK-së) për krime lufte në Kosovë. Një dalja në rrugë siç ishin daljet e vitet 90-ta, vërtetë se nuk përbën pritshmëri politike në Kosovë, madje ky përngjasim sikur të krijon atë ndjesi e atyre vitet që Kosovën nuk e shkëpusin nga kërkesa legjitime, por qe edhe ato s’përmbusheshin dot nga vullneti ynë, por i nënshtroheshin dhe mëshiroheshin politikës së regjimit okupues.

Distancimi nga krimet e luftës duhet të ndodhë herëdokurdo, pavarësisht se në bindjet tona ngulfatet një pastërti e tejskajshme dhe verbale duke krahasuar krimet me të tjerët. E kemi thënë më shumë se sa tek ky rast, se është më funksionale ajo që po kërkojmë të vazhdohet nëpërmjet institucioneve tona të lira, se sa të flitet akoma me tone verbale dhe me mbushje solide në rrugë, për një mbështetje kaq të zbehtë sepse kështu ishin pamjet e fundit në rrugët tona që dukët se mbështesnin njëanshëm të akuzuarit shqiptar për krime lufte në Kosovë. Të mbrosh të akuzuarin nuk përbën drejtësi, ai duhet provuar në drejtësi dhe ne nuk kemi arsye të mëdha, apo të vetme ti kthejmë shpinën drejtësisë, kur e dimë dhe kur akoma nuk kemi marrë finalizime të qartësuara për shtetin. Pra, shtetësia mund të pësoi në njëfarë mënyre ngërçe të tjera, nëse mbështesim padrejtësinë e pa provuar, ndërsa drejtësia akoma duhet të na shërbej si argument për të përmbyllur proceset e hapura për Kosovën.

 

Në të vërtetë, edhe po të kishim akoma procese të montuara politike nga Serbia, ne nuk mund të heqim dorë nga drejtësia, sepse vetëm ajo jap argumente mbështetëse dhe tejkaluese për gjendjen!. Drejtësia ka vonesa në kohë, ndërsa padrejtësia shpejton në kohë, ne nuk mund të përcaktohemi për një kohë të shpejtë në mbështetje të padrejtësisë, po çka se “krimi” ka prekur disa figura të lakuara si patriotike. Patriotizmi nuk mund të kthehet në goditje të drejtësisë, sepse e vrasim më shumë atë, në momentin qe nuk e gjykojmë padrejtësinë edhe brenda patriotizmit. Pra, i nevojshëm është distancimi i masës nga akuzat për krime lufte në Kosovë. Vëzhgimi i politikës nga distanca presupozon të mbajmë qëndrim zbehtës ndaj akuzave dhe të mbështesim drejtësinë. Më shumë se kurrë na duhet drejtësia sepse akoma nuk kemi kapërcyer hekurudhën dhe rrezikun...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora