E marte, 18.02.2025, 12:09 PM (GMT)

Mendime

Abdullah Prapashtica: Varrezat e Luftëtarëve të Lirisë

E marte, 22.03.2011, 07:57 PM


VARREZAT E LUFTËTARËVE TË LIRISË

-në Prishtinë ishim dhe do të mbesin gjithmonë krenaria e kombit

 

Nga Abdullah Prapashtica

 

Fatkeqësisht, për 12 vite VARREZAVE E LUFTËTARËVE TË LIRISË në Prishtinë u lan pas dore. Lënja pas dore e tyre ishte turpi i qeverive qendrore dhe komunale të pas luftës. Lënja pas dore tyre ishte turp i përgjithshëm i Kosovës dhe turpi Prishtinës si kryeqytet!

 

Andaj rregullimi i VARREZAVE E LUFTËTARËVE TË LIRISË në Prishtinë është lajmi më i mirë për shokët e tyre të gjallë e të vdekur! Ky është lajmi më i mirë për mua personalisht, si njeri nga bashkëluftëtar të tyre dhe si iniciues i Vendimit për Themelimin e VARREZAVE E LUFTËTARËVE TË LIRISË në Prishtinë, në 1999, në cilësinë e Nd. Ministrit të Ministrisë së Mbrojtjes të ex-Qeverisë të Republikës së Kosovës (të parë të pas lutës) .

 

Prandaj ky është lajmi më i mirë për Kosovën dhe Prishtinën, qe 12 vite. E përgëzoi Kuvendin e Komunës të Prishtinës si iniciator dhe realizues i kësaj vepre monumentale.

 

Duhet ta dinë të gjithë se vetëm nëse shtohet kujdesi e mbrojtja e vlerave reale të luftës për liri në tërë hapësirën kohore e etnike dhe vetëm nëse nderohen luftëtarët e lirisë, të rënë dhe të gjallë, Kosova mundet të shkon përpara!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora