Mendime
Lebit Murtishi: Koha më fatkeqe është koha që s`përfillet
E hene, 21.03.2011, 06:47 PM
„Koha më fatkeqe është koha që s`përfillet“
Thënie brilante, e thurur me fjalë toke, me fjalë dheu, por, ç`e do, ka humbur natyrshmërinë, ka shpërfytyruar veten.
Dhe ja një shembull i pashembullt: Shqipërisë i mirren detërat, i pushtohen nga Greqia, Shqipëria ka kohë të presë, Shqipëria shpërfill kohën! –Jo më falni, „elita“ e sajë politike ka futur kokën në rërë si struci! –Jo më falni edhe një herë, ajo bën „luftë“ me opozitën, „ndeshen“ si demat gjer në vdekje; asnjëra palë nuk dorëzohet!
Dhe koha ik në pakthim; koha që mban një degë ulliri dhe fshehë nën sqetull fitilë luftërash.
Dhe prap një shembull i pashembullt: na vjen ministri i „Shqipërisë“, i „lidhur“ për punë të jashtme. Dhe ja ç`na thotë në mes të drekës: foli e foli për integrime, për bashkëpunime gjithëplanetare, për parajsën që i pret shqiptarët, diku përjashta Shqipërisë, diku në „zemër“ të Europës. Por jo të gjithë nën një Flamur, se jemi shumë e s`na nxe dot Flamuri i lashtë i Skënderbeut. Kështu na tha Haxhinasto, ministri i „Shqipërisë“! Aty-këtu, përafërsisht, edhe Gjenerali grek Alias Janullatos, të njejtat fjalë i thotë greqisht: „Mos ëndërroni ndërrim kufijshë“ (ajo punë u përket grekëve), dhe „mirëupafshim“ në Bruksel. Kështu përçmoi z. ministër njerëzit që dijnë të çmojnë kohën.
Dhe u shporr si i frustruar ministri i çakorduar. Do harrohet retorika dhe zhargoni i mërzitshëm, që shumëkush e di përmendësh, por koha që nuk përfillet në ndonjë ditë do të hakmirret!..
20.03.2011
Lebit Murtishi
Bern
për ZSH Kadri Sherifi-Tetova