Mendime
Agim Vuniqi: Pa njohje reciproke, bisedimet janë të dëmshme për Kosovën, pra edhe ato të ashtuquajtura "bisedime teknike"
E marte, 22.03.2011, 07:26 PM
Pa njohje reciproke, bisedimet janë të dëmshme për Kosovën, pra edhe ato të ashtuquajtura "bisedime teknike"
Nga Agim Vuniqi
Sinjalet që vijnë nga Prishtina për gatishmëri të bisedimeve të mëtejme Kosovë-Serbi janë jo vetëm frustruese për të gjithe shqiptarët në botë, por janë shenjë i një mosnjohjeje elementare të politikës, por edhe të diplomacisë. Si mund të ketë bisedime teknike kur më heret u nënshkruajtën disa marrëveshje me Beogradin nga ana e UNMIKU-t dhe EULEX-it e për të cilat asnjëherë nuk u informua pala shqiptare e as parlamenti? Konkluzion i këtij angazhimi eshtë që marrëveshjet e deritanishme të sforcohen me dhënien e pëlqimit edhe të shqiptarëve (lidhje e lakut rreth qafe), ngase edhe çfarëdo bisede (ta quajme teknike) parafrazon edhe çështjen e statusit te Kosoves dhe "Autonominë substancionale"(?). Pa njohje reciproke të statusit të Kosovës, të brendshëm e të jashtëm, por edhe publik nga ana e EULEX-it, nuk mund të kishte "bisedime për çështje teknike", ngase pala shqiptare kështu nuk është e gatshme të jep garancione për kurrëfarë bisedimesh, e drejtë e rezervuar deri më tash për përfaqësuesin evropian në relacionet Serbi-Kosovë, duke përfshirë edhe vizitat e funksionarëve serbë, fundja asnjëri nga liderët shqiptarë nuk e ka ketë të drëjtë, meqë vota e dhënë ishte votë e sovranitetit shtetërorë..
Pluhuri i ngritur rreth preambulës kushtetuese serbe, thuase u harrua, qeveria pranojë bisedimet me Beogradin (duke "pranuar" kështu sovranitetin serb mbi Kosovën). Nuk ka zgjidhje tjetërfare për Kosovën, kjo është shumë irituese, por edhe politikë kapitulante poqëse vazhdohet me bisedime të tilla, ngase kjo e drejtë ishte e rezervuar për UNMIK-un, pastaj EULEX-in, BE-5, pse pra shqiptarët të involvohen në lojëra të tilla ?. Janë këto përpjekje për zhvendosje të institucioneve sipas dëshirës së estabilishmentit nderkombëtar, duke mos respektuar fare normat demokratike, duke anashkaluar stabilizimin dhe forcimin e institucioneve demokratike të mbështëtura nga elektorati dhe populli. Për të fshehur mosefikasitetin politik duke treguar edhe mosnjohje të sistemit politik, qeveria e Kosovës demonstron arrogancën politike kunder interesave jetike të shqiptarëve. Në këtë mënyrë bëhet edhe manipulimi me votën e elektoratit meqë për qëllime të caktuara politike-individuale pretendohet që të bëhet personalizimi dhe privativizimi i institucioneve, duke mos e bërë as më të voglën përpjekje për vendosjen e institucioneve në baza konstitucionale. Janë pra brëngosëse faktet se si interesat e përgjymësuara dhe parciale partiake janë mbi ato shtëtërore, kjo ngase klasa politike nuk është e pavarur në gjykimet politike...!? Gadualisht po tregohen "rezultatet" konkrete të "një asme" të vazhdueshme "kronike" që po shkakton ngulfatje kolektive. Që dhimbja të jëtë me e madhe me shenja të "varrjesë kolektive", është fakti se politika zyrtare e Prishtinës po tregon një mospërfillje të skajshme të interesave nacionale të shqiptarëve, duke ua vu lakun atyre me takimet "e guximshme" me palën serbe. Korniza Kushtetuese-Pakoja Ahtisaari-Kushtetuta e Kosovës, preambulla e Kushtetutës serbe, dhe pranimi për bisedime i lidershipit shqiptar është jo vetëm zhgënjyes, por në parim eshtë koncept kapitulues (u dashtë disa vite të luftës që problemi i Kosovës të ndërkombëtarizohet, gjatë të cilit proces diplomacia amerikane u involvua drejtpërdrëjtë duke u angazhuar ushtarakisht së bashku me britanezë, duke anashkaluar burokracinë e KB-se me angazhim e fluturakeve të NATO-s kunder regjimit fashist të Serbisë, duke ngritur ndërkombëtarizimin e problemit të Kosovës në shkallën më të lartë). Pas kaqë vitesh të një politike dështake u dashtë që pala shqiptare të harrojë angazhimin amerikan në Ballkan, duke goditur veten dhe duke i vënë në lëkundje interesat nacopnale të saj. Do të ishte shumë më e pëlqyeshme që qeveria dhe parlamenti i Kosovës të ofronin zgjidhje të brendshme brenda koalicionit shumië-pakicë me minoritarë e jo të koketohet me qeverinë e Beogradit për "biseda teknike", edhe pse faktikisht në këtë fazë çdo bisedë me palën serbe (bisedimet teknike zhvillohen vetëm në bazën e pranimit reciprok ndershtëtërorë) dhe çdo takim eventual do të nënkuptonte edhe pranimin e sovranitetit serb në një pjesë të Kosovës veriore, apo të serbizimit të Kosovës ashtu siç ishte në prëmabullen e Kushtetutës së Unionit Serbi-Mal i Zi (të cilin pala shqiptare në Mal të Zi e refuzoi bindshëm dhe nuk e pranoi), më vonë pas pavarësimit të Malit të Zi vetëm të Serbisë. Skepticizmi nuk është i pavëmendshëm ngase shqiptarët në përgjithësi kanë një përvojë të hidhur me përfaqësuesit e popullit, kjo ngase në të kaluarën "përfaqësuesit" ishin të pautoritetshëm në rrethin ku jetonin, ata ishin vetëm një mekanizëm institucional për ta zgjatur kolonizimin në Kosovë, në të vërtetë shqiptarët në Kosovë asnjëherë nuk kanë qeverisur me veten, ata kanë zbatuar urdhërat e të tjërëve, ngaqë kjo ishtë edhe gjëja më e lehtë për pushtetarët. Kuvendarët komunist të Kosovës në Kuvendin e njohur si Kuvendi i Prizrenit e shitën Kosovën dhe ia bashkangjitën Serbisë, Kuvendarët e Kosovës e shitën edhe një herë Kosoven dhe me votën e tyrë (kundër votuan dhjetë, ndërsa të tjërët heshtazi pranuan pushtimin) dhanë bekimin që të shkelet me tanksa toka shqiptare (edhe pse të gjithe qytetarët e Kosoves, pa përjashtim ndër ta edhe shumë minoritarë kundërshtuan ndryshimin e amandamenteve në Kushtetutën federale dhe atë të KSAK). Gjërat kanë ndryshuar për të mirë por a do të jetë e mundur që ky parlament në këtë përbërje politike të ndryshojë rrjedhën e historisë, sidomos paralajmërimet për hapjen e "bisedimeve teknike" për të cilat..., kush i ka kompetencat, dhe kush do të qëndron pas nënshkrimit të marrëveshjes me palën serbe (cilat çështje janë paraparë gjatë bisedimeve eventuale), gjithashtu edhe problemi elektroenergjetik është i hapur... Eshtë kjo pra një lojë mbi të ardhmen e Kosovës, për pasojat e mundshme barrën e përgjegjësisë do ta bartin parlamentarët por edhe cilido nga bashkëbiseduesit e mundshëm shqiptarë.