Kulturë
Blerim Sinani: Gurishtja e dragoit të vogël
E shtune, 12.03.2011, 06:56 PM
Blerim Sinani
GURISHTJA E DRAGOIT TË VOGËL
ROMAN PËR FËMIJË
-Mjegull e dendur,e bardhë,e lëshuar përdhe,e ftohtë dhe plot lagështi.E ndihmuar nga një erë e lehtë vjeshte, rrëshqet ngadal drejt një moqali te pafund dhe ashtu duke rrëshqitur me graciozitetin e saj I lëmon gurët e një kështjelle plot lymyshk,një kështjelleje atje lartë në majë të shkëmbit të keq e të lashtë sa edhe vet koha që e shoqëron.
-E ndjej vehten të humbur,paksa të trishtuar,gjë që zërat që dëgjoj vetëm sa vinë e e rrisin ankthin tim në ktë vetmi.
-Ndalem pak,marr frymë thellë dhë kërkoj një vend të thatë që të ulem e ti pushoj pak kto eshtra të vjetra shekullore.
-Një gurë-formë tryezeje rrumbullake papritmas shfaqet para meje.Lartësia e tij arrinte deri në belin tim.Jo që thjeshtë ashtu ai gurë u shfaqë,por më mijëra vite I njejti kishte qenë aty.Unë vetëm sa e hetova-e pashë.
-Vertetë ishte I rrumbullakët sikurse sofrat e bukës.Gjej vendin tim dhe këmbekryq ulem.
-Asgjë tjetër nuk shoh.Gjithqka më duket njësoj.Rreth meje ishte po e njëjta mjegull.Me kishte rrethuar nga të gjitha anët,e bardhë e asgjë tjeter.
-Ajo puhi e lehtë e erës vjeshtore më përplasën ktë mjegull të ftohtë e të lagur në rrudhat e mia pleqërore,por ende s’më kishte thyer.
-Qëndroj si ajo kështjella lartë që e lashë gjysëm të rrënuar por themelet I kishte të paprekura.Vërtetë dukej e gjymtë,por ta shiqoshë me vëmendeje,në të fshihej një bukuri misterioze,një gjalleri e kënaqesi fëmijërore.
-Nga gjoksi heq litarin e hollë të punuar nga lëvoreja e drurit të drerit I cili mban lidhur lëkuren e butë të qengjit nga e cila nxjerrë një cope mish-lepuri të tharë,sa për ta larguar urinë.Gëzofi më ishte rënduar nga lagështia e mjegullës.Gëzof demi-fisnik që moti kohe e kisha dhe e mbaj me vehte.E kisha trasheguar nga im ate I ndjere.E shtroj ne kte gure të ftohtë të lëmuar e rrumbullak që me ishte bere edhe odë edhe sofër.
-Me vehte kam edhe bririn e atij demit-fisnik,I larë e I bardhë si bora me qka pi ujë nga ai.Gëzofin dhe bririn mi kishte lërë trashëgim im atë I ndjerë.
-Nga briri,pas mishit të tharë-lepuri pi ujë që ma shuan zjarrin që kam në zemër e stomak.
-Një shpend I rrallë këndonte .A mos është vallë ai zog I lashtë që kënga e tij më shumë I gjasonte vajit dhe vallë a mos ishte po ai zog që shumë herë ishte I përfolur nga im atë për këngën e tij?Cicërrima e tij me vinte si ninullë fëmijërore-gjumi tepër e lashte si ky pyll e ajo keshtjelle e rrënuar larte.Ajo këngë me kishte mbërthyer mendjen.Me kishte zërë gjumi.-Gëzofi ishte ngrohur nga kurrizi im.Cudi!Unë e kisha ngrohur gëzofin,në vend që I njëjti të më kishte ofruar një ngrohtësi të tillë.Buzëqesh në vehte e them se vërtetë paska qenë dem-fisnik.
-Zogu I rralle humbistej në ktë mjegull të dendur e të bardhe,kërkonte të shoqin e vet me këngen e tij vajtuese.
Si duket unë dhe ai një e kishim të qartë.Ditët na ë ishin numëruar.Vazhdoja të kotem në ëndrrën time.
-Shushurima e një përrockeje të vogël që kalonte rreth gurit-sofër,thurrte vargje elegjie.Asnjë shushurimë e saj nuk ishte e njëjtë me të parën.Mundohesha që të ndajë dy shushurima të njëjta por më kot e kisha.Kot ishte edhe elegjia e asaj perrockeje të vogël që ndahej nga burimi e kurrë më s’kthehej.
-Bukur mirë isha shlodhur në ktë gëzof demi-fisnik por I ftohti I gurit-sofër kishte depërtuar dendësine e tij gjë që eshtrat e mia pleqërore më thonin se koha është për tu ndarë nga ky gurë I vjetër,bile edhe më I vjetër se kështjella e rrënuar lartë.
-Ngrihem ngadal por si rëndë bëj lëvizjet në lymyshkun e shtruar të gurit.Lehtë I shtrova gjësendet herën e parë,por tani më vie tepër rëndë që të njëjtat ti mbledhë.
-Më tërheqë ky gurë-nuk më lëshon.-Athua edhe ky frigohet që të mos mbetej I vetmuar në ktë heshtje të shurdhërt.Po Po.Si duket kjo sofer rrumbullake nuk don të të iku.-Ku ta dishë herën e fundit kush e kishte shoqëruar ktë gurë të lëmuar.
-Gëzofin në shpinë,lëkurën e qengjit në gjoks me atë litarin e hollë rreth qafeje largohem nga guri ngadal, bririn e mbushi me ujë shërues nga perrocka e hollë.
Eci pa qëllim.-Jam në buzë të daljes
nga ky mal I dendur e I lashtë saë koha duke iu afruar një fusheje të pafund plot ujë e shavar.
-Shavari që I mprehtë si sopatat e tim gjysh-Uranit.Aso sopata të mprehura mirë e të gdhendura nga guri bloz I kishte ndërtuar vetem im gjysh,gur që gjendej vetëm tek gurishtja e ndaluar mbi malin e thatë të dragojve.Sot e kësaj dite këto sopata janë të njohura edhe si sopatat e uranit.
-Para meje ishte një kënetë e pafund që duhej me kujdes ta kaloj e të arrij tek lendina e mjellmave.Ende thonë se mjellmat fshihen diku aty e presin se mos vallë ndojherë do kethehet kjo kënete në liqe.
-Si kam dëgjuar nga të parët vërtetë këtu kishte pasë një liqe të tillë.Shpesh herë im atë Galtari na rrëfente gjësende të tilla.Po. Babin tim e quanin Galtar, bir I Uranit nga lendina e mjellmave.
-Më ikën mendja si më duket,ca e ca herë më bie ndërmend që ta përmendë tim gjysh Uranin pa e përmendur asnjëhere me emër babanë- Galtarin.
Na rrëfente njëhere se si ai me shokët e tij ia paska dalë disa herë që ti kapin ato mjellmat e bardha për gushe dhe tu hipnin mbi kurrizet e tyre të gjëra..Galtari thoshte se mjellmat ishin të mëdha sa një boj njeriu,kishin krahë dhe pendla gjigante sa që aspak nuk u vinte rënde për ti bartur nga njëra anë e liqenit në anën tjeter.Isha fëmije dhjetëvjeqare.Ku ta dishë se si e kam kuptuar atëhere tim atë.Edhe shoket më nuk i kam gjallë që ti pyes se si në të vërtet ishte ateherë.
-Jam ku jam.Hapin e pare të këmbës sime të tharë e fusë në baltë.Mjegulla ngrihej ngadalë,shkëputej nga toka sikur të më hapte rrugën e të më thoshte-Urdhëro.Mire se erdhe në Ferr.Për habinë time në ktë ditë vjeshte të ftohtë balta e kënetës ishte disi e ngrohtë.Jo e ngrohtë por jo edhe e ftohtë.Këmba menjëhere mu fundosë gjer në buzë të opingut të bërë nga lëkura e ariut.Ajo nuk lejonte ujin të depërtonte në mes gishtave të mi te tharë.Me këso copëzash lëkure ariu unë dhe të parët e mi mbështjellnim këmbët.Ishin të trasha dhe qëndronin gjatë.
-Eci ngadal është kthjellët shoh gjithqka para meje,nuk kam aspak frigë.
-Nga pas e lë malin e dendur dhe këngën e zogut të lashtë I cili më duket se here rri I vetmuar tek guri I lëmuar rrumbullak e herë fluturon kah kështjella e lashtë gjysëm e rrënuar atje lartë.
-Sytë e mi të përlotur kërkojnë shtigje të sigurta për të lëvizur mirëpo gjithqka më duket e njëjtë. Një bar rritej nën ujë e vende-vende dilte mbi të sikur të merrje frymë. Lëshoj ngadal këmbët e mia të thara në atë pak ujë dhe shkeli mbi barin. Balta e përcillte barin në çdo anë. E kishte rrethuar nga të katër e nuk e linte të shtrihej gjërë.
-Fundi I kësaj kënete nuk shihej. Eci në drejtim të një të ngritur dheu I mbuluar me bar të tharë, ngjyrë Dielli. Moti kohë I shte I tillë. Ishte bërë I tëri I brithtë . I afrohem ngadal duke mos e kuptuar se njëri oping lëkure ariu më kishte mbetur ngujuar në atë balte ngjitëse sa që aspak nuk e kisha hetuar. Këmba më ishte mpirë ,më ishte tkurrur e tëra sa që qartë I shihja eshtrat e gishtërinjve të mbuluar vetëm nga lëkura ime e hollë pleqërore.
-Balta I ngrohte nga pak këto eshtra gishtërinjshë por uji i kënetës së ftohtë tërësishtë i kishte mpirë.
-Afrohem tek ajo e ngritur dheu I zi si nyje lisi plak, ngjitem ngadalë, thjeshtë zvarritem , nuk ishte edhe ku ta dish sa e ngritur. Ashtu sa një boj njeriu. Ndjej lehtësim, shtrihem në ktë bare të tharë si rrezje Dielli dhe shiqoj qiellin .Lartë poashtu ajo rreze e zbehtë sadopak më ngrohte fytyren time pleqërore. Gëzofin e demit-fisnik e vë nën kokë nxjerr litarin e hollë nga qafa bashkë me lëkuren e qengjit e nga briri lagi buzët me ujin shërues që e kisha mbushur tek ai gurë I lëmuar rrumbullak. Nuk kasha edhe aq etje sa më dukej, por doja që ta ndjeja shushurimen asaj përrockeje nga e kasha mbushur këtë bri demi.
-Po si kanë jetuar të parët e mi kështu? Vallë kanë pasë gëzime? Sa brenga I kanë munduar? Sa vuajtjesh janë mbjellë në shpirtërat e tyre të trazuar në atë kohë?
-Tani më nuk janë. Asgjë ska ngelur. Gurë të lashtë, këneta gjysëm të thara dhe kështjella të rrënuara. Mbeta vetëm. I vetëm pa askënd tjetër në ktë botë të mallkuar .Po qka se jam?Kot është e gjitha. Njëjtë! Si mos të kasha qenë asnjëherë.-Habitem! Kam vetëm kujtime të ndara e asgjë më tepër.
-Ruaj kët gëzof demi, kët bri dhe lëkure qengji. Dhe qka? Qka de? ASGJË! Vetëm kujtime vujtjesh.
-Ndoshta!
-Më mbanë gjallë e herë-herë më dalldisë shpirtin në gëzim e habi rrëfimi I im atë Galtarit për ato mjellmat e tyre fluturuese mbi liqe, gjegjësisht tani mbi ktë kënetë, por sa ishte rrëfim aq ishte një legjendë e kulluar e treguar me siguri edhe shumë më pare nga im gjysh Urani. -Ku ta dish?
-Legjenda për mjellmat e bardha sa një boj njeriu ende jeton.
-Erresirë e shurdhër, asgjë nuk shoh.
Yjet xixellojnë në qiell dhe mundohen të më ndriqojnë fytyrën time të lodhur e të rrudhur. Unë mbaj dheun me duar e bari i tharë më mbërthen ngadal qafën e më zë frymën.
Ankth o ZOT.
Mbyll sytë apo më mire të them se sytë vet më mbyllën sa që sdinin se qka të shohin më. Më kishte zërë gjumi.
-Ëndërroja për një zë të ëmbël e të ngrohtë, një zë që më trimëronte por edhe më habiste. –Ishte shumë afër sa që hap sytë qtë shoh?
Agimi ishte buzë këmbëve të mia.
Këmbët e mia të rrudhura dhe të holla ishin bërë fëmijerore?
Si?
Kush është ky kalama afër meje ?
Njëherë mendova se dielli me rrezet e tija të para po më verbon në këtë agim por ajo dritë sa do që vinte afër meje merrte formën e një njeriut !
Nga erdhi?
Agjë spo kuptoja. Nuk ecën e as nuk fluturon ,thjeshtë rrinë pezull në ajër.
Ishte një grua e bukur. E tëra ndriqonte. Sytë nuk ja shihja dot por duart I kishte aq të bardha sa që edhe bora nuk ishte më e bardhe se ajo.
Mos u frikëso o kalama I gjorë-më thotë.
KALAMA?
Ee, më ka ikur mëndja dhe them në vehte se ky qenka fundi I rrugëtimit tim të mjerë të kësaj bote dhe tundi kokën përdhe e pres se qdo të ndodhë.
Ashtu në mendime, prap hetoj se afër meje ishin dy këmbë të vogla të buta dhe pa asnjë shënje rrudhe sa që të miat pleqërore as që mund ti hetoj se ku i kam.
Ti je një djalosh i vogël tani.
Je 10 vjeqarë dhe e tërë koha e kësaj bote është para teje.-Më kupton?
Flet zana-gruaja me një zë te ëmbël sa që frikësohem të ngrej kokën e të shoh se a mbaroi ëndrra apo erdhi fundi.
Por e njëjta gjë.
Ajo ndriqon, e e shoh qartë.
Ia shoh tani edhe sytë.
Sytë i kishte si kjo rrezeja e diellit por interesante të lejonin që ti shohesh ato rreze pa të dëmtuar sytë.
Kush je ti?
Ishte pyetja ime.
Nga je ti dhe qpo ndodh?
Asgjë o vogelush.
Ti je UNIKU djali I Galtarit të Uranit nga lëndina e mjellmave.
Po thash.Jam djal i Galtarit të at Uranit nga lëndina e mjellmave por emri im tash mu kujtua kur më përmende.Mjaftë kohe nuk e kisha dëgjuar emrin tim.
Por qpo ndodh?
Unë jam Zana mbretëreshë e kështjellës e dërguar nga zogu që të këndoi tek guri i lëmuar dhe përrockeja magjike.
Të ëndërrosh dhe të shijosh boten tënde pa vuajtje e mallëngjime. Të kesh se qka do u tregosh brezave të ardhshem, gëzimet qudirat dhe befasite që të kanë ndodhur dhe që do të ndodhin.
Zana e me ngritjen e rrezeve të Diellit u tret,unë nuk ndjej baltën dhe ujin e kënetës së ftohtë në këmbët e mia por dëgjoj se dikush më thërret dhe më qorton.
Unik?o Unik?
A je mirë?
Mirë jam.
Po si?
Aggauk?
Lektor?
Po ju?
Qka ne-Unik!
Ska gjë.
Thjeshtë të shkojmë ku kemi për të shkuar.
Po. Të shkojmë në gurishten e ndaluar të dragojve.
-Unë isha po ai fëmije që kisha qenë gati para 100 viteve.
Isha me shokët e mi më të ngushtë Aggaukun dhe Lektorin.
Si dukët ishim nisur për të lozur në gurishtën e ndaluar të dragojve dhe asgjë për tu habitur këtu nuk kishte, veq asaj që mua më ndodhi apo ndoshta kam menduar se më ka ndodhur diq e tillë me zanen e kështjellës.
-Shoh përreth liqenit të kaltërt, i mbushur me ujë magjik që shtrihej gjërë e gjatë e buzë liqenit ishte edhe fshati im i quajur fshat I lëndines së mjellmave.
Kishte shumë fëmijë të tjere që loznin pa kufi .Dilnin nga shtëpite e tyre të ndërtuara
nga balta e nxjerrë buzë liqenit dhe të tërat ishin të mbuluar me fier të egër që gjendej kudo.
-Në mes fshatit ishte edhe zjarri I përhershëm që ishte ndezur nga të parët dhe që nuk lejonin të shuhej asnjëherë.
Lëndina shtrihej gjërë e gjatë sa të shihnin sytë dhe gjë më të bukur si kjo nuk kishte.
Aggauk.
Po a doemos duhët të shkojmë tek gurishtja sot?
Lektor, ti qpo thua?
Unik!.
Po ne, para ca ditësh u morëm vesh që sot patjetër të jemi tek shkëmbët e gurishtës dhe të rregullojmë strehimoren që sa më mire ti shohim dragojt.
Mirë de.
Pasi qenka ashtu do shkojmë dhe do mbledhim edhe ca gurë bloz sa për mos të na nuhatur dhe hetuar dragojt se ne jemi në afërsi.
Rrugës pamë shumë gjëra që qdo ditë i shohim sikur fijet e lisave mijëvjeqarë që lëshoheshin sikur flokë buzë tokës e ne pa një pa dy ato i kishim luhatëse. Ato lisa ishin shumë të gjatë dhe tepër të gjërë.
Provonim që të tre, unë Aggauku dhe Lektori të mbërthenim një lis të tillë duke u kapur me njërin tjetrin për dore por herë pas herë tek ca lisa nuk ia dilnim dot ti mbërthenim.
Gjithsesi ishte kënaqësi të ngjitesh në lijanet e lisave të vjetër e të luhatësh në to pa mbarim.
Ecja jonë ishte herë me vrap e herë ngadale.Femijë të lumtur dhe të gezuar e ndjenim vehten.
Dhe diku në një të këthyer të një bregore të xhveshur, gjë që në atë bregore nuk kishte asnjë lloj gjelberimi, as lisa e as liqeni më nuk ishte buzë rrugës nga vajtëm, na u shfaq gurishtja e thatë e lartë dhe e zezë. Ngjyra i vinte nga gurët bloz.
Tani duhej të kishim kujdes se mos po rrokullisim ndonjë gurë e i zgjonim nga gjumi dragojtë.Po të zgjoheshin e dinim se qka na priste.
Njëhere kishte ndodhur që disa fëmijë të fshatit të lëndines së mjellmave të afroheshin shumë pranë dragojve gjë që i kishin zgjuar disa prejt tyre dhe disa prej fëmijeve kishin shpëtuar por për njërin sot e atë dite ende nuk dihet se ku e kanë dërguar.
-Draguat po i zgjove ata të mpikasin me shiqimin e tyre të mprehte, nuhatjen e kanë tepër të ndjeshme e nga goja vjellin zjarr por thonë se zjarri i tyre nuk te djeg.
Më e keqja ështe se ngjitën lartë në re dhe si vetëtima lëshohen me krahët e tyre prej një cipe të hollë lëkure të mbledhur dhe fëmijet i kapin me kthetrat e tyre gjigande.
Deri sot askush nuk e ka parë dhe dëgjuar dikend që të thotë me saktësi se ku i shpien.
Disa thonë se fëmijët e rrëmbyer i murosin në bregore të larta të kapshme vetëm për ta,dhe me majën e bishtit të tyre që është po aq i forte sa edhe guri i granitite, i prekin në majë të gjoksit dhe i bëjnë statua.
Disa thonë se draguat kanë edhe të vegjlit e tyre të cilin dalin nga një ve e madhe.Ashtu kishim dëgjuar.
Një herë në 10 vjet bëkan nga një ve ku nga ajo qelën një dragon i vogel dhe
fëmitë e rrëmbyer dhe të bërë statua apo të murosur në gurë pikërisht për këta dragonj të vegjël shërbejnë si një
lloj lojrash që do të luanin gjatë rritjes së tyre.
Lektorin dhe Aggaukun i kuptoj se këtë përrallë për fëmitë e rrembyer e paskan të dëgjuar,nga vet fakti se të njejtit hapat i kishin të sigurtë.
Nuk nguteshin në ngjitjen për te gurishtja dhe koncentrimin e kishin tepër të përqëndruar.
-Ndal pak ju them.
Më duket se dëgjova diq.
Hë Unik?
E sheh atë lisin e gjërë të lartë e tëri I tharë atje afë atij shkëmbit të theposur?
Ku ?atje tek fillimi I gurishtes së ndaluar?
Po.Lis I tëri fund e krye I lemuar e I vjeter.
Ka diq në maje të tij.
Një send I zi.
As që lëvizeshka e as që I thua që ishtë pëlhura e gjyshes Zenge. Si ka mundur ajo që të vij deri këtu e të ngjitet në ktë lis të lëmuar pa lëvoreje e me këto dega të thara qindra vitesh.
Por ndal,ndal pak!
A e patë se si lëvizi?
Kush be Unik?
Ju djema,ku shiqoni?
Eja të afrohemi edhe ca e mandej e kuptojme se q”është.
Kujdes.
Dragojtë janë këtu afër.E keni parasysh,a?
Qenka e gjallë.
Lëvizi.Obobo! kush je ti?
Ky farë sendi fluturoka. Rrika pezull në ajër.Kujdes mos ju kafshon.
Hë?
Kush je ti ? Mos na sulmo të lutem. Ne thjesht kemi ardhur pa pyetur kend në gurishten e ndaluar të draguajve ,për ti parë të vegjlit e tyre .E ti qben këtu? Kush je ti dhe qje ti?
Unë jam Veddeta .
Bija e Vretoss nga Araku.
E di që kam qarë shumë kur me kthetrat e dragonit u ngjita lartë në ajër dhe duke u ndarë nga toka dhe larguar drejt gurishtes, jam alivanosur dhe më smbaj mend asgjë.
Veddeta!
A nuk të lëshuan draguat tek të vegjlit e tyre ,për të lozur me ty dhe se mban mend një pickim nga bishti I dragonit, që zakonisht vetem ashtu ata munden që neve të na gurojnë-të na bejnë statua që do u sherbenim të vegjliv dragosh si lojra?
Ndal Aggauk .E sheh se eshte gjallë .Veddeta qenka si ne.E tëra e mbuluar me këtë pëlhurë të zezë këmbë e krye.
Hiqe de këtë pëlhurë e të japim ca nga rrobat tona.
Obobo! Fytyra jote qenka shëmtuar e tëra moj Veddeta! Je pa në sipërfaqe liqeni se si ngjan?
Qfarë liqeni?
Unik! – Fol, Lektor!
Prit pak, se Veddeta, qenka e tëra e habitur dhe e shqetësuar. Si doket ajo nuk e dikka se që I ka ngjarë.
PO, Lector. Ia sheh hundën sa të shtrembur ,të tharë të gjatë e plot puqërrza e paska. Shtrigë e vërtetë. Ndoshta vetëm u paraqit sikur një vajzë e njëfarë Vretos nga Araku e kjo qenka shtriga –roja e gurishtes dhe e draguajve me te vegjlit e tyre.
· Jo jo, ju lutem.
Unë sjam kurfare shtrige dhe as roje e dragojve. Jam Veddeta. Kam 10 vjet.
Si thua ?10 vjet! Po ti qenke qindra vjeqare moj e trishtuara Veddeta!
· Qi paskan bërë të gjores kështu këta të mallkuar dragonj.
·
Aggauk, me siguri Veddetën e paskan pickuar me atë bishtin e mprehtë ,por jo sa duhet gjatë dhe magjia e gurosjes paska devijuar prej në statua në forme shtrige .
Shtrigë, por me zemër fëmiu. Ashtu si ka qenë gjatë rrëmbimit. Kështu nga jashtë paska ndryshuar ,por shpirti I saj qenka fëmijëror si I yni.
Mirë atëhërë! Veddeta! Pasi ti paske aftësi fluturimi-pezullimi në ajër, mundesh që të ngjitesh atje lartë tek ai guri I zi bloz që qëndroka si përbindësh gjigand, e na trego se qpaska më tutje. Mos vallë, janë strofullat e draguajve të vegjël që luajnë me ndonjë statua formë fëmiu .
Na Intereson se kush kan qenë ata fëmijë dhe si mundemi që tua prishim magjinë draguajve të medhenj, e ti këthejmë së paku tek të afërmit më të largët, sepse baba dhe nëna më ,me siguri se nuk gjejne më . Mirë Unik. Ashtu e pate emrin ,a po jo?
Po. Unë jam Uniku djali I Galtarit Të Uranit nga lëndina e mjellmave e këta janë shokët e mi të ngushtë: Aggauku dhe Lektori, poashtu nga lëndina e mjellmave.
Lëndina e mjellmave?
E mjellmat pse nuk I morrët me vehte?
Pse nuk u hipët atyre mbi kurrizet e tyre të gjëra duke u mbajtur në qafat e gjata të forta plot pupla të buta që ti mbushin duart ngrohtësi e njëherit freski kur ngjitesh në qiellin e kaltërt?
MMMjellmat?
Ti ,Veddeta I mban mend mjellmat?
I mbaj mend?
Unë një kam pasur për shpirtë. Shumë e kam dashur dhe më ka dashur. E quanin mjelma mbterërore .E dij se të tjerat ishin nja pesa a gjashtë dhe qdoher kur fluturonin mbi liqe ,dallgët valviteshin shumë lartë sa që mendoja se do rrënojnë brigje të tëra.
Një ditë në qiellin e kaltërt u paraqit një dragua I zi ,I tëri shpërndante pas tij hi ,dhe pluhur gurishte që ju ishte shtresuar në kthetrat e tij nga gurët bloz .Shkëlqimi I liqenit me të parë dragonin nga ai liqe I kaltërt dhe ujë magjik hapi krahët e tij ,por nuk arriti që të bashkangjitet me mjellmat tjera që kullosnin në anën e kundërt të liqenit .
Duke e pa qastin që gjendej në mëshirën e dragoit si shigjetë u lëshua pingul liqenit dhe u fundos. Pritja me orë të tëra që do del mbi spërfaqe por më kot kisha pritur.
Mjelma mbretëreshë nuk dukej askund.
Dragoi më hezitoi mua, gjatë fluturimit të tij ogurzi nga larg e kishte hetuar, im atë Vretoja por siq ju thash, kthetrat e tij më rrëmbyen dhe ja ,sot po ua rrëfej një ngjarje se qmë ka ndodhë,.
Veddeta, ti I mbaje mend mjellmat gjigande dhe thua se ti e ke pasë një të xhanit dhe ajo quhej shkëlqimi mbretëror?
Ti ke hipur dhe ke fluturuar mbi te dhe mbi liqe?
Po de .Qka këtu, për tu habitur?
Jo ,jo. Por mjellmat siq na kanë rrëfyer baballarët tanë para shumë vitesh janë zhdukur dhe që prej se vet prindërit tanë kanë qenë si ne fëmijë askush dhe askund mjellma të tilla nuk ka parë.
Sështë e mundur .Ato egzistojnë edhe sot .Rrinë tek liqeni I tyre .Edhe vet liqeni pra e ka atë emër,a? Liqeni I mjellmave .Po, liqeni emrin ende e mban, por mjellmat askush nuk I ka parë. Dragua, Po, por mjelma - Jo.
Sot ne kemi dalë që të takojmë ndonjë dragua të vogël duke shpresuar se afër tij do të jetë edhe ndonjë statua fëmiu. Siq kemi mësuar nga më të vjetrit, nëse dragoit të vogël ia vjedh statunë ai, menjëherë zë vëndin e tij .Pra bëhet-shkëmb.
Me të kuptuar se I vogli I dragoit të madh edhe bërë shkëmb I njëjti humbë fuqinë magjike të bishtit të tij dhe nuk mundet që të shkëmbon askënd më.
Bile bile thonë se gjysma e fuqisë së tij fluturuese I dobësohet dhe ka gjasa që mjellmat e lendinës së liqenit të tyre ,të ndeshen në ajër-të luftojnë dhe njëherë e përgjithmonë ti mposhtin e përjetësisht ti zhdukin . Po ju nuk më paskeni kuptuar deri tani se qdoja unë të thoja .E de Veddeta?- Qdoje të thuash ,a?
Lëri tani ato janë sjanë kështu e ashtu,por ngjitu ti tek ai shkëmbi siq të thamë e shih se qka andej. Ajo që thua ti ka ndodhur para se të lindemi ne bile bile shumë e shumë vite më pare .O jo jo….
Ngjitu tash Jepi! Fluturo. Aq mundesh të bësh. Bukurinë e paske humbur ,por ja që e paske aftësinë e fluturimit të një shtrigeje të mire .Hmmm…..shtrige e mire. Ka diq të tillë?
Mirë .Po ngjitem e të shoh qpaska ai shkëmb për tu thënë.
Oppp.
Lektor e sheh, se me sa graciozitet fluturoka? Eh, Unik. Besa edhe unë do kisha dashë të bëj një fluturim të tillë por me të parë fytyrën e Veddetës se si I ishte bërë, më mire të qëndroj fortë në tokë.
Aggauk. Fol diqka!
E shoh Unik, se si Vedeta Iu afrua shkëmbit. Por si the, se aty mundet që të jetë edhe nëna dragoe duke e ruajtur të voglin e saj?
Ne I thamë se aty është vetëm I vogli. E shoh se është në maje. është ngjitur me ato duart e rrudhura majë shkembit dhe diqka vështron .Eshtë e habitur disi .E shihni? Po këthehet. Qfarë rrëshqitje në lartësi. Po vjen. Veddeta! Eja. Lëshou ngadal. Qpe?
Qkishte?
Kujdes. Quna. Dragua, lartë spashë. Vërtetë fëmitë e rrëmbyer I bëkan gurë .I shndërrokan në shkëmbë.
Ta shohësh nga larg, thua se është I gjallë. Lëvizka. Por kur e vështron më gjatë dhe më afër, e kupton se është një statu me formë fëmiu.
E pe ti?
Statu fëmiu?
Po .E pashë vetem një statu fëmiu. Në dorë mbante ,apo më mirë të them kishte mbajtur një fyell. Rrinte I qetë .Si statuetkë shkëmbi.
Po dragoi I vogël?
Spashë gjë tjetër veq fëmisë-statu.
Aha! Qenka momenti I volitshëm që ngadal të ngjitemi gurishtes së ndaluar të dragonjve dhe të marrim statuan-fëmi. A ishte djalë a vashë?
Ishte djalë! Ju thashë se në dorë kishte një shkop formë fyelli. Ku ta dish se ku ka qenë I gjori kur dragoi e ka rrëmbyer. Ejani ngadal!
Ah ,kta gurë bloz. Sa të brithtë aq edhe të thepisur. Të mprehtë si sopatat e prindërve tanë.
Edhe pak. Ja ku jemi. Pas kësaj të qare shkëmbi duhët që të lëshohemi në grykën e folesë së dragonit .Kujdes mos të shoh ndonjë dragua tjetër
.Po u hetuam, shpëtim nuk kemi.
Erdhem .Tani rrëshqitni ngadal në gurë të bluar thëngjili dhe afrohuni me shpejtësi tek djali.
I gjori si qenka bërë! Vërtete qenka bërë gurë. I forte si shkëmb. Po ta shohësh në shiqim të parë kujtoje se për një qast qenka I futur në mendime apo priska dike. Por, e preke dora tu bëka akull e friga ta mbërthejka trupin.
Ti ,Aggauk dhe Lektor, kapeni kah këmbët e unë me Veddetën kah karhërori. Kujdes mos I thyem diq se vërtetë qenka bërë gurë por ju e dini se ky kalama ka emër dhe mbiemër që unë për momentin nuk e njoh se nga ështe dhe I kujt është.
Tërhiqeni andej kah erdhëm, sepse rrugë tjetër nuk kemi.
Hej?
Dëgjuat një fishkëllimë ajri?
Ndal?
Uluni!
Po vie një dragua I madh e I zi.
E shihni se në bishtin e tij të gjatë e paska të voglin-dragu?
Me siguri paskan shkuar tek liqeni I mjellmave për të pirë ujë.
Po na panë do t ë pësojmë më keq se ky fare djaloshi.
Lektor! Bëhu gati që, po u hetuam të lëshojmë statunë e ta mbulojmë me hirin e gurëve bloz e tia mbathim me të ikur.
Tani e dimë se ku mundemi ta gjejmë sërish. E fshehim!
U bë Unik!
Por qpo ndodhë kështu?
Edhe disa dragonjë tjerë të mëdhenj silleshkan vërdallë këndej pari.
Shpëtim këtu nuk po shoh.
Ndal Aggauk! .E kemi Veddetën! Do të ngjitet lartë në ajër, do të fluturon, dhe do tua tërheqë vëmendjen.
Draguat do ta shohin por do të mendojnë se thjesht është vetëm një lodër që aty ka qenë edhe shumë vite me radhë e e cila kërkon që të luaj me draguan e vogël.
Ngjitu shpejt lartë Veddeta! E sheh se si të pikati ai dragoi me shiqimin e tij të ftohtë? Neve ende nuk na kanë parë.
Të tërhiqemi tani me të vrapuar nga ajo e plasaritur shkëmbi afër rruge.
O bobo! Sa të mëdhenj që qenkan.
Po Veddeta,qbëri?
Lëre tani ti ate .Ajo e din se si duhet të veprojë. Ajo bile me një të hapur pëlhurën e zezë të saj nga mjegulla bie qik këtu tek ne dhe na tregon se qduhet bërë mandej.
Mirë thua Unik.
Ne të kalojmë këtej se gurët bloz qënkan më ëe butë dhe po I shkele me këmbë nuk do i na dëgjojnë hapat tone- kujdes..Të mbledhemi tok dhe në asnjë mënyrë mos të ndahemi, mos të largohemi nga njëri tjetri, bile edhe po të na mbulon me atë kokën e tij stërmadhe kockash dhe lëkure të rrepisur.
U bë Aggauk! Ashtu sëbashku do kalojmë nga ajo maja e atij shkëmbi formë kasolleje e nëse, siq the pak më parë do të strukemi aty dhe do thërrasim ndihmë.
Ecni tani!n E sheh dikush Veddetën? Jo,por e shoh dragonin se si do që të na e zë rrugen.
Vraponi tani ikniii!
Tek shkembi,tek ai shkëmb- kasolle.
Eh, na pa. Të gjorët ne. Mos u frigoni.Veddeta do ia terheqë vëmendjen.
Para se të nisej Vedetta I thash se po të na kanosej rreziku,ajo të fluturon nga liqeni I mjellmave dhe të behet kinse thërret ndihmë tek fshati I ynë.
Ashtu? Eh Unik,po ti sna the në fillim se kështu jeni kuptuar me Veddetën, e din se sa frige kam për momentin? Edhe une Lektor.
Heshtni! Qu bë Unik tani? Ku është dragoi?
Eshtë nisur nga shkëmbi?e sheh?
Po. Nga ne, është nisur,por ja tek u ngrit lart në ajër edhe Veddeta.
E gjora herë lartë e herë poshtë fluturoka
.Edhe sqenka diq fluturim por gjithsesi u drejtua nga liqeni sikur planifikuam.Pritni! E pa dragoi.
I tëri është I habitur se qfluturoi diqka në ajër.Na e ka ndjerë erën neve dhe tani është I hutuar se nga tia mbajë.
Edhe një dragua I madh u ngjit lartë në re.
Mos lëvizni djema.Sna bën puna.
Po sa dragua paska pasë kjo gurishte? Eh, ide e mirë besa ishte që të vemë këndej.
Na patën thënë prinderit tanë se ky vend është I ndaluar edhe për të mëdhenjtë e lëre më për fëmijë lazdraqë siq jemi ne.
Nga shkuan?
Po u nisen nga fshati. Dragonjte, iu vune pasë Veddetës. Tani fati I saj është në mëshiren e zotësisë saj dhe trukeve magjistareje nëse I kujtohet ndonje në kto qaste tmerri.Ngadal dilni nga shkëmbi dhe kujdes se po na nuhatë dragoni I vogel që pamë pak më parë. Ai akoma endet këndej,e ku ështe ai me siguri ka edhe të tjerë.
Po. Kujdes.Nga ajo vijë e hollë rrugice lepujsh ecni.Në maje të gishtave ngadal dhe kur të them vraponi, me gjthë forcën ashtu të bëni.
U bë Unik.
Edhe pak, ja ku jemi.
E shihni draguan e vogël?-Jo! Po diq tjetër?-Jo!
Edhe pak,ngadal,kujdes! Gati!..
Vraponi!
Vraponi sa më shpejt.
Mos u ndaleni! Edhe pak.
Ja gati arritëm.
Kujdes,qëndroni fortë.
Lëreni gurishten pas.
Mbathjani sa te mundeni, vrap!
E patë se draguat nuk kanë aspak mëshirë.
E gjora Veddeta, me siguri tani më është në kthetrat e tyre.
Erdhëm.
Edhe pak.
Ja po I shoh lisat e gjatë.
Po.
Ja ku qenkan.
Në këto lisa draguat e kane vështire të na shohin por, edhe pak vraponi,e mandej, mundemi te shlodhemi qik.
Uff……ehhh haaa…hhaaa…
Ndal.
Nuk mundem më.
Lektor, edhe unë nuk mundem më.Të shtrihemi në ktë kullosë jeshile e mos të levizim.Dëgjoni diq?
Jo.
Asgjë nuk dëgjojmë.
E patë se sa I madhë ishte ai dragua prej së afërmi?
Frigën në eshtra më ka mbjell.Përbindësh I vërtetë.
Shlodhuni edhe pak,duhet patjetër të vazhdojmë deri tek fshati.Aty tek liqenin e mjellmave është duke ndodhur diqka.E shohim se ku mbet Veddeta.
U bë Unik!
Ehhh… gati sa nuk na kishte kapur me kthetrat e tija të mprehta….
Lëreni tash këto biseda të kota.
Pushuat mjaft?
Edhe pak… ju lutem.
Aggauk ti je I fortë por, Lektori duhet që të mundohet pak më tepër e mos të tregon shenja dobësie.Ndoshta edhe neve do të na duhet të përballemi sy me sy me draguat e zi.
Ia kemi borxh Veddetes.Ajo na shpëtoi.A harruat?
Jo.Jo. –Ashtu është.
Të nisemi.
Të nisemi ngadal.
Lidhini fortë opinget prej lëkure. Ndoshta do të kemi rastin që të futemi në liqe.
Veddeta mundet që të jetë aty duke tentuar në ëndrrat e saja ti thërret mjelmat e liqenit.
Po.jami I tëri I mbërthyer mirë .Ashtu be Aggauk, por edhe ti Lektor mbahu fortë.
Ecni. Ngadal e me kujdes.Vështroni lartë vallë mos silleshka në fluturim ndonjë prej dragojve.
Jo asgjë spo shoh.
Ja edhe pak.Vetëm sa nuk kemi arritur.
Vazhdoni.
Lisat e lartë po mbarojnë.Tani do të jemi nën qiellin e hapur.Do të jemi pre e lehtë bile edhe për shqiponjat e zeza.
Eh, edhe shqiponjave tani duhet që ti ruhemi.Ato, qengjat I kapin por munden të na kapin bile edhe neve po që se janë të uritura shumë. Hmmm! Edhe pak dhe tek ai lisi I fundit,tek ai më I madhi me ato degët e gjëra dhe ca lijane të lëshuara përdhe do të ndalemi.Trungu I tij sa do pak do të na strehon.Do vëzhgojmë e të shohim se qka ndodhur.
Mirë.
Ja ku erdhëm.Tani kujdes. Ju thash se dragojtë nuk kanë mëshirë.E sheh Veddetën ndonjëri nga jush?
Jo Lektor.
Unik,qka thua që unë e Lektori ti afrohemi liqenit buzë tij, e të shohim vallë mos ka gjurmë pëlhureje të zezë të Veddetës?
Jo Aggauk. Jo Lektor.Nuk dua që të rrezikoni për aventurën time që prej fillimit e kisha nisur.Ja ku na shpiu ajo ëndërr e imja.Qfarë flet Unik?
Nuk ishte vetëm aventura e yte.Siq thamë në fillim se të gjithë kishim ra dakord për ta vizituar gurishten e ndaluar të draguajve.
Po,po ashtu është por unë dua që të nisem e ti afrohem liqenit.Dijë edhe pak not.
Po rëshqita mundem që tia dal prap në breg.
Mirë pra Unik.
Ik tani por kujdes të lutem se për sot mjaft befasira dhe tmerre përjetova.
Ha hahaha..shëttt..Lektor,mos u brengos fare për mua.Ruajuni ju tani.Mos lëvizni nga vendi.Nëse më ndodh ndonjë e keqe,të shkoni në fshat e tu tregoni prindërve
.Kështu po ju lust ë bëni.
Unik! Ne nuk mundemi të rrimë të cunguar në një vend.
Do të presim ty se qka do na tregosh.Bile, buzëliqeni ja edhe ku qenka.Disa dhjetëra hapa të gjërë e gjithqka qenka e pare.
U nisa!
Veddeta…! Oj veddetaaa(me zë të shurdhër)
Aggauk.
Fol Lektor.
Ja ku po e shoh Unikun.
E sheh edhe ti?
Po po, po e shoh ,por rri qetë e vështro nga qielli.
Aggauk! Fol o Lektor se më bëre kokën daulle.
E dëgjon ti këtë bubullimë?
Qfarë bubullime?
Bubullimë qe po vie nga liqeni I mjelmave.
Prit!
Besa diq edhe une po ndjej por athua nga liqeni vie kjo bubullimë?
Ja edhe Uniku qenka tronditur
.Po vie me vrap.
Djema! Diq nga liqeni po gufon.
U trishtova e ika.
E une mendova se ti Unik nuk ke frigë prej asgjëhit.Mjaft më Lektor, me ato marrëzira.
Fol Unik.
Qndjeve?qpae?
Prit Aggauk.Edhe prej këtu do e shohim se qështë.
E sheh se si liqeni u dalldis?
Dallgët e tij fillian ti ngjajnë burimit të luginës së kroit të ftohtë.
Jo, uji I liqenit po ngritet lartë, e sheh Unik?
Po po, por qështe or djema tani kjo punë!
A mundet qe një dragua të ishte permbytur e tani po gufon nga liqeni! A mundet draguat që të hynë në ujë e të rrinë pa marrë frymë?
Jo por askush nuk e din se qmunden ata të bëjnë veq fluturimit.
Qe besa një gjë e zezë e përzier me ujin e kristalt po ngjitet bashkë me te lartë.
Qenka pëlhura e zezë e Veddetë..E gjora Veddeta.
E paskan shqyer të tërën, e nga ajo paska mbetur vetëm pelerine e saj e zezë.
Pelerina?
Veddetaaa…….
Shihni Veddetën se si u ngjit lart.
Qenka shëndosh e mire.
Ejani djem. Të afrohemi buzë liqenit.Gufimi I ujit me siguri qenka edhe një magji nga e mahnitshmja Veddeta.
Most ë frogohemi.
Unikkk….E sheh se po na thërret.
Largohuniii….
Qtha se nuk e degjoj mire nga shushurima e iujit të liqenit.
Siq e kuptova ajo po na sygjeron qe të largohemi.
Të largohemi?
E pse?
Aggauk.Mos u afro shumë buzë liqenit.Ikni…
Të ikim?
Veddetaaa…
Pse thua që të ikim?
Ti qenke mire.paske shpëtuar nga draguat.Të jemi shumë falemnderues qe Na shpëtove nga rreziku tek gurishtja e ndaluar.
Ikniii…….
Unë jam mire.
Nga liqeni do dalin draguat dhe do ju shohin.
Do ju kapin me kthetrat e tyre dhe do ju shpien prap në gurishte.
Draguat nga liqeni?
Qthua moj e gjora Veddeta!
E tëra qenka tmerruar edhe ajo….
Draguat nga liqeni.
Jo vetëm draguat por edhe mjelmat do na ndihmojnë.
Mjelmat..eh…
Zbrit posht, menjëherë!
Eja këtu!Shlodhu pak e na trego qetë, se si u gjete ti në fund të liqenit.
Smundem!
Ju duhet patjeter te largoheni nga këtu.
Do të ketë një luftë të ashpër mes draguajve dhe mjelmave të liqenit.
Luftë the mes draguajve dhe mjelmave?
Po si moj si?
Kur mjelmat nuk egzistojnë!
Nuk egzistojnë?
Liqeni u tërbua I tëri.
U ndot nga dheu I zi buzëliqenit dhe jazet e dallgëve u bënë sa një mal.
Nje dragua si vetëtimë u ngjit lart në qiell.Ja edhe një tjetër ku doli nga liqeni.
Unik! Veddeta e paska me të vërtetë.
Raujuni djema.
Draguat lëshokan një fërshëllimë shurdhuese.
A mos vallë janë duke thirrur edhe dragua të tjerë në ndihmë?
Po.Aggauk.Lektor.
I shihni ato dy pika të zeza lartë në qiell mbi re se si shigjeta lëshoeshkan drejt liqenit?
Obobooo..
Liqeni u tërbua I tëri.Dallgët na vërshuan.Do na merr liqeni e do na gëlltisë.Mbahuni për lijanet.
Mos u frigoni quna!
Mos të frigohemi?
Lehtë e ke ti Veddeta atje lartë.As njëri e as zog.
Po ty draguat stë paskan cak sulmi.
Silleshkan rreth tej,mbi teje e si doket qenkan në pritje të dikujt.
Po qenkan në pritje të këtyre dy draguajve tjerë qe sa nuk arritën.
U bënë katër.
Athua vetëm këta paskan ngelë tek gurishtja e tyre?
Jo nuk janë në pritje te draguajve,por të mjelmave!
Veddeta stë degjuam mirë?
Si the?
Liqeni po dridhet.
Lisi degët I uli përdhe.
Lijanet u këputën,qielli sikur uji u errësua.Erë vrasëse fërfëllon.
A mos qenka vallë ky fundi I botës?
Mjelmaaat…..
Sa të bardhaaa….
Sa të mëdhaaa…
Sa qafëgjata dhe kurrizgjëraaaa…….
Ja e dytaaa
Ja edhe e tretaaa.
Jo jo edhe një fluturoi.
Katër gjithsej.
Katër mjelma në qiell.
Qenkan po thua sa draguat.
Sqepat e tyre të artë paskan dhëmbë të mprehtë.
Jo aq të mëdhenj sa të dragonjve por gjithsesi lëkan mbresë.
Po qjam duke thënë unë kështu.
Dragua,mjelma,,,betej,dyluftime, Veddeta, ne, unë…
Unikkk..
Drejtoni nga një gisht nga një mjelmë dhe ajo do të ulet para këmbëve të tij.
Do u hipni kurrizeve të tyre dhe do I mjelmëroni.
Dëshira e juaj do jetë edhe dëshirë e tyre.
Guximi I juaj do jetë edhe guximi I tyre.
Trimëria dhe dobësia e juaj do jetë edhe e tyre,por….
Friga e juaj do jetë edhe friga e tyre.
Sa krah të gjërë!
Sa pupla të buta e të bardha!
Në ktë ditë të errësuar pendlat e tyre ndriquese gjetjen e dragonjve të zi e lehtësokan sikur të ish ditë mëngjezi me diell të zbehtë,e këndëshme dhe me plot freski të papërshkruar përrallore.
Beteja më në fund filloi.
Unë mjelmërova Mjelmën E kristalt. Ashtu Veddeta e emëroi tek sa dilte nga liqeni.
Aggauku e mjelmëroi Mjelmën engjëllore.
Lektori mjelmëroi, Mjelmën qiellore e Veddeta Mjelmën mbretëreshë!
Të gjithë ishim mbi kurrizet e tyre të gjëra dhe shpatullat mbrojtëse e krahë gjigand të mbushur me pupla mëndafshi.Sa të ftohta aq edhe të ngrohta.
U ngjitëm në qiell.
Mbi retë e zeza.Draguat vërshuan rreth nesh.Edhe ata ishin katër.
Beteja mbi liqenin e Mjelmave ishte tmerruese.
Veddeta udhëhiqte fluturimin me mjelmën e saj mbretëreshë.Iu vërsul një dragua me ngjyrë Gri e të vrazhdët por Unë me mjelmën time të kristalt ngulita mendimin sulmues nga dragoi që përcillte Veddetën e u lëshuam fund liqenit sa që në ngritje në qiell shpejtësia ynë arriti që dragoin ta lëkundë dhe tia humbë baraspeshën dhe fuqitë e tij fluturuese.
Ai u rrëzua në ujërat e liqenit gjë që edhe liqeni sikur donte të na ndihmonte, e gëlltiti të tërin dhe më nuk e pashë.
Vështroj se si Aggauku I hipur mbi mjelmën e tij engjëllore mundohët ta zë draguan e kuq gjigand por nuk I afrohet dot nga bishti I tij I gjatë e I mprehtë.
Në ndihmë Aggaukut I vie edhe Lektori me mjelmën e tij qiellore.Dragoni I kuq ishte I shtërnguar dhe I mbërthyer nga dy anët e tij sa që bishti gjiplpërë nuk I ndihmonte dot.
Ai u mundua që të manovron me krahë të mbledhur fortë e me trup shigjeteje të arrinë shpejtësi ikjeje por këtu ishte Lektori me mjelmën e tij qiellore dhe këtë paramendim të dragoit te kuq nuk ia mundësuan.
Aggauku e kuptoi e poashtu edhe mjelma e tij engjëllore e cila vepronte mu ashtu sikur mendonte edhe mjelmëruesi I saj.Iu lëshua nga anash dhe arriti që majën gjilpërë të dragoit të kuq tia then dhe tia hudhë në liqe.
Dragoit nuk I mbeti asgjë më për të provuar.Si vetëtima mblodhi kthetrat,drejtoi krahët dhe u lëshua drejt liqenit të mjellmave.
U fut në të dhe më nuk doli.Liqeni e gëlltiti edhe draguan e kuq.
Dragua ngjyrë grid he ai I madhi I kuq më ishin fund liqenit të mjelmave.Liqeni I kishte robëruar në fundin e tij dhe iu kishte vërë zingjirë.
Tani mbetej që edhe dy draguat e fundit të I mposhtnin e ti hudhnin në liqe.Ata ishin dragoi Sëpatë dhe Dragoi zjarrvjellës.
Ky I fundit vërtetë ishte I rrezikshëm tej mase sepse nga nofula e tij eshtrore vjellte zjarr dhe digjte qdo gjë që ishte në vijë të shiqimit të mpreht të tij.
Unë dhe mjelma ime e kristalt, Aggauku me mjelmën e tij qiellore dhe Lektori me mjelmën engjëllore rrethuam draguan Sëpate.Emri I dragoit sëpatë vinte nga kthetrat e tij.Ishin të mprehta si sëpata dhe ishin gjigande.
Po të kapje vetëm pak, atëherë kthetrat e tjera të shtërnguara hapeshin dhe jo një por bëheshin sikur dhjetëra sëpata tjera.Këtu shpëtim nuk kishte.
Fluturonim pas njëri tjetrit.Shpejt e më shpejt.Ishim bërë sikur një stuhi e vërtetë që e kishte futur në mes, draguan sëpatë.Ne kishim arritur sinkronizimin tonë sa që të tretë ishim bërë sikur një.
Dragoit filloi që ti merren mendët,fluturonte majtas djathtas,e kuptuam se nuk ka fuqinë e sulmit dhe vendosëm që me mjelmat tona atë,të kristalt,qiellore dhe engjëllore ta sulmonim drejt e në qafë.Mjelmat tona kishin dhëmbë të mprehtë,jo aq sa të draguajve por gjithsesi mundeshin që të sulmonin në këso raste.
Dragoi bëri një rrotullim të befasishëm sa që arriti ti shkulë ca pendë mjelmës qiellore të Aggaukut.
Ata u largaun për një qast dhe u lëshuan buzë liqenit.Aggauku e pyeti mjelmën qiellore se a mundet ta vazhdojë betejën me draguat dhe se a mos vallë ishte keq e lënduar?
Mjelma qiellore pa se ca pupla dhe pendë te shkulura nuk mund ta ndalin nga kjo betejë përrallore.Ca pika gjaku smë bëjnë dot gjë tha mjelma dhe Aggaukut ia bëri me shenjë që ta mjelmëron e të ngriten sëbashku në qiell.
Veddeta me mjelmën mbretëreshë I silleshte vërdallë draguas zjarrvjellës por sguxonte e vetme ti afrohej.Ajo pritte që ne, ktë dragua sopatë ta hudhim ne liqe.
E pamë Aggaukun se si po na bashkangjitej dhe filluam edhe një sulm ndaj këtij dragoi.Tani ne duhej që ta sulmonim nga të tre anët.
Nga lartë,prej poshtë e mandej anash.
Kur të hutohej dragoi të tre sebashku do I vërsuleshim drejt kthetrave te tij dhe me dhembët e mjelmave do I këputeshim këmbët.Ashtu edhe bëmë.
Andej,këndej, lart,ë poshtë,dragua më nuk dinte se nga kush të mbrohej.Nga mjelma e ime e kristalt,nga e Aggaukut ajo qielloreja apo nga ajo e Lektorit-Engjëlloreja.
Ia kafshuan këmbët dhe kthetrat sëpatë I ranë poshtë.
Me to edhe dragoni u drejtua nga liqeni për ti dhënë fund jetës së tij mizore.
Ra. Liqeni gufoi dallgët e përbinë dhe u zhduk në thellësitë e tij.
Shohim se ku është Veddeta!
E kapi! Ik Veddeta! Këndej nga ne.
U bëmë tok të gjithë.Fluturonim lartë në rreth.Krijuam një stuhi.
Vërtetë ishte stuhi.
Krahë e mjelmave tona gjigande bënin që edhe retë të bashkoheshin në një pike,në një fare boshti mjegullues sa që dragoi zjarrvjellës me flakët e tija nuk na bënte gjë.
Zjarri I tij shuhej para se te vinte tek ne.Mjegulla e dendur e krijuar nga mjelmët tona lëshonte pika shiu drejt e në nofullat e dragoit të keq I tëri me gjëmba dhe lëkurë gjarpëri.
E fiksuam mendimin për sulm duke shkuar unë me Veddetë sipër dragoit,Aggauku majtas e Lektori djathtas.
Dragoi pos a e kuptoi se ne të mbledhur tok e kishim rrethuar ia mbathi nga gurishtja por mjelmat e zgjedhura iu vërsulën me tërë fuqinë sa që nga pendlat e tyre të bardha dolën disa shigjeta mire të mprehura,të gjata dhe të trasha.Pothuajse ishin shtiza kalorësish.
Pas një klithme të shurdhër porn ë fakt tejet depërtuese për veshë tanë,I lëshuan drejt dragoit zjarrvjellës dhe njëra e goditi mu në mes të zemrës.
Si gurë I shkëputur nga shkëmbi,dragoi u mblodh dh era drejt liqenit te mjelmave.Ishte I fundit që ky liqe po e gëlltitën dhe të njëjtin e shohim se si zhduket nën sipërfaqen e ujit të kaltërt kristalor e fundoset tek draguat tjerë në fund të këtij liqeni.
Uji I liqenit menjëherëpra me të qëlluar dragoin në zemër u kthjellua, u bë I pastërt,retë u zhdukën e erërat pushuan.
Ishim vetëm ne të katër që e pushtonim pothujase tërë qiellin.Unë me mjelmëm time kristalore,Aggauku me ate qiellore,Lektori me ate engjëllore,dhe Veddeta me mjelmë mbretëreshë.
Ishim të kënaqur,dhe plot gëzim.Ishte një moment që nuk përshkruhej dot me fjalë.Ashtu si në përrallat e gjyshërve tanë.Djema! Ejani e të lëshohemi buzë liqenit e të pushojmë një qik!
Jo! Ne duhët të fluturojmë kah gurishtja e ndaluar e dragojve.Po pse oj Veddeta të shkojmë atje?
A harruat ju se atje ishte edhe dragoi I vogël?
E ku është ai, me siguri është edhe ndonjë I madh.
Po, mirë e ke. Por sdo të thotë se veq dragoit te vogël ka edhe tjetër.
Ata që ishin dhe që luftuam me ta u mblodhën të gjithë dhe po të kishte pasë ndonjë tjetër do kishte ardhur edhe ai,por sidoqoftë,shkojmë kah gurishtja e ndaluar e dragoit të vogël.
Po I I them ashtu sepse tani na kishte ka mbetur vetëm ai dragua dhe gurishtja e tij.
Mjelmat u dhanë krahëve të tyre të gjatë e të gjërë sa që me një të rrahur të krahëve ndjeja se ngjiteshim lartë e më lartë,mbi re po se po, por hove hove më dukej se e preknim Diellin.
Kështu I kaluam së shpejti lisat e gjatë me lijanet e lëshuara përdhe,atë mal që para pak qastesh na dukej I pafund dhe me një të ngritur kokën, pamë se si me te vërtetë nga lartë dukej gurishtja e ndaluar.
Ishte e tëra e tmerruar.
Të shtynte frikën në eshtra.Pothuajse nuk kishte fund.Shkëmbijtë e saj të thepisur e të ngritur deri tek retë ishin si maje gjilpëre.Vende vende kishte ca rrafshira te vogla formë veje ku me siguri dragojt e kishin shfrytëzuar për takime dhe planifikime sulmesh.
Filluam që të lëshoheshim tek fillimi I gurëve bloz të gurishtes,sepse frigoheshim mos vallë mjelmat I dëmtojnë pendlat mbi ata gurë të thepisur.
Gjatë uljes u bë një errësim por jo, sepse Dielli kishte perenduar por nga pendlat e krahëve të mjelmave u ngrit një pluhur I zi që ishte krijuar nga gurët bloz të gurishtes.Mjelmat u bënë pak pis e ne mbyllëm sytë nga pluhuri.
Mjelmat me një të shkundur të puplave të tyre prap ndriqonin mu ashtu sipas emrave që mbanin.Zbritëm ngadal,tani nuk kishim frigë.
Dragojt e zi,të mëdhenj e dinim se më, nuk janë aty pari.Këndej prapa shpine mjelmat na prisnin për qdo rast e hapat I bënim më të lehtë dhe më të sigurtë.
Ndaluam tek ai vendi ku herën e fundit pamë draguan.Shikuam majtas e djathtas por dragua nuk pamë.Menduam se ka ikur në brendi të gurishtes dhe menduam si ta gjenim tani?
Veddeta! Veddeta?
Aggauk!
Ku është Veddeta?
Me ne ishte Unik,
As ti Lektor nuk e pe?
Jo-jo.Unë isha duke shiquar atje tek ata shkëmbijtë e vegjël sa që një mu dok se lëvizi.Lëri ato fjalë tani.
E sheh se ska gjë më këtu,por Vedettën nuk po e shohim.Nuk është më me ne.A para pak qastesh ishte dhe të gjithë sëbashku këtu zbritëm.
Veddetaaa…
Oj Vedetta…..
Ejani rreth e rrotull kësa gryke e lëshohemi tek ajo zgavra që po shihet pak më tej.Të afrohemi e të shohim mos është aty.Ndoshta edhe ajo e kërkoka draguan e vogël.
Ndal! E sheh!Dragoiii!
Mos u largoni por bë kujdes.
Qenka I vogël, sa ne ne qenka me shtat,por prap se prap është dragua.
Mos më vritni ju lutem.Si?
Qthe?
Ti paske aftësi të flasësh!
Po.
Unë jam dragoi I vogël I gurishtës.
Qdoher kam qenë këtu dhe qdoher kam qenë kështu.I vogël.
Zana e malit me kurorë në kokë më patë thënë një here që ta ruaj ktë pyll magjepsësh.
Ktë pyll?
E din se qflet?
Po kjo është vetëm një gurishte shkëmbijsh bloz.të djegur e të përvëluar e asgjë më tepër.
Po, tani kështu është,por para shumë vitesh,kjo gurishte ka qenë një mal I bukur I dendur dhe I madh.Plot shpend,e kafshë të bukura.
Mirëpo një ditë fluturuan katër dragoj dhe ai I fundit që e quanin zjallvjellës e dogji tërë pyllin e shpendët dhe kafshët ikën.
Aha! Ti tani po na tregon një gënjeshtër të kulluar.Asgjë nuk është e vërtetë nga kjo që e thua.
Jo mosni.
E vërtetë është e tëra që po ua them,e nëse nuk më besoni,atëherë shkoni tek liqeni I mjelmave e atje do ta gjeni pergjigjen e vërtetë nga kjo që ua tregova.
Tek liqeni I mjelmave?
Po me të vërtetë Unik! Ku u tretën mjelmat?
Po qu bë me Vedettën?
Vedetta,ishte motra ime.
Qthua or dragua I vogël?
Vedetta ishte motra ime.Bija e Vretos nga Araku.
Unë isha vëllau I saj Venddori-djali I Vretos nga Araku.
Kishim dale njëherë në atë pyll mahnitës,e tani më gurishte dhe kishim humbur rrugën, qanim pa ndërprerë dhe askush sna dëgjonte.
Nga mesnata në një natë me Hënë të plotë dhe me qiell të mbushur mijëra yje, mu këtu u shfaq një dritë e bardhë nga doli një grua.Tepër u friguam por jo edhe aq,sepse zëri I saj I ëmbël depërtoi në zemrat tona të njoma dhe fill pas u qetësuam.
Po ti në fillim na the se qdoher ke qenë këtu dhe ke qenë kështu.Dragua.Asgjë më tepër.
Po. Ashtu ju thash,sepse me mijëra vite jam dragua e qun kam qenë vetëm ca vite.
Prandaj mendoj se qdoher kam qenë dragua.
Po qndodhi qu bë me ty dhe Vedettën?Zana e pyllit donte që të na qetëson dhe me agimin e mëngjezit të na e tregon rrugën e daljes nga pyelli,por nga skundi si vetëtima nga qielli I cili I tëri u errësua,Hëna u zhduk e yjet nuk shiheshin, u shfaqën katër dragoj.Të mëdhenj e të tmershëm.Zana iku.
Ne ndjemë nga një pickim të vogël pas shpine dhe për atë natë nuk mbajë mend më asgjë.
Të nesërmen shohim se si pyelli digjet kafshët ikin e shpendët ndaluan cicërimën e tyre.
Kështu ky tmerr zgjati plot shtatë ditë e shtatë netë.
Ne ishim të strehuar atëherë afër një shpelle të kalit te bardhë me një bri,të cilin e quanim njëbrirëshi.Ishte edhe një përrockë uji që kullonte mbi atë vend.Zjarri I dragojve e dogji por ne shpëtuam dhe një ditë u takuam sy me sy me dragojt.
Ata pë habi nuk na sulmuan por filluan që të lozin me ne.Na përplaseshin me bishtat e tyre të fortë në hirin e gurishtes por jo aq sa ndjenim dhembje dhe dëmtime në trup.Thjeshtë,ishim mjet argëtimi pë ta.
Pashë se si Veddeta ishte shndërruar në një plakë të vogël e të shëmtuar por shpirti dhe zemra e saj ishin të njëjta.Unë me të prekur kuptoj se qenkam shndërruar në një dragua të vogël pa dhëmbë,pa krah fluturimi dhe pa bisht të thepsisur.
Atë ditë kemi qarë shumë,dhe jemi tmerruar pa masë.Draguat e mëdhenj qdo ditë në mbrëmje fluturonin dikah dhe në mëngjez ktheheshin dhe tërë ditë flinin.Neve siq ju thash nuk na mundonin më.
Një ditë pasi ishim pajtuar me fatin,kah mesi I ditës kur dragojt pushonin nëpër të qara shkëmbijsh erdhi Zana e pyellit.
E mbaj mend se si dy pika lotë I rrodhën faqeve të saja të bardha e fytyrë të lëmuar.
Na tha; Mos kini frigë.
Ti Venddor! Do ta dëgjosh motrë tënde Vedettën dhe do të vie dita ku ju do të jeni prap ato fëmitë e Vratos nga Araku.
Do të vinë të ju shpëtojnë tre quna nga Liqeni I mjelmave në krye me Një djalosh të quajtur Unik.
Ata do ti mundin draguat e ju kur ti lani sytë me ujin e kristalt të liqenit të mjelmave do të këtheheni në shtëpi dhe do të jetoni me prindërit e jush sikur qe asgjë të mos kishte ndodhë.
Ne u befasuam në fillim dhe sigurisht në atë qast ndjemë një fare lloj gëzimi.
Zana e pyellit na tha se ne jemi te magjepsur nga ana e dragoit Zjarrvjellës dhe ajo nuk e ka atë fuqi që përnjëherë ta zhdukë këtë magji,dhe Zana iku.
Ditët kalonin muajt e vitet sa që më nuk numëronim dhe më mbanim shpresë nga ajo që dikur na e kishte thënë Zana.
Thjesht filluam që njëri tjetrit tia tregon këtë si një lloj legjende.
Une Veddetës e here ajo mua.
Lektor! E beson ti këtë qe thotë ky fare dragua I vogël?Apo si të quanin?
Venddor e kam emrin!
Po. Venddori.
Besa, Veddeta dhe Venddor munden që të jenë emra të një vëllau dhe një motreje,por qthua edhe ti Aggauk?
Hmmm….
Sna ngelë gjë tjetër Unik,veq se të këthehemi tek liqeni I mjelmave dhe të presim.
Ikim?
Ikim!
Rrugës pamë ato shtigje qe kishim pa disa here dhe për ne më ishin gjë interesante,por pë dragoin e vogël apo Venddorin ishin mbresëlënëse dhe u vërtetuam se ai me të vërtetë gjatë kohë skishte shikuar gjelbërim,lisa, lule e lijane pa fund.
Gjithsesi ne afroheshim liqenit të mjelmave.
Nga larg hetuam se buzë atij liqeni janë disa drita veëlluese dhe me të afruar kuptojmë se ato ishin katër zana të veshura me fustane mëndafshi,tëholla,tëbardha e të mbuluar me gurë vezëlues e verbues.Kush jeni ju?
Unik! Ne jemi ,katër zana.Kjo është zana e kristalt,kjo këtu është zana e qiellit,e kjo tjetra është zana e engjujve.Unë jam zana Mbretëreshë e gjith zanave tjera në botë që egzistojnë.Unë isha ajo që Vedettën dhe Venddorin I takova shumë kohë më pare për tu ndihmuar,por me siguri e keni kuptuar se si ka rrjedhë më tej kjo tragjedi për këta të dy.
Ne ishim Mjelmat e liqenit që ju zgjodha juve për ti luftuar dragojt zemërlig dhe më fund atë që e pata premtuar e realizuam të gjithë sëbashku.Uraaa……
Vërtetë moment I mahnitshëm dhe endërr që shihet edhe me sy hapur e I zgjuar.
Prit Aggauk! Po Veddeta ku është?
Ajo ishte me ne?
Dua të them me ju!
Po.Ne e morëm dhe e shpiem tek liqeni.E zhytem tri herë në tri anët e liqenit të mjelmave.Ishte patjetër që tia prishim magjinë që ia kishin vërë draguat,rrugë tjetër nuk kishte.Ajo është atje dike na pritur të gjithëve,por njëherë edhe me Vendorin duhët vepruar njësoj.
Kështu edhe bënë.
Uauu.
Po ti paske qenë një qun tepër I bukur dhe flokë ari!
Oh sa lehtë marr frymë,sa shpejt po vrapoja! Po je ai që ishe në fillim.
Tani të shkojmë kah Veddeta!
Të shkojmë.
Zana mbretëreshë ishte e qet disi dhe më dukej edhe mua si fytyrë që e kam pare ndojherë…….
Më shiqonte me bishtë syri por ishte e sigurtë në hapat e saja të lehta.
Veddeta! Veddetaaa…..
Venddoor….
Vëllai im.Motra ime….
Fillaun të qajnë si fëmi!
Qthem unë tani! Këta edhe janë fëmi.
Apo jo Aggauk?
Aggauk?Lektor?
Ku u tretën tani këta,ti hajë djalli! Ladraqë me vulë
Po liqeni?
Qu bë me liqenin?
Ndal!
Buzëqeshja e Vedettës e Venddorit ndaluan………
Nga zanat mbeti vetëm ajo mbretëresha.U këputa.
Më lëshuan këmbët,mezi marrë frymë.Qiellin gati nuk e shoh.Zana më afrohet e më thërret.
Unik.
Unik! O bir I Galtarit të Uranit.Koha është që të bëhesh legjendë.
Qthotë ore tash kjo Zanë?
Ku jam ?
Qeshtë ky mocal gjysëm I tharë dhe me ujë të ngrirë por me baltë të ngrohtë?
Unik!
Dëshira e yte u përmbush.
Unë kisha për detyrë të të shpie pë here të fundit apo më mire të them
të këthej në kohë tënde më të lumtur,në një kohë ku ëndrra dhe realja bëhen një.Në një përrallë ku sdo e kuptosh se je zgjuar apo je në gjumë të thellë.
Zanë e dashur.Po pse ndjehem kaq I lodhur?
I lodhur?
Shihi gishtat e këmbëve! Shihi duart e tua dhe kockat se si të janë dalë?
Po si është e mundur?
Unë sa isha me shokët e mi.Shpëtuam Veddetën me të vëllanë Venddorin.Mundëm draguat dhe I zhytëm në thellësitë e liqenit të mjelmave.Tani qenkam bërë qindvjeqar,I rrudhur I lodhur dhe me gjumë afër syve tëmi të shterrur.
Po je Uniku,djali iGaltarit Të gjysh Uranit nga lëndina e liqenit të mjelmave.
Këtë kurrë sdo e harrosh.Të tjerat do të jenë ëndrra të bukura por e vërteta është kjo.
Ti do të viesh me mua.Do të vishi me rroba të kristalta,do të ngjitesh me engjuj lartë në qiell e do jesh qdoher afër meje.
Mos harro! Unë qdoher kam qenë dhe do të jem Zana Mbretëreshë.