Kulturë
Mejdi Asllani: Nga skëterra përmes luftës në krenari (XVIII)
E premte, 11.03.2011, 09:58 PM
Nga skëterra përmes luftës në krenari (XVIII)
Nga Mejdi Asllani
Vitet 1974.-1979. ishin vitet më të rënda të jetës ime, të mos them tmerruse. Krahasuar me ditët e kaluara nëpër tri luftërat e fundit, pjesëtar aktiv i së cilave isha, këto të fundit ishin një imtësirë.
Pas një muaji të mos shkuarjes në punë, pasoi vendimi për suspendim. Kapital rezervë nuk kisha, familja kërkonte furnizim. Me që në shtëpi i kisha nja dy dhoma, të pa kryera, me hyrje të veçantë, vetë i adaptova për banim, duke mos paguar mjeshtër me që nuk kisha të holla. Dhe aty i vendosa disa nxënsa të shkollës mesme, me pagesë tepër të ulët, sa për ta siguruar bukën e gojës për familje. Pastaj provova të merrem me ndonjë biznes, për të cilat nuk kisha as përvojë po as talent. Fillova punën me shitblerjen e bagëtive, me parat që i sigurova, me shitjen e mobileve të shtëpisë, por nga kjo punë nuk fitova gjë. Sepse më mashtronin matrapazët, duke mi blerë bagëtinë veresie, dhe pastaj nuk mi jepnin parat në kohë të caktuar. Me një fjalë aty vetëm sa humba. Pastaj provova me shitblerjen e duhanit, Ushtrimi i kësaj zeje, me ligjet e socializmit ishte e ndaluar. Këtu prapë nuk fitoja ma tepër se me mbajtur gjallë familjen. Nga ana tjetër, me që isha betuar, nuk shfrytëzoja as edhe një shërbim të ati sistemi, as mjekimin e fëmijëve, në raste sëmundje, i shëroja me barëra si përgatisja vet, nga bimët shëruese. Në bazë të një libri që e kisha blerë më parë. Bashkëshortja ime, me që ishte nga një familje e kamur nga Pozharani filloi të i humb shpresat se ndonjë herë do bëhej mirë në këtë shtëpi. Dhe në vend se të më ngushëllonte ose të më përkrahte sado pak në këtë situatë si mu kishte krijuar, ajo edhe më tepër mi shkatronte nervat me do gjeste pa lidhje. Tri hera i ftova prindin dhe dy vëllezërit e sajë, për të më ndihmuar që të ndryshoj ajo, por kot së koti. Të katërtën herë mora një taksi dhe e dërgova gjerë te shtëpia e prindërve të sajë për pa kthim. Ishte paksa person e çuditshme edhe pse kishte jetuar me mua njëmbëdhjetë vite dhe kishim katër fëmijë të lindur dhe për të pestin ishte me barë fillestare, nuk më njihte mirë, apo nuk donte të më njihte, sepse gjatë rrugëtimit për në Pozharan, më patë thënë: ke me më lutur, por nuk kam me tu kthyer. Pas kësaj ndodhie, filluan proceset që njeriun mund ta bien edhe gjer te çmendja.
E hapi procesin gjyqësor, për të ia dhënë gjysmën e shtëpisë, dhe fëmijët, në fillim gjyqi gjykonte pa anësisht, dhe nuk merrte vendim për ta kthyer atë në mënyrë të dhunshme, por pas shkuarjes së sajë me të vëllanë në Beograd të kushëriri i tyre Sinan Hasani që në atë kohë ishte kryetar i kuvendit të republike së Serbisë. Pas intervenimit të tij dhe funksionarëve Serb të Komunës së Gjilanit gjithçka ndryshoi dhe më nuk vlenin ligjet ekzistuese. Përmes entit për punë sociale si e përfaqësonin dy femra të kombësisë Serbe mi morën me dhunë policore, të katër fëmijët dhe i dërguan të jetonin te dajat e vetë në fshat. Edhe pse ua hapja ndër sy ligjin, ku një paragraf shkruante se fëmijët nën moshën dhjetë vjeçare vendosen aty ku i kanë kushtet më të mira për jetë e shkollim. Që në çdo aspekt I kishin më të mira te unë në qytet se sa në baltë të fshatit, dhe nënën e kisha që kujdesej për ta. Për ta eliminuar këtë fakt, në vendimin e tyre, kishin shkruar se nëna më vuan nga sëmundje e tuberkulozit dhe se mundë të i infektoi fëmijët. Më kotë mora certifikatën mjekësore se nuk qëndron ai fakt. Kjo gjë ishte l974. kurse nëna më patë vdekur 1993. në moshën 93. vjeçare nga një pezmatim i bronkeve.
Tani Vukashinit, Cane Periqit, dhe Bora Milkoviqit, iu kishin hapur rrugët të bënin ç’të donin me mua. Nga një familje gjashtë anëtarshe ngela vetëm me nënën, mërzitesha pa masë. Nëna ime nga mërzia për nipin dhe mbesat, një mbrëmje shpërtheu dhe me të madhe më tha!: U dogja për ata fëmijë dhe u hodh në tokë sepse e kapi sëmundja e Epilepsisë, e cila e patë përcjell gjer në vdekje.
Të nesërmen mësyna për Pozharan, për të i marrë fëmijët së paku sa të i shihte Nëna ime. Duke u bazuar në fjalët e fundit të vajzës ime Afërditës, se nëse shkoj unë në Pozharan ajo do të ikte dhe do të vinte me mua. Por ndodhi befasia, sepse kur më pa vajza, që në atë kohë i kishte shtatë vite, u tremb nga unë dhe iku duke bërtit dhe u futë në korridor të shkollës. Kur e pashë se paskan shkuar aq larg, sa ti friksonë fëmijët nga unë. E humba durimin dhe u nisa të hyjë në ndërtesë të shkollës, aq më parë kur i pash në dritare të katit babën e sajë dhe vëllain Hasanin, i cili ishte mësimdhënës në atë shkollë, kurse i ati ishte bërë çoban për të i ruajtur fëmijët, që mos të ikin dhe vijnë tek unë. Thënë të vërtetën, po të mos kishin dalë të gjithë personeli arsimor, në hyrje të ndërtesës së shkollës dhe me lutje të shumta, duke më thënë se të gjithë nxënsat në shkollë janë duke u dridh, nga se vajza ime kishte shkaktuar panik. Me siguri se do i vrisja të dy. Të vëllanë dhe të atin e sajë, sepse si gjithë hera, unë kamë bartur armë pa lejë në brez.
Drejtori i shkollës më pati premtuar, se do të bisedoj me Hasanin dhe vetë do mi bien fëmijët sa për ti parë nëna dhe unë. Gjë që nuk u realizua.
Tani në emër të komunës ma ngritën një aktakuzë se gjoja e paskam fyer drejtorin e drejtorisë për punë sociale duke i thënë dikujt se ai ka marrë mito, për të vepruar kundërligjshëm, me rastin e marrjes së fëmijëve. Dhe për këtë edhe pse nuk kishin fare fakte mi dhanë 4 muaj burg, dhe ma morën pasaportën, Avokati si e kisha huazuar për të më mbrojtur ishte një djalë nga Përlepnica e Gjilanit i quajtur Halim Sylejmani, ushtronte zejen e avokatit në Prishtinë. Nuk e dijë se nga kishte kuptuar se burgosja ime nuk kishte të bënte me vuajtjen e dënimit, por do të më likuidonin fizikisht. Prandaj më tha zhduku si të ditësh e mundësh dhe kurrsesi mos hyrë në burg. Unë do shtrojë ankesa edhe tjera gjëra. Ma jep autorizimin dhe do të përfaqësoj gjithkund pa pagesë. Nëse ndonjëherë bëhet mirë dhe fiton drejtësia më paguan, aq sa mundesh. Po ti ik, shko si të mundësh diku në perëndim. Kështu edhe veprova, por me që ata më parë ma patën marrë Pasaportën nuk mundja me dalë jashtë shtetit. Por u arratisa përbrenda Kosovës. Policia kishte lëshuar fletë ndjekje nëpër gjitha qytetet e Kosovës. Me që nëna më patë ngelur vetë në shtëpi, gjeta rastin dhe nga një familje tejet e vobektë e kërkova përmes shkuesit një vajzë dhe ata nuk me refuzuan, por ma dhanë dhe unë natën e pata marrë dhe e prura në shtëpi. Kohë pas kohe vija në shtëpi natën dhe shkoja para mëngjesit, shumë hera ma rrethonin shtëpinë milicia por nuk më gjenin aty.
Me qenë se ende nuk e kisha informacionin se ish bashkëshortja ime me të vëllain kishin qenë në Beograd te Sinan Hasani. Të gjithë mllefin e kisha, te Sekretari i kuvendit Faik Haziri. Në një takim të mëshehtë si e kisha me Zot. Muharem Latifin, i pata shtruar pyetjen si vijon: Përse Faiku më ndjek aq fortë, çfarë i kam bërë unë atij? Sepse kisha kuptuar se ditë më parë, ajo së bashku me të vëllain Hasanin, kishin qenë tek ai në zyre.
Zotëri Muharem Latifi më patë thënë: Nuk është e vërtet, sepse Faiku të donë dhe të respekton ty. Të mbron gjithë ku ka mundësi. Ata si kanë arsye për të ndjekur, janë: Vukashini, Bora Milkoviqi dhe Cane Periqi. Këtë po e them nga se:
- Një rast më moti, isha duke qëndruar me Boron para hyrjes së komunës. Ti pate kaluar para nesh. Me atë rast Boroja më patë thënë: Shikoje këtë djalë, kaq i rijë, por nuk ka Shqiptar më te rrezikshëm se ky. Me një lëvizje të kokës e aprovova mendimin e tij dhe i thashë; Shumë e logjikshme!. Sepse kjo është metoda e tyre, ta fusin sherrin mes familjeve Shqiptare dhe pasi ato të vriten mes veti, këta të kremtonin fitoren e dyfishtë.
Fakti që unë kisha kushërinj, dajë, nipa dhe shok të besës dhe idealit. Të shpërndarë gjithandej nëpër Kosovë, si që ishin kushërinj të gjakut, në Has, Prizren dhe Dumnicë të Llapit e në Podujevë. Dajat në Zllatar të Ferizajt, Nipa në Gjakovë, shokë në Gollak. Pushteti nuk e kishte as të voglën shans për të më arrestuar në teren, prandaj më priste në shtëpinë time, duke e ditur se aty e kamë një nuse të re.
Një natë, me t’u errësuar erdha në shtëpi, pa më parë kush nga fqinjët. Nëna më pyeti nëse bënë të shkoj te Vëllai i imë Jakupi, në të bujtur. Me që kishte kaluar një kohë e gjatë si nuk kishte qenë. Unë i thash, pse jo!. Dhe ajo shkoj. Tani na mungonte personi si kujdesej, që unë të zgjohem dhe para agimit ta lëshoj shtëpinë. Në atë kohë nuk kishim mjet për alarm si tani. Na kishte zënë gjumi i rëndë mua dhe bashkëshorten time Nurijen. Kur ndjeva një të trokitur në derë të korridorit, u ngrita dhe e hapa paksa perden. Ishte bërë dritë, edhe dielli kishte lindur. Çfarë me pa, ishte mbushur oborri me milic, Serb e Shqiptar. U ktheva dhe në shpejtësi i vesha rrobat. Por, rrash në dilemë se si të veproj u ktheva dhe e shikova Nurijen, sepse hallin e kisha tek ajo, se si ta lë vetëm, në mes të gjithë atyre milicëve. Kur papritmas ajo më tha: nëse donë mos u dorëzo!. E pyeta, po ti a nuk frikohesh?. Jo nuk frikohem dhe nuk ua hapi derën pa ardhur Jakupi. Ashtu? Pra shko e shih në anën e poshtme të shtëpisë a ka shumë milic, dhe lëne dritaren e dhomës mbi ballkon hapur. Nurija veproj ashtu dhe kur u kthye më tha nuk kishte milic andej, të gjithë qenkan para shtëpisë. Unë dola nga dritarja në ballkon dhe nga aty u kacavara dhe rrash në tokë, lehtë në maje të gishtërinjve dhe pa këpucë. Mora revolen në dorë dhe po sa dola prapa shtëpisë, aty në kënd kishte qenë një milic i rinj me automatik në dorë. Pak sa më befasoi, prandaj ia drejtove revolen në fytyrë dhe me gishtin tregues të dorës tjetër, ia bëra shëëët. Ky milic sigurisht ishte i punësuar rishtas, sepse unë të vjetrit i njihja. Milici u shtang dhe as që e lëvizte automatikun, por e mbante ashtu me tytë te poshtë. Gjithnjë duke e shikuar dhe duke e mbajtur nën kërcënim të revoles. Me shpejtësi e kalova rrugën dhe u futa në oborr të fqinjit Nazmi Kastratit, i cili ishte nga gjitha anët i rrethuar me mure, nga oborri i tij dola në rrugën tjetër dhe me vrap duke kaluar rrugët dhe duke kërcyer muret rrethore, arrita te Vëllai imë Jakupi. Këta ende nuk ishin zgjuar nga gjumi, prandaj i thash se duhet shpejt të bëhet gati dhe të shkoi të shtëpia ime, sepse Nurijen e kamë lënë vetëm dhe shtëpia është rrethuar nga Milicia.
Tamam sa i veshi rrobat Jakupi milicia u futën në oborr. Jakupi u doli para dhe i pyeti se çfarë ka? Bëhej sikur nuk e dinte. Unë dola nga dalja e pasme, kërceva murin dhe dola në oborr të një fqiut, nga aty në rrugën tjetër dhe shkova në Livoq të Epërm. Te familja e Sherif Rukofcit. Ky ishte një burrë i moshuar por shumë fisnik dhe bujar, i vërtetuar për besë. Gjer sa kishte qenë në fshatin Tirincë të Strezovcit, në shtëpinë e tij dhe të prindërve të tij, kishin gjetur strehim edhe kaçakët e njohur si Ajet e Vesel Kosovica, Shyt Marrefci e shumë të tjerë.
Nuk vonoi shumë edhe Vëllai imë Jakupi arriti aty. Dhe me tregoi se si ishte zhvilluar ngjarja. Unë e pyeta nëse ndonjëri e ka maltretuar Nurijen. Vëllai më tha se një milic i kishte thënë më zë kërcënues. Mejdija ishte këtu, trego ku është fshehur?. Nurija pa u trembur i tha: Nëse ua mbanë kërkojeni Mejdiun në male e mos ejani këtu me i trishtua gratë. Pasi e bastisën shtëpinë anë e kënd, shkuan.
Por mua më ka parë një milic, a nuk tha gjë ai?. Nuk e dijë, unë nuk e kamë ndie të ketë thënë gjë ndo kush, për këtë.
Pasi e mbaruam me Vëllaun, ndërhyri Xha Sherifi, duke më thënë: Nëse të hetojnë dhe të rrethojn në shtëpinë time, mos nguro të luftosh dhe të shpëtosh. Llogarit si të ishe në shtëpinë tënde. Sepse gjithkush e dinë se po të futën në dorë do ta pësosh keq. I falënderova përzemërsisht për këtë gjest bujar.
Përmes një miku të kushërinjve në Prizren, i cili punonte në spitalin e Prizrenit. I sigurova disa fasha sterile, një komplet inxhekcione penicilinë, një inxhekcion Adrenalin dhe dy inxhekcione anti tetanus. Të gjitha këto si dhe një kilogram krip, një kilogram sheqerka një kilogram keksë, dy bomba dore, që mi patë dhënë kushëriri Rexhë Shëgjeqi. të gjitha këto, kur pata shkuar pas tri jave në shtëpi. I pata futë në një valixhe shpine, të cilën e përdorja më herët për gjueti dhe i maskova mirë në bodrum të shtëpisë. Pushkën që më parë e kisha fshehur në një vend në dalje të qytetit, sepse me të nuk mund qarkulloja nëpër fshatra e qytete. Tani pritja momentin e volitshëm, për t’u bërë atentat atyre si ma kishin bërë jetën ferrë.
Një ditë tjetër, Nëna ime duke kërkuar diçka në bodrum, e kishte gjetur valixhen dhe pasi e shef se çka ka brenda. Konstaton se unë e kam darë mendjen me vrarë vikend.
Ato ditë, Shoku imë i vjetër, Bajram Hallaqi shkon në shtëpinë time, për të parë nëse kanë nevojë për gjësend. Pa hezituar nëna i tregon për valixhen dhe qëllimin tim. Tani Bajrami kishte kërkuar takim me mua dhe unë u takova me të në mal, mbi Livoq të Epërm. Më përbeu të i tregoj se kenë do ta vrisja. I tregova se kam da mendjen me i bë atentat Vukashin Jokanoviqit, që në atë kohë ishte Kryetar i Komunës në Gjilan, e pastaj nëse më bëhet e mundur edhe Boro Miljkoviqin. Mirë! më tha. Por të lutem që këtë të mos e bësh pa mua, sepse edhe unë do ta vras Gjykatësin Sabit Sylën, me që ai ma ka kallë zemrën, duke ma gjykuar vëllain me dymbëdhjetë vite burg, edhe pse e ka ditur mirë se vëllai imë nuk ka vrarë kon. Sepse, vrasjen e kanë bërë gruaja e tij me vëllezër të vet. Por të lutem të pritsh, gjer sa të mbushet mali me dushk, pas Shëngjergjit. Sepse unë kamë përvojë për jetën e kaçakut, dy hera kamë qenë i tillë. Dimri është shumë i rëndë, ndjekjet nuk kanë me qenë si këto sot, por shumë më të ashpra. Dhe popullata nuk guxojnë me na pranua brenda. Shpesh të shkon mendja me u dorëzuar. Kurse verës është shumë më lehtë. Nëse mundemi me dalë jashtë shtetit mirë, por nëse jo, qëndrojmë sa të mundemi e kur të mos mundemi më, ulemi këmbëkryq dhe e aktivizojmë një bombë dhe i japim fund.
U pajtova me këtë dhe i premtova Bajramit se do ta presë. Supozoj se Bajrami të i ketë tregu dikujt që i a ka pasur besën, sepse atë e burgosën dhe nuk tregonin për çka. E mbanin ashtu pa e qitur në gjyq. Tani unë pritja se së shpejti do ta lironin Bajramin, me që nuk kishin arsye ta mbanin në burg. Erdh Shëngjergji dhe kaloi, por edhe shumë muaj pastaj dhe Bajramin as nuk e lironin, as nuk e dënonin. Dikur kuptova se atë nuk e lirojnë, pa më zënë edhe mua. Nga një herë më shkonte mendja të dorëzohem, sepse e mora në qafë shokun. Por nga se isha mësuar më këtë mënyrë të jetës, me që kishin kaluar një vit e disa muaj, më vinte vështirë të dorëzohem.
Një ditë më kishte pranuar për të qëndruar në shtëpinë e tij, një dhëndër i kushëririt tim Hamzës në Prizren. Dhëndri ishte Zymer Hoti, me origjinë nga Krusha e Madhe dhe i shpërngulur në Prizren. Në ag të mëngjesit, më erdhi Hamza te krevati dhe më thërriste: çohu, çohu, se të kanë rrethuar milicia. U ngrita me revole në dorë dhe po sa erdha në vete, i thash: a më paske spiunua bre pis? Mos me më ardhur keq prej motrës tënde, si jam në bukë të sajë. Tonë këtë revole ta zbrazi në gojë. Hamza mu betua se ai nuk më ka spiunuar, por befas i kanë ardhur në shtëpi dhe e kanë zgjuar, duke ia trishtua edhe familjen.
Pasi u vesha me rrobe. Dhëndri më tha: po deshe mos u dorëzo. Kërce përtej këtij muri dhe dil në rrugën tjetër. Nuk ishte vështirë të kalohet muri. U ndala dhe mendova pak. Më shkoi mendja te Bajrami, por edhe më vinte keq, të ia trazoj aq fortë familjen e dhëndrit. Te i cili isha për herë të parë. Prandaj vendosa të dorëzohem. Revolen dhe një monedhë ari Austriake si i thoin putli, ia dorëzova dhëndrit Zymerit.
Kur dola në rrugë, milicët ishin larguar nja pesëdhjetë metra nga dera e shtëpisë, nga se për shkak të fletë ndjekjes, u kishte hyrë frika nga unë. Gjerë sa më sollën në ndërtesën e Sekretarisë për punë të brendshme, silleshin shumë mirë. As që ma kërkonin revolen. por as duart nuk mi lidhën. Kur shkuam atje ndryshuan krejtësisht. As tojat e këpucëve nuk mi lanë. Më futën në një vetmi të paraburgimit.
Pas nja katër orë qëndrimi aty. Erdhën dhe më morën tre milic nga Gjilani dhe me duar të lidhura më quan drejtë e në burgun e Gjilanit. Të nesërmen, Bajrami kishte kuptuar se më kanë nxënë dhe kur e qitën në shëtitje, kur kaloi afër dritares së dhomës ku qëndroja unë. Më pyeti për shëndet? Unë i thash se jam mirë, po ti? Edhe unë jam mirë më tha, dritaret kishin të montuar një llamarinë, e cila nuk lejonte që të shihje gjë në oborr.
Dy javë pas burgosjes time, Bajramin e liruan nga burgu, pa e qitur para Gjyqi. Vetëm sa për të vdekur në shtëpi. Sepse gjatë hetimeve e kishin rrahur shumë duke e goditur në organe gjenitale. Nga këto tortura iu kishte paraqitë kanceri në testite dhe vetëm një muaj pas lirimit nga burgu, vdes në shtëpi të vet, në fshatin Muhovc të Dardanës, duke shikuar shpatin mbi shtëpinë e tij, dhe duke thënë: krejt dynjaja erdhën me më pa, por shoku imë më i miri, nuk po mundet me ardhur.
Tani, në burg, në administratë dhe gjithkund kishte ndryshuar gjendja. Me që kishin kaluar dy vite nga aprovimi i kushtetutës së l974. Ishin punësuar shumë Shqiptar si roje të burgut. Edhe sekretari i burgut ishte një kushëri i imi nga vija femërore quhej Sadudin Malisheva. Shumë shpesh vinin dhe më vizitonin në qeli rojet e burgut të kombësisë Shqiptare dhe më tregonin se dikën e ka porositur baba e dikën daja, që të kujdesen për mua. Kështu që as edhe një herë nuk kanë lejuar që të më vijë ndonjë serb i vetmuar në dhomë.
Pas disa muajve më kishte lindur djalë, më treguan të burgosurit kur dolëm në shëtitje. Vëllai kur më erdhi në vizitë më pyeti si të ia lëmë emrin?, i thashë ashtu pa menduar Bekim.
Pak pa u përfundua dënimi katër mujor, befasisht më ftuan në gjyq, sepse për të përfituar në kohë, ma kishinë ngritur një aktakuzë tjetër, gjoja për shmangie të dhënës së alimentacionit. Gjykatëse ishte një e re Serbe. Unë u mbrojta me argumentin se nuk jam i punësuar dhe se nuk kamë kurrfarë të ardhura, nga do të u jepja alimentacion. Mbrojtja ime nuk vlejti dhe prapë mi shqiptuan katër muaj burg, të cilat do ti mbaja në vazhdim.
Nga një tregtar bagëtish kisha huazuar nja pesë qind d. Marka, disa muaj para se të hyja në burg. Tani ishte afati për të ia kthyer. Ky person më qojë fjalë përmes vëllait, të mos mërzitem për të, sepse gjer sa të jam në burg nuk do jam borqlia i tij, më erdhi shumë mirë.
Për familjen time kujdesej vëllai Jakupi aq sa mundej. Familja Rukofci nga Livoqi Epërm nga një herë ua çonin ndo një qere drunjë, një thes miell, sheqer, vaj e tjera. Pas nja një muaji të lindjes së djalit, Nurija ma pruri Bekimin në vizitë. I thash pse ma prure? Apo, që ta mësoj edhe ky këtë derë a?. Nurija mendoj se e kamë seriozisht dhe u prekë duke thënë: mendova se ke dëshirë. – sigurisht se kam dëshirë por u mahita me ty. Qenka shumë foshnje e bukur, ishalla ka fat.
Pasi kaluan edhe këta katër muaj, dola nga burgu. Çfarë të bëja tani? Na kishte mbuluar mjerimi nga skamja, kapital për ta nisur ndonjë biznes nuk kisha. Ndiesha obligim ndaj atij tregtarit bujar si i kisha borq. Tani duhej larë borxhin, provova te disa kushëri të huazoj, por kotë. Askush nuk kishte shpresë se unë do të mund të ua kthej, prandaj nuk më huazonin. Vetëm dugojëgjijtë e lagjes, nuk ma kufizonin marrjen veresie, të gjërave ushqimore, ku u pata futë në borxhe gjer në grykë. Pasi edhe pas shumë orvatjeve nuk mund gjeta qare për të ia larë borxhin atij tregtarit që mjerisht ia kamë harruar emrin, shkova në shtëpinë e tij dhe i thash: Mos prit e eja me mua gjer te avokati. Më pyeti pse?. Kur i tregova se nuk kamë lënë kushëri pa kërkuar pesëqind marka hua, për ta larë borxhin ty dhe nuk kamë mundur me bë qare. Tani eja dhe e bëjmë një kontratë me të cilën ta lë peng shtëpinë time. Nëse në afat të cilin do ta caktojmë nuk ti lajë paret do të mbetet shtëpia ty, për qatë borxh. Kur i dëgjoi këto fjalë, ky burrë e kapi kokën dhe i tronditur më tha: Pse bre burrë nuk ke ardhur së pari tek unë, por e ke ngushtua vetën kaq fort. Tani dëgjo! Gjer sa të jep ty Zoti me thes, ti nuk je borxhliu i imë. Më me dëshirë kisha dashtë, të kthehesh në vendin tënd të punës dhe të u ndihmosh njerëzve si përpara. Por nëse nuk bënë aty, shiko dhe shko ndokund në Evropë e puno si të tjerët. Kur ta rregullosh gjendjen ekonomike në shtëpinë tënde, atëherë ma lanë borxhin mua. Ky gjest bujar i këtij personi më erdh aq mirë. sa mu dukë se mi hoqi prangat nga duar e këmbë.
Në qytet e takova një mërgimtar si e njihja më moti, pasi u përshëndetëm më pyeti si po ia kaloj. I tregova në pika të shkurtra, se si po ia kaloj. Ai më tha se edhe tri javë do të rinte këtu, pastaj do të nisej për Gjermani. Bëhu gati se edhe ti do të vishë me mua!. Por unë nuk kamë para as për biletë. –Unë ta paguaj biletën më tha!. Shkova në sekretarin për punë të brendshme dhe e morra pasaportën dhe pritja ditën për me u nisë. Ky person quhej Haki Rudari, ishte nga fshati Ponesh i Gjilanit.
Erdhi ajo ditë dhe Hakija më mori nga shtëpia dhe me shpenzime të veta shkuam në Gjermani. Atje ma gjeti një punë në ndërtimtari. I thonin në të zezë, me që nuk kisha leje qëndrimi. Me rrogën e parë si e mora ia dërgova Vëllait tim Jakupit për ti larë borxhet, të gjitha si i kisha.
Puna fizike në ndërtimtari më vinte shumë vështirë, me që kur më parë nuk kisha punuar punë kaq të rënda. por kur më shkonte mendja te mërzia si i kisha për borxhe dhe idare të shtëpisë. I shtrëngoja dhëmbët dhe ia dalja disi. Pasi e mora rrogën e dytë, e morra me veti dhe u nisa për Kosovë. Atje i pata blerë rroba të mjaftueshme dhe disa gjëra tjera, për të ua dhënë fëmijëve të mi që jetonin në Pozharan. Por këto nuk i pranoi e ama e tyre. Sepse ajo donte të holla, me të cilat do ta paraqitëte një padi të re kundër meje. Sepse nuk ju duktë mjaft. Që pa prezencën time ia kishte caktuar gjyqi, që të i takojë gjysma e shtëpisë dhe të gjithë fëmijët. pa caktim të vizitave nga ana ime.
Me që tani borxhe nuk kishim, shpenzonim nga pak dhe përsëri fillova me shitblerjen e duhanit. Aty fitoja vetëm sa për ta bërë një idare të thjesht. Nëna më nuk mërzitej si përpara, sepse sado pak e kishte një nip për ta marrë në prehër. Nga fundi i 1977. na lindi edhe Asllani. Prezenca e dy fëmijëve në shtëpi e thyente monotoninë. Nurija ishte tejet e urtë, pajtohej me atë çfarë kishim, në as një çast nuk ma shtonte mërzinë. Edhe pse jetonim në varfëri, prapë ia dilnim disi.