E shtune, 31.05.2025, 10:58 PM (GMT+1)

Kulturë

Flet, gazetarja, poetja, psikologja kosovare Saranda Shala

E premte, 11.03.2011, 07:12 PM


Emrin ma vendosi xhaxhai nga burgu pasi e donte shumë qytetin bregdetar

 

Nga Albert ZHOLI

 

Ka emër ndër më të veçantët, Saranda, emrin e qytetit më të bukur jugor. Por ajo që e bën më interesant këtë emër është se emrin ja ka vendosr xhaxhai kur ai ishte brenda në burg nga regjimi i Milosheciçit. Xhaxhai i saj i dashuruar  marrëzisht me Shqipërinë vetëm kështu mund ta shprehte këtë dashuri për trungun e tokës arbërore.  Saranda Shala u lind më 16 Prill 1986 në Prishtinë. Që në bankat e shkollës fillore ajo kishte talent për  shkrime dhe poezi. Pas përfundimit të shkollës së mesme të mjekësis” Dr.Ali Sokoli”, ajo, vazhdoi studimet në fakultetin e “Komunikimit Masiv-Gazetari”, në Prishtinë.  Ambiciet e saj për një të ardhme më te mirë e shtyn të vazhdoj studimet ne degën e “Psikologjisë”, në  Universitetin e Prishtinës.Një kohë ka qenë bashkëpuntore në  gazetën “Epoka e Re”,dhe “Nacional Plus”. Poezinë, ajo, e shkruan me një lirikë të thellë.Të gjitha ato ndjenja që ia thotë shpirti, ajo i hedh në letër.Shkrimin ajo e konsideron pjesë të pandashmë dhe përbërëse të personalitetit. Mesazhi i saj  në jetë është.”Çdo ditë:të dëgjosh një këngë, të lexosh një poezi të mirë, të shikosh një pikturë të bukur dhe po qe e mundur,të thuash ca fjalë të  mençura”.

 

Kush dhe në ç’rrethana jua vendosën emrin Saranda?

Kam lindur në një kohë kur vendi im ishte në një gjendje të rëndë okupimi.Ndërsa emrin Shqipëri e ruanim thellë në zemër por ishte e veshtirë ta therrisnim. Xhaxhi im edhe pse i burgosur politikisht për dhjetë vite, duke pasur parasysh  guximin si dhe dashurinë  e madhe për nënn Shqpiërri, edhe pse i lidhur nën prangat serbe, porsa kishte dëgjuar për ardhjen time në jetë, me anë të një telegrafi, kishte propozuar emrin e qytetit më të bukur të trojeve shqiptare, të cilin ai e kishte mjafte  për zemër- Saranda.

 

Gazetare por edhe potete, si është lidhja juaj me poezinë?

Me poezinë kam nje lidhje të vecantë.Që kur isha filloriste  atë që ndjeja në shpirtë fillova ta transmetojë në letër.Duke më ndjekur pas si një barkë e gjatë lundruese.

Frymëzimi vjen duke filluar nga gjërat më të '' imta ' e deri tek ato më kolosale.

Një fëmijë në rrugë duke kërkuar lëmosh, një dashuri e dështtura, një shpresë që nuk vdes kurrë e një Atdhe që e dua .

Poezitë e mija janë kryesisht lirike , me motivim e Atdheut dhe dashurisë, duke mos përjashtuar as edhe motivin social.

 

Poezia, gazetaria, psikologjia. A ju premton koha për të tria?

Mundohem të eci me  koha , sdi sa ja arrij një gjë të tillë.Kryesish në gazetari , dhe si rëndomtë ndonjë poezi kur më premton koha.Koha ikën shpejt , them edhe sikur të punojmë 24 orë vështirë të arrijmë, prandaj duhet shumë punë ., mundohem t'i përballoj sfidës të ashtuquajtur Kohë

 

Sa kohë i kushtonni leimit dhe çafrë lexoni kryesisht?

Leximi është pjesë  e pandashme e imja.Më pëlqen tej mase Letërsia  Botërore e shk.XX,por pa i lënë anash edhe autorët shqiptar. Muzika  dhe letersia, me shoqërojnë  kohë pas kohë,kështu që mund të them se i ndjej si hobi.

 

Cila je në jetën e përditshmë?

 Edhe po mos të them fare , mundeni ta kuptoni përmes poezisë .Një krijues nuk mund të gënjej pasi poezi rrjedh nga shpirti edhe aty  shfaqemi si duhet .Poezi është pasqyra ime .

 

Cili princ mund  t’a pushton zemrën tuaj?

Modestisa dhe sinqeriteti, janë dy vyrtyte që çmoj te një njeri.


-Mendimi juaj për Presidenttin e ri të Kosovës. 
A është Pacolli Presidenti që i duhej Kosovës?

Perderisa posti i presidentin është pazar politik, detyrimisht mund të sjelli në krye persona, mbase edhe jo aq te duhur. Pacollin e shoh si një presidnet, pavarësisht atyre që thuhen për të, por e respketoj si të parin e vendit. Mbi të gjitha sot ai dua sdua unë apo shumë të tjerë ai është President i vendit tim dhe duhet të respektohet si i tillë.

-A keni besim për krijimin e Shqipërisë natyrale?
Krijimi i Shqiperise natyrale, është ëndërr dhe detyrim ndaj të gjithë atyre që vdiqën për këtë ideal. Shpresoj në një gjë të tillë, dhe dua të besoj se do të ndodh brenda një kohë jo shumë të gjatë.

   -Personalisht a je ambientuar me flamurin e Kosovës?

T’ju them të drejtën ende flamuri i Kosovës nuk ka zenë vend në zemrën time, për faktin se aty ende zë vend flamuri kombëtar. Ndoshta me kohë do të ambientohemi dhe një ditë ta duam edhe flamurin e shtetit tonë. Ndoshta, por tani për tani jo, dua që kudo me vete të kem flamurin kuq e zi me shqiponjën dykrenare.

 

-Në familjen tuaj a diskutohej emri i Enver Hoxhës dhe çfarë mendimi keni pasur për të?
Emri i Enver  Hoxhes s’ka se si mos të përmendet. Aq sa kam lexuar dhe dëgjuar mendoj se është i njëtë me imazhin e një diktatori të prototip si i Gadafit apo Millosheviçit, që vret pupullin e tij. Një njeri që vret pupullin e tij , sak si të çmohet nga, unë veçanarisht.

-Kur e keni vizituar për herë të parë Shqipërinë dhe si jeni ndjerë?

Shqipërin e kam vizituar në vitin 2004, ishte plotësim i një endërre shekullore. U ndjeva si në parajsë. |Se krahasoj me asnjë vend të botës. Tirana është kryeqyteti i shqiptarëve dhe unë jam shqiptare. Shqipëria është vendi ku ndihem mirë në çdo hap që hedh.

-Mbani emrin Saranda e keni vizituar Sarandën dhe kur?
Sarandën nuk e kam vizituar, por shpresoj që këtë viit të ndodhi kjo.


-Cili është problemi kryesor i shoqërisë kosovare sot?
Problemi i shqoëris sonë, është tranzicioni me tensione politike si dhe mos arsimimi i duhur. Natyrisht edhe papunësia si dhe mosperspektiva për një jetë të ndershme për pozicione pune në vendin tonë

-Kur ndiheni më mirë kur ju thonë jeni inteligjente apo kur ju thonë jeni e bukur?

Çdo kopliment është pozitv, por varet nga kush dhe si thuhet ai. Më e rëndësishme se kjo është të kesh besim tek vetja dhe , të shfrytëzosh atributet e tua mendore dhe intektuale.

 

Cfarë synoni-ëndërra juaj për  nesër?.

Ëndrra si thonë nuk vdes kurrë , andaj edhe unë po mundohem të bëj realitet këtë .Mundohem të arrij diqka  me punë .jam ka puoj shumë të arrij të botoj librin tim , dhe që me djerësn time të ndërtoj një jetë të ndershme.Andaj i porosi të rinjët të angazhohen e të punojnë , pasi vetëm me punë dhe vullnet mund të ecim përpara si shoqëri .

 

 

E vetmuar mendoj 

Atmosferë e zymtë ndihet brënda
tik taket e orës skanë të ndalur
jashtë ben ftohtë,si nje stuhi që rreket pa pushim
vjeshta mbuloi qytetin tim..!

Gjethët e shprishura i ndiej si bien 
një nga një
pushoi në dërrasen e kalbur që moti
mundohem të ik nga kjo apati
ka ditë që shpirti më vlon 
të të them diqka në këtë letër të bardh
as shkronjat s’mund t’i gjej dot

Vjen nata si furtunë brënda meje
torrua me harresën me ikën prap
vetja nuk me ngjan si një e re
lodhja trupin ma ka mpirë
Netët e trishta që nuk mbarojnë

Prape fillo nga e para
t’i numeroj njl nga një…!!!

Gjërë sa unë të jem e harruar
nga ju O miqtë e mi
të gjitha 
do t’i hedh ne det 
sdo t’i kujtoj
dhe bashk me dallgët e detit
të nisem nga perëndon 
Dielli…



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx