Kulturë
Tahir Bezhani: Përjetësimi i historisë në këngë
E enjte, 10.03.2011, 08:53 PM
PËRJETSIMI I HISTORISË NË KËNGË
Nga Tahir Bezhani
Përurim i denjë i librit “Jehon kënga e çiftelia” i autorit Zekë Lushaj,në sallën e Kuvendit Komunal në Deçan.
Libri i sapo përuruar,”Jehon kënga e çiftelia”,botoi Klubi Letrarë”Gjon NIkolë Kazazi” Gjakovë,me redaktor Ali Jasiqi e Halil Haxhosaj,recensent,Engjëll Berisha e Bekim Avdiaj,bëri jehonë në këtë trevë të dashamirëve të fjalës së shkruar dhe u cilësua si një nga botimet dhe përurimet më të suksesshme viteve të fundit.
Për vlerat dhe rëndësinë e librit foli Ali Jasiqi i cili ndër të tjera theksoi :”se libri”Jehon kënga e çiftelia” është karakteristik e i veçantë sepse vjershat e autorit janë poezi epike,hartuar sipas modelit të rapsodive popullore;sepse vjershat janë shkruar nga një krijues që është këngëtarë e ato lexohen por edhe këndohen me çifteli apo sharki”.Ky është konstatimi hyrës e themelorë i redaktorit të librit,z.Ali Jasiqi.
Libri “Jehon kënga e çifteli”i autorit e rapsodit Zekë Lushaj,vërtetë është një thesar i veçantë në letërsinë tonë për faktin se prezanton poezi të cilat ngërthejnë kohë e periudha të gjata kohore nëpër të cilin kaloi ky popull me shumë vuajtje e peripeci të ndryshme nga një okupator barbarë e degjenerues në çdo kuptim të jetës. Pra,është një periudhë e gjatë,e mundimshme, rreth pesëdhjet vjeçare e autorit Zekë Lushaj,i cili ruajti me gjelozi të posaçme thesarin me vargje nepër kohë për ta kompletuar në një libër i cili do ruhet përherë në bibliotekat tona e ato universitare të vendit .
Për këtë libër mjaft voluminoz krijuesi e kritiku letrarë,z.Halil Haxhosaj ,pos tjerash thotë:”në secilën prej cikleve vargjet e autorit në këtë përmbledhje tekstesh të këngëve për nga afërsia tematike,janë domethënëse,ciklore e reciprokisht të shtrira mirë e pse jo edhe historike. Mbi këto shtylla frymon libri,por edhe shpaloset historia kombëtare nëpërmes teksteve,por edhe çiftelisë së rapsodit Zekë Lushaj”.Ndërsa,poeti Engjëll Berisha,konsulent në këtë libër,ndër të tjera thotë: “autori bëri mirë që insistoi në botimin e këtyre vargjeve që i dolën nga shpirti,duke i bërë një shërbim edhe vet opusit tonë krijues,opusit gojor dhe në fund epikës sonë”.
Të veçantat e këtij libri,pa dyshim edhe shtyllat kryesore të tij,janë specifikimet kohore që trajton autori duke ua falë zemrën e shpirtin në vargje gjithë dëshmorëve
të rënë në altarin e lirisë në periudha të ndryshme kohore që nga Lidhja e Prizrenit e deri te ushtarët e UÇK të cilët dhanë jetën e tyre për çlirim kombëtarë e njerëzor por edhe për bashkim të trojeve shqiptare të copëtuara padrejtësisht gjatë historisë nga fuqitë e mëdha.
Gjithsesi, libri i autorit Zekë Lushaj,”Jehon kënga e çiftelia”,në thelb përmban veçoritë themelore letrare e shkencore duke përfshi në tekste kohen,motivet,personazhet,porosinë dhe shumë epitete tjera,si atdhedashuri etj. Gjatë historisë sonë këngët nuk janë kënduar vetëm për të kënaqur shqisat e të dëgjuarit,por kanë luajtur rrol të madh në edukimin dhe formimin e karakterit personal në kalitje për lufta ndaj armiqve të shumtë dhe ruajtjen e atdhedashurisë si motiv esencial e psikologjik në shpirtin e njeriut. Si e tillë “gjallon si vepër letrare gojore”E.B).
Autori i librit,Zekë Lushaj, njëri ndër rapsodët më të spikatur të rrafshit të Dukagjinit,në librin “Jehon kënga e çiftelia”,trajton në mënyrë të veçantë adetet,zakonet,traditat,veset e popullit e me theks të veçantë përdorë satirën deri në sarkazëm duke sulmuar ashpër anët negative që jetojnë në meset tona. S’do mend,nga ky aspekt autori ka talent të jashtëzakonshëm dhe të sulmosh ashpër anët negative të njeriut,e ta luftosh të keqen brenda vetës,është komponentë e meritore te njeriu me kulturë e që synon të ecë më tutje Kjo veti, është parim esencial i edukatës dhe karakterit personal e që gjithsesi edhe shoqëror në përgjithësi. Kështu si e bën autori i librit Zekë Lushaj,do them se shton edhe vlerat artistike të librit,kapen majat e larta në art.
Për veprën në fjalë,folën edhe personalitete tjera të jetës publike e letrare dhe se libri u vlerësua si një thesar me vlera të pa kontestueshme për letërsinë tonë e posaçërisht për atë gojore.
Ndër ata që morën fjalën dhe diskutuan për librin ishin edhe Jusuf Gjonbalaj,Ali Çufaj,poet,ndërsa Remzije Jusufi evokoj kujtime në raport me luftën dhe autorin e librit.
Zotëriu,Sylejman Lokaj,aktori i mirënjohur në hapësirën kombëtare,deklamoi vargje nga libri me emocione të përcjellura me sy të përlotur për qëndresat heroike të dëshmorëve të rënë në fushën e nderit për liri të atdheut;e ata nuk ishin pak që u këndon rapsodi Zekë Lushaj.
Libri është një plotësim i boshllëkut në vitrinat e bibliotekave tona .