Kulturë
Poezi nga Julia Gjika
E hene, 07.03.2011, 08:58 PM
Julia GJIKA
GRUAJA
Burri ngre pesha të rënda
Forcën të tregojë ia ka ënda.
Ai është trau i shtëpisë,
Do fëmijën e parë ta bëjë djalë,
Që në krah t’i dalë.
Gruas, si merimangës,
Punët askush s’ia numëron,
Nga shpirti i saj jeta buron.
Nuk tregon muskuj, as mendje,
Aspak s’ndihet për cka bën.
Nën qerpikë ruan thesare:
Dashuri, dhimbje,
Dyshime, vuajtje, vetmi,
Krenari,
Ndrydhur i mban,
Nga gëzimi, përloten syt’ e saj.
Gruas, kur i kujton se sa vlen,
Më të hutuar kurrë s’e gjen.
2010.
KUR NENAT S’ JANE ME…
Kur nënat tona s’janë më,
Më mirë kuptojmë:
Sa të mencura, sa të mira ishin,
Sa të drejtë kishin,
Kur këshilla jepnin e vendime merrnin.
Sot, kur vetë jemi thinjur,
Brenda nesh, tek vend’ i fsheht’
Për to, loti bëhet lumë
E zemra jonë këlthet:
Pse s’u dhamë dashuri më shumë…
2001 / 2011
LAMTUMIR’ MESUESE BETI*
Ato ditë Janari,
Kur Beti ngjitej drejt qiellit,
Shtëpinë e la pas,
Kopësht të lulëzuar,
Ndonse pa ngrohtësin’ e diellit.
Nga familja e miqt' e dashur,
Për lamtumirën e fundit,
Buqeta lulesh,
Si buzëqeshja e saj
Në cdo qoshe ishin përhapur.
Shpirtin nuk ia mundi dot,
Sëmundja që i mori trupin,
E kumandarura në cdo kohë,
Fle nën qerpikët e ulur.
Si nga kutia magjike,
Delte ajo cdo mëngjes,
Ashtu do ta ruaj’ e jona kujtes’,
Mësuesen kurajoze, fisnike
Betin: nënë, grua, mike,
Gjyshe, të regullt, të dashur,
Për shumë e shumë vite.
Janar 2010
* Kushtuar mësueses Elizabeta Skende (Meksi), e cila vdiq në Worcester, MA.