E enjte, 24.07.2025, 09:51 PM (GMT+1)

Kulturë

Rita Saliu: Letër nënës

E hene, 07.03.2011, 08:38 PM


Rita Saliu

 

LETËR NËNËS

 

-Nënës time, Sanies

 

Është ore e vonë

Si gjithmonë futë e zezë

Është natë

Se diellin dritëdhënës

Ma morën

Stuhitë e fatit tend

 

Sa shumë vjet e stinë

Kam qëndruar e papërkulur

Për të ta dhuruar shpirtin

Që më mbajti peng

Dëshira jote për t'u kthyer

Për të jetuar me ty

Për ta ndjerë freskune të qenit

E lumtur

Aq sa është lavdia jote

 

Për ta mësuar vargun e përjetësisë

Përtej jetës sime dhe jetës tënde

Kam kërkuar kot shtratin e ngrohtë të atdheut

Që me pret ende i pranguar

Dhe i përgjumur në udhë të gjatë

 

As drita e gjelbër e një treni

Qe s'e ndalin stuhitë

Nuk më zgjoi për t'i parë sytë e tu të blertë

Ditën që shiu i vdekjes ra midis nesh

Për te na lënë peng të asaj që ëndërruam

Më shaminë time t'i fshiva lotët

Që kurrë nuk t'i pashë

Në çantën e vjetër palosa kujtimet

Që s'na bashkuan më kurrë

 

Në poezitë e mia të bëra personazh

Që nuk recitohen

Pa ritmin e shpirtit tënd

Që ma le dhuratë

Në vend të luleve ditën mortit

Edhe pse ishim aq afër sa prej zemrës në zemër

Dhembja ma mbyti zërin që e prisja me vjet

S'të thash mirëmengjesi se rrugët e mërgimit

na kishin tretur atje ku nuk do të duhej të ishim

 

Tash nuk di është ënderr apo kujtim

Ajo që me sjellë te TI si një anije e fundosur

Pranë brigjeve të detit që ia përtërije ujin me lot

 

TI ishe i vetmi engjëll që takova në jetë

E vetmja që më mësoi të frymoj si atdheu

Edhe kur është në pozitë të vështirë

Edhe kur është i varfër pa ty ose pa mua

Dhe të dua aq sa e doje TI

Te qoftë i lehtë dheu i Kosovës

Që aq shumë e deshe të ishte i lirë

 

 

ATËHERË...

 

Më kujtohet

Si më mbante në pëllëmbe të dorës

Kur qeshja si të ma donte zemra...

 

Ende përfytyroj bukurinë

E asaj që s'kthehet më

 

 

AFSHI

 

Me plagë në zemër

Me shpirtin e trazuar nga mllefi

Nisëm për ne brigjet e lashtësisë

Të gjej pak ngrohtësi pranë zjarrit të shejtë

Të vatrës ku e lash loken të larë në lot

Ku shpirti më përtërihet

Duke prekur lashtesinë

Me degën e zemrës

 

Do të vij bregut të detit

ta përtërijë ujin me lot

Si nënat e kërrusura nga pesha e vetmisë

dhe në kembë do ta kaloj oqeanin

 

Me fuqinë e gjysheve

Që dua të më bekojnë në altarin e kthimit

 

Shkurt 2011

SHBA



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx