Kulturë
Rita Saliu: Mësuesit
E diele, 06.03.2011, 08:58 PM
Mësuesit
Mesuesi është frymëmarrja
e shkronjave, mesuesi është
shpirti i trurit; Mesuesi është
prindi i diturisë, mësuesi është
fuqia e dritës
Nga Prof. Rita Saliu
E moj Albanë, duke lexuar Ditarin e mësuesit tënd…. Edhe mua ma plagose zemrën, edhe kushtrimi i tij për shpalosjen e ditarit, sidomos me porosinë që ta lexojnë gjeneratat e reja për të mos e harruar tragjedinë tonë.
Po, po mesues, do ta lexojmë, por jo duke e lexuar nën ethe të mos na djegin.
Fëmijeve tanë ua kemi borxh, fjalët që na mbetën në teh të thikës, me gojë të përgjakur të mësuesve, me shkronja të pashqiptuara mirë. Me shkolla të uzurpuara, më mësues të shkapërderdhur nëpër botë, me ditarët e mbështetur nëpër gjokse, me ofshamat e juaja e tonat. Edhe t’i moj Blertë që i mësove këtë mot shkronjat e para të gjuhës më të vjetër në Evropë, nuk do ta lëjoshe të përdhoset trashegimia e Arbërit do ta mësosh të drejtën e Urës së Gurit, kur shkon për në shkollë. Është, Ura e Arbërit, jo, jo kurrë e “Vojniçëve, e Dushanit apo Njemaniçëve”. Përvec mësuesit, do ta shpjegon edhe gjyshi, atë Urë të Vushtrisë, të Prizrenit, të Deçanit, e shumë urave e monumenteve të vjetra, që qëndruan e do të qëndrojnë Ilire, Dardane, Arbërore. Edhe mësuesit, që u dalldisën nëpër botë me ëndrrat e shkronjave, që u munduan të na coptojnë sa e sa herë. Do të qëndrojmë me besë t’ju percjellim brezave tanë në mëgrim. Edhe ne sot, në New York, Boston, Detroit, Chicago, e ku e ku tjetër në katër anët e botës i përkujtojmë mësuesit tanë, mundohemi të çmallemi t’i mirënjohim e t’i përqafojmë me at mall femijëror. Bota e shkronjave shqipe tani shëtit e lirë, në dritën e syve tuaj të dlirë.
Urime dita e Mësuesit, të gjithë mësuesve shqiptare anekend botës.