Kulturë
Engjëll Koliqi - Poezi të 20 janarit 2011 - poesie del 20 gennaio 2011
E shtune, 05.03.2011, 01:30 PM
Engjëll Koliqi
PËRGATITJE
Nuk ndalemi ne
Gjithnjë përgatitemi
Se atje në amshim
Na presin mrekulli të shumta
Të dashurisë
...
Garlate (Lecco), 20 janar 2011
PSE KËSHTU?!
S’e kemi pritur kurrë
As nuk keni pasur nevojë
Të na gënjeni
As të na mashtroni
...
Askush nuk kërkon nga ju
Të pamundura
Vetëm sinqeritet
Dhe angazhim
-
Pse po nguteni
Pse po rrëshqitni
...
Pse kështu
?!...
Garlate (Lecco), 20 janar 2011
NË RRUGËN E SUKSESIT
Ndjehem krenar
Dhe shumë i fortë
I pandalshëm
Dhe i palodhur
Me zemrën plot dashuri
Marshoj përpara
Në të gjitha relievet
Dhe fluturoj
Qiejve të karrierës
-
Gëzuar
Dhe përpara!
Garlate (Lecco), 20 janar 2011
PYETNE KOHËN TUAJ
Për të gjitha bllokadat
Që keni
Edhe për telashet
Dhe izolimet që po ju bëhen
Mos më akuzoni mua
-
Pyetne kohën tuaj
Që ju ka kastiguar
Për mëkatet tuaja
...
Garlate (Lecco), 20 janar 2011
THYERJE
Për intereset e njërit
Thyerje ndodhin
Mes të mëdhenjve
...
Thyerje edhe mes të vegjëlve
Në mbrojtje instinktive
T’intereseve të të mëdhenjve
...
Thyerje andej
Thyerje këndej
-
Thyerje
Dhe thyerje
Garlate (Lecco), 20 janar 2011
DIMËR ËSHTË
Acari
Tani e ka kohën
Dhe në rrethanat tona
Është normal
-
Dimër është
Në jetë
Dhe në politikë
...
Garlate (Lecco), 20 janar 2011
FLASIN DHE...
Stinët kot i kalojnë
Pa u futur në kurrëfarë akcioni
As kurrë pa njohur
Mirësi
As dashuri
Garlate (Lecco), 20 janar 2011
VRIMAVE TË MËKATEVE
Rrjedhin krimet
Ndër më të ndryshmet
Deri në tragjedi
Ju shtohen vdekjet
Derisa të shfaroseni
Garlate (Lecco), 20 janar 2011
MBAS RREGULLAVE TË REJA
Kemi lulëzuar fronin
Me njëmijenjë mrekulli
Dhe me çelës dashurie
Kemi hapur portën e madhe
Të shtegut të amshimit
Të lumturisë
Së njerëzisë
Garlate (Lecco), 20 janar 2011
NA ISHTE NJË HERË
Një herë
Në të gjitha vatrat tona
Dhe në çdo pëllëmbë të tokës sonë
Na ishte besa
Sinqeriteti
Dhe gatishmëria
Për çdo akcion të përbashkët
Dashurie
Sot
Mjerisht
Rreth nesh sillen
Shumë diplomaci
Me mashtrime
Dhe me interese
Deri në absurd
Garlate (Lecco), 20 janar 2011
ME UJË TË BEKUAR
Të mirëfilltit emisarë të Zotit
Kanë bekuar ëndërrat tona
Edhe përrallat vlojnë
E shndërrohen në tregime realiteti
Të dashurisë
Misioni ynë bekohet
Dhe marshon me krenari
Edhe tej amshimit
Garlate (Lecco), 20 janar 2011
SHIHEN E S’SHIHEN
Hyjnë ndërmjet njerëzve
Dhe shkaktojnë tollovi
Deri në krime të rënda
E tragjedi
Mbas dashurisë fshihen
Herë shihen
Herë s’shihen
...
Garlate (Lecco), 20 janar 2011
NË TEPRICA T’INTERESEVE
Hyjnë dhe notojnë
Dëshirat e tyre të fëlliqta
Njerëzve ua shkatërrojnë moralin
Edhe shpirtin
Duke i mashtruar
Me lëpirje eshtërash pa mish
Garlate (Lecco), 20 janar 2011
PRODHIMTARI DASHURIE
O njerëz vullnetmirë
Gëzohuni
Po jua konfermoj
Lajmin e mirë
Mbarë industria e regjimit tonë
Bën
Prodhimtari të mirëfilltë dashurie
Dhe mirësie
-
Gëzuar!
Garlate (Lecco), 20 janar 2011
NDËRMJET ÇMIMEVE TË DASHURISË
Duke hulumtuar me mirësi
Vetë Zoti na ndihmon
Dhe gjejmë bujshëm kryeçmimin e lumturisë
Përpara!
Garlate (Lecco), 20 janar 2011
NË PROCESIN E TYRE
Gëzohen
Pse ia kanë dalur
Me mashtrime diplomatike
Ta mbulojnë pushtetin
Deri në kompromiset e dhembshme
Ndjehen krenarë
Pa i parë mëkatet e tyre
Dhe tradhtitë
Garlate (Lecco), 20 janar 2011
EDHE SA?!...
Sa herë që formohen qeveritë
Na mbushin
Me premtime
Pastaj e kalojnë mandatin
Pa realizuar gjë
...
Përsëritje të tilla bëhen
Në seri
-
Edhe sa kohë
Do të zgjasë kështu
Dhe do të jemi të dënuar
Edhe sa duhet të presim
Prosperitetin
?!
Garlate (Lecco), 20 janar 2011
PREPARAZIONI
Non ci fermiamo noi
Sempre ci prepariamo
Perché lì nell’eternità
Ci aspettano tanti miracoli
Dell’amore
…
Garlate (Lecco), 20 gennaio 2011
PERCHÉ?!
Non abbiamo mai aspettato
Neanche avete avuto bisogno
Dire bugie a noi
Neanche ingannarci
…
Nessuno da voi chiede
L’impossibile
Soltanto sincerità
E impegno
-
Perché vi affrettate
Perché vi scivolate
…
Perché così
?!...
Garlate (Lecco), 20 gennaio 2011
NELLA STRADA DEL SUCCESSO
Mi sento orgoglioso
E troppo forte
Irrefrenabile
E instancabile
Con il cuore pieno dell’amore
Marcio avanti
In tutti i rilievi
E volo
Nei cieli della carriera
-
Evviva
E avanti!
Garlate (Lecco), 20 gennaio 2011
DOMANDATE IL VOSTRO TEMPO
Per tutti i blocchi
Che avete
Anche per i guai
E per l’isolamenti che vi si fanno
Non accusatemi
-
Domandatelo il vostro tempo
Che vi ha castigato
Per i vostri peccati
…
Garlate (Lecco), 20 gennaio 2011
ROTTURE
Per gli interessi di uno
Succedono rotture
Tra i grandi
…
Rotture anche tra i piccoli
Nella difesa istintiva
Degli interessi dei grandi
…
Rotture di là
Rotture di qua
…
Rotture
E rotture
Garlate (Lecco), 20 gennaio 2011
È INVERNO
Il gelido
Adesso l’ha il tempo
E nelle nostre circostanze
È normale
-
È inverno
Nella vita
E in politica
…
Garlate (Lecco), 20 gennaio 2011
PARLANDO E …
Inutilmente passano le stagioni
Senza mai mettersi in azione
Neanche senza mai conoscersi
Carità
Neanche l’amore
Garlate (Lecco), 20 gennaio 2011
NEI BUCHI DEI PECCATI
Scorrono i crimini
Tra i più diversi
Fino alle tragedie
Vi si aumentano le morti
Fino all’annientamento
Garlate (Lecco), 20 gennaio 2011
DOPO LE NUOVE REGOLE
Abbiamo fiorito il trono
Con milleuno miracoli
E con chiave dell’amore
Abbiamo aperto la grande porta
Del varco dell’eternità
Della felicità
Dell’umanità
Garlate (Lecco), 20 gennaio 2011
C’ERA UNA VOLTA
Una volta
In tutti i nostri focolari
E in ogni palmo della nostra terra
C’era la fiducia
La sincerità
E la prontezza
Per ogni comune azione
Dell’amore
Oggi
Purtroppo
Attorno a noi girano
Tante diplomazie
Con inganni
E con interessi
Fino all’assurdo
Garlate (Lecco), 20 gennaio 2011
CON ACQUA BENEDETTA
I verissimi emissari di Dio
Hanno benedetto i nostri sogni
Favole bollano
E si divertono nei racconti di realtà
Dell’amore
La nostra missione si benedice
E marcia con orgoglio
Anche oltre l’eternità
Garlate (Lecco), 20 gennaio 2011
SI VEDONO E NON SI VEDONO
Entrano tra la gente
E causano confusioni
Fino ai pesanti crimini
E tragedie
Si nascondono dietro l’amore
A volte si vedono
A volte non si vedono
…
Garlate (Lecco), 20 gennaio 2011
NELLE ECCEDENZE DEGLI INTERESSI
Entrano e nuotano
I loro sporchi desideri
Alla gente distruggono il morale
Anche l’anima
Ingannandoli
Di lambire le ossa senza carne
Garlate (Lecco), 20 gennaio 2011
PRODUZIONE DELL’AMORE
O gente di buona volontà
Rallegratevi
Vi confermo
La buona notizia
L’intera industria del mostro regime
Fa
Verissima produzione dell’amore
E della carità
-
Evviva!
Garlate (Lecco), 20 gennaio 2011
TRA I PREZZI DELL’AMORE
Investigando con carità
Dio stesso ci aiuta
E clamorosamente troviamolo il capo-prezzo dell’orgoglio
Avanti!
Garlate (Lecco), 20 gennaio 2011
NEL LORO PROCESSO
Si rallegrano
Perché sono riusciti
Con inganni diplomatici
Tenere il potere
Fino ai compromessi dolorosi
Si sentono orgogliosi
Senza vedere i loro peccati
E i tradimenti
Garlate (Lecco), 20 gennaio 2011
QUANTO ANCORA?!...
Ogni volta che si creano i governi
Ci riempiscono
Con promesse
Dopo passano il mandato
Senza realizzare niente
…
Tali ripetizioni si fanno
In serie
-
Quanto tempo ancora
Durerà così
E saranno condannati
Quanto’ancora si deve aspettare
La prosperità
?!
Garlate (Lecco), 20 gennaio 2011