E shtune, 20.04.2024, 12:08 AM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: Nevoja për një politikë largëpamëse

E merkure, 02.03.2011, 08:58 PM


Nevoja për një politikë largëpamëse

 

Nga Gjon KEKA

 

Të gjithë mund t'i kuptojn në tërësi sfidat e ndërtimit të shtetit të mbykqyrur të Kosovës ,sepse rruga për tek synimin i dëshiruar dhe historik,pra i një shteti të mirëfillt demokratik,juridik dhe europian është jo e shkurtër dhe jo me pak beteja para.Por gjithashtu askush nuk arrinë të pajtohet në asnjë mënyrë me mënyrën se si është duke ecur shteti dhe në ç' drejtim janë duke e orientuar shtetin pushtetarët politik,kjo nuk ka të bëjë me simpati të asaj apo kësaj partie,kjo nuk i intereson një shkencëtari politik që analizon kapilarët e procesit politik dhe shtetëror,por këtu është çështja se vendi është duke u gjunjëzuar si rezultat i këtij kursi të gabuar politik që janë duke ndjekur pushtetarët tanë.Format dhe përmbajtja e shtetit dhe qeverisjes së vendit nuk po duken se janë ashtu siç populli ka menduar dhe ka pasur në vullnetin e tij të përgjithshëm dhe historik,forma e keqe e qeverisjes dhe mospërmbajtja e shtetit juridik dhe europian për të cilin populli ka sakrifikuar në të gjitha mënyrat po shpalos qartë dhe në mënyrë të plotë gjithë këto probleme serioze që ka Kosova aktualisht.Kështu që nuk ka asnjë dyshim se vendi ynë është në një krizë të thellë morale ,në një çorrsokak ,në një verbëri politike, por edhe në një kohë ku mungon vizioni i qartë europian për një të ardhme të mirë të këtij vendi të lashtë europian.

 

Tani Kosova ka një rrezik të madhë para vetes ,një rrezik që burimin e ka nga brenda dhe ky rrezik është aq serioz sa do të mund të shkulte edhe ato pak rrënjë që i kanë mbetur demokracisë,sundimit të ligjit dhe shtetit të sapo mbjellur nga duart e atyre që mbjellën me tërë qenjen e tyre intelektuale dhe fizike lirinë dhe ardhmërinë e vendit.Në këtë kohë është evidente një gjë se zingjirët janë këputur në të gjitha format e jetës dhe se vendi po ecën frikshëm në drejtim të panjohur apo drejt një lloj futurizmi iluziv të mbjell vetëm në kokat e këtyre“pushtetarëve “pa vizion ,prandaj tani ne shumë lehtë mund të shohim se si kemi një rënie të vetëdijes për përgjegjësinë ,dinjitetin,identitetin ,kulturën etj etj e gjithë kjo si rezultat i krizave morale e politike,por edhe i çrregullimeve të brendshme.Jo rastësisht shkruante politikani i njohur gjerman se”politika, demokracia dhe ekonomia e tregut nuk mund të ekzistojnë pa një bazë të caktuar të etikës në fund.”

 

Prandaj nëse në thelbin e këtyre shtyllave bazë të shtetit nuk ekziston etika dhe vizioni, atëherë normalisht se rrugëtimi i gjithë procesve të vendit do të jetë i çoroditur,i pashpresë , me çrregullime të mëdha,pa të ardhme dhe do të jetë një rrugëtim drejt humnerës.Janë pikërisht këto defekte dhe çrregullime që kanë çuar shtetet e ndryshme drejt mjerimit e çoroditjes dhe vendin drejt shpresave të rrejshme për të ardhmen ,kjo utopi dhe këto iluzione vetëm janë zëvendësuar nga mungesa e “etikës në fund” të shtyllave të cekura më lartë.Historia botërore ka patur raste të shumta kur vendet e ndryshme kanë pasur të kaluarë mjaftë të vështirë dhe me plotë sakrifica për shkak të pushtimeve të ndryshme dhe të egëra,por pas çlirimit dhe marrjes së fatit në duart e tyre ata së pari kanë ringjallur kulturën e tyre të lashtë dhe origjinale ,pastaj kanë kurorëzuar me respekt figurat historike të tij duke i vënë kështu këto figura të rëndësishme të kombit të tyre në qendër të historisë kombëtare ,shtetërore ashtu edhe ndërkombëtare dhe me anë të kësaj ata kanë krijuar një pasqyrë para botës demokratike e civilizuese dhe një rresepkt dhe nder si ndaj vetvetes dhe identitet të tyre kombëtar ,kulturor e shtetëror ashtu edhe ndaj të tjerëve brenda këtij tempulli figurash kombëtare e botërore.Ndërsa problemi që po shpaloset çdo ditë sheshit në shtetin e mbykqyrur të Kosovës është se atyre nuk u interesojn gjurmët e mëdha dhe vlerat e çmuara të kulturës dhe kombit tonë,kjo ndodhë sepse ata më shumë i duan gjurmët e tyre të bëra jo për të mbetur në histori ,por për t'u krenuar përkohësisht edhe nëse kjo është pjell e krenarisë së egos dhe utopizmit.

 

Historiani i njohur gjerman Leopold von Ranke shkruante në lidhje me fenomenin e krenarisë dhe arrogëncës,ai këtë e bënte gjatë studimeve të historisë dhe punës që bënte në veprat e tij historike sidomos veprat rreth historisë botërore,ai pohonte kështu se “arroganca është karikatura e krenarisë...”dhe kjo vjen si rezultat i nëpër këmbjes së vlerave dhe kapjes pas asgjëje apo egos dhe iluzioneve duke i bërë kështu kultin vetes.Ndërkaq më tutje rreth aspektit të tendencave gjatë historisë së popujve dhe kombeve ai shtjellon se,”historiani duhet të zbërthej tendencat kryesore të shekujve dhe shtjellimin e gjithë historisë së njerëzimit, e cila është pikërisht kompleks i këtyre tendencave të ndryshme.”Sidoqoftë institucionet e shtetit të mbykqyrur të Kosovës duhet të udhëheqen me përgjegjësi nga zgjedhësit në mënyrë demokratike dhe të vërtetë,dhe me miratimin e popullit i cili i beson telekomandën e qeverisjes së vendit.Në shtete demokratike pushteti është i legjetimuar në tërësi vetëm atëherë kur ai ka dal plotësisht nga vullneti i popullit dhe është miratuar nga ai plotësisht.

 

Mënyra më e mirë për t'i dhënë kuptim vullnetit të popullit është udhëheqia e vendit me ,mençuri,përgjegjësi,vizion dhe në përputhje të plotë me mendimet dhe besimin e popullit për një shtet demokratik,juridik dhe europian.Duhet ditur se politika është një fushbetej,shtetet kalojn nëpër këtë rrugë të mundimshme gjatë këtyre proceseve dhe se rezultatet e kësaj përpjekje të vazhdueshme nuk mund të vlerësohen menjëherë ato ecin përkrahë me proceset historike dhe vetëm kur të arrihet te caku i qëllimit atëherë mund të flitet për rrugën dhe sfidat në përgjithësi,pra tani është kohë betejash në mes të rrugës së mirë dhe të sigurtë të së ardhmes europiane dhe rrugës së humbjes.Në lidhje me këtë historiani gjerman Leopold von Ranke nënvizonte se“midis suksesit dhe dështimit,kontesteve ,përpjekjeve dhe fitoreve,është karakteri.”

 

Çështja e qeverisjes së shtetit të mbykqyrur të Kosovës nuk është as çështje e egoizimit apo vetëkënaqjes së cezarëve,por as edhe e vuajtjeve dhe humbjes së qëllimit për një Kosovë europiane dhe demokratike.Qeverisja e shtetit të mbykqyrur të Kosovës duhet të jetë një çështje serioze dhe vitale e procesit politiko-historik të elitës politike udhëheqëse ,gjë kjo që në njërën anë pasqyron identitetin e të qeverisurve dhe në anën tjetër atë të qeverisësve.Menjë fjalë duhet thënë se politika qeverisëse e shtetit të mbykqyrur të Kosovës duhet të ketë si qëllim për të bërë historinë në veprim të shtetit demokratik ,juridik,europian dhe për të arritur hapat dinamik të botës demokratike dhe civilizuese si dhe proceset e integrimit në familjen europiane.Kështu ajo do të mund të kapte qëllimin e politikës së vërtetë -largëpamësinë siç thoshte politikani gjerman Otto von Bismarck, dhe kështu të nis një fillim të ri të mbështetur në themelet e historisë, identitetit të vërtetë dhe origjinal si dhe kulturës e civilizimit të kombit Shqiptar.Ndërsa tani do e përmbyll shkrimin tim politik si një porosi duke ju referuar një thënie të mrekullueshme të historianit gjerman Leopold von Ranke se”asgjë së është më shumë e nevojshme për një komb se sa të ketë një bollëk të njerëzve fisnik, të përkushtuar në tërësi ndaj tij.”



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora