E shtune, 27.04.2024, 09:08 PM (GMT+1)

Kulturë

Dy poezi nga Agim Bajrami

E merkure, 02.03.2011, 08:50 PM


AGIM BAJRAMI

 

 

ENGJËLLI IM QUHET DJALL

 

Engjëlli im quhet djall

me brirë e bisht të gjatë,

Sa herë e lus për ndonjë hall

më zhyt më keq në baltë.

 

Çdo çast e orë m’i bën tërkuzë

sikur ka dalë prej ferri,

M’i burgos ditët pa akuzë,

më zhyt në gropa terri.

 

Dhe pse mbi shpinë e mbaj përditë

ai prap qëndron si gur,

Ka qejf mëlçinë të ma çukitë

si Prometeu dikur.

 

Gënjeshtra thurr sa para- mbrapa

me art oratorie,

Njëherë me hu për pak e kapa,

por më shpëtoi për fije.

 

Fytyrën fsheh nën maska ari

pa to s’bën asnjë metër,

Një ditë merr poza pushtetari,

një ditë si mik i vjetër.

 

Engjëlli im, quhet shejtan

nga koka gjer në thua,

Kërkoj ta shkul por s’ka derman

ai është shkrirë me mua.

 

 

VARRIMI I DRITA ÇOMOS

 

(Ish fqinjës sime të pafat)

 

Rënkon një karro

në të qarë

Dhe dridhet nga mërzia,

Dy vetë po çojnë një vajzë

                        në varr,

E ëma dhe hafija,

Mbi ballë i ftoh një diell

                        i vrarë,

Me urdhër nga partia,

Dy vetë po çojnë një vajzë

                        në varr,

E ëma dhe hafija.

Cërriku mbyllet në

sirtar

Dhe nxin nga lemeria,

Dy vetë po çojnë  një vajzë

                        në varr,

E ëma dha hafija.

Zeusi shfryn e mbjell

                        acar,

Në udhë rrjedh çmenduria,

Dy vetë po çojnë  një vajzë

                        në varr,

E ëma dhe hafija.

Por dheu s’hapet që ta

marrë,

Ka ngrirë nga bukuria,

Dy vetë po çojnë lule

                        mbi varr,

                                    E ëma dhe liria.



(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora