E shtune, 27.04.2024, 11:47 PM (GMT+1)

Kulturë

Flet ish ish skenografja e RTSH dhe piktorja Flutura Maçi

E merkure, 02.03.2011, 07:43 PM


Femrat piktore po lihen në harresë

Shoqëria shqiptare është vërtet maskiliste

Ky është shekulli i gruas

 

Nga Albert ZHOLI

 

Flutura është vajza e Hajrie dhe motra e Enda Maçi ku Hajria është një grua rekordmende në punim me shtiza dhe Enda si stiliste e modeleve. Ato kanë arritur të përfaqësojnë Shqipërinë në Panairin e Parë ndërkombëtar të punimeve me dorë në Itali. Më pas në Kongresin e dytë Internacional i Punës me dorë më 1996 në Firence, ato marrin një vlerësim të vecantë.Pas kësaj organizojnë në Tiranë një sfilatë të një stili të vecantë,e ndryshme nga e zakonshmja,me punime të ndryshme, fryt i këtij bashkëpunimi.Hajria në këtë sfilatë ka thurur mbi 30 km fill leshi.Koleksionet kuq e zi(frymëzim nga dëbimi masiv i kosovarëve),të zgjedhura nga ekspertë të huaj europiane të fushës së artit dhe modës,do ta bënin sërish artin origjinal shqiptar pjesë të salloneve më në zë të Evropës, si të Gjermanisë, Jugosllavisë, Spanjës. Nënë e bijë,në shtator të 1996, hapin studion “Art Maci”.Në Beograd, studio Maci organizon një sfilatë të madhe dhe pas Beogradit, në Paris në Musseum d’Exression. Në Madrid merr dy çmime të rëndësishme ndërkombëtare:” Çmim ndërkombëtar për cilësi në veshje dhe tekstile” dhe “Çmim ndërkombëtar për teknologji dhe cilësi”.Po kështu edhe në 2005 ekspozojnë krijimet e tyre, duke vazhduar me një ekspozim tjetër në Detroit, USA.Profili i gruas së thurjes me shtiza tek filmi dokumentar “Mirësevini tek Enda” do të prezantonte Shqipërinë në ekranin e televizionit franko-gjerman “Arte”.Ky film dokumentar u transmetua në fillim të vitit 2007. Ndërsa Flutura ka një rrugë tjetër atë të bpikturës. Tashmë pikturat e saj i kanë kaluar kufijtë e atdheut. Ajo po punon që të jetë vetvetja, të ketë merin e saj, personalitetin e saj duke qenë një ndër femrat e pakta piktore shqiptare që ka hapur me dhjetra ekspozita brenda dhe jashtë atdheut.

 

Si lindi piktura tek Flutura?

Pikturën e kam filluar si gjithë fëmijët e tjerë të botës që kanë dëshirë të punojnë me lapsat me ngjyra dhe të hedhin në letër fantazitë e moshës. Drejtimi vendoset kur ti spikat me këtë dhunti dhe dëshira jote është tepër e madhe për t’ia kushtuar një pjese të madhe të kohës zhvillimit të kësaj dhuntie.mbaj mend se në një detyrë klase në fillore,duhej te vizatonim një top volejbolli.kur mësuesja erdhi të  na i kontrollonte. Nuk besoi se e kisha bërë me dorë të lirë rrethin. Ajo kërkoi të gjente në mes të rrethit ndonjë shenjë të gjilpërës së kompastit, që shërben për këtë punë, po nuk gjeti! Shpesh ajo nxirrte para klasës vizatimet e mia.

2-Sot vihet re që numri i piktoreve (femrave) është shumë i pakët. Ky është një element nxitës për ju ,apo në kuadrin e një konkurrence të ashpër sfumohet roli i piktoreve femra?

-Për mua personalisht sa më shumë piktore të jenë, aq më e  mirë është klima rreth nesh. Eshtë e vërtetë që akademinë e kanë mbaruar shumë më teper femra nga sa debutojnë sot nëpër aktivitete të artit figuratv. Ky ëshët një tregues që piktura ëshët një rrugë e veshtirë që kërkon shumë besim në vetvete dhe mbështetje të gjithanshme. Përsa i përket konkurrencës, e shoh positive , impuls të kohës, i pazevendesueshëm.

Çdo të thotë të jesh një piktore femër sot në kuadrin e ekonomisë së tregut?

Eshtë tepër e vështirë. Të duhet të shkathtësohesh shumë, gjë që është pak në kontrast me romantizmin e profesionit e megjithatë duhet të ruajmë imazhin ideal të artsitit.

Shkolla shqiptare e pikturës ku ju keni studjuar a ka qenë e niveleve bashkohore dhe sot ajo, a mund të konkurrojë me shkollat europiane të pikturës?

Mendoj se shkolla jonë ka patur nivel të mirë pasi edhe profesorët me të cilët studjuam artin e bukur të pikturës ,kishin studjuar së shumti jashtë atdheut tonë. Sot dihet që mundësitë janë nga më të mëdhatë e secili mund të gjej veten nëse vërtet do të shkëlqejë në këtë fushë. Shkollat tona shkëmbejnë eksperienca me simotrat e tyre të huaja dhe ne jemi një popull i talentuar.

Zakonisht piktoret preferojnë në pikturat e tyre pejsazhet. Si gjendet Flutura në këtë gjini dhe cilat janë vështirësitë e kësaj gjinie? Sot në ekonominë e tregut,cila gjini është më e preferuara?

Pejsazhi është një nga gjinitë më të preferuara për artistët. Ai të çlodh e të lejon lirshmëri në trajtimin koloristik, kompozicional e tematik. Kësaj nuk i kam shpëtuar as unë. Në studion time ka plot pejsazhe. Ato datojnë nga fillimet e mia si artiste e vazhdojnë dhe sot me të njëjtën dashuri. Mbetet dhe për dashamirësit e artit një nga gjinitë më të preferuara.

Sigurisht njeriu , ashtu dhe piktori rritet me idhuj. Cilët kanë qenë idhujt tuaj të piktorëve në Shqipëri dhe botë? Çfarë keni marrë prej tyre?

 

Idhujt e mi!  Më duket se jam e përbërë me grimca prej tyre. Te njeri më pelqen romantizmi, te tjetri  subjektet e trajtuara, kontrasti piktorik, poezia, fuqia e ndjenjës, penelatat që tregojnë lëvizjen e ndjeshmërisë dhe gjenialitetin e veprës etj. Në listën e autorëve që jam përpjekur të riprodhoj gjej këta emra-GOJA,VAN GOG, MATIS, MONET, MONKASH, LEVITAN, DELAKRUA, RENUAR, DEGA,KORO, KANALETO, MANCINI, SEZAN, GOGEN,MURRILLO, KANDINSKI,RAFAELO etj. Pëlqej dhe shumë autorë shqiptarë si  KOL IDROMENO, ABDURRAHIM BUZA, KEL KODHELI, SADIK KACELI, FATMIR HAXHIU, SALI SHIJAKU, ZEF SHOSHI, NIKO PROGRI, VILSON KILICA,PETRO KOKUSHTA,QIRJAKO MENIKO,KSENOFON DILO, MUSLIM MULLIQI,ETJ . Për piktoret femra duhet të bëhet më tepër publicitet.

Femra dhe politika. Çfarë është politika për Fluturën si intelektuale dhe a keni menduar ndonjëherë të merreni me politikë?

-Unë dhe politika! Unë dëgjoj politikë, po jo shpesh. Më duket e lodhshme dhe dredharake. Unë personalisht atë që them sot , e them edhe pas shumë kohësh. Pra e kam bindje atë që flas. Kurse në politikë, i njejti person flet krejt ndryshe në kohë të ndryshme dhe për fatin e tyre të keq , sot ka shumë mjete që ia kujtojnë çka thënë më parë, të kundërtën e asaj që thotë sot. I kuptoj, është pushteti i parasë që i udhëheq.Ndërkohë piktura ime rrjedh si një vazhdimësi e asaj çkam pikturuar e dashuruar më parë, natyrisht me modernizimet që kërkon koha. Politika  nuk i përmend artistët. S’ ka problem, artistët përfaqësojnë kombin. Po përmend vetem një rast. Në ministrinë e jashtme të Vjenës, në një takim  grash të shgpaz me personalitete të kësaj ministrie (para disa vjetesh),një ministër tha-“nga Shqipëria njoh vetëm  vepren e shkrimtarit të shquar Ismail Kadare!”

 

Shoqëria shqiptare është një shoqëri maskiliste. Mendoni se femra shqiptare tenton të gjejë veten në këtë shoqëri dhe cilat janë arsyet?

Shoqëria shqiptare është vërtet maskiliste.kjo ndjehet akoma shumë. Megjithë përparimet që janë bërë në çështjet e barazisë gjinore. Ky është shekulli i gruas dhe gra të shquara ka plot në Shqipëri dhe botë  .ato janë një shembull i mirë për te  na frymëzuar!

Një jetë të tërë si skenografe në RTSH. Si e kujtoni atë periudhë?

Ka qenë dhe mbetet një ndër  eksperiencat më të bukura. Plot 20 vjet si skenografe në këtë institucion të madhe dhe dikur të vetmin të medias vizive shqiptare, kam mndjerë emocione nga më të ndryshmet, më të veçantat. Në atë metalurgji kam bërë Universitetin më të madh të jetës, pasi çdo emision ka pasë skenografinë e vet, ka pas specifikat e tij. Aty kam njohur shumë personalitet nga fusha të ndryshme të jetës që kanë hapur shumë dritare në jetë. TVSH mbetet TVSH pavarësisht zhvillimeve të sotme. 

 Një nënë që mbetet rekordmene në Shqipëri e punës me shtiza dhe një motër stiliste e modeleve. Si ndjeheni përkrah tyre?

E sigurt e vlerësuar por me persoanlitetin tim. Nëna ime mbetet një nëën shembullore që me shtiza ka bërë punime që mund ti bëjnë vetëm një punishte artizanale e specializuar, ndërsa motra ka bërë stilime



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora