E diele, 28.04.2024, 05:35 PM (GMT+1)

Kulturë

Tahir Bezhani: Loti si përmallim e dhembje

E merkure, 02.03.2011, 08:44 PM


LOTI SI PËRMALLIM E DHIMBJE

 

Teisa Haxhiu:”Fillimi  ëndrrës”, poezi 2011, botoi SHB.”Pjeter Bogdani” Prizren

 

Nga Tahir Bezhani

 

Teisa Haxhiu e lindur me 1992 në Gjakovë,nxënëse në vitin e 12-të në Gjimnazin “Hajdar Dushi” në Gjakovë,drejtimi i shkencave natyrore. Nga kjo shkollë e njohur anekënd trojeve shqiptare,përherë kanë dalë përsonalitete të profileve të ndryshme nga  të gjitha  lamitë  shkencore e letrare ,njerëz të zotët që ditën t’i dalin zot vatani kurdoherë gjatë historisë.

 

Në këtë shkollë po kalitet edhe një figurë- krijuese në fushën letrare e që shpresojmë të jetë emër i veçuar në krijimtari letrare. Ky emër është padyshim Teisa Haxhiu e cila këto ditë doli me përurimin e librit të parë me poezi e dromca poetike,”Fillimi  ëndrrës”.Libri u botuar  nën përkujdesjen e poetit e krijuesit,

Engjëll Berisha dhe këshillimorëve,Halil Haxhosaj e Besim Muhadri,poet e krijues të njohur nga Gjakova.

  

Libri i sapodalë është ndërtuar nga katër cikle(qerthuj),në mesin e tyre një cikël me dromca poetike apo prozë poetike,cikël ky që ngritë nivelin e librit me temat dhe shprehjet figurative  që përdorë autorja.

 

Libri “Fillimi ëndrrës” fillon  rrëmbyeshëm me poezinë “Dashuria”

në të cilën shpërthen një ndjenjën plot emocione të shprehura rrjedhshëm e artistikisht bukur për dashurinë njerëzore. Ja se si e interpreton autorja dashurinë ndaj njeriut:

 

“Freskimi fjalës

Freski e mendimeve

Për ta ndërtuar jetën deri në fund

Për të mirën e njerëzimit”

 

Pra që në fillim,te autorja hetohet një  zjarr i brendshëm,plot dashuri që aludon edhe në marrëdhëniet njerëzore e shoqërore në hapësirën e jetës së sotme por edhe të nesërme .Si zakonisht,çdo krijues i rij,në fillim të karrierës letrare,zbraz katarzën adoleshente në aspektin e dashuriçkave,përmes flutura e luleve,gjë që te Teisa,këtë radhë nuk e gjejmë atë çfryrje. Pos kësaj,në vazhdim të leximit të librit,duke lexuar poezitë e saj dhe prozat,te poetja e re  hetohet një lëmsh zjarri poetik të cilin e zbrazë me mençuri e talent krijues si në vargje ashtu edhe në prozë(dromca poetike).

Temat që preokupojnë krijuesen e re janë të ndryshme

natyrshëm përkojnë edhe me moshën e saj,por ajo që është e ngulitur në kujtesën e saj,janë tema të së kaluarës së afërt,të luftës ku autorja nuk mund t’i anashkaloi sepse i ka të rrënjosura kujtime të hidhura për tërë jetën.

  

Tematika nga lufta e fundit,nuk mund të ikë nga vëmendja e krijuesve për një kohë të gjatë nga se ajo djegë gjithë  dashurinë,shkretoi filiza jete,dogji çdo gjë. Kjo temë,në mënyra dhe forma të ndryshme,do jetë një kohë të gjatë temë trajtimi edhe në pendët e shumë krijuesve të rij e të vjetër. Pra,kjo temë nuk shteron sepse është e futur në një proces të preukopimit  psikologjik. Në poezinë “Një zë brenda  meje”,poetja nuk preferon heshtjen;vargun e përdorë si revoltë të brendshme,andaj thotë:

 

“Mjaft heshte

Më thuaj me zë,

Se heshtja të shëndrron në hi

S’të le asnjë gjurmë,

Jeton kot”

 

Përjetimet e thella i trokasin në thellësinë e shpirtit andaj talenti që mbështjellë prirjen e saj,nxjerr kohë pas kohe, nga imagjinata e saj radhazi,gjithë thesarin krijues .Jeta në shkollë,lodrat dhe çdo gjë e përjetuar me moshatarët e saj,janë indikacion frymëzimi .Në poezinë “Shtatori” ajo heton një zbrazësi në shpirtin e vet nga se i mungojnë ca shokë e shoqe nga lufta .Ja disa vargje plot emocione që aq bukur zbrazin mallin përmes lotit si dhimbje e përhershme:

 

“Sërish pranë varrit tënd

Aty ku zemra më drejton

Në çerdhen e lotëve të mi

Ku mbolla lulet më të njoma

Për ty.

  

Asgjë nga ti nuk kam

Madje asnjë përqafim

Ëndërr që vret

Më je...”

 

Subjekti lirik te autorja Teisa Haxhiu,i mbarsur me përmallime e plagë jete,poaq është i ngarkuar me dashuri njerëzore që shëtit në të gjitha skutat e jetës së saj. Dashuria,më në fund triumfon si dëshirë jete,si rezistencë ndaj së keqes .Pos këtij fenomeni,autorja ka të ngjeshur shumë përmallshëm edhe dashurinë prindore,

dashurinë ndaj shkollës,ndaj mësuesit ,ndaj çdo gjëje që e rrethon.

Intuita e saj e mprehtë futet në të gjitha poret e jetës.

 

Në poezinë “Jam vogëlushja jote”(kushtuar babait) i drejtohet  zjarrshëm dhe shkriftë në prehrin prindorë:

 

“Është fjala jote

Është dëshirë për mua

Je gjithë bota ime

Ndaj unë ty të dua”

 

Te cikli “Kënga e lirisë”,hetohet një vullkan që nxjerr zjarr  nga brendësia e autores e cila edhe pse e re,din mrekullueshëm të çmoi lirinë dhe ata që dhanë jetën për liri;ndonëse edhe prindi i saj ishte njëri ndër luftëtarët e lirisë. Etja për liri së bashku me talentin e saj brilant,e detyron të zbrazë egon vet për gjithë të rënët  në luftë për lirinë e këtij trualli. Në poezinë”Gjaku i juaj u bëftë liri”,dëshmohet talenti i saj në përkushtimin ndaj të rënëve:

 

“Nga gjaku lum i derdhur

Lulëkuqet kanë mbirë

Sa vështirë  sot qenka

Të gëzojmë pa ju lirinë

 

Valoni të lirë

Në qiellin e përjetësisë

Dritë gjaku i juaj

Në themel të lirisë!”

 

Ose përkushtimi për mësuesin e saj dëshmorë kombi,Hysen Arifin,shkruan:

 

“Bie shi pa ndalë

Atdheu për ty qanë

Pranë varrit nënë Zadja

Një tufë lule në dorë mbanë

 

Qanë ajo për fatin

Kur nuk të ka pranë

Qanë bashkë me Dardanin

Që kërkon babanë!”

 

Poetja Teisa Haxhiu,që në fillim,me librin e saj të parë,me poezi e prozë të përbashkëta,le përshtypjen se lexuesi ka para vetës një krijuese të pjekur dhe na jep shpresë për krijime të bukura në të dy kahet,poezi e prozë.

 

Në ciklin “Dromca poetike”,tregimi “Është bija e dikujt”,autorja trajton një temë të spektrit të gjerë shoqëror e mjaft aktual e që në esencë është edhe bashkohor.

 

Ajo përshkruan fatin e bashkëmoshatares së vet(të imagjinuar apo jo),me parafytyrim para e pas lufte,me gjitha karakteret  e thella të përjetuara plot aspirata jete. Pas lufta,me katandisjet e saja,bashkëmoshataren  e saj nuk e takon askund duke menduar se ka humbur gjurmët. Por një ditë,megjithatë,pas shumë kohe e takon dhe përmallimet e gjata i hedhin në lot malli e përqafime. Pas shumë bisedave  shoqja   e saj i thotë:

 

“S’do të harroj dot një fjalë që më tha kur u ndamë:”

“Çdo njeri duhet të sakrifikojë në jetë për diçka apo për vikend, por unë bëra sakrificën më të madhe duke hequr dorë nga ëndrrat e mia

ëndrrat tona mikja ime,ato të cilat i ëndërruam për nëntë vite me radhë për një të ardhme të ndritshme që tani u shndërrua në hi edhe zemra ime!”

 

Kjo thënie e lartcekur kumbon dhimbshëm në shpirtin e çdo njeriu që pas një sakrifice  të mundimshme e të përgjakshme,aspiratë e një moshe-gjenerate,përfundojnë në lëmoshë të rrugëve për ekzistencë goje,jashtë bankave të shkollave .Kjo skicë është një kritike edhe për shoqërinë në tersi,por në veçanti, vjen në shprehje rëndësia dhe rroli i krijuesit në shoqëri të sotme. A nuk të kujtojnë këto thënie   Migjenin para (gati) 100 vitesh? Jo vetëm Migjenin,por ky rrëfim i autores,për çudi më kujtoi edhe poezinë e poetit, Muharrem  Kurti për lirinë ku shkruan:” a për këtë liri qenkemi vrarë e burgosur-a?”

 

Talenti i autores Teisa Haxhiu,me gjasë është ndarë në përpjesëtim të barabartë mes poezisë e prozës nga se në të dy fushat,rrahë tema të kërkuara e bashkohore Në poezinë “Njeriut të mirë”,poetja trajton të njëjtën temë si më lartë por tani shprehet poetikisht në vargje:

 

“Një jetë tjetër zgjodhe

Një jetë që ti s’e doje”

x  x  x

 

Tani rrugëve të shoh

Duke kërkuar lëmoshë

Kokën mbaj drejt qiellit

Dhe me zemër lutem

“NDIHMOJE O ZOT!..”

 

Duke lexuar këtë poezi të bukur ,përherë na prekë diç në zemër dhe në këtë kuptim vetëdija na thotë se në këtë jetë vetëm njeriu i mirë vuan targën e padrejtësisë në jetë....

 

Po,cili është fati i njeriut të mirë? Fati që gatuajnë të tjerët për ty!

Në emër të cilës ndërgjegje?!...

 

Krejt në fund,shprehi bindjen time të thellë se poetja e re,Teisa Haxhiu, dëshmon për guximin dhe talentin që ka në laminë e krijimtarisë,andaj,dëshiroj që autorja të na gëzoi sa më shpejtë me libra të rij!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora